ATV

Blog

  • LA Lakers fiton ndaj Dallas Mavericks-Oklahoma City Thunder mund Phoenix Suns

    LA Lakers fiton ndaj Dallas Mavericks-Oklahoma City Thunder mund Phoenix Suns

    Janë zhvilluar ndeshje mjaft interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers shënoi fitore të rëndësishme kundër Dallas Mavericks,dhe atë me rezultat 129:119.

    Austin Reaves ishte basketbollisti më i mirë tek Lakers me 38 pikë e 8 kërcime,teksa Luka Doncic kontribuoi me 35 pikë e 11 asistime.

    Ndërkohë për Mavericks më efikasi ishte Ëashington me 22 pikë e 9 kërcime,kurze Ryan Nembhard shënoi 17 pikë të tjera.

    Kampioni aktual i NBA Oklahoma City Thunder mundi në udhëtim Phoenix Suns me rezultat 123:119,ku ylli i Thunder ishte kush tjetër pos Shai Gilgeuos Alexander me 37 pikë e 8 kërcime,teksa Chem Holmgren me 23 pikë e 8 kërcime dha kontribut në fitoren e kampionëve.

    Tek Suns Collin Gillespie me 24 pikë ishte më efikasi,teksa Devin Booker me 21 pikë e 8 kërcime ishte i dyti më i mirë tek Suns.

  • 26 aksidente me të lënduar gjatë 24 orëve të fundit, Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba

    26 aksidente me të lënduar gjatë 24 orëve të fundit, Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba

    Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

    Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

    Policia ka bërë të ditur se 1231 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

    Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 52 aksidente, 26 prej tyre me persona të lënduar dhe 26 vetëm me dëme materiale.

    Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona, 10 janë dërguar në mbajtje.

     

  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Agim Veliu kërkon të jetë pjesë e listës së LDK-së: Përfshirja ime s’është favor personal

    Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Agim Veliu kërkon të jetë pjesë e listës së LDK-së: Përfshirja ime s’është favor personal

    Agim Veliu, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka komentuar diskutimet që janë bërë rreth emrit të tij për të qenë pjesë e listës së kësaj partie për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    Për këtë, Veliu ka falënderuar ata që kanë ngritur zërin për kontributin e tij në LDK, si dhe, ‘’për kthimin e drejtësisë dhe meritokracisë brenda’’ kësaj partie.

    Ai, nëpërmjet kësaj letre, ka shprehur gatishmërinë për t’u përfshirë në listën zgjedhore për deputet, duke theksuar se një gjë e tillë nuk është privilegj personal.

    Postimi i plotë i Veliut:

    Të dashur qëndrestarë, anëtarë dhe simpatizantë

    Ditëve të fundit kam parë një debat të gjerë në media, nga anëtarësia dhe shumë aktivistë të LDK-së lidhur me përfaqësimin në listën zgjedhore të 28 dhjetorit.

    Dua t’i falënderoj të gjithë ata që me sinqeritet e bindje kanë ngritur zërin për kontributin tim dhe për kthimin e drejtësisë dhe meritokracisë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Është e vërtetë se edhe në zgjedhjet e kaluara ka ekzistuar pritja që të jem pjesë e listës. Por, pavarësisht vendimeve të padrejta e të dëmshme të asaj kohe, unë kam vazhduar të qëndroj aty ku kam qenë gjithmonë, në shërbim të LDK-së, të qytetarëve dhe të vlerave që kemi kultivuar për më shumë se tri dekada.

    Dua ta theksoj qartë se përfshirja në listë nuk është favor dhe as privilegj personal. Për mua dhe për secilin që ka dhënë kontribut të gjatë në LDK, është vetëm përgjegjësi dhe vazhdimësi e punës së bërë me përkushtim, është respekt ndaj historisë sonë dhe ndaj qytetarëve që na kanë besuar për shumë vite.

    LDK është shtëpia jonë e përbashkët. Ajo është ndërtuar me mund, sakrificë dhe besnikëri nga njerëzit që ishin aty kur ishte më së vështiri dhe që vazhdojnë të jenë aty edhe sot.

    Prandaj, është e domosdoshme që dera të mos u hapet atyre që nuk kanë qenë pjesë e LDK-së, nëse kjo do të ishte arsyeja të lihen jashtë ata që e kanë themeluar, e kanë mbrojtur dhe e kanë mbajtur gjallë partinë për më shumë se 30 vite.

    Respekti për bazën, për themeluesit dhe për kontribuesit afatgjatë nuk është vetëm parim, është detyrim moral dhe institucional ndaj LDK-së, ndaj anëtaresisë dhe ndaj qytetarëve që na besojnë.

    Pavarësisht debateve të ditëve të fundit, unë mbetem i përkushtuar ndaj vlerave të LDK-së, i gatshëm ta jap kontributin tim dhe besnik ndaj secilit anëtar që e ka dashur dhe e do partinë si shtëpinë e vet.

    Faleminderit për vlerësimin, mbështetjen dhe besimin që vazhdoni të ma jepni!

    Zoti e bekoftë LDK-në!

    Zoti e bekoftë Rugovën!

    Zoti e bekoftë Kosovën!

  • Man United ofron 150 Milionë euro për Vinicius Jr

    Man United ofron 150 Milionë euro për Vinicius Jr

    Gjiganti anglez Manchester United po synon që të bëj një prej transferimeve më të bujshme në afatin kalimtar.

    Sipas raportimeve të mediave,Vincius Jr është vënë në radarin e “Djajve të Kuq”,dhe drejtuesit e Man United janë të gatshëm që të ofrojnë 150 milionë euro.

    Përndryshe tensionet e fundit të yllit brazilianit  me Real Madridin kanë shtuar zërat për një largim të tij nga Santiago Bernbeu,dhe duhet shtuar fakti se Vini nuk ka vendosur për rinovimin e kontratës me “Los Blancos”.

    Ndërkohë tek United janë të bindur se Vinicius Jr mund të jetë lojtari kryesor,dhe se përvoja e tij mund të sjellë rritje në nivelin e skuadrës.

    Kujtojmë që Vinicius Jr në 18 ndeshje ka realizuar 5 gola e 6 asistime në të gjitha garat.

  • Janina Ymeri në listën e LDK-së për Kuvend

    Janina Ymeri në listën e LDK-së për Kuvend

    Janina Ymeri do të jetë pjesë e listës së LDK-së për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës që do të mbahen me 28 dhjetor.

    Këtë e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku i cili teka fletë për vlerat e shumta të saj thekson faktin që ajo shpalosi së fundmi një skandal energjetik.

    Postimi i plotë i Abdixhikut:

    Janina në listë për Kuvend!

    Janina Ymeri këto ditë është shndërruar në pasqyrimin më të denjë të aktivistes politike. Si veprimtare e LDK-së, ajo shpalosi skandalin e madh të mafias energjetike dhe milionat e qytetarëve të Kosovës që përfunduan në llogaritë e Vuk Hamovićit – të birit të ish-shefit të Armatës Jugosllave Rade Hamović.

    Vukvendosje – siç i dha epitet me të drejtë ajo, shërfaqë më së miri mashtrimin popullist që ndodhë sot. Njërën dorë të shtrirë tek mafia energjetike dhe milionat e popullit të Kosovës që shkojnë aty( tjetrën me gisht ndaj patriotëvë të vendit për tradhëti. Trushpëlarja kështu duket.

    Janina, e vetme, ngriti zërin, kërkoi llogari dhe artikuloi me fakte se si rrjetet korruptive në sektorin energjetik po kapnin institucionet e vendit tonë. Pa frikë. Pa hezitim. Pa kalkulim.

    Janina Ymeri përfaqëson më së miri aktivisten politike të kohës sonë: atë që nuk e tremb pushteti; atë që nuk e blen propaganda; atë që nuk e hesht padrejtësia. Ajo vjen në politikë nga beteja e së vërtetës. Nga përballja me korrupsionin.Nga përkushtimi i sinqertë për interesin publik.

    LDK është shtëpia e njerëzve të tillë; të drejtë, të guximshëm, profesionalë. Njerëzve që nuk e përdorin politikën për vete, por për vendin.

    Prandaj jam i lumtur t’ju njoftoj se Janina Ymeri do të jetë pjesë e listës sonë për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ajo ka treguar se si duket aktivisti i vërtetë: me fakte, me integritet dhe me vizion për një shtet ligjor.

    E tani është koha që ky integritet të përfaqësohet në Kuvend.

  • Laura Fazliu në repesazh, mbetet në garë për medaljen e bronztë në Abu Dabi

    Laura Fazliu në repesazh, mbetet në garë për medaljen e bronztë në Abu Dabi

    Laura Fazliu po merr pjesë sot në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi, duke garuar në kategorinë deri 63 kilogramë.

    Në raundin e parë, Laura ishte e lirë, ndërsa në raundin e dytë arriti të mposhtë Yeji Kim nga Koreja e Jugut, duke fituar me Ippon pas rreth dy minutash luftë.

    Në çerekfinale, ajo u përball me Enkhriilen Lkhagvatogoo nga Mongolia.

    Lufta ishte e barabartë, por një moment pakujdesie i kushtoi dhe Mongolja arriti të fitojë me Yuko, duke kaluar në gjysmëfinale.

    Laura në repasazh ku do të ndeshet me Lubjana Piovesana nga Austria.

  • Moldavia mbyll përkohësisht hapësirën ajrore për shkak të dronëve

    Moldavia mbyll përkohësisht hapësirën ajrore për shkak të dronëve

    Moldavia, që gjendet në kufi me Ukrainën, mbylli hapësirën e saj ajrore për një orë gjatë natës, pas inkursionit të dronëve të rinj, tha Ministria e Mbrojtjes më 29 nëntor.

    Ky shtet i vogël që gjendet në kufi me Ukrainën e shkatërruar nga lufta dhe me Rumaninë, vend anëtar të NATO-s, vazhdimisht është përballur me shkelje të hapësirës ajrore që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

    Incidenti i fundit vjen pasi Moldavia raportoi më herët këtë javë se një dron ishte rrëzuar në territorin e saj, teksa gjithsej gjashtë dronë që kishin kaluar hapësirën e saj ajrore.

    Hapësira ajrore e Moldavisë “u mbyll përkohësisht për rreth një orë e 10 minuta, mes orës 22:43 dhe 23:53, si masë emergjente, pasi dy dronë të paidentifikuar fluturuan ilegalisht mbi territorin kombëtar, duke krijuar një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e aviacionit”, tha Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë për media të shtunën.

    Ajo shtoi se dronët e tipit Gerbera nuk ishin zbuluar nga radarët e Moldavisë, por inkursioni i tyre ishte “konfirmuar nga autoritetet kufitare ukrainase”.

    “Nuk janë identifikuar objekte, copëza apo elemente që paraqesin rrezik për popullsinë dhe të dy dronët janë larguar nga hapësira ajrore kombëtare, duke u futur thellë në territorin ukrainas”, tha Ministria e Brendshme, njofton rel.

    Megjithatë, tha ajo, dy avionë që po vinin drejt Kishinievit nga Parisi dhe Barcelona gjatë mbylljes së hapësirës ajrore devijuan fluturimet drejt Rumanisë.

    Një tjetër aeroplan që po përgatitej të nisej nga Kishinievi u ndalua përkohësisht.

    “Moldavia i dënon fuqishëm këto veprime të paligjshme dhe të rrezikshme, të cilat vunë në rrezik sigurinë e fluturimeve civile dhe jetët njerëzore”, tha Ministria e Mbrojtjes, duke i cilësuar shkeljet si “akte armiqësore të frikësimit dhe destabilizimit”.

    Të mërkurën, Moldavia thirri ambasadorin rus në bisedë për shkak të rrëzimit të një droni, ndërsa vendosi dronin e rrëzuar para Ministrisë së Jashtme dhe i dorëzoi atij një notë proteste.

  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ: Nis afati për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

    Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ: Nis afati për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se ka nisur periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

    Gjatë kësaj periudhe 11-ditore, nga 26 nëntor deri më 6 dhjetor 2025, qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe, nëse dëshirojnë, ta ndërrojnë atë brenda komunës së tyre, duke e caktuar sa më afër vendbanimit:

    1.Përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose

    2.Duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku janë të regjistruar si votues.

    KQZ sqaron se ndërrimi i Qendrës së Votimit nga një komunë në komunën tjetër nuk mundësohet drejtpërdrejtë nga Komisioni, pasi kjo lidhet me deklarimin zyrtar të adresës së vendbanimit nga qytetarët/votuesit.

    Përmes KQZ-së, votuesi mund të ndryshojë Qendrën e Votimit vetëm brenda komunës së vet. Ndërsa për të kaluar nga një Qendër Votimi në një komunë tjetër, votuesi duhet të ndryshojë adresën zyrtare të vendbanimit në Zyrën e Gjendjes Civile ose përmes platformës E-Kosova.

    Ndryshimet e bëra gjatë periudhës 26 nëntor – 6 dhjetor 2025 do të reflektohen në platformën elektronike të KQZ-së pas përfundimit të saj: https://qv.kqz-ks.org.

  • Dronët rusë godasin Kievin: Një i vdekur, shtatë të plagosur

    Dronët rusë godasin Kievin: Një i vdekur, shtatë të plagosur

    Një sulm rus me dronë dhe raketa në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ka vrarë të paktën një person dhe ka plagosur shtatë të tjerë, kanë bërë të ditur zyrtarët e qytetit.

    Herët në mëngjesin e së shtunës, ndërtesa banimi në disa lagje u goditën dhe shpërthime të fuqishme u dëgjuan në mbarë qytetin.

    Kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko, tha se një fëmijë 13-vjeçar është në mesin e të plagosurve, ndërsa katër persona janë dërguar në spital, njofton BBC, transmeton Sinjali.

    Më herët këtë javë, një sulm i ngjashëm në Kiev kishte vrarë shtatë persona, kanë thënë zyrtarët ukrainas. Bombardimi i fundit ndodhi teksa negociatorët ukrainas po përgatiteshin për bisedime me zyrtarë amerikanë këtë fundjavë për një plan të modifikuar paqeje të SHBA-së. Shefi i administratës ushtarake të Kievit, Tymur Tkachenko, konfirmoi se sulmi i së shtunës goditi “shënjestra të shumta në periferi të kryeqytetit”.

    “Dronët e armikut janë mbi qytet dhe mbrojtja ajrore po reagon,” shkroi ai në Telegram.

    “Aktualisht, në Kiev ka gjithsej një të vdekur dhe shtatë të plagosur, përfshirë një fëmijë.”

    Trupi i një burri u gjet nga ekipet e kërkim-shpëtimit në distriktin Sviatoshynskyi, në perëndim të qytetit, konfirmoi Tkachenko.

    Dy gra janë mes të plagosurve në qytetin Brovary, në lindje të Kievit, me guvernatorin rajonal që tha se “raketa dhe dronë” kishin shënjestruar zonat banimore.

    Klitschko tha se sulmi kishte shkaktuar zjarr në katet e poshtme të një ndërtese të lartë banimi në perëndim të qendrës së qytetit, ndërsa një zjarr tjetër u vu nën kontroll në një distrikt qendror.

    Më herët këtë javë, Rusia dhe Ukraina shkëmbyen sulme vdekjeprurëse gjatë natës, të cilat shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi dhe vranë shtatë persona në Kiev, ndërsa rajoni Rostov i Rusisë raportoi tre viktima.

    Sulmi i së shtunës vjen në kohën kur Presidenti Donald Trump po shtyn që të dyja palët të pranojnë një draft-plan paqeje, i cili fillimisht ishte i anuar ndjeshëm drejt kërkesave të Moskës. Ai u rishikua gjatë bisedimeve midis negociatorëve ukrainas dhe amerikanë në Gjenevë.

  • Sot luhet xhiroja e 15-të e Superligës, këto janë përballjet kryesore

    Sot luhet xhiroja e 15-të e Superligës, këto janë përballjet kryesore

    Albi Mall Superliga rikthehet sot (e shtunë) ku do të luhet xhiroja e 15-të, me disa përballje mjaft interesante.

    Sot do të luhet në Skenderaj dhe në Lipjan, me Drenicën që do të jetë nikoqire e Gjilanit dhe Prishtina e Re që do të presë Prishtinën.

    Në duelin e parë, Drenica, e pozicionuar aktualisht e shtata në tabelë, pret Gjilanin, që është vetëm një pozitë më lart me 16 sosh. Të dy skuadrat nuk kanë arritur të fitojnë në xhiron paraprake, ndaj do të luftojnë për të marrë vetëm rezultat pozitiv.

    Në duelin tjetër mes Prishtinës së Re dhe Prishtinës do të ketë debutim trajnerësh. Vendasit kanë emëruar në stol Qëndrim Kidën pas largimit të Shpëtim Babajt, ndërsa në stolin e Prishtinës është ulur Afrim Tovërlani, duke zëvendësuar Arsim Thaçin.

    Në takimin e parë këtë sezon mes këtyre dy skuadrave, fitues kishte dalë Prishtina, që triumfoi me rezultat 2-0 në ‘Fadil Vokrri’.

    Të dyja ndeshjet janë parashikuar të nisin me fillim nga ora 13:00.