ATV

Blog

  • La Liga me ndeshje interesante këtë fundjavë

    La Liga me ndeshje interesante këtë fundjavë

    La Liga spanjolle këtë fundjavë pritet të zhvillojë xhiron e 14-të.

    Kampioni aktual Barcelona e pret në Camp Nou skuadrën e Alaves-it,ku katalunasit synojnë të harrojnë humbjen nga Chelsea në Ligën e Kampionëve,kurse në anën tjetër Alaves do të tentoj që të shaktoj befasi.

    Në anën tjetër Real Madrid do të luaj në udhëtim kundër Gironas,ku “Los Blancos”do tëtentoj të iu rikthehet fitoreve pas dy barazimeve të njëpasnjëshme,kurse Girona do të tentoj të marrënjë rezultat pozitiv nga kjo ndeshje mjaft e vështirë.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Spanjë Atletico Madrid e pret në Wanda Metropolitano Oveidon,teksa Athletic Bilbao luan në udhëtim kundër Levantes.

  • Ramushi e merr fjalën për 28 nëntor, fejohet Luan Haradinaj, djali i Shkëlzenit

    Ramushi e merr fjalën për 28 nëntor, fejohet Luan Haradinaj, djali i Shkëlzenit

    Djali i Shkëlzen Haradinajt, Luani është fejuar sot. Këtë e ka bërë të ditur Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj. Ashtu siç e do tradita Ramush Haradinaj bashkë me Dautin, Frashërin dhe Vetonin kanë shkuar për ta kërkuar dorën për nusen e Luanit, pikërisht me 28 nëntor.

    Haradinaj ka thënë se në ditën që na bashkon e na gëzon, Kapiten Luan Haradinaj vulosi një hap të ri të jetës, u fejua me Anila Sylaj nga Gjilani.

    ”Ashtu siç e don tradita, bashkë me Dautin, Frashërin dhe Vetonin, ishim në familjen Sylaj për të kërkuar dorën e Anilës, duke e nisur kështu një kapitull të ri për Luanin dhe Anilën. Urime për Luanin dhe Anilën! Qoftë ky një rrugëtim i mbushur me gëzime gjatë gjithë jetës”, ka thënë Haradinaj.

  • Ushtarët e Shqipërisë me mision në Kosovë përcjellin mesazh krenarie kombëtare

    Ushtarët e Shqipërisë me mision në Kosovë përcjellin mesazh krenarie kombëtare

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka uruar sot Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, duke publikuar një videomesazh të posaçëm nga efektivët e Forcave të Armatosura që shërbejnë në Kosovë.

    Përmes këtij mesazhi solemn, trupat shqiptare përcollën urimet më të përzemërta për këtë ditë të shenjtë që bashkon shqiptarët në vlera, sakrificë dhe krenari kombëtare.

    “Në këtë detyrë dhe angazhim tonin, përforcojmë vetëdijen dhe vendosmërinë e sakrificës për të çuar përpara vlerat e kombit shqiptar. Jemi këtu për t’i dalë zot atdheut tonë dhe për të nderuar gjakun e derdhur të atyre që ranë për lirinë e tokës sonë. Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit”, u shpreh një pjesëtar i FA në Kosovë.

    Një tjetër pjesëtare përcolli urimet e saj për të gjithë shqiptarët: “Gëzuar festat e nëntorit familjet tona, motra dhe vëllezër shqiptarë kudo ndodhen. Gëzuar ushtarakë dhe çdo anëtar i FA që jetën ia dedikon kësaj uniforme”.

    “Urime të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Gëzuar festën e Flamurit! Gëzuar Pavarësinë!”, theksoi një tjetër efektiv.

    Sot shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, festojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë – një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

    Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.

    Që prej vitit 2017, 28 Nëntori është ditë pushimi zyrtar edhe në Kosovë, si shenjë nderimi për vlerat dhe traditat e përbashkëta të kombit shqiptar.

  • U raportua dje si i zhdukur, gjendet i vdekur 32-vjeçari nga Gjilan – Policia nis hetimet për rrethanat e vdekjes

    U raportua dje si i zhdukur, gjendet i vdekur 32-vjeçari nga Gjilan – Policia nis hetimet për rrethanat e vdekjes

    Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur për Tëvë1 se trupi i pajetë i një personi të zhdukur është gjetur sot, pas një kërkimi të intensifikuar. Personi ishte shpallur i zhdukur gjatë ditës së djeshme, më 27 Nëntor 2025.

    “Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 12:45, gjatë vazhdimit të kërkimeve intensive, ekipet e specializuara të zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur të gjejnë në pendën e fshatit Livoq trupin e pajetë të personit të raportuar si i zhdukur më datën 27.11.2025,” ka njoftuar zëdhënësi i policisë, Valon Osmani.

    Ai ka shtuar se, në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit.

    “Vdekjen e të ndjerit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion,” ka thënë Osmani.

    Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që kanë çuar në vdekjen e personit dhe është duke pritur rezultatet e obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

  • Roma-Napoli kryendeshja e fundjavës në Serie A

    Roma-Napoli kryendeshja e fundjavës në Serie A

    Serie A italiane këtë fundjavë pritet të zhvilloj xhiron e 13-të,ku në program pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.

    Kryendeshja e kësaj fundjave pritet të zhvillohet në Olimpico,ku Roma e pret në shtëpi kampionen aktuale Napolin.

    Të dyja do të hyjnë me synimin për të shënuar fitore në këtë takim,ku romakët synojnë fitore në mënyrë që të mbesin lider në tabelë,kurse napolitanët poashtu fitorja do ta mbante në garë për pozitën e parë.

    Ndeshja Roma-Napoli pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Itali Milan luan kundër Lazios,teksa Juventus dhe Inter do të takohen kundër Cagliarit respektivisht Pisa,kurse Atalanta e pret në shtëpi Fiorentinën.

  • Edi Rama: Adem Jashari lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë vetë flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare

    Edi Rama: Adem Jashari lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë vetë flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar komandantin legjendar, Adem Jasharin në 70-vjetorin e lindjes së tij.

    Ai tha se komandanti lindi në Ditën e Flamurit dhe siç u shpreh, u bë vetë flamur i sakrificës.

    “Sot kujtojmë 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë vetë flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare”, shkroi Rama.

     

  • Pse çdo i ri duhet të angazhohet në punë vullnetare?

    Pse çdo i ri duhet të angazhohet në punë vullnetare?

    Përgatiti Bleranda Morina

    Vullnetarizmi përfaqëson një formë angazhimi shoqëror ku individët kontribuojnë në komunitet pa kompensim financiar.

    Puna vullnetare është një ndër format më të rëndësishme të angazhimit shoqëror që i ndihmon të rinjtë të zhvillojnë aftësi personale dhe profesionale. Hulumtime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare tregojnë se angazhimi në vullnetarizëm  i ndihmon të rinjtë të përmisojnë vetëbesimin, të fitojnë eksperiencë të dobishme për karrierën dhe të kontribuojnë pozitivisht në komunitet.

    Në Kosovë vullnetarizmi po shëndrrohet në mjet jo vetëm për ndihmë komunitare por edhe për zhvillim të të rinjve si individë dhe si qytetarë aktivë.

    Toka një organizatë rinore që promovon vullnetarizmin dhe edukimin joformal sipas të dhënave që nga themelimi kanë përfshirë mijëra të rinj përmes kampuseve trajnimit, klubeve vullnetare. Mbi 35% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se janë jashtëzakonisht të kënaqur me punën e tyre vullnetare.

    Megjithatë, përtej ndikimit social, vullnetarizmi mund të jetë një hap drejt suksesit në karrierë. Studime të ndryshme në vende si Australia, Kanadaja, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kanë treguar një lidhje të fortë midis pjesëmarrjes në aktivitete vullnetare gjatë adoleshencës dhe përfitimeve afatgjata në karrierë. Sipas të dhënave nga Programi i OECD-së, puna vullnetare është një nga menyrat më të zakonshme që studentët përdorin për t’u ekspozuar në tregun e punës dhe për të zhvilluar aftësi të dobishme profesionale.

    Vlen ta theksojmë se rastet kur vullnetarizmi është i lidhur me punë (corporate volunteering / voluntarizëm i organizuar), shumica e studimeve raportojnë një rritje të kënaqësisë profesionale (job satisfaction). Një pjesë po ashtu raportuan se vullnetarizmi mund të përmirësojë performancën në punë — por këto efekte varen shumë nga mënyra se si programi i vullnetarizmit është organizuar (intensitet, përputhje me aftësitë, motivet e vullnetarit, etj).

  • Papa përshëndet ushtarët në turqisht, ky është reagimi i Erdoganit

    Papa përshëndet ushtarët në turqisht, ky është reagimi i Erdoganit

    Papa Leo XIV ka zhvilluar vizitën e parë jashtë Vatikanit, në Turqi.

    Ai është pritur me nderime shtetërore nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

    Gjatë pritjes së tij, një moment kur ai përshëndet ushtarët në turqisht, është bërë viral, shkruan Reporteri.net.

    “Merhaba, asker ”, që në shqip i bije “Përshëndetje ushtarë”.

    Pas këtij momenti, ai kthehet kah Erdogan dhe të dy shihen duke qeshur.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by ChurchPOP (@churchpop)

  • Chelsea-Arsenal derbi i fundjavës në Premierleague

    Chelsea-Arsenal derbi i fundjavës në Premierleague

    Kjo fundjavë pritet të zhvillohet xhiroja e 13-të në Premierligën angleze.

    Derbi i kësaj fundjave pritet të zhvillohet në Stamford Bridge,ku Chelsea e pret skuadrën në topformë Arsenalin.

    Blutë e Londrës synojnë që të shënojnë fitore dhe të mbesin në hap me Arsenalin për pozitën e parë,teksa në anën tjetër topçinjët synojnë të vazhdojë me fitore në të gjitha garat.

    Ndeshja Chelsea-Arsenal pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:30.

    Kampioni Liverpool në anën tjetër do të luaj në udhëtim kundër Ëest Ham United,ku “The Reds”aktualisht gjenden në krizë të rezultateve dhe synojnë që të këndellen me një fitore ndaj londinezëve.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Angli Manchester United luan në udhëtim kundër Crystal Palace,teksa Manchester City dhe Newcastle United do të takohen kundër Leeds United respektivisht Everton-it.

  • 28 Nëntori në Xhaminë e Vjetër në Podujevë: Burrat shkojnë me plisa në xhami

    28 Nëntori në Xhaminë e Vjetër në Podujevë: Burrat shkojnë me plisa në xhami

    Në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor, Xhamia e Vjetër në Podujevë ka shënuar festën kombëtare në një mënyrë simbolike dhe domethënëse. Gjatë faljes së Xhumasë, xhemati i këtij fshati është paraqitur me plisë në kokë, si shenjë nderimi për Dita e Flamurit dhe për të dërguar një mesazh të fortë bashkimi kombëtar.

    Ky veprim ka pasur për qëllim jo vetëm nderimin e flamurit, por edhe mbështetje për unitetin dhe krenarinë kombëtare në një ditë kaq të shënuar për shqiptarët. Plisat, si pjesë e traditës dhe kulturës shqiptare, u bënë një simbol i identitetit dhe bashkimit të qytetarëve të Kosovës në këtë ditë të rëndësishme.

    Ky akt simbolik i xhematit të Xhamisë së Vjetër në Podujevë ka qenë një përpjekje për të ruajtur dhe promovuar traditat kombëtare, si dhe për të theksuar rëndësinë e unitetit dhe identitetit kombëtar, sidomos në ditët e festave që lidhin shqiptarët në të gjitha trojet e tyre.