ATV

Blog

  • Apple po zhvillon një “smart home hub” me Siri të përmirësuar

    Apple po zhvillon një “smart home hub” me Siri të përmirësuar

    Apple po zhvillon një “smart home hub”, që do të mbështetet fuqishëm në versionin më të avancuar të Siri-t që pritet vitin e ardhshëm.

    Megjithëse informacionet për këtë pajisje kanë qarkulluar gjatë dy viteve të fundit, një rrjedhje e fundit e kodit të iOS 26 jep detaje të reja dhe konfirmon disa nga tiparet e përfolura.

    Sipas Macworld, një version i brendshëm i iOS 26 përmend disa pajisje të reja të Apple, duke përfshirë “smart home hub”. Kodi tregon disa funksione të mundshme:

    • Kamera – pajisja do të ketë një kamerë 1080p.
    • Face ID – do të përdoret për të identifikuar personat që ndodhen në dhomë.
    • Ndërrimi i profileve – përmes Face ID, “smart home hub” do të mund të kalojë automatikisht te profili i personit që po ndërvepron me pajisjen. Apple po teston saktësinë e këtij sistemi përmes një aplikacioni.
    • Apple Intelligence dhe Siri i ri – pajisja do të mbështesë sistemin inteligjent të Apple dhe versionin e ri të Siri-t.

    Disa thashetheme të tjera sugjerojnë se kjo teknologji do të jetë një kombinim i iPad-it dhe HomePod-it, me një ekran katror rreth shtatë inç dhe një bazë opsionale altoparlanti.

    Produkti pritet të debutojë rreth kohës kur del versioni i ri i Siri-t në iOS 26.4, mundësisht në mars ose prill.

    Apple thuhet se po punon edhe në një kamerë sigurie shtëpiake që do të bashkëpunojë me “smart home hub”, por ende nuk ka datë të caktuar për publikimin e saj.

  • Snoop Dogg bëhet trajner nderi i ekipit amerikan për Lojërat Dimërore Milano Cortina 2026

    Snoop Dogg bëhet trajner nderi i ekipit amerikan për Lojërat Dimërore Milano Cortina 2026

    Reperi legjendar Snoop Dogg ka marrë një rol krejt të veçantë për Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, duke u emëruar si trajneri i parë nderi i Ekipit Olimpik dhe Paralimpik të SHBA-së. Pozita, e krijuar posaçërisht nga USOPC, synon të sjellë humor, motivim dhe energji pozitive te sportistët amerikanë jashtë arenës së garës.

    Snoop e konfirmoi lajmin përmes LinkedIn, ku u prezantua me titullin “Trajneri Snoop, Ekipi i SHBA-së”. Edhe pse roli është vullnetar, ai shihet si një lëvizje e veçantë nga USOPC për të ngritur moralin dhe atmosferën në ekip. Në reagimin e tij, reperi theksoi se “atletët janë yjet e vërtetë” dhe se ai synon të japë motivim, mbështetje dhe “pak mençuri nga stoli”.

    Ky angazhim vjen pas suksesit të tij në Lojërat Olimpike Paris 2024, ku Snoop Dogg u bë një nga figurat më të komentuar si korrespondent special për NBCUniversal. Tashmë, ai pritet të sjellë stilin dhe karizmën e tij të zakonshme edhe në skenën e sporteve dimërore.

  • Humbi motrën nga një gabim mjekësor, Dr.Artemisa Gogollari rrëfen periudhën që ia ndryshoi jetën

    Humbi motrën nga një gabim mjekësor, Dr.Artemisa Gogollari rrëfen periudhën që ia ndryshoi jetën

    Një histori e pazakontë e fëmijërisë ka shënuar rrugëtimin profesional të doktoreshës Artemisa Gogollarit, e cila sot njihet për përkushtimin e saj në shërbim të pacientëve. Në një rrëfim të saj në emisionin “LIBERO”, ajo zbuloi se një situatë e papritur shëndetësore që i ndodhi motrës së saj, u bë arsyeja që Gogollari vendosi t’ia kushtonte jetën mjekësisë.

    Doktoresha kujtoi se gjithçka nisi nga një grip i zakonshëm i motrës, por që u përkeqësua për shkak të një trajtimi të pasaktë. “Ishte një situatë e paparashikuar. Nga një grip normal, u bë një problem serioz për shkak të një gabimi në dhënien e penicilinës…”, rrëfeu ajo.

    Sipas saj, pikërisht ai moment i vështirë e bëri të kuptonte se çfarë donte të bëhej në të ardhmen. Gogollari theksoi se përjetimi e tronditi, por mbi të gjitha e frymëzoi: “…Në atë çast i thashë vetes se nuk duhet të përsëritej kurrë më… Aty vendosa se do të bëhesha mjeke, do të ndiqja këtë rrugëtim dhe do të isha në shërbim të të tjerëve duke dhënë maksimumin tim. Pa atë ngjarje, nuk e di se si do të ishte jeta ime…” – u shpreh ajo.

    Vlen ta potencojmë se Dr. Artemisa Gogollari është mjeke dhe aktualisht ka 6 vite që punon si kërkuese shkencore në Departamentin e Edukimit Mjekësor në një Universitet në Zvicër!

    Për ta shikuar intervistën e plotë të Artemisa Gogollarit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • AirTag 2 me gjurmim më të mirë

    AirTag 2 me gjurmim më të mirë

    Sipas një raporti të fundit të Macworld, AirTag 2 do të përfshijë disa funksione të reja që do të përmirësojnë aftësitë e gjurmimit.

    Sipas faqes, ata kanë pasur qasje në një version të brendshëm të iOS 26, i cili përmban referenca për disa produkte të papublikuara.

    Më poshtë janë disa nga tiparet e reja që priten për AirTag:

    • Proces i përmirësuar i lidhjes – megjithëse detaje të sakta nuk janë dhënë, pritet të bëhet më i thjeshtë zgjedhja e emrit dhe e emojis gjatë lidhjes së AirTag.
    • Raportim i detajuar i baterisë.
    • Funksioni “Improved Moving” – mund të lejojë përdoruesit të gjejnë vendndodhjen e saktë të një AirTag në lëvizje. Aktualisht, Precision Finding nuk e menaxhon mirë gjurmimin kur pajisja lëviz.
    • Përmirësim i gjurmimit në vende të mbushura me njerëz.

    Thashethemet për një version të ri të AirTag kanë qarkulluar prej vitesh, dhe pritet të ketë çip të ri Ultra Wideband.

    Nuk ka indikacione për një ridizajn, prandaj AirTag 2 do të duket si origjinali, me bateri të zëvendësueshme dhe ndoshta altoparlantë të përmirësuar që janë më të vështirë për t’u hequr.

    AirTag është i shënuar si “2025AirTag”, duke sugjeruar se Apple kishte planifikuar ta publikonte gjatë vitit 2025. Megjithatë, pritet që publikohet në fillim të vitit 2026.

  • Ndeshje interesante në Premierligë këtë fundjavë

    Ndeshje interesante në Premierligë këtë fundjavë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 16-të në Premierligën angleze.

    Kampioni aktual Liverpool e pret në Anfield skuadrën e Brightonit,ku “The Reds” synojnë të dalin nga kriza e rezultateve në Premierligë,teksa Brightoni do të synoj të marrë pikë në këtë takim.

    Në anën tjetër lideri aktual Arsenal në Emirates e pret skuadrën e Wolverhamptonit,ku londinezët do të tentojë të harrojnë humbjen e xhiros së kaluar ndaj Aston Villës dhe të kthehet tek fitoret,teksa Ëolves do të tentoj që të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje tejet të vështirë.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Angli Manchester City do të luaj në udhëtim kundër Crystal Palace,kurse Chelsea e pret Evertonin në Stamford Bridge.

    Tottenhma luan në udhëtim kundër Nottingham Forest,kurse Newcastle United dhe Aston Villa kundër Sunderlan-it dhe Ëest Ham United-it.

  • Bafte Shala flet për botoksin: “S’ka pas rëndësi kurrë se çfarë thonë të tjerët”

    Bafte Shala flet për botoksin: “S’ka pas rëndësi kurrë se çfarë thonë të tjerët”

    Në emisionin “LIBERO”, Bafte Shala ka folur hapur për imazhin dhe përdorimin e botoksit, duke shpjeguar se si shpesh njerëzit e paragjykojnë për këtë zgjedhje estetike.

    Kur u pyet nëse ndihet keq që është njohur për botoks, Shala dha një përgjigje të sinqertë dhe me humor:

    “Me rëndësi s’ja kom marrë burrin askujt fillera, po bojnë burrat e krejt… po me rëndësi burra nuk marr unë.”

    Ajo nënvizoi se mirëqenia dhe vetëbesimi personal janë më të rëndësishme se paragjykimet e të tjerëve, dhe se zgjedhjet për pamjen personale nuk duhen gjykuar.

    Mesazhi i saj ishte i qartë: çdo njeri duhet të kujdeset për veten dhe të mos lejojë që opinionet e jashtme ta vendosin për lumturinë apo vendimet personale.

    https://www.facebook.com/share/v/1EcrMeGFQN/

     

     

  • Shqiptarët nga mbarë bota mblidhen në Romë, synohet fuqizimi i bizneseve shqiptare

    Shqiptarët nga mbarë bota mblidhen në Romë, synohet fuqizimi i bizneseve shqiptare

    Qindra biznese shqiptare në Evropë janë mbledhur në kryeqytetin e Italisë në Romë.

    Organizuar nga “Albanian Global Diaspora Busines Network”, shqipet nga Australia, Turqia, Austria, Finlanda, Belgjika, dhe Italia janë bërë bashkë me qëllimin e vetëm të bashkohen për krijimin e partneriteteve të reja dhe mbështetjen e njëra-tjetres.

    “Sot, të gjitha rrugët çojnë në Romë! Sot, Roma bëhet pika e takimit për 200+ biznese shqiptare nga mbarë bota, të bashkuara në një ditë të dedikuar takimeve B2B, networking-ut dhe krijimit të partneriteteve të reja”.

  • Sigal Prishtina-Bashkimi ndeshja e fundjavës në Procredit Superligë

    Procredit Superliga e Kosovës në basketboll pritet të sjellë xhiron e 11-të,ku në program pritet të ketë ndeshje interesante.

    Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet të dielën,ku Sigal Prishtina e pret në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve skuadrën lidere në tabelë Bashkimin.

    Kryeqytetasit synojnë që të shënojnë fitoren e rradhës dhe njëherësh të rikthehen në serinë pozitive,kurse në anën tjetër prizrenasit do të tentojë që t’iu kthehen fitoreve pas tre humbjeve rradhazi.

    Të shtunën pritet të zhvillohet edhe një ndeshje tjetër interesante,ku kampioni aktual Trepça luan në udhëtim tek skuadra e Golden Eagle Yllit.

    Xehetarët synojnë fitoren e rradhës në ligëm,teksa suharekasit për tu ngritur në renditjen tabelare.

    Ndeshjet e tjera që do të luhen në fundjavë në kuadër të Procredit Superligë janë këto:Bora-Vëllaznimi dhe Rahoveci-Peja.

  • Dronët ukrainas bombarduan rafinerinë ruse të naftës në Yaroslavl

    Dronët ukrainas bombarduan rafinerinë ruse të naftës në Yaroslavl

    Gjatë natës së 12 dhjetorit, qyteti i Yaroslavlit u trondit nga disa shpërthime të fuqishme, pasi objektivi kryesor i sulmit u bë rafineria Yaroslavnefteorgsintez – objekti më i madh për përpunimin e naftës në veriun e Rusisë.

    Ky kompleks industrial ka rëndësi të madhe strategjike, pasi furnizon me derivate një rajon të gjerë rus.

    Pas shpërthimeve, flakë të mëdha shpërthyen brenda territorit të rafinerisë, ndërsa kolonat e tymit u ngritën lart mbi qytet.

    Ekipet e zjarrfikësve u mobilizuan menjëherë për të vënë nën kontroll situatën, por sipas raportimeve të para, zjarri ishte i përhapur dhe i vështirë për t’u shuar.

    Banorët lokalë raportuan se dëgjuan disa zhurma të ngjashme me shpërthime të njëpasnjëshme, të cilat shkaktuan panik dhe shqetësim.

    Trafiku në zonë u devijua, ndërsa autoritetet paralajmëruan popullsinë të shmangte afërsinë me rafinerinë për shkak të rrezikut të mundshëm të shpërthimeve të tjera.

    Nuk ka ende informacione të konfirmuara për numrin e të lënduarve ose përmasat e plota të dëmeve materiale, por sulmi konsiderohet një prej incidenteve më serioze që kanë goditur infrastrukturën energjetike në atë rajon.

  • Gratë shqiptare nuk rregullohen, rrin n’pizhame e floktë e lidhura – ku mos me shku burri te tjetra

    Gratë shqiptare nuk rregullohen, rrin n’pizhame e floktë e lidhura – ku mos me shku burri te tjetra

    Në emisionin “LIBERO”, Granit Miftari foli për pritshmëritë ndaj grave pas martesës dhe solli një mesazh të qartë dhe motivues: kujdesi për veten nuk është luks, por nevojë.

    Ajo theksoi se shpesh gratë e leshojn veten dhe nuk kujdesen për pamjen ose sjelljen e tyre, ndërsa në të njëjtën kohë shumë burra nuk kujdesen për veten. Miftari u shpreh se gratë duhet të mbajnë veten, të ndihen mirë me trupin, shëndetin dhe energjinë e tyre, sepse kjo ndikon pozitivisht në jetën e përditshme dhe marrëdhëniet.

    “Nuk është çështje për t’i këshilluar të tjerët, por për të kujdesur për veten. Një grua e lumtur dhe e e kujdesshme me veten sjell harmoninë edhe në martesë,” – tha Granit Miftari

    Mesazhi i saj ka marrë vëmendje të madhe nga publiku, i cili e ka përshkruar si një thirrje për autopërkujdesje dhe vetëvlerësim, duke sfiduar pritshmëritë tradicionale që rëndojnë mbi gratë pas martesës.

    https://www.facebook.com/share/v/164isPwVvZ/