ATV

Blog

  • Vajza e dyshuar e Putinit “sulmohet” nga gazetari ukrainas në Paris

    Vajza e dyshuar e Putinit “sulmohet” nga gazetari ukrainas në Paris

    Elizaveta Krivonogi, që besohet të jetë vajza e presidentit rus Vladimir Putin, u “sulmua” dhe u vu nën presion nga një gazetar ukrainas në Paris, ku ajo jeton.

    Fillimisht ai i tha 22-vjeçares:

    “Tre javë më parë babai yt vrau vëllain tim. Si jeton në Evropë, në këtë kontinent të mallkuar, GayEurope, siç e quan ti”, të cilës ajo iu përgjigj: “Nuk ke leje të më sulmosh”.

    Kur gazetari nga Ukraina vazhdoi ta ushtronte presion, duke e pyetur nëse e mbështeste të atin, 22-vjeçarja u përgjigj: “Çfarë lidhje ka kjo me mua?”

    “Ai është babai yt. Më e pakta që mund të bësh është ta telefonosh dhe t’i thuash të ndalojë bombardimin e Kievit. Mund të vish në Kiev dhe të veprosh si mburojë njerëzore, më mirë se Patriotët. Mund të shkosh në Pokrofsk, për shembull”, këmbënguli gazetari nga Ukraina.

    “Si e imagjinon që mund të shkoj tani?”, pyeti Elizaveta, të cilës ai iu përgjigj: “Sigurisht që mundesh. Nuk shoh ndonjë pengesë, do të të blej unë një biletë me paratë e mia”.

    “Për fat të keq, nuk mund të ndihmoj”, u përgjigj në fund gruaja e re ruse.

    Artistja 22-vjeçare lindi në vitin 2003 pas një afere të dyshuar midis Putinit dhe nënës së saj, Svetlanës, e cila ishte kujdestarja e shtëpisë së presidentit rus në atë kohë.

    Zbulimi erdhi për herë të parë pas një hetimi të vitit 2020 nga media ruse Proekt, e cila vuri në dukje “ngjashmërinë fenomenale” të saj me Putinin.

    Presidenti rus nuk përmendet në certifikatën e lindjes së Ekaterinës, e cila shkruan “Vladimirova”, që përkthehet “vajza e Vladimirit”.

    Në vitin 2021, udhëheqësi i vrarë i opozitës ruse, Alexei Navalny, zbuloi Instagramin e 22-vjeçares, i cili, sipas tij, përshkruante jetën e saj luksoze dhe pasurinë e familjes së saj, të cilën shumë e atribuojnë marrëdhënies së saj me presidentin rus.

  • Mbappé në super formë, fiton për herë të 11-të këtë sezon çmimin “Lojtari i Ndeshjes”

    Mbappé në super formë, fiton për herë të 11-të këtë sezon çmimin “Lojtari i Ndeshjes”

    Kylian Mbappé po vazhdon të tregojë nivelin e tij të jashtëzakonshëm te Real Madridi, një vit pasi u transferua në verën e vitit 2024. Mbrëmë, ylli francez ishte sërish protagonist absolut, duke shënuar dy gola në fitoren ndaj Athletic Bilbaos.

    Pas ndeshjes, Mbappé u shpall “Lojtari i Ndeshjes”, për herë të 11-të këtë sezon, një shifër mbresëlënëse që e konfirmon si futbollistin më vendimtar dhe më konstant të skuadrës së Carlo Ancelottit.

    Me gola, asistime dhe paraqitje dominuese, Mbappé është shndërruar në liderin ofensiv të Real Madridit, duke udhëhequr ekipin drejt objektivave madhorë si në La Liga ashtu edhe në Evropë.

    Forma e tij aktuale po e ngre shumë më lart standardin e ekipit, ndërsa tifozët madrilenë janë të bindur se Mbappé është njeriu kyç i sezonit.

  • Angela Martini iu përgjigjet zërave për divorc

    Angela Martini iu përgjigjet zërave për divorc

    Disa javë më parë, mediat e huaja raportuan rreth divorcit ndërmjet Angela Martinit dhe Dragos Savulescut.

    TMZ-ja raportoi se modelja shqiptare kishte paraqitur kërkesën për divorc ndaj biznesmenit të njohur.

    Por, teksa djali i tyre feston ditëlindjen, Angela ka tunduar ujërat duke postuar edhe fotografi me partnerin.

    Megjithatë, ende nuk dihet nëse Angela e ka bërë këtë gjë për hir të respektit për babain e djalit të saj, apo nëse vërtet është tejkaluar kriza në martesë.

    “Sot bota u bë më e ndritshme sepse zemra dhe shpirti ynë, Kyree Martini-Savulescu, lindi. Dielli ynë, lumturia jonë, gëzimi ynë më i madh.

    Historia jote ka qenë e jashtëzakonshme që nga momenti i parë. Edhe përpara se të shiheshe, ekzistenca jote mbartte diçka unike, një prekje hyjnore, një fat të shkruar ndryshe. Shigjetari ynë i vogël i çmendur, ti erdhe me universin që bënte tifozllëk për ty.

    Ti je fëmija që zgjodhëm…

    Dhe në njëfarë mënyre fëmija që na zgjodhi neve.

    Fëmija ynë i mrekullisë.

    Gjithçka e jona.

    Gëzuar ditëlindjen, Kyree.

    Të duam pafund”, shkroi Angela.

  • Ky është artisti më i dëgjuar në “Spotify”, për vitin 2025

    Ky është artisti më i dëgjuar në “Spotify”, për vitin 2025

    Viti 2025 ishte tejet i larmishëm në zbulimin e artistëve të rinj.

    Një nga platformat më të mëdha të muzikës – Spotify, ka publikuar përmbledhjet vjetore për të gjithë përdoruesit e kësaj platforme.

    Secili përdorues i kësaj platforme është shërbyer me të dhënat individuale nëpërmjet “Spotify Wrapped”, ku ka parë se kë e ka dëgjuar më së shumti, cilat këngë, dhe sa minuta ka dëgjuar përmbajtje në këtë platformë.

    Sipas “Spotify”, artisti më i dëgjuar për vitin 2025 ishte Bad Bunny.

    Bad Bunny u dëgjua plot 19.8 miliardë herë në të gjithë botën, këtë vit.

    “Albumi më i fundit i Bad Bunny, DeBÍ TiRAR MáS FOTos , është gjithashtu Albumi më i Mirë Global i këtij viti , duke nënvizuar përqafimin mbarë-botëror këtë vit të kulturës dhe muzikës vibrante të Porto Rikos” deklaron gjiganti muzikor.

  • Kosova forcon kapacitetet kundër fatkeqësive përmes projekteve TAFF

    Kosova forcon kapacitetet kundër fatkeqësive përmes projekteve TAFF

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe me ndihmën e Bankës Botërore dhe Fondit Global për Reduktimin dhe Rimëkëmbjen nga Fatkeqësitë (GFDRR), sot ka mbajtur punëtori njëditore që përmbledh dy aktivitete.

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se këto iniciativa staretgjike po japin një kontribut të fuqishëm në forcimin e kapacitetev të Kosovës në menagjimin e rrezikut dhe përballimin e fatkqesive.

    Sipas tij Kosova është e përkushtuar në ndertimin e një sistemi të qëndrushem të koordinuar dhe proaktiv i cili vendos parandalimin dhe reagimin e shpejt në qender të politikave tona publike.

    Drejtor i Agjencisë per Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj tha se projektet TAFF 1 dhe TAFF 2 shënonië një hap përpara në modernizmin dhe harmonizmin e sistemeve me standardetet evropiane si dhe përmiresimin e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqesite.

    Tutje ai theksoi se se përmes këtyre projekteve po avancohet ne rritjen e kapacitetet institucionale të institucioneve ne nivel qëndror dhe lokal.

  • Izmaku tregon pse nuk ndodhi koalicioni PDK-Nisma

    Izmaku tregon pse nuk ndodhi koalicioni PDK-Nisma

    Zyrtarja e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me diskutimet e ditëve të fundit mbi një bashkim të mundshëm të Nismës me PDK’në në një listë zgjedhore.

    Izmaku ka konfirmuar se marrëveshja e përfolur nuk është arritur, duke theksuar se Nisma Socialdemokrate do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të pavarur.

    “Sot dua t’ju them me qartësi – ajo marrëveshje nuk ndodhi”, ka shkruar Izmaku.

    Ajo tha se Nisma do të ecë përpara, e pavarur.

    “E përkushtuar dhe e mbështetur tek njerëzit që e besuan këtë rrugë dekada me radhë, nën lidershipin e provuar të Fatmir Limajt”, shkroi ajo.

    Sipas Izmakut, partia mbetet e fokusuar në vlerat që, siç tha, i përgjigjen nevojave reale të qytetarëve.

    Ajo shtoi se për Nismën, politika nuk është “krenari e tepruar apo arrogancë, por përgjegjësi, shërbim dhe përkushtim i përditshëm”.

    Postimi i plotë:

  • Policia publikon fotografinë e një të dyshuari për vjedhje, kërkon ndihmë për identifikimin e tij

    Policia publikon fotografinë e një të dyshuari për vjedhje, kërkon ndihmë për identifikimin e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi që dyshohet se është i përfshirë në “Vjedhje”.

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e tij.

    “Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje”. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].”

  • Rikthehet seriali “Euphoria” me sezonin e 3-të – Rosalia pjesë e kastit

    Rikthehet seriali “Euphoria” me sezonin e 3-të – Rosalia pjesë e kastit

    HBO ka konfirmuar zyrtarisht Sezonin e 3-të të serialit shumë të dashur për të rinjtë “Euphoria”, duke publikuar një poster intriguese me mbishkrimin “Çdo zgjedhje hap një derë të re”. Njoftimi ka ndezur rrjetet sociale, ndërsa fansat përgatiten të rikthehen në botën intensive dhe me ngjyra neon të serialit.

    Thuhet se sezoni i ri do të ketë një ton më ëndërrimtar dhe psikologjik. HBO-së tregon se çdo personazh do të përballet me një “portë” simbolike, që përfaqëson transformimin ose konfliktet e brendshme.

    Historia e Rue-së pritet të eksplorojë rrugët alternative që jeta e saj mund të kishte marrë, ndërsa Jules do të ketë një sezon të fokusuar në identitetin dhe vetë-reflektimin.

    Aktorët kryesor pra Zendaya, Hunter Schafer, Jacob Elordi, Alexa Demie, Sydney Sweeney dhe Barbie Ferreira pritet të rikthehet. Gjithashtu qarkullon lajmi se në kët pjesë të serialit, do të marrin pjesë njerëz si ylli I Pop-it Spanjoll dhe fituesja e Grammy-t Rosalia, ylli I NFL Marshawn Lynch e shumë emra të tjerë tejet të njohur.

    Si risi, portali online i HBO-së do t’u ofrojë fansave skena bonus, shënime të personazheve dhe mesazhe të fshehura për çdo episod. Shikuesit mund të shikojnë përmbajtje të veçantë gjatë sezonit, duke e kthyer serialin në një eksperiencë dixhitale të thelluar.

    Edhe pse data e saktë nuk është zbuluar, supozohet një premierë në pranverë vitin e ardhshëm. Fansat tashmë kanë mbushur internetin me entuziazëm, teori dhe humor.

  • Faton Peci njofton, më 12 dhjetor mbahet seanca inauguruese e Komunës së Mitrovicës së Jugut

    Faton Peci njofton, më 12 dhjetor mbahet seanca inauguruese e Komunës së Mitrovicës së Jugut

    Mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut do të mbahet me 12 dhjetor në ora 12:00. Kështu ka bërë të ditur Faton Peci i cili për katër vite do të udhëheq me këtë komunë, pasi që doli fitues i zgjedhjeve lokale që mbajtën më 9 nëntor, pasi që në raundin e parë nuk kishte fitues.

    Postimi i Pecit:

    Mirëmëngjes qytetarë të Mitrovicës!

    Sot kam nënshkruar ftesën për thirrjen e mbledhjes inauguruese të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, e cila do të mbahet më 12.12.2025, në ora 12:00.

    Kjo mbledhje shënon fillimin e realizimit të mandatit të dhënë nga vullneti i qytetarëve.

    Na priftë e mbara!

  • Vijon faza e 1/16-tës: sot gjashtë duele në Kupën e Kosovës

    Vijon faza e 1/16-tës: sot gjashtë duele në Kupën e Kosovës

    Sot (e enjte) në program janë gjashtë ndeshje të fazës së 1/16-tës së Kupës së Kosovës në futboll.

    Kjo fazë nisi të mërkurën me zhvillimin e nëntë përballjeve, ku nuk pati ndonjë befasi, pasi të gjitha skuadrat favorite siguruan kalimin në raundin tjetër.

    Ekipet e Superligës – Drita, Ballkani, Gjilani, Llapi, Dukagjini, Malisheva, Prishtina e Re, Drenica dhe Ferizaj – kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-tës, duke eliminuar kundërshtarët e tyre nga Liga e Parë.

    Ndërsa sot ndeshjet paraqiten më të larmishme: Prishtina pret Top Futbollin nga Liga e Dytë, ndërsa çiftet tjera janë kryesisht ekipe të Ligës së Parë.

    Për një vend në 1/8-tën sot do të luftojnë: Liria – Suhareka, Flamurtari – Vushtrria, 2 Korriku – Dinamo, KEK-u – Vëllaznimi dhe Istogu – Feronikeli ’74.

    Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme nisin nga ora 12:30, ndërsa të premten zhvillohet vetëm ndeshja e fundit e këtij raundi: Kika – Trepça ’89.

    Çiftet e sotme në Kupën e Kosovës:

    • 2 Korriku – Dinamo

    • Flamurtari – Vushtrria

    • Istogu 03 – Feronikeli ‘74

    • Top Football – Prishtina

    • KEK-u – Vëllaznimi

    • Liria – Suhareka. /ATVLIVE.TV