ATV

Blog

  • Monaco fiton derbin e javës në Ligue 1 kundër PSG-së

    Monaco fiton derbin e javës në Ligue 1 kundër PSG-së

    Skuadra e Monacos ka arritur të mposhtë PG-në me rezultat minimal 1:0,dhe atë në derbin e xhiros së 14 –të në Ligue 1.

    Pjesa e parë u karakterizua me raste nga të dy skuadrat ku vendasit shënuan gol përmes Salisu ,por u anulua për shkak të pozitës jashtëloje dhe 45 minutat e parë përfunduan pa gola 0:0.

    Në pjesën e dytë Monaco arriti të gjej golin e epërsisë në minutën e 88-të nëpërmjet Minaminos në 1:0,por gjërat u përkeqësuan paksa për vendasit pasi gjermani Thilo Kehrer u ndëshkua me të kuq.

    Në fund më gola nuk pati dhe kështu Monaco shënon fitore të madhe ndaj kampionëve të Evropës,dhe tani ka 23 pikë tëvtubuara teksa PSG mbetet lider me 33 pikë.

  • Moldavia njofton se dronët rusë hynë në hapësirën e saj ajrore, duke paraqitur rrezik për aviacionin

    Moldavia njofton se dronët rusë hynë në hapësirën e saj ajrore, duke paraqitur rrezik për aviacionin

    Autoritetet moldave raportuan se dy dronë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Moldavisë, duke shkaktuar një kërcënim për sigurinë e aviacionit. Ky është incidenti i tretë i tillë brenda nëntë ditëve, duke rritur shqetësimet për sigurinë ajrore në rajon.

    Pasi dronët rusë kaluan në hapësirën ajrore të Moldavisë, autoritetet vendase mbyllën përkohësisht hapësirën ajrore të vendit për një orë dhe 10 minuta. Sipas Ministrisë së Brendshme të Moldavisë, dy dronët që fluturonin mbi territorin moldav u identifikuan si rusë, dhe më vonë ata vazhduan fluturimin mbi territorin ukrainas, shkruan Reuters, transmeton Sinjali.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Moldavisë njoftoi gjithashtu se kishte thirrur ambasadorin rus në Kishinau, Oleg Ozerov, për të diskutuar incidentin dhe për t’i prezantuar atij një nga dronët rusë që ishte gjetur në territorin moldav. Kjo ndodhi më 26 nëntor, dhe incidenti u pasua nga një video e shpërndarë nga autoritetet moldave, ku ambasadori rus shihej pranë dronit të zbuluar.

    Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka reaguar ashpër ndaj agresionit rus, duke e akuzuar Moskën për përpjekje për të destabilizuar shtetin e vogël të Ballkanit, që ndodhet midis Ukrainës dhe anëtares së BE-së, Rumanisë. Sandu, e cila ka shprehur dëshirën për ta parë Moldavinë anëtare të Bashkimit Evropian deri në vitin 2030, ka kritikuar ashpër luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ka theksuar rrezikun që përbën për sigurinë rajonale.

    Sipas Ministrisë së Brendshme të Moldavisë, mbyllja e hapësirës ajrore ishte e domosdoshme për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm ndaj fluturimeve të zakonshme. “Gjatë këtij incidenti, që përbënte një kërcënim serioz për sigurinë e fluturimit, hapësira ajrore e Moldavisë u mbyll për një orë e 10 minuta, nga ora 22:43 deri në ora 23:53,” tha Ministria e Brendshme e Moldavisë në një njoftim për shtyp.

    Ky incident i fundit është pjesë e një seri të ngjarjeve të ngjashme që kanë ndodhur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ku Moldavia ka pasur shqetësime të vazhdueshme për sigurinë e saj ajrore, duke iu druajtur mundësisë që ndonjë aktivitet i tillë të shkaktojë ndonjë aksident të mundshëm në hapësirën ajrore të saj ose në ato të vendeve të tjera fqinjë.

  • Mandati i Peter Sorensenit zgjatet për dy vjet shtesë

    Mandati i Peter Sorensenit zgjatet për dy vjet shtesë

    Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar zgjatjen e mandatit të emisarit për dialog, Peter Sorensen, për dy vjet shtesë, në përputhje me rekomandimin e shefes së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas.

    Burime diplomatike në Bruksel konfirmuan se mandati i Sorensenit, i cili skadon në fund të shkurtit, do të vazhdojë për dy vjet. Edhe pse mandati i tij i parë, 13-mujor, nuk ka sjellë përparim të dukshëm në procesin e dialogut, BE-ja thekson se mungesa e lëvizjeve është e lidhur me zhvillimet politike të brendshme në Kosovë dhe Serbi.

    Bashkimi Evropian ka konfirmuar se Kaja Kallas synon organizimin e një takimi në nivel liderësh, por vetëm kur të krijohen kushtet e nevojshme. BE-ja vazhdon të theksojë se progresi në rrugën evropiane për të dyja vendet varet nga avancimi në dialog.

    Ministrat evropianë do të rikujtojnë në dhjetor se, në mungesë të përparimit, palët mund të humbasin mundësi të rëndësishme. BE-ja kërkon gjithashtu përmbushjen e detyrimeve të dala nga dialogu dhe zbatimin e marrëveshjes së vitit 2023, të arritur në Ohër.

  • Incident i armatosur në rrugën “Dardania”, plagosje pas një zënke në trafik në Fushë Kosovë

    Incident i armatosur në rrugën “Dardania”, plagosje pas një zënke në trafik në Fushë Kosovë

    Një mosmarrëveshje e çastit në trafik dyshohet se u bë shkaktare e një plagosjeje me armë zjarri pasditen e sotme në Fushë Kosovë.

    Incidenti u regjistrua rreth orës 15:50 në rrugën “Dardania”, pranë shkollës “Mihal Grameno”, ku nga të shtënat mbeti i plagosur një 40-vjeçar.

    Ky i fundit u paraqit vetë në stacionin policor me plagë në këmbë, ndërsa mjekët konfirmojnë se është jashtë rrezikut për jetë. Sipas deklaratës së viktimës, gjithçka nisi pas një konflikti verbal në komunikacion me drejtuesin e një veture Audi A3, të cilin nuk e njihte.

    I dyshuari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia, me autorizim të prokurorit, ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tij.

  • Barcelona harron humbjen ndaj Chelsea-it-Fiton ndaj Alavesit në La Liga

    Barcelona harron humbjen ndaj Chelsea-it-Fiton ndaj Alavesit në La Liga

    Barcelona ka harruar humbjen e pësuar ndaj Chelsea-it në Champions,ku shënoi fitore ndaj Alaves në La Liga me rezultat 3:1.

    Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi përmes Pablo Ibanez në minutën e parë,por Lamine Yamal riktheu në lojë Barcën në minutën e 8-të duke barazuar në 1:1.

    Dani Olmo kaloi në epërsi Barcelonën për herë të parë në këtë ndeshje,duke shënuar për 2:1 që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

    Në pjesën e dytë Barcelona mbajti kontrrolin e lojës,dhe në minutat shtesë Dani Olmo vulosi fitoren e katalunasve në 3:1.

    Barcelona pas kësaj fitorjeje tubon 34 pikë pas 14 xhirove në La Liga,kurse Alaves mbetet në kuotën e 15 pikëve.

  • Manchester City fiton në minutat e fundit ndaj Leeds United

    Manchester City fiton në minutat e fundit ndaj Leeds United

    Manchester City ka arritur të shënoj një fitore tejet të rëmdësishme dhe të vështirë kundër Leeds United me rezultat 3:2.

    Pjesa e parë nisi mjaft mirë për “Citizens”ku qysh në minutën e parë Phil Foden shënoi për 1:0,teksa Josko Gvardiol dyfishoi epërsinë në 2:0 dhe me lëtë rezultat përfunduan 45 minutat e parë.

    Në pjesën e dytë Leeds United arriti të rikthehet në lojë,ku së pari Dominic Calvert Leëin ngushtoi epërsinë e City-it në 2:1,teksa Lukas Nmecha barazoi në 2:2 për ta bërë edhe më interesante këtë ndeshje.

    Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me barazim në skenë doli Phil Foden shënoi për 3;2,që në fund ishte epilogu i kësaj ndeshjeje.

    Man.City grumbullon 25 pikë pas 13 xhirove,kurse Leeds United mbetet në kuotën e 11 pikëve.

  • Delegacioni ukrainas niset drejt ShBA-së për bisedime të paqes

    Delegacioni ukrainas niset drejt ShBA-së për bisedime të paqes

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se një delegacion i shtetit të tij, i udhëhequr nga sekretari i Këshillit të Sigurisë, Rustem Umerov, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara për të vazhduar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

    Umerov u vu në krye të delegacionit ukrainas pasi kryenegociatori paraprak, shefi i stafit të Zelenskyt, Andriy Yermak, dha dorëheqje një ditë më parë pasi hetuesit kundër korrupsionit bastisën zyrën dhe shtëpinë e tij.

    Zelensky tha se pret që rezultatet e takimeve të mëhershme me SHBA-në në Gjenevë, që u zhvilluan fundjavën e kaluar, tani të “konkretizohen” në bisedimet e së dielës.

    Këto takime i mundësuan Ukrainës që të paraqiste propozimet e saj, pasi sekretari amerikan i Ushtrisë, Dan Driscoll, paraqiti propozimet amerikane tek udhëheqësit në Kiev pothuajse dy javë më parë.

    “Rustem dorëzoi sot një raport dhe detyra është e qartë: të punojmë shpejt dhe me substancë për hapat e nevojshëm për të përfunduar luftën”, shkroi Zelensky në X.

    Yermak i tha New York Post disa orë pas dorëheqjes se po “shkon në front”.

    “Jam një njeri i ndershëm dhe i respektueshëm”, tha ai.

    Ukraina po përballet me presion nga Uashingtoni për të pranuar kushtet e një marrëveshjeje paqeje, ndërsa Zelensky gjendet në situatën më të vështirë politike dhe ushtarake që nga ditët e para të pushtimit rus më 2022./REL

  • KFOR dhe EULEX përmirësojnë aftësitë e ndërveprimit në stërvitjen e përbashkët

    KFOR dhe EULEX përmirësojnë aftësitë e ndërveprimit në stërvitjen e përbashkët

    KFOR ka njoftuar se trupat hungareze, në bashkëpunim me personelin e EULEX-it, kanë realizuar një stërvitje të përbashkët që synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy misioneve ndërkombëtare. Aktiviteti kishte për qëllim përmirësimin e koordinimit dhe përgatitjen e ekipeve për të reaguar më efektivisht në situata të ndërlikuara të sigurisë.

    Stërvitja u fokua në rritjen e qëndrueshmërisë dhe aftësisë për të marrë vendime nën presion, duke mundësuar që ekipet të rafinojnë taktikat dhe të përmirësojnë ndërveprimin mes njësive të ndryshme.

    KFOR theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla, duke e quajtur këtë stërvitje thelbësore për të siguruar reagime të shpejta dhe të sinkronizuara në situata emergjente.

    “Këto stërvitje janë të domosdoshme për të mbështetur gatishmërinë e misioneve dhe për të krijuar një mjedis më të sigurt për qytetarët e Kosovës,” u shprehën zyrtarët e KFOR.

  • Bayern Munich fiton në frymën e fundit ndaj St.Paulit

    Bayern Munich fiton në frymën e fundit ndaj St.Paulit

    Kampioni aktual Bayern Munich ka shënuar fitoren e rradhës në Bundesligë,por me mjaft vështirësi ndaj St.Paulit me rezultat 3:1.

    Pjesa e parë nisi furishëm për mysafirët,ku në minutën e 6-të Andreas Hountodiji kaloi St Paulin në epërsi prej 1:0.

    Bavarezët u hodhën në sulm për të rikthyer ndeshjen në favor të vetin,dhe në fund të pjesës së parë Raphael Guerreiro barazoi në 1:1.

    Në pjesën e dytë Bayern dominoi gjatë gjithë kohës,por golat arriti t’i shënoj në minutat e fundit ku Luiz Diaz shënoi për 2:1 e më pas Nicolas Jackson vulosi fitoren e bavarezëve në 3:1,që ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.

    Bayern Munich vazhdon të jetë lider në Bundesligë me 34 pikë,teksa St.Pauli mbetet në koutën e 7 pikëve.

  • Kaçanik: Vret me armë zjarri qenin, 27-vjeçari vetëdorëzohet në polici

    Kaçanik: Vret me armë zjarri qenin, 27-vjeçari vetëdorëzohet në polici

    Sot, rreth orës 13:30, policia në Kaçanik ka pranuar një informatë nga një person në Doganaj, i cili kishte raportuar se qeni i tij ishte qëlluar me armë zjarri nga R.S. (27) dhe si pasojë kafsha kishte ngordhur, raporton KosovaPress.

    Patrulla policore dhe hetuesit e stacionit të Kaçanikut kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë konfiskuar tri gëzhoja.

    I dyshuari R.S. është vetëdorëzuar në stacionin policor, ku ka dorëzuar pistoletën me nëntë fishekë.

    Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij janë iniciuar tri vepra penale: armëmbajtje pa leje, përdorim i armës së zjarrit, dhe keqtrajtim i kafshëve.

    Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.