Në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor, Xhamia e Vjetër në Podujevë ka shënuar festën kombëtare në një mënyrë simbolike dhe domethënëse. Gjatë faljes së Xhumasë, xhemati i këtij fshati është paraqitur me plisë në kokë, si shenjë nderimi për Dita e Flamurit dhe për të dërguar një mesazh të fortë bashkimi kombëtar.
Ky veprim ka pasur për qëllim jo vetëm nderimin e flamurit, por edhe mbështetje për unitetin dhe krenarinë kombëtare në një ditë kaq të shënuar për shqiptarët. Plisat, si pjesë e traditës dhe kulturës shqiptare, u bënë një simbol i identitetit dhe bashkimit të qytetarëve të Kosovës në këtë ditë të rëndësishme.
Ky akt simbolik i xhematit të Xhamisë së Vjetër në Podujevë ka qenë një përpjekje për të ruajtur dhe promovuar traditat kombëtare, si dhe për të theksuar rëndësinë e unitetit dhe identitetit kombëtar, sidomos në ditët e festave që lidhin shqiptarët në të gjitha trojet e tyre.
Faton Peci nga “Guxo” ka uruar festën e 28 Nëntorit duke zgjedhur një foto të tijën me kryeministrin në detyrë Albin Kurti me plis në kokë nga kulla e Isa Boletinit në Boletin.
Ai shkruan se Isa Boletini e nisi e Albin Kurti siç shkruan ai e bitisi.
“N’këtë trevë kreshnikësh, Isa Boletini e nisi, Albin Kurti e bitisi!Urime 28 Nëntori!”, shkruan Peci.
Në nderim të 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, sot në fshatin Orllan është shpalosur një pllakë përkujtimore e cila i kushtohet martirëve dhe dëshmorëve të lirisë.
Emrat e tyre janë renditur krah viktimave civile që u vranë gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Qytetarë të shumtë nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar festat e 28 dhe 29 nëntorit.
Prefekti i qarkut të Kukësit, Dritan Beji tha sot për ATSH-në se “në 24 orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës ka pasur një fluks të lartë të qytetarëve nga Kosova që i janë drejtuar Shqipërisë për të festuar”
“Referuar të dhënave të Drejtorisë së Policisë Kufitare të Kalimit Kufitar të Morinës vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë futur 64 autobusë, ndërsa në total kanë hyrë 17,789 shtetas dhe 4,651 automjete”, tha Beji.
Ndërsa, vijoi Prefekti Beji, vetëm mëngjesin e sotëm kanë hyrë 500 mjete me 2 mijë persona.
Sipas tij, autoritetet kufitare po e përballojnë numrin e madh të hyrjeve dhe daljeve dhe nuk janë krijuar radhë dhe as vonesa.
Për shqiptarët e Kosovës qyteti më i preferuar për të festuar mbetet Vlora, por edhe qytetet e tjera të vendit.
Me dhimbje është pranuar lajmi për vdekjen e Veteranit dhe Invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halit Zariqi, nga fshati Baicë i Drenasit.
Kryetari i OVL-së së UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari, ka njoftuar se Zariqi ishte shembull i qëndresës dhe sakrificës, një luftëtar që nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit.
Ai i përkiste brezit të atyre që e vendosën atdheun mbi çdo gjë, duke mbetur përgjithmonë pjesë e historisë dhe kujtesës sonë kolektive.
Në këtë ditë të rëndë, ngushëllimet më të sinqerta u drejtohen familjes Zariqi, miqve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.
“Lavdi jetës dhe veprës së Halit Zariqit! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës për të cilën dha gjithçka,” thuhet në njoftimin e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, dega në Drenas.
Dhjetë persona u vranë nga zjarri izraelit në një fshat në Sirinë jugore të premten, raportoi media shtetërore siriane, ndërsa ushtria izraelite tha se pesë ushtarë u plagosën në një përleshje gjatë një operacioni për të kapur anëtarët e një grupi militant atje.
Raportet e medias shtetërore siriane sugjeruan se bastisja izraelite në zonën Beit Jinn ishte shndërruar në një nga incidentet më vdekjeprurëse të tilla që nga rrëzimi i Presidentit Bashar al-Assad një vit më parë.
Izraeli ka ndërmarrë inkursione të rregullta në Sirinë jugore që atëherë, duke përmendur qëllime që përfshijnë mbajtjen e militantëve larg kufirit, shkruan Reuters.
Ushtria izraelite tha se trupat e saj u qëlluan nga militantët gjatë një operacioni gjatë natës për të ndaluar të dyshuarit që i përkisnin një grupi që ajo e identifikoi si Jaama Islamiya. Ajo e përshkroi bastisjen si pjesë të operacioneve rutinë në zonë në muajt e fundit.
Në ditët e sotme varësia nga telefonat është bërë një nga problemet më të zakonshme në shoqërinë tonë. Për të diskutuar për këtë temë, në emisionin “LIBERO” psikologia Teuta Cacaj, theksoi se telefoni është bërë pjesë normale dhe e domosdoshme e përditshmërisë, pasi na ofron qasje të menjëhershme në informacione dhe komunikim. Megjithatë, ajo nënvizoi nevojën për ta përdorur me kujdes, në mënyrë që të mos kthehet në varësi dhe të mos ndikojë negativisht në aftësinë tonë për të qenë të pavarur pa të.
“…Telefoni është pjesë e domosdoshme e realitetit që ne po e jetojmë sot, është një ndihmë shumë e madhe sepse të jep mundësinë të marrësh informacione në kohë rekord, të kontaktosh njerëzit në kohë rekord, duke u munduar ta menaxhosh në mënyrën më të mirë të mundshme, që të mos bëhet varësi, dhe të mos vijë pika kritike ku ti nuk mund të jesh vetja pa telefon” – tha ajo.
Nga ana tjetër sociologu Endrit Temaj theksoi se përdorimi i telefonit ka pasoja edhe për fëmijët dhe mund të pengojë zhvillimin e aftësive kreative dhe sociale te fëmijët.
“…Është problem serioz, sociologjik por dhe human, kur vendosim fëmijët në një hapësirë për lojë dhe a dinë të luajnë pa telefon, loja është pjesë e kreativitetit njerëzor…” – thekoi ai.
Poashtu, mësimdhënësi Besnik Shabiu vuri në dukje ndryshimin e madh në mes të kaluarës dhe jetës së sotme: “…Ka qenë një botë ndryshe, duket se kemi pasur më shumë hapësirë, më pak komplekse. Sot është një jetë komplet ndryshe…”
Shabiu gjithashtu shtoi i se ritmi i shpejtë dhe teknologjia e përditshme kanë transformuar mënyrën se si jetojmë dhe ndërveprojmë.
Vlen ta potencojmë se përdorimi i tepruar i telefonit shpesh dërgon në përkeqësim të cilësisë së gjumit — njerëzit kanë vështirësi të flenë… zgjohen shpesh gjatë natës, ose përjetojnë pagjumësi. Kjo më pas ndikon në energji, vetëdije, disponim dhe shëndet të përgjithshëm.
Gjithashtu, te të rinjtë, veçanërisht studentët apo adoleshentët, varësia ka edhe ndikime sociale: më pak komunikim “ballë për ballë”, izolim social, ulje të vetëbesimit, ankth social, ndjenja dhe shmangie sociale.
Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Këtë fundjavë pritet të zhvillohet xhiroja e 15-të në Albi Mall Superligë,ku në program pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.
Vëmendja pritet të jetë të dielën në Gjilan,ku kampioni aktual Drita e pret nënkampionin Ballkani.
Gjilanasit që vijnë pas fitores në Conference League në derbin shqiptar kundër Shkëndijës së Tetovës synon që të marrë pikë të plota në ligë,në mënyrë që t’i afrohet Prishtinës.
Ndërkohë suharekasit do të tentojnë që të harrojnë humbjen e xhiros së kaluar nga Llapi,dhe të rikthehen fitoreve për të mbetur në hap për pozitën e parë në tabelë.
Të shtunën dhe të dielën pritet të zhvillohen edhe dy takime të tjera,ku Prishtina e Re e pret liderin aktual Prishtinën e Re,teksa Gjilani i shkon në udhëtim Drenicës.
Të dielën pritet të zhillohen edhe dy ndeshje të tjera,ku Llapi e pret Dukagjinin,kurse Ferizaj i bën konak Malishevës.
Kujtojmë që të gjitha ndeshjet pritet të nisin nga ora 13:00.
Një kalë që jetonte në Gjermani u quajt kali më i shkurtër i gjallë nga Libri i Rekordeve Guinness, me një gjatësi prej vetëm 53 centimetra.
Carola Weidemann tha se e adoptoi kalin Pumuckel në vitin 2020, kur ai ishte vetëm 5 muajsh dhe rreth 45 cm i gjatë.
“Nuk kisha parë kurrë më parë një kalë kaq të vogël”, tha ajo.
Gjatësia e Pumuckel u verifikua nga Guinness, duke e bërë atë kalin mashkull më të shkurtër në botë.
Pumuckel është një kalë i trajnuar dhe bën vizita të rregullta në azile pleqsh, spitale, shkolla dhe institucione për personat me aftësi të kufizuara. /Telegrafi/