ATV

Blog

  • PSG fiton Kupën Interkontinentale-Mund në finale Flamengon pas penalltive

    PSG fiton Kupën Interkontinentale-Mund në finale Flamengon pas penalltive

    PSG ka arritur të fitoj Kupën Interkontinale,ku në finale mundi ekipin brazilian Flamengon pas penalltive pasi koha e rregullt përfundoi 1:1.

    Në pjesën e parë francezët dominuan gjatë gjithë kohës duke krijuar raste për shënim,dhe goli erdhi në minutën e 38-të ku Kvicha Kvaratskhelia realizoi për 1:0.

    Në pjesën e dytë Flamengo u hodhë në sulm për të barazuar rezultatin,dhe këtë e arriti në minutën e 62-të ku Jorginho shënoi nga penalltia për 1:1,dhe me këtë përfundoi koha e rregullt e ndeshjes e cila shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

    Gjatë asaj periudhe të dyja ekipet nuk sollën raste të shumta për gol,dhe fituesi u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive ku lojtarët e PSG-së ishin më të saktë duke fituar në fund titullin e Kupës Interkontinentale të vitit 2025.

  • GO+Peja mund bindshëm Sigal Prishtinën në derbin e mesajvës në Procredit Superligë

    GO+Peja mund bindshëm Sigal Prishtinën në derbin e mesajvës në Procredit Superligë

    GO+Peja ka shënuar fitore bindëse kundër Sigal Prishtinës,duke e mundur me rezultat 98:67.

    Pejanët ishin skuadër më e mirë sesa mysafirët,duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes ku pjesën e parë e mbyllën me 11 pikë epërsi 44:32,teksa në periudhën e tretë u vendos edhe dilema e fituesit ku në fund GO+Peja fitoi me rezultat 98:67.

    Tek vendasit më efikasi ishte Skyler Flatten me 21 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime,kurse në anën tjetër për kryeqytetasit ishin Kelby Kramer me 16 pikë e tetë kërcime dhe Arian Azemi me 19 pikë.

    GO+Peja pas 12 xhirove ka 8 fitore e 4 humbje,kurse Sigal Prishtina ka 6 fitore e po aq humbje

  • Reagime të forta për përjashtimin e Raphinhës nga Best XI i FIFA-s, shpërthen edhe bashkëshortja e tij

    Reagime të forta për përjashtimin e Raphinhës nga Best XI i FIFA-s, shpërthen edhe bashkëshortja e tij

    Mungesa e Raphinhës në formacionin më të mirë të vitit të përzgjedhur nga FIFA ka ngjallur reagime të shumta në opinionin sportiv, duke shkaktuar debat mes tifozëve, analistëve dhe mediave ndërkombëtare. Polemikave iu shtua edhe një reagim publik nga bashkëshortja e futbollistit, Natalia Rodrigues.

    Ajo shprehu hapur habinë e saj përmes rrjeteve sociale, duke vënë në pikëpyetje përjashtimin e anësorit të Barcelonës nga Best XI. Sipas medias portugeze A Bola, Rodrigues kishte shkruar në një “story” në Instagram, tashmë të fshirë: “A është Raphinha basketbollist?”, një ironi që u interpretua si kritikë e drejtpërdrejtë ndaj vendimit të FIFA-s.

    Formacioni më i mirë i vitit u shpall në ceremoninë e organizuar në Doha, ku u përfshinë emra të njohur të futbollit botëror si Gianluigi Donnarumma, Virgil van Dijk, Jude Bellingham, Pedri, Lamine Yamal dhe Ousmane Dembélé.

    Për shumë tifozë dhe analistë, përjashtimi i Raphinhës konsiderohet i pakuptimtë, sidomos pas sezonit spektakolar 2024/25. Sulmuesi brazilian regjistroi 34 gola dhe 26 asistime, duke qenë një nga figurat kryesore në sukseset e Barcelonës, që fitoi La Ligën dhe arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

    Megjithatë, sipas burimeve pranë FIFA-s, dëmtimet e shpeshta dhe fakti që Raphinha ka zhvilluar vetëm 10 paraqitje në sezonin aktual duket se kanë ndikuar në vendimin përfundimtar.

    Pavarësisht përjashtimit nga Best XI, Raphinha vazhdon të mbetet një nga lojtarët më vendimtarë të Barcelonës, ndërsa debati mbi kriteret dhe zgjedhjet e FIFA-s pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

  • Zyrtare: Luis Suárez rinovon me Inter Miamin deri në vitin 2026

    Zyrtare: Luis Suárez rinovon me Inter Miamin deri në vitin 2026

    Luis Suárez do të vazhdojë aventurën e tij me Inter Miamin. Sulmuesi uruguaian ka rinovuar kontratën me klubin amerikan dhe do të mbetet pjesë e kampionit të MLS-së së paku edhe për një vit tjetër, deri në vitin 2026.

    Suárez iu bashkua Inter Miamit në vitin 2023 dhe që nga ardhja e tij është shndërruar në një nga figurat kyçe të skuadrës, falë përvojës, golave dhe asistimeve vendimtare. Kontributi i tij ka qenë thelbësor në ngritjen e klubit në majat e futbollit amerikan.

    Në sezonin e fundit, 38-vjeçari regjistroi shifra mbresëlënëse, me 17 gola dhe 17 asistime në të gjitha garat. Në total, Suárez ka realizuar 42 gola dhe 30 asistime në 87 paraqitje, duke u renditur si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Inter Miamit.

    Uruguaiani ishte gjithashtu pjesë kyçe e skuadrës që arriti suksese historike, duke fituar Supporters’ Shield në vitin 2024 dhe MLS Cup në vitin 2025, trofe që vulosën statusin e Inter Miamit si një prej ekipeve më të forta në kampionat.

    Me rinovimin e Suárezit, Inter Miami synon të ruajë boshtin kryesor të ekipit dhe të vazhdojë garën për trofe edhe në sezonet e ardhshme, ndërsa përvoja dhe instinkti i golit të sulmuesit uruguaian mbeten një armë e rëndësishme për klubin.

  • Vjen fitorja e parë në turneun në Çeki, Kosova triumfon ndaj Letonisë

    Vjen fitorja e parë në turneun në Çeki, Kosova triumfon ndaj Letonisë

    Kombëtarja e Kosovës në futsal ka regjistruar fitoren e parë në turneun që po zhvillohet në Çeki, duke mposhtur Kombëtaren e Letonisë me rezultat 7-4, në një ndeshje me ritëm të lartë dhe shumë gola.

    Kosova e nisi mirë takimin dhe e kontrolloi lojën në pjesën e parë, e cila u mbyll me epërsi 3-1 në favor të Dardanëve, falë organizimit të mirë dhe efikasitetit në fazën sulmuese.

    Edhe pjesa e dytë solli lojë dinamike dhe gola, me Kosovën që arriti ta ruajë epërsinë dhe ta menaxhojë rezultatin deri në fund të ndeshjes.

    Sa i përket realizatorëve, Drilon Maxharraj ishte protagonisti kryesor i takimit me tre gola të shënuar.

    Nga dy gola realizuan Drilon Haxhijaj dhe Shqiprim Imeri, ky i fundit në debutim me fanellën dardane.

    Kjo fitore i jep motiv shtesë Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e radhës në turne, duke konfirmuar rritjen dhe potencialin e ekipit në skenën ndërkombëtare të futsallit. /ATVLIVE.TV

  • Robert Lewandovski i gatshëm për tu larguar nga Barcelona

    Robert Lewandovski i gatshëm për tu larguar nga Barcelona

    E ardhmja e sulmuesit polak Robert Lewandovskit tek gjiganti katalunas Barcelona.

    Sipas asaj që raporton mediumi britanik BBC Lewa është i hapur për një largim nga Barcelona,dhe për më tepër mund të kalojë në MLS tek Chicago Fire.

    Përndryshe polaku është duke luftuar për një vend të titullarit me Ferran Torres në formacionin bazë të trajnerit Hansi Flick,duke marrë parasysh edhe formën jo të mirë në këtë sezon.

    Ndërkohë bisedimet për kontratën e re janë duke vazhduar,por mbetet të shihet se nëse Leëa do të mbetet tek Barcelona përtej këtij sezoni.

    Kujtojmë që Robert Lewandovski ka kontratë me Barcelonën deri në fund të sezonit.

  • Alvaro Morata dhe Alice Campello, sërish në prag të ndarjes?

    Alvaro Morata dhe Alice Campello, sërish në prag të ndarjes?

    Futbollisti, Alvaro Morata dhe modelja, Alice Campello duket se janë ende në krizë. Thashethemet në Spanjë vazhdojnë të përhapen, me raportime që sugjerojnë se çifti është në prag të një ndarjeje tjetër pas ndarjes së tyre në gusht të vitit 2024.

    Përflitet se sulmuesi i Comos dhe gruaja e tij mund të kalojnë pushimet e Krishtlindjeve të ndarë.

    Megjithatë, kësaj radhe përçarja mund të jetë e pakthyeshme, pasi, sipas gazetarit Kike Quintana në programin El Tiempo Justo, Morata ka një grua tjetër në jetën e tij: “Një person që i përket rrethit aktual profesional të Alvaros në klubin e tij.”

    “Morata gjeti mbështetje emocionale tek ajo grua, dhe kjo e mërziti Alicen,” shtoi Quintana, duke theksuar se nuk kishte pasur tradhëti. /ATVLIVE.TV

  • Kurti: E përsërisim në çdo takim me ndërkombëtarët, ura e Ibrit duhet të jetë e hapur

    Kurti: E përsërisim në çdo takim me ndërkombëtarët, ura e Ibrit duhet të jetë e hapur

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, gjatë perurimit të hapjes së Urës së Ibrit në Mitrovicë, tha se në çdo takim me ndërkombëtarët e përsërit qëndrimin e tij se ura kryesore në këtë lum duhet të jetë e hapur, raporton Ekonomia Online.

    “Në çdo takim e përsërisim qëndrimin tonë se ura duhet të jetë e hapur. Kemi 77 ura mbi lumin Ibër, disa prej tyre në Mal të Zi dhe Serbi. Në urën kryesore ka persona që nuk duhet të jenë aty, ka pjesëtarë të KFOR-it. Dëshirojmë të kemi shkëmbim tregtar dhe lëvizje të lirë. Urat mbi Ibër janë të Mitrovicës dhe të mitrovicasve”, tha Kurti.

  • Victoria Beckham zbulon zakonin e çuditshëm të David Beckham

    Victoria Beckham zbulon zakonin e çuditshëm të David Beckham

    Modelja, Victoria Beckham, ka zbuluar një zakon të veçantë të burrit të saj, ish-futbollistit David Beckham, i cili e bën shpesh të ndihet e sikletosur.

    Çifti i famshëm, i martuar prej 26 vitesh dhe me katër fëmijë, shpesh tërheq vëmendjen e publikut. Gjatë një intervistë në “Watch What Happens Live”, Victoria, 51 vjeç, rrëfeu se David ka një zakon të pazakontë, i pëlqen të arrijë gjithmonë shumë herët në evente.

    “Njëherë shkuam në një festë dhe mbërritëm para stafit të kamerierëve. Ishte pak e sikletshme,” tha ajo. Prezantuesi Andy Cohen sugjeroi që ndonjëherë duhet të vonohesh dhe Victoria u pajtua plotësisht: “Pikërisht këtë po them.”

  • Behar Neziri përfundon sezonin më herët-Pëson lëndim në ligamentin e gjurit të djathtë

    Behar Neziri përfundon sezonin më herët-Pëson lëndim në ligamentin e gjurit të djathtë

    Mesfushori kosovar Behar Neziri nuk do të jetë në gjendje që t’i ndihmojë skuadrës zvicrane St.Gallen.

    Neziri pësoi lendim në ligamentin e gjurit të djathtë në ndeshjen kundër Sionit,duke bërë që sezoni të përfundojë më herët.

    Përndryshe Neziri iu nënshtrua testeve mjekësore ku ishte konfirmuar lëndimi,dhe 22-vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe pritet që të mugoj rreth disa muaj.

    Kujtojmë që Behar Neziri ka luajtur deri më tani 17 ndeshje në të gjitha garat për St.Gallen,e cila pozicionohet në vendin e dytë në Superligën Zvicrane.