ATV

Blog

  • Jetonin në kushte të vështira, Mirlind Daku i siguron banesë familjes pesëanëtarëshe

    Jetonin në kushte të vështira, Mirlind Daku i siguron banesë familjes pesëanëtarëshe

    Futbollisti i njohur, Mirlind Daku, ka treguar një akt të jashtëzakonshëm human duke ndihmuar një familje në nevojë nga Fushë Kosova.

    Ai ka mbuluar qiranë e banesës për dy vite me radhë, duke u siguruar anëtarëve të familjes një vend të sigurt për të jetuar.

    Ky veprim vjen pas publikimit nga Gazeta Reporteri të një historie prekëse për kushtet e vështira ku jetonte familja.

    Familja përbëhej nga pesë anëtarë dhe jetonte në një barakë, duke u përballur shpesh me mungesë të druve, energjie elektrike dhe ushqimi të pamjaftueshëm.

    Falë ndërhyrjes bujare të Mirlind Dakut, familja tani ka një banesë të sigurt dhe të rehatshme.

    Anëtarët e saj shprehën gëzim të madh dhe mirënjohje të thellë për futbollistin, të cilin e konsiderojnë si një dritë shprese.

    Fëmijët e tyre tashmë kanë një vend të ngrohtë ku mund të kalojnë ditët e ftohta të dimrit.

    Veprimi i Mirlind Dakut është një shembull i qartë i ndjeshmërisë dhe angazhimit social që figurat publike mund të japin për komunitetin.

  • Specialja refuzon që Thaçi ta ketë dëshmitar Bislim Zyrapin, i pranon 5 deklaratat

    Specialja refuzon që Thaçi ta ketë dëshmitar Bislim Zyrapin, i pranon 5 deklaratat

    Kryetari i Trupit Gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, Charles Smith, e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për ta shtuar si dëshmitar edhe ish shefin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin, qoftë fizikisht e qoftë me shkrim, raporton Klan Kosova.

    Sidoqoftë, Smith ka vendosur që pesë deklaratat e mëparshme të Zyrapit të dhëna në rastet e gjykuara në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për krime lufte në ish Jugosllavi më 23 prill 2007, 26 gusht 2011, 1 qershor 2005 dhe 22 e 25 nëntor 2005, të pranohen në kuadër të provave.

    Kjo është vendosur vetëm për qëllime krahasimi të dëshmive në fjalë me dëshminë e Zyrapit në Dhomat e Specializuara në korrik 2024, nëse ai është kredibil apo është ndikuar nga Thaçi.

    Vendimi është në linjë me pëlqimin e Prokurorisë së Specializuar.

  • Veç një koalicion zyrtar i deklaruar në KQZ, edhe dy ditë afat për partitë politike

    Veç një koalicion zyrtar i deklaruar në KQZ, edhe dy ditë afat për partitë politike

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se vazhdon afati për partitë politike të regjistruara për të informuar institucionin nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të planifikuara për 28 dhjetor 2025, përmes koalicioneve.

    Sipas KQZ-së, periudha e njoftimit ka filluar më 24 nëntor dhe do të përfundojë më 30 nëntor 2025.

    Deri më tani, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka pranuar një njoftim për formimin e një koalicioni, përbërë nga partitë Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB).

    KQZ thekson se një koalicion mund të formohet nga së paku dy parti, dhe se një parti e certifikuar në një koalicion nuk mund të tërhiqet deri në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve. Gjithashtu, partitë anëtare të një koalicioni nuk mund të marrin pjesë si parti të veçanta apo në koalicione të tjera në të njëjtat zgjedhje.

    “Koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike. Partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jete certifikuar deri sa rezultati i zgjedhjeve të certifikohet nga ana e KQZ. Gjithashtu partia politike e cila është anëtare e koalicionit nuk mund të marr pjesë si anëtare në një koalicion tjetër apo edhe si parti e veçantë në të njëjtat zgjedhje”.

  • Jakup Krasniqi bëhet gjysh më 28 Nëntor, lind nipi i tij

    Jakup Krasniqi bëhet gjysh më 28 Nëntor, lind nipi i tij

    Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit ka bërë të ditur se pikërisht sot, më 28 Nëntor është bërë baba i një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Gegë.

    Ai përmes një postimi në Facebook tha se lindja e djalit është një kujtim i bukur se jeta sjell gjithmonë shpresë dhe vazhdimësi.

    “Emri yt bart traditën dhe dialektin e veriut, ndërsa motra jote, Toska, atë të jugut dhe bashkë bëheni simbol i unitetit të shqiptarëve kudo që janë”.

    “Mirë se erdhe, bir, në një ditë që u përket të gjithë shqiptarëve, e prej sot edhe ty. Gëzuar Festat e Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar ai.

  • Xhafer Gashi do të kandidojë për deputet nga LDK në zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Xhafer Gashi do të kandidojë për deputet nga LDK në zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Xhafer Gashi do të jetë kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 28 dhejtorit.

    Kështu ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

    Kryesia e LDK-së – Dega në Obiliq ka propozuar dhe mbështetur kandidaturën time për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka shkruar Gashi.

    Postimi i plotë :

    Së bashku me anëtarët e Kryesisë dhe kryetarët e nëndegëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Obiliq, zhvilluam një takim pune për të diskutuar përgatitjet dhe angazhimet tona lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 28 dhjetorit.

    Kishim kënaqësinë që në takim të ishte edhe Ermal Sadiku, një nga figurat më të shquara në fushën e inovacionit dhe teknologjisë në Kosovë, profesionist me vizion dhe kontribut të çmuar në zhvillimin e sektorit digjital, i cili së fundmi i është bashkuar LDK-së.

    Kryesia e LDK-së – Dega në Obiliq ka propozuar dhe mbështetur kandidaturën time për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Ky besim për mua është një nder i madh dhe një përgjegjësi për të vazhduar përkushtimin ndaj qytetarëve dhe zhvillimit të vendit tonë.Na priftë e mbara!Xhafer Gashi

  • Musliu: Caktimi i seancës në Hagë, paraqet trefish ofendim ndaj shtetit të Kosovës, qëndro i fortë President!

    Musliu: Caktimi i seancës në Hagë, paraqet trefish ofendim ndaj shtetit të Kosovës, qëndro i fortë President!

    Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në ditën e 28 nëntorit, kanë mbajtur konferencë përgatitore.

    Lidhur me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu.

    Musliu ka thënë se caktimi i seancës së sotme paraqet trefish ofendim ndaj shtetit të Kosovës po ashtu paraqet trefish ofendim edhe ndaj një burri që falë veprës së tij ne sot jetojmë të lirë.

    Postimi i plotë:

    Qëndro i fortë President!

    Gjykata Speciale Politike që pretendon të jetë e Kosovës, cakton seancë ndaj Presidentit Thaçi me datë 28 Nëntor, por për Gjykatat e Kosovës sot është ditë e trefishtë feste.

    Prandaj caktimi i seancës së sotme paraqet trefish ofendim ndaj shtetit të Kosovës.

    Paraqet trefish ofendim edhe ndaj një burri që falë veprës së tij ne sot jetojmë të lirë.

    Qëndro i fortë President.

    Qëndro i fortë megjithëse qeveritarët uzurpues të shtetit tënd sot në vend që të protestojnë kundër kësaj seance, kanë zgjedhur sfilatat për të mbuluar boshllëkun e tyre kombëtar.

    Qëndro i fortë sepse populli i Kosovës së lirë në mendje dhe zemër janë me ty sot.

    Forca jote ishte dhe është frymëzim për ne për të ecur përpara.

    Kosova të pret të kthehesh shpejt, i lirë dhe triumfues si gjithmonë.

    Tani më shumë se kurrë i duhesh këtij vendi.

  • Distria Krasniqi e bronztë në garën e çmimit të madh të Abu Dabit

    Distria Krasniqi e bronztë në garën e çmimit të madh të Abu Dabit

    Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në garën e cmimit ëtë madh që po mbahet në Abu Dabi,dhe pikërisht në ditën e flamurit më 28 nëntor.

    Krasniqi mund në finalen e repezashit holandezen Naomi Van Krevel,duke siguruar medaljen e bronztë në këtë garë.

    Distria e nisi garën duke mundur rusen Katrina Efimova, në kategorinë deri në 52 kilogramë,e më pas në çerekfinale emposhti me ‘ëaza-ari’ izraeliten Gefen Primo por në gjysmëfinale humbi ndaj hungarezes  Reka Pupp ku edhe përkundër dominimit humbi në Golden Score pas anulimit të një ëazari.

    Kujtojmë që në cmimin e madh të Abu Dabit përpos Distria Krasniqit Kosova përfaqësohet edhe nga Laura Fazliu (-63kg), e cila garon të shtunën dhe Shpati Zekaj (-100kg) që garon të dielën.

  • BIK: Sot në të gjitha xhamitë e Kosovës u mbajt hytbe kushtuar 28 Nëntorit

    BIK: Sot në të gjitha xhamitë e Kosovës u mbajt hytbe kushtuar 28 Nëntorit

    BIK-u ka njoftuar se në të gjitha xhamitë, anekënd Kosovës, sot, me rekomandim të Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, u mbajt hytbe e përbashkët kushtuar festës së 28 Nëntorit.

    Në këtë hytbe, 28 Nëntori, u tha se më nuk mbetet vetëm një datë e rëndësishme në kalendarin tonë, por, tashmë kjo datë është një simbol i bashkimit rreth interesit kombëtar.

    “Duke e cilësuar përkushtimin për atdheun si një detyrë fisnike të çdo qytetari, u përmend se dashuria për atdheun të afron më tepër te Zoti dhe se, sakrifica për të, është një vepër që të ngre në radhët e dëshmorëve”.

    “Një nga pikat që u përmend gjatë hytbes ishte edhe kontributi themeltar i parisë myslimane për kombin dhe arsimin, duke ngre zërin kundër keqdashësve, të cilët sot po synojnë që ta shndërrojnë çështjen kombëtare në burim përçarjeje”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

  • Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë jep dorëheqjen pasi dha informacion të rremë në CV

    Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë jep dorëheqjen pasi dha informacion të rremë në CV

    Ministri rumun i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, dha dorëheqjen pasi pranoi se kishte dhënë infprmacione të rrem në CV-në e tij për arsimimin, duke thënë se nuk donte që “gabimet” e tij personale të shpërqendronin vëmendjen nga puna jetësore e mbajtjes së vendit të sigurt nga Rusia, transmeton Euronews.

    Dorëheqja e Mosteanut erdhi pas një raporti në gazetën Libertatea këtë javë se CV-ja e tij përmbante informacion të pasaktë në lidhje me kohën kur u diplomua dhe nga cili universitet.

    “Rumania dhe Evropa janë nën sulmin rus”, shkroi Mosteanu në llogarinë e tij në Facebook, duke njoftuar dorëheqjen e tij.

    “Siguria jonë kombëtare duhet të mbrohet me çdo kusht. Nuk dua që diskutimet rreth arsimimit tim dhe gabimeve që bëra vite më parë t’i shpërqendrojnë ata që po e udhëheqin vendin tani nga misioni i tyre i vështirë”, shtoi ai.

    Mosteanu ishte anëtar i qeverisë së koalicionit pro-evropian të Rumanisë, i cili mori detyrën në qershor pas përsëritjes së zgjedhjeve presidenciale përçarëse. Zgjedhjet e para presidenciale u anuluan dhjetorin e kaluar për shkak të dyshimeve për ndërhyrje ruse.

    Kryeministri liberal Ilie Bologian e falënderoi Mosteanun për pesë muajt e tij në detyrë dhe tha se Ministri i Ekonomisë Radu Miruta do të shërbente si ministër i përkohshëm i mbrojtjes.

  • Borussia Dortmund-Bayer Leverkusen derbi i fundjavës në Bundesligë

    Borussia Dortmund-Bayer Leverkusen derbi i fundjavës në Bundesligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 12-të në Bundesligën gjermane.

    Bayer Leverkusen e pret Borussia Dortmundin në derbin e fundjavës në Gjermani ,ku aspirinat synojnë që të shënojnë fitore në mënyrë që të mbesin në hap për dy pozitat e para,teska Dortmund synon të iu rikthehet fitoreve pas dy barazimeve në xhirot e kaluara.

    Bayern Munich në anën tjetër e pret në Allianz Arena skuadrën e St.Paulit,ku bavarezët do të tentojnë të harrojnë humbjen ndaj Arsenalit në Champions,dhe të vazhdojnë me seri të fitoreve në ligë ku janë të pamposhtur.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Gjermani RB Leipzig  luan në udhëtim ndaj Borussia Monchengladabach,teksa Eintracht Frankfurt e pret në shtëpi Wolfsburgun.