ATV

Blog

  • E rëndë në Holandë – Dy vëllezërit sirianë i marrin jetën motrës pasi mësuan se ajo kishte të dashur

    E rëndë në Holandë – Dy vëllezërit sirianë i marrin jetën motrës pasi mësuan se ajo kishte të dashur

    Një ngjarje e rëndë është raportuar në Holandë, ku dy vëllezër i kanë marrë jetën motrës së tyre pasi zbuluan se ajo kishte të dashur.

    Dy vëllezërit sirianë e mbytën motrën e tyre 18-vjeçare, pasi u urdhëruan nga babai i tyre.

    Autorët e krimit dolën përpara gjyqit, por babai i tyre arriti të largohej në Siri.

    18-vjeçarja Rayan Al-Jayar, u vra pasi sipas familjes kishte turpëruar familjen.

    Babai Khaled do të gjykohet në mungesë ndërsa vëllezërit, Mohammed, 23 vjeç, dhe Muhannad, 25 vjeç, dolën përpara gjykatës, shkruan tch.

    18-vjeçarja u largua nga shtëpia ku jetonte me familjen, më 22 maj 2024, e gjashtë ditë më vonë u gjet e vdekur në një kënetë në Lelystad.

    Ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan se asaj i ishte mbyllur goja, duart i kishte të lidhura pas shpine dhe kyçet e këmbëve të bllokuara me shirit ngjitës.

    Në thonjtë e së ndjerës u gjet ADN-ja që i përkiste babait të saj, teksa vëllezërit vijojnë t’i qëndrojnë deklaratës se 18-vjeçarja u vra nga ky i fundit.

    Nga ana tjetër, megjithëse në largësi, babai ka pranuar se e ka vrarë ai vajzën, por kjo gjë u hodh poshtë nga prokuroria, e cila i qëndron versionit se ishin dy vëllezërit që e rrëmbyen e më pas vrarë.

  • Mbi 600 mijë persona pa energji elektrike në Kiev pas sulmeve ruse

    Mbi 600 mijë persona pa energji elektrike në Kiev pas sulmeve ruse

    Mbi 600 mijë banorë të Kievit dhe rrethinave kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve ruse gjatë natës. Raketa dhe dronët goditën infrastrukturën energjetike, duke shkaktuar tre viktima dhe dhjetëra të plagosur.

    Forcat Ajrore të Ukrainës rrëzuan 558 dronë dhe 19 raketa, ndërsa Rusia intensifikoi sulmet për të dëmtuar infrastrukturën energjetike para dimrit. Temperaturat në Kiev pritet të bien në 2°C, duke rritur rrezikun e krizës energjetike.

    Sulmet vijnë në një kohë kur negociatorët ukrainas do të zhvillojnë bisedime me zyrtarët amerikanë këtë fundjavë. Presidenti Zelensky ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit të Ukrainës.

  • Papa tregon respekt për fenë islame, heq këpucët gjatë vizitës në xhaminë e Stambollit

    Papa tregon respekt për fenë islame, heq këpucët gjatë vizitës në xhaminë e Stambollit

    Papa Leo XIV vizitoi Xhaminë e famshme të Sulltan Ahmetit, apo ndryshe Xhaminë e Kaltër, në Stamboll, në ditën e tretë të udhëtimit të tij në Turqi .

    Ishte hera e parë që Papa i zgjedhur në maj si udhëheqës i 1.4 miliardë katolikëve të botës, vizitoi një vend adhurimi mysliman që kur mori detyrën nga paraardhësi i tij i ndjerë, Françesku.

    Xhamia është një nga atraksionet kryesore turistike të Stambollit, me gjashtë minare dhe një çati me kupola, ndërsa pjesa e brendshme e saj është e veshur me pllaka të kaltra.

    Me një gjest kaq simbolik, Leo ndjek gjurmët e Papa Benediktit XVI , i cili vizitoi vendin në vitin 2006, dhe të Françeskut i cili bëri të njëjtën gjë në vitin 2014.

    Por gjesti që ra në sy ishte që Papa, ashtu si të gjithë vizitorët, hoqi këpucët për të hyrë në xhami.

    “Ai donte ta shihte xhaminë, donte të ndjente atmosferën e xhamisë dhe ishte shumë i kënaqur”, tha Askin Tunca, muezini i Xhamisë së Kaltër. /Telegrafi/

     

  • Martohet në moshën 62-vjeçare kryeministri australian, bëhet i pari që kurorëzohet gjatë mandatit

    Martohet në moshën 62-vjeçare kryeministri australian, bëhet i pari që kurorëzohet gjatë mandatit

    Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, është martuar me partneren e tij, Jodie Haydon, duke u bërë kryeministri i parë në historinë e vendit që kurorëzon martesën ndërsa është në detyrë.

    Çifti i dha fund beqarisë të shtunën pasdite në Kanberra, vetëm një ditë pas seancës së fundit parlamentare për këtë vit, transmeton BBC.

    “Jemi jashtëzakonisht të lumtur që ndamë dashurinë dhe zotimin tonë për të kaluar jetën së bashku, përpara familjes dhe miqve tanë më të afërt,” deklaroi Albanese.

    Çifti u fejua Ditën e Shën Valentinit vitin e kaluar, me propozimin dhe pritjen e dasmës të zhvilluara në rezidencën zyrtare të kryeministrit, “The Lodge”. Për shkak të shqetësimeve për sigurinë, planet e dasmës mbetën të fshehta deri në ditën e madhe.

    Në ceremoni morën pjesë prindërit e znj. Haydon, djali i Albaneses nga martesa e parë dhe qeni i tyre, Toto, i cili ishte mbajtësi i unazave.

    Çifti u largua nga altari nën tingujt e këngës së Stevie Wonder, “Signed, Sealed, Delivered (I’m Yours)”. Disa ministra të kabinetit gjithashtu ishin të pranishëm.

    Gjatë pritjes, vallëzimi i tyre i parë u zhvillua nën tingujt e këngës “The Way You Look Tonight” nga Frank Sinatra, ndërsa festës iu shtuan edhe kanaçe birre të personalizuara me fotografinë e çiftit.

    Çifti do të kalojë muajin e mjaltit në Australi, duke filluar nga e hëna deri të premten e ardhshme, plane të thjeshtuara pas rizgjedhjes së Albaneses në maj. Albanese, 62 vjeç, dhe Haydon, 47 vjeçe, u takuan për herë të parë në vitin 2020 në një darkë biznesi në Melburn.

    Znj. Haydon e ka shoqëruar kryeministrin gjatë fushatave zgjedhore të viteve 2022 dhe 2025, si dhe në ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II dhe darkën shtetërore të organizuar nga ish-presidenti amerikan Joe Biden.

    Albanese tashmë ka hyrë në historinë australiane si kryeministri i parë që fejohet dhe martohet gjatë mandatit.

    Pas fejesës, çifti kishte deklaruar: “Jemi me të vërtetë me fat që e kemi gjetur njëri-tjetrin.”

  • Mbesin pa ujë të pijshëm disa komuna, shkak niveli i lartë i turbullirave në kanalin Ibër Lepenc

    Mbesin pa ujë të pijshëm disa komuna, shkak niveli i lartë i turbullirave në kanalin Ibër Lepenc

    KRU “Prishtina” ka njoftuar se Impianti i Trajtimit të Ujit (ITU) Shkabaj ka dalë jashtë funksionit që nga ora 05:00 e mëngjesit, për shkak të rritjes së madhe të turbullirave në kanalin Ibër–Lepenc, pasojë e punimeve që po zhvillohen në këtë kanal furnizues.

    Si rezultat, pa ujë të pijshëm kanë mbetur këto zona: Fushë Kosova, Drenasi, Obiliqi, një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë, si dhe pikat e larta të lagjes Arbëria.

    Ndikime dhe reduktime të furnizimit priten edhe në disa zona të kryeqytetit.

    Postimi i plotë:

    Të nderuar konsumatorë!

    🛑Ju informojmë se ITU Shkabaj është tashmë jashtë funksionit nga ora 05:00 të mëngjesit ,për shkak të nivelit shumë të lartë të turbullirave në kanalin Ibër Lepenc, si shkak i punimeve në kanal.

    Si pasojë, pa furnizim me ujë janë këto zona:

    ●Fushë Kosova

    ●Drenasi

    ●Obiliqi

    ●Një pjesë e lagjes Kalabria/ Prishtinë

    ● Pikat e larta në lagjen Arbëria.

    Gjithashtu, ndikime dhe reduktime të furnizimit priten edhe në disa zona të kryeqytetit.

    Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet menjëherë sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues.

    Ju kërkojmë ndjesë qytetarëve për shqetësimet e shkaktuara, PA FAJIN TONË, ngase kanali nuk menaxhohet nga KRU” Prishtina”.

    Ndërsa, me ITU Albanik dhe Badoc jemi duke trajtuar ujë me kapacitet maksimal.

  • Prishtina e Re befason Prishtinën në shtëpi-Gjilani fiton në udhëtim kundër Drenicës.

    Prishtina e Re befason Prishtinën në shtëpi-Gjilani fiton në udhëtim kundër Drenicës.

    Të shtunën janë zhvilluar dy ndeshje të xhiros së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës,ku pati edhe rezultate befasuese.

    Prishtina e Re ka befasuar liderin aktual Prishtinën në shtëpi,duke e mundur me rezultat 4:1.

    Phillip Boueye,Almos Dayet,Elvis Prençi dhe Donat Hasanaj ishin autorët e golave për skuadrën e trajnerit Qëndrim Kida,kurse për Prishtinën golin e vetëm e shënoi  Gjelbrim Taipi.

    Në ndeshjen tjetër që u zhvillua sot në program Gjilani shënoi fitore në udhëtim ndaj Gjilanit,duke e mposhtur me rezultat 1:0 ku golin e vetëm e shënoi Senad Jarovic në minutën e 80-të të ndeshjes.

    May be an image of soccer and text that says 'ELBAU THAOI THAQI 2 timorë Get iten CITY GROGG 20 AK JAED JAND KERTERAL O FULL TIME 1 1'

  • OVL-UÇK: 13 vjet më parë u vulos e vërteta për Haradinajn, drejtësia do të vijë edhe për ish-krerët e UÇK-së

    OVL-UÇK: 13 vjet më parë u vulos e vërteta për Haradinajn, drejtësia do të vijë edhe për ish-krerët e UÇK-së

    Sot shënohen 13 vite që kur Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.

    Për këtë rast ka reaguar OVL-UÇK, duke theksuar se para 13 vitesh, Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti një fitore historike përballë Serbisë dhe akuzave të saj të pabaza.

    Nga OVL-UÇK është theksuar se vendimi i pafajësisë për Ramush Haradinajn nuk ishte vetëm një drejtësi për një komandant, por një drejtësi për gjithë luftën e UÇK-së.

    “Vendimi i pafajësisë për Ramush Haradinajn nuk ishte vetëm një drejtësi për një komandant, por një drejtësi për gjithë luftën e UÇK-së. Ishte dëshmi se edhe kur përballemi me gjykime politike, e vërteta e luftës sonë del fituese”, shkroi Organizata e Veteranëve.

    OVL e UÇK-së ka shprehur besim se pafajësia do të konfirmohet edhe për ish-krerët e tjerë të UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë.

    “Sot, si atëherë, OVL UÇK qëndron me të njëjtin besim të palëkundur, derisa drejtësia të konfirmojë pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës, Pjetër Shalës, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt. Ashtu siç u provua e drejta për komandantët e tjerë, edhe për ta do të vijë dita e bardhë, sepse lufta e UÇK-së nuk është njollosur kurrë, as në fushëbetejë, as në gjykatë”, thuhet në reagim.

  • Laura Fazliu mbetet pa medalje në Grand Slamin e Abu Dabit

    Laura Fazliu mbetet pa medalje në Grand Slamin e Abu Dabit

    Xhudistja Laura Fazliu nuk arriti të siguroj medalje në grandslamin e cila po mbahet në Abu Dabi.

    Fazliu humbi në repezash ndaj brazilianes Rafaela Silva,e cila fitoi medaljen e bronztë me Yuko pas një lufte të fortë dhe mjaft taktike.

    Laura e nisi mjaft mirë në xhiron e dytë kundër jugkoreanes Yeji Kim me ippon,pasi në xhiron e parë ishte e lirë.

    Por në çerekfinale Laura u ndal nga mongolezja Enkhriilen Lkhagvatogoo,ku një moment pakujdesie i kushtoi me eliminim.

    Kujtojmë që të premten Distria Krasniqi dje fitoi medaljen e bronztë në këtë garë,teksa nesër Shpat Zekaj do të jetë xhudisti i fundit që do të garoj në Grand Slamin e Abu Dabit.

  • Serhou Guirassy në radarin e shumë klubeve në Evropë

    Serhou Guirassy në radarin e shumë klubeve në Evropë

    Sulmuesi i Borussia Dortmund Serhou Guirrassy është një prej sulmuesve më të mirë në top kampionatet evropiane.

    Gazetari i Sky Deutschland Florian Plettenberg bën të ditur se Guirrasy ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro,e cila pritet të aktivizohet gjatë verës së ardhshme.

    Përndryshe gjiganti kataluans Barcelona po synon që të sigurojë shërbimet e sulmuesit nga Guinea,dhe Guirrasy shihet si zëvendësues ideal për polakun Robert Leëandovski.

    Në anën tjetër edhe gjigantët tjerë evropianë si: Real Madrid, Liverpool, Chelsea, Arsenal, Manchester United dhe Manchester City po synojnë transferimin e Guirrasy-it,dhe vera e ardhshme pritet të jetë mjaft e nxehtë për sulmuesin e Dortmundit.

    Kujtojmë që Serhou Guirrassy në 17 ndeshje për Borussia Dortmundin në të gjitha garat ka shënuar 9 gola e bëri 3 sistime.

  • Christian Pulisic mungon në ndeshjen Milan-Lazio

    Christian Pulisic mungon në ndeshjen Milan-Lazio

    Gjiganti italian Milan ka marrë një lajm jo të mirë para ndeshjes kundër Lazios,e cila i takon xhiros së 13-të në Serie A.

    Një prej lojtarëve kryesorë të rossonerëve Christian Pulisic nuk do të luaj kundër romakëve,dhe sipas raportimve amerikani ka pësuar një lëndim muskulor edhe pse jo serioze megjitjhatë trajneri Massimiliano Allegri nuk dëshiron të rrezikoj.

    Përndryshe pritet që stafi mjekësor i Milanit të monitorjë situatën e Pulisic,e më pas mund të konfirmohet se nëse amerikani do të jetë gati edhe për ndeshjen tjetër kunder Lazios,e cila i takon Kupës së Italisë që zhvillohet të ejnten.

    Kujtojmë që Christian Pulisic në 8 ndeshje të zhvilluara në Serie A për Milanin ka arritur të shënoj 5 gola e dhuroi 2 asistime.