ATV

Blog

  • 28 dhjetor – diaspora voton në ambasada dhe me postë

    28 dhjetor – diaspora voton në ambasada dhe me postë

    Më 28 dhjetor në Kosovë organizohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote ka edhe diaspora.

    Regjistrimi për shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit do të nis më 26 nëntor e do përfundojë më 6 dhjetor.

    “Regjistrimi i votuesve jashtë vendit do të fillojë me 26 nëntor dhe do të përfundojë me 6 dhjetor. Kjo bëhet përmes platformës së KQZ-së dhe përmes postës, ne inkurajojmë të përdoret platforma elektronike sepse është shumë e lehtë”, tha zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vlamir Elezi.

    Ai shtoi se votimi bëhet në dy mënyra: votimi fizik në përfaqësitë diplomatike dhe votimi përmes postës.

  • Njëri prej tyre nga Kosova, një gjykatë zvicerane dënon dy burra për ‘mbështetje të ISIS’

    Njëri prej tyre nga Kosova, një gjykatë zvicerane dënon dy burra për ‘mbështetje të ISIS’

    Gjykata Federale Penale e Zvicrës ka dënuar dy burra me 30 dhe 53 muaj burg për siç është thënë “mbështetje të organizatës terroriste Shteti Islamik”.

    Siç raportojnë mediat vendase, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kishte kërkuar dënime më të larta.

    Sipas raportimit, Dhoma Penale i liroi dy burrat nga akuza e pjesëmarrjes në një organizatë terroriste për aktivitetet e tyre brenda kuadrit të grupit të dyshuar terrorist kosovar “Vëllezërit e Vitisë” dhe degës së tij zvicerane në Gjenevë.

    Kështu, theksojnë mediat zvicerane, një kosovar duhet të vuajë 15 muaj nga dënimi prej 30 muajsh. Veç kësaj, gjykata urdhëroi që ai të deportohet për pesë vjet.

    Gjithashtu ajo e shpalli atë fajtor për akuza të shumta mashtrimi, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe marrje të paligjshme të ndihmave familjare.

    Ndërsa siç raportohet më tej, i pandehuri tjetër u dënua gjithashtu për mashtrim tregtar, pastrim parash, falsifikim të shumëfishtë dokumentesh, përshkrime dhune, marrje të paligjshme të përfitimeve të sigurimeve sociale dhe vepra të tjera penale.

  • Shtesat për fëmijët: Qeveria nis nesër ekzekutimin e pagesave të rritura me 50 për qind

    Shtesat për fëmijët: Qeveria nis nesër ekzekutimin e pagesave të rritura me 50 për qind

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga nesër fillon ekzekutimi i shtesave për fëmijët me rritjen e re prej 50%, e cila tashmë është miratuar nga Qeveria.

    Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 400 mijë fëmijë në gjithë Kosovën.

    Sipas shembujve të prezantuar nga Kurti:

    – Një familje me dy fëmijë, që deri tani ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro.

    – Një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, do të marrë 135 euro.

    – Një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, tash do të marrë 180 euro.

    “Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet”, shkroi Kurti.

  • Edhe Vushtrria pa para për t’i paguar faturat e energjisë, Idrizi thërret seancë të jashtëzakonshme

    Edhe Vushtrria pa para për t’i paguar faturat e energjisë, Idrizi thërret seancë të jashtëzakonshme

    Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se komuna është përballur ditëve të fundit me shkyçje të ndriçimit publik nga KEDS-i, për shkak të mungesës së mjeteve për pagesën e faturave të energjisë.

    Ai tha se situata është krijuar pas përmbarimit të mbi 3.5 milionë eurove nga buxheti i vitit 2025, si detyrim për Kontratën Kolektive, duke e lënë komunën me më shumë se gjysmën e buxhetit të investimeve kapitale të pakapshëm.

    Idrizi theksoi se janë ndërmarrë hapa për normalizimin e gjendjes dhe se është thirrur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal për të miratuar tejkalimin e të hyrave vetanake që do të mundësonte pagesën e faturave të energjisë.

    Ai shpreson se situata do të stabilizohet së shpejti.

  • Aktakuzë kundër një personi për krime lufte, s’kishte parandaluar vrasjen e 29 civilëve shqiptarë

    Aktakuzë kundër një personi për krime lufte, s’kishte parandaluar vrasjen e 29 civilëve shqiptarë

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër D.N. për “Krim lufte kundër popullsisë civile”. Ai akuzohet se gjatë periudhës mars-prill të vitit 1999, në cilësinë e komandantit të nënstacionit në Zhegër të Komunës së Gjilanit, s’ka ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar plaçkitjet, dëbimin dhe vrasjet e 29 e civilëve shqiptarë.

    Sipas aktakuzës, D.N ishte në dijeni se më 30 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, nën komandën e tij, kishin rrethuar fshatin Zhegër, ndërsa më 27 mars 1999 ishte sulmuar fshati Llashticë.

    I pandehuri D.N., së bashku me komandantin e Stacionit të Policisë në Gjilan, kishin urdhëruar tjetërsimin e vendit të ngjarjes me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të krimit.

    “D.N edhe pse ishte njoftuar përmes një letre nga të dëmtuarit nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar, ndaluar ose për ti paraqitur rastet për hetim, por ishte larguar nga vendi i ngjarjes.”

  • Policia arreston një 32-vjeçar që ishte në kërkim – detaje se si u kap

    Policia arreston një 32-vjeçar që ishte në kërkim – detaje se si u kap

    Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar sot një person që ishte në kërkim për disa vepra penale. Bëhet fjalë për E.M, 32-vjeçar.

    Reagimi i policisë erdhi pas një ankese të paraqitur nga një qytetar, ku u raportua se i dyshuari e kishte kanosur atë.

    Pejsëtarë të policisë të udhëhequr nga komandanti i stacionit kanë nisur kërkimin e tij.

    “Rreth orës 13:30, policia mori informatë se i dyshuari, së bashku me një të afërm ishte paraqitur në shtëpinë e ankuesit. Gjatë tentimit për tu larguar me një veturë të tipit “Pick-up”, E.M. kishte shfaqur një armë zjarri (pistoletë) dhe është arratisur drejt zonës malore të fshatit Zborc. Fillimisht policia ka arrestuar M.M. (43 vjeç), i cili dyshohet se e ka ndihmuar të dyshuarin gjatë arratisjes. Më pas, me vendosjen e njësive policore në zona strategjike në fshatin Carralevë është lokalizuar dhe arrestuar edhe i dyshuari kryesor, pa u rrezikuar pjesëtarët e policisë. Gjatë kontrollit tek E.M. është gjetur dhe është sekuestruar një armë zjarri me disa fishekë”, thuhet në njoftim.

    Ai ka qenë në kërkim për: Posedim të narkotikëve nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Lëndim të rëndë trupor nga Gjykata Themelore në Ferizaj dhe Vrasje të mbetur në tentativë, rast i hapur nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj.

    “Ndërsa ndaj të dyshuarit M.M është iniciuar rasti “Ofrimi i ndihmës pas kryrje së vepres penale”. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftim.

  • Nga Malisheva në titujt e medieve italiane: Kosovari që sfidoi zjarrin për të shpëtuar të tjerët!

    Nga Malisheva në titujt e medieve italiane: Kosovari që sfidoi zjarrin për të shpëtuar të tjerët!

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Treviso të Italisë, ku një ndërtesë shumëkatëshe në zonën e Via Pisa u përfshi nga flakët, duke shkaktuar panik te banorët. Por mes kaosit, një shqiptar nga Kosova u shndërrua në hero.

    Bëhet fjalë për Albion Berishën, një të ri nga Malisheva, i cili po kthehej në shtëpi kur vuri re flakë që dilnin nga dritarja e apartamentit në Tower House. Pa hezituar, ai njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës duke u thënë: “Ejani menjëherë”.

    Por këtu nuk u ndal. Albion Berisha hyri me shpejtësi në ndërtesë, u ngjit në katet e sipërme dhe mori në krahë gjyshen e tij, duke e nxjerrë të sigurt jashtë. Përveçse shpëtoi të moshuarën, ai trokiti dhe ra zilet e apartamenteve të tjerë, duke paralajmëruar fqinjët për rrezikun e menjëhershëm dhe duke ndihmuar në evakuimin e tyre.

    Falë ndërhyrjes së tij të guximshme, u shmang një tragjedi e madhe. Sipas mediave italiane, në total 100 persona u evakuuan nga ndërtesa.
    Gjestin e tij heroik e ka vlerësuar edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila ka shprehur publikisht mirënjohje ndaj të riut kosovar për guximin dhe humanizmin e treguar.

    Albion Berisha, shqiptari i Kosovës, u bë shembull frymëzimi në Itali, duke dëshmuar edhe një herë se në momentet më të vështira, aktet e guximit dhe humanizmit mbeten të paharrueshme

  • Francesco Calzona mund të largohet nga posti i trajnerit të Sllovakisë para ndeshjes kundër Kosovës

    Francesco Calzona mund të largohet nga posti i trajnerit të Sllovakisë para ndeshjes kundër Kosovës

    E ardhmja e trajnerit italian Francesco Calzona në stoin e Kombëtares së Sllovakisë mund të vihet në pikëpyetje.

    Sipas raportimeve të mediave italiani mund ta lë drejtimin e kombëtares sllovake,dhe atë para ndeshjes së fazës së play-off-it të Kupës së Botës kundër Kombëtares së Kosovës.

    Përndryshe në muajin shkurt do të mbahen zgjedhjet në Federatën e Futbollit të Sllovakisë,dhe pikërisht do të diskutohet edhe e ardhmja e Calzonës në stolin e Kombëtares Sllovake.

    Në rast se tekniku italian largohet nga posti i trajnerit,atëherë Sllovakia duhet të kërkoj trajner për të zhvilluar ndeshjen vendimtare për play-oof të botërorit.

  • Vinicius Jr nuk do të rinovojë me Real Madridin

    Vinicius Jr nuk do të rinovojë me Real Madridin

    E ardhmja e Vinicius Jr tek klubi mbretëor Real Madrid,duket se ka marrë një epilog.

    Ylli brazilian raportohet se nuk do të nënshkruaj marrëveshje të re me “Los Blancos”,kjo për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me trajnerin Xabi Alonso.

    Përndryshe Vinicius kishte biseduar me presidentin e Real Madridit Florentino Perez,duke ia treguar situatën aktuale që kishte me teknikun spanjoll.

    Në atë takim Vini i kishte Perez se dëshiron të largohet nga skuadra,dhe se nuk do të vazhdojë të mbesë në Santiago Bernabeu në qoftë se Alonso mbetet në stolin e “Los Blancos”.

    Mbetet të shihet se nëse largimi i Vinicius Jr do të realizohet në fund të sezonit,dhe pritet që të merret një vendim final nga ana e klubit mbretëror se nëse do ta vë në shitje Vinin gjatë verës së ardhshme apo jo.

  • Edon Zhegrova pjesë e skuadrës së Juventus-it për ndeshjen kundër Bodo Glimtit

    Edon Zhegrova pjesë e skuadrës së Juventus-it për ndeshjen kundër Bodo Glimtit

    Ylli i Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova është përfshirë në skuadrën e Juventusit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër ekipit norvegjez Bodo Glimt.

    Pavarësisht kritikave të marra së fundmi nga trajneri Luciano Spalleti Zhegrova pritet të jetë në mesin e futbollistëve të ftuar,duke mbetur pjesë e planeve të bianconerëve.

    Përndryshe në xhiron e kaluar të Serie A kundër Fiorentinës Zhegrova ishte përgjatë 90 minutave në bankën rezervë,dhe trajneri Spalleti nuk e shihte të arsyeshme ta fuste në lojë yllin dardan.

    Megjithatë mbetet të shihet se nëse Zhegrova do të gëzojë minuta kundër kampionëve të Norvegjisë,apo do të mbesë në stol për të dytën ndeshje me rradhë.