ATV

Blog

  • Një e treta e britanikëve gjejnë ngushëllim te AI

    Një e treta e britanikëve gjejnë ngushëllim te AI

    Hulumtimi gjithashtu evidentoi se përdoruesit shfaqin simptoma të ankthit dhe depresionit kur ndërpritet qasja në platforma të tilla

    Një e treta e qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar ka përdorur inteligjencën artificiale për mbështetje emocionale, shoqëri ose ndërveprim shoqëror, sipas Institutit të Sigurisë së Inteligjencës Artificiale (AISI).

    Studimi zbuloi se gati një në 10 persona përdorin chatbot-e për qëllime emocionale çdo javë, ndërsa 4% e bëjnë këtë çdo ditë.

    Raporti nënvizon rastin tragjik të adoleshentit amerikan Adam Raine, i cili vrau veten pas diskutimeve për vetëvrasje me ChatGPT, duke nxjerrë në pah nevojën për kërkime të mëtejshme.

    Hulumtimi gjithashtu evidentoi se përdoruesit shfaqin simptoma të ankthit dhe depresionit kur ndërpritet qasja në platforma të tilla, siç u pa në forumet e CharacterAI në Reddit.

    Përveç ndikimit emocional, AISI shqyrtoi më shumë se 30 modele të avancuara AI, përfshirë ato nga OpenAI, Google dhe Meta.

    AISI përfundon se ritmi i zhvillimit të AI-së është “i jashtëzakonshëm” dhe ka rritur ndjeshëm aftësinë e sistemeve për të kryer detyra komplekse pa ndërhyrje njerëzore.

    Kjo tregon se inteligjenca artificiale po afrohet gjithnjë e më shumë drejt nivelit të inteligjencës së përgjithshme, duke i shtuar sfidat për sigurinë dhe etikën në përdorimin e saj.

  • Një tjetër foshnjë palestineze vdes nga i ftohti ekstrem në Gaza

    Një tjetër foshnjë palestineze vdes nga i ftohti ekstrem në Gaza

    Një tjetër foshnje palestineze ka vdekur në Rripin e Gazës pas ekspozimit ndaj motit ekstrem të ftohtë, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës, ndërsa një valë e fortë e të ftohtit vazhdon të marrë jetë njerëzish mes kushteve të këqija të jetesës.

    Në një deklaratë, ministria tha se Saeed Asaad Abideen, foshnjë njëmuajsh, vdiq si pasojë e rënies të ndjeshme të temperaturave. Vdekja e tij e çoi në 13 numrin e personave që kanë vdekur pasi u shtruan në spitale për shkak të valës së fundit të të ftohtit dhe kushteve ekstreme të motit në të gjithë Gazën.

    Të mërkurën, Mbrojtja Civile e Gazës paralajmëroi se një valë e fortë e të ftohtit kërcënon jetën e fëmijëve, pasi shumë familje nuk kanë strehim dhe ngrohje të përshtatshme për shkak të kushteve humanitare që po përkeqësohen për shkak të gjenocidit të Izraelit në enklavë.

    Qindra mijëra palestinezë të zhvendosur jetojnë në kushte jashtëzakonisht të rënda pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan dhe ata u zhvendosën me forcë. Shumë familje janë strehuar në tenda ose struktura të improvizuara, duke u përballur me mungesa akute të batanijeve, furnizimeve për ngrohje dhe veshjeve dimërore ndërsa temperaturat bien.

    Zyra e qeverisë për mediat në Gaza e ka akuzuar vazhdimisht Izraelin për dështimin në përmbushjen e detyrimeve të tij sipas armëpushimit të 10 tetorit dhe protokollit të tij humanitar, përfshirë hyrjen e materialeve për strehim dhe shpërndarjen e 300 mijë tendave dhe shtëpive të lëvizshme për familjet e zhvendosura.

    Izraeli ka vrarë gati 70.700 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe ka plagosur mbi 171 mijë të tjerë në sulmet në Gaza që nga tetori i vitit 2023, përpara se sulmi të ndalej sipas marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor./AA/

  • E ardhmja e Xabi Alonsos tek Real Madrid në dyshim pas ndeshjes kundër Talaverës

    E ardhmja e Xabi Alonsos tek Real Madrid në dyshim pas ndeshjes kundër Talaverës

    Trajneri i Real Madrid-it Xabi Alonso nuk e ka ende të qartë të ardhmen e tij në stolin e “Los Blancos”.

    Reali kaloi në 1/16 e finales së Kupës së Mbretit duke fituar 3:2 ndaj Talaveras,por skuadra u kritikua për mënyrën e lojës ku pati edhe një penallti të diskutueshme si dhe në fund të ndeshjes ku vendasit ishin afër barazimit.

    Përndryshe drejtuesit e “Los Blancos”mendojnë se skuadra po ka një ekuilibër tejet të brishtë,dhe se fitoret me rezultat të ngushtë ndaj ekipeve të nivelit të ulët po nxjerrë në pah dobësitë tek ekipi.

    Kujtojmë që Xabi Alonso me Real Madridin në 10 ndeshjet e fundit ka shënuar 4 fitore,duke shtuar zërat për një largim nga stoli i “Los Blancos”

  • Zelensky: Kolegët amerikanë pretendojnë se Putini është gati t’i japë fund luftës

    Zelensky: Kolegët amerikanë pretendojnë se Putini është gati t’i japë fund luftës

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar sot se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka asnjë qëllim të vërtetë për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës, pavarësisht pretendimeve të zyrtarëve amerikanë se Moska mund të jetë gati për bisedime paqeje.

    Duke folur për median të enjten, Zelensky komentoi mbi komentet e fundit të Putinit të bëra gjatë një takimi të bordit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë të mërkurën.

    “Sinjalet që po jep Putini nuk janë absolutisht të reja për ne. Gjithmonë kam thënë se ai nuk dëshiron ta përfundojë luftën. Pyetja është nëse ai mund ta vazhdojë atë. Kjo çështje varet tashmë nga partnerët tanë, nga presioni i tyre, para së gjithash nga sanksionet dhe diplomacia”, tha Zelensky.

    Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se zyrtarët amerikanë e shohin situatën ndryshe.

    “Tani kolegët amerikanë pretendojnë se Putini është gati ta përfundojë luftën si në publik ashtu edhe në një format jo publik”, tha ai, duke shtuar se Ukraina mbështet iniciativat e SHBA-së, megjithëse nuk pajtohet me të gjitha elementët e marrëveshjeve të mundshme.

    “Kemi disa dallime mbi çështjen territoriale, financimin dhe asetet e ngrira”, tha Zelensky.

  • Juli ndalet tri orë në kufirin e Serbisë “Gojën nuk e ndali për patriotizmin e vendit tim”

    Juli ndalet tri orë në kufirin e Serbisë “Gojën nuk e ndali për patriotizmin e vendit tim”

    Juliana Nura, ka ndarë një përvojë të pakëndshme me ndjekësit e saj. Gjatë një udhëtimi përmes Serbisë, ajo u mbajt për rreth tri orë nga autoritetet kufitare, duke vonuar destinacionin e saj.

    Përmes një videoje në rrjetet sociale, Juli u shpreh e revoltuar dhe sugjeroi se ndalimi kishte lidhje me qëndrimet e saj publike: “O njerëz, kur e keni ndërmend me kuptu se unë gojën nuk e ndali për patriotizmin e vendit tim,” tha ajo, duke shtuar se kjo nuk është hera e parë që përballet me vështirësi të tilla.

  • Firmino tregon pse refuzoi Realin për Al-Ahli

    Firmino tregon pse refuzoi Realin për Al-Ahli

    Roberto Firmino, fitues i Champions League me Liverpoolin në sezonin 2018/19, ka zbuluar së fundmi se ka refuzuar një ofertë nga Real Madridi.

    Braziliani tregoi se pas përfundimit të aventurës me të kuqtë në vitin 2023, “Los Blancos” ishin të interesuar për të, por kjo nuk ishte opsioni i tij i preferuar. Ai vendosi të presë ofertën e Al-Ahli në Arabinë Saudite.

    “Real Madridi shprehu interes, por nuk ishte zgjedhja ime e parë. Duhej të prisja derisa të merrja ofertën nga Al-Ahli. I konsiderova të dy opsionet dhe vendosa të bashkohem me Al-Ahli – mendoj se ishte vendimi i duhur,”

    “E refuzova Real Madridin dy herë. Një herë kur shkova në Liverpool dhe një herë para se të shkoja në Arabi” tha ai.

    34-vjeçari gjatë afatit të verës shkoi tek Al Saddi në Katar për 7 milionë euro. /ATVLIVE.TV

  • Dogana ndalon mallra të padeklaruara me vlerë rreth 4 mijë euro te Dheu i Bardhë

    Dogana ndalon mallra të padeklaruara me vlerë rreth 4 mijë euro te Dheu i Bardhë

    Gjatë kontrolleve të rregullta në Zyrën e Brendshme Doganore në Dheun e Bardhë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një ngarkesë me mallra të padeklaruara.

    Sipas njoftimit, gjatë ekzaminimit të ngarkesës janë konstatuar pjesë të përdorura për automjete, të cilat ishin futur pa u deklaruar në përputhje me procedurat ligjore doganore. Pas verifikimit, vlera e mallit të padeklaruar është vlerësuar rreth 4 mijë euro.

    Mallrat janë ndaluar nga Dogana, ndërsa ndaj palës përgjegjëse është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës.

    Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e tregut dhe interesit publik, duke vazhduar angazhimin për zbatimin efektiv të ligjit dhe parandalimin e shkeljeve doganore.

  • Loredana i mbyll gojën thashethemeve për transferimin e Karim Adeyemit

    Loredana i mbyll gojën thashethemeve për transferimin e Karim Adeyemit

    Sipas mediave gjermane, sulmuesi i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, mund të jetë në qendër të spekulimeve për një largim nga klubi, edhe pse pritet të vazhdojë sezonin aktual me Dortmundin.

    Raportohej se një nga arsyet e mundshme lidhej me jetën private të çiftit: këngëtarja Loredana Zefi, bashkëshortja e Adeyemit, thuhej se dëshironte të jetonte në një qytet më të madh evropian me më shumë mundësi biznesi dhe argëtimi, çka mund të ndikonte në vendimin e futbollistit për të lënë Dortmundin.

    Megjithatë, Loredana ka reaguar direkt ndaj këtyre thashethemeve. Përmes një komenti në TikTok, ajo mohoi çdo lidhje të saj me vendimin e mundshëm të transferimit dhe i quajti këto spekulime “të pavërteta”.

  • Trajneri i Rayo Vallecanos: ‘Ndeshja ndaj Dritës është jetike për kualifikimin’

    Trajneri i Rayo Vallecanos: ‘Ndeshja ndaj Dritës është jetike për kualifikimin’

    Trajneri i Rayo Vallecanos, Iñigo Pérez, e ka cilësuar ndeshjen ndaj Dritës së Gjilanit si “jetike” për sigurimin e kalimit në fazën e 1/8-ës së finales në Ligën e Konferencës, duke theksuar rëndësinë e madhe që ka kjo përballje për ekipin madrilen.

    Rayo Vallecano e pret Dritën sonte nga ora 21:00 në stadiumin “Vallecas”, me synimin për të siguruar kualifikimin direkt, objektiv që mund të arrihet me një fitore. Kështu shkruan edhe e përditshmja e madhe spanjolle Marca, e cila e cilëson ndeshjen si vendimtare për fatin e grupit.

    “Është një ndeshje shumë e rëndësishme, kyçe dhe jetike. Një fitore do t’i bënte gjërat më të lehta për ne, por duhet të përqendrohemi te loja dhe te marrja e tri pikëve”, deklaroi Pérez në konferencën për shtyp para ndeshjes.

    Media spanjolle i ka kushtuar vëmendje edhe kundërshtarit, duke e përshkruar Dritën si një skuadër që synon të bëjë surprizë në Vallecas dhe të sigurojë një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira të garës.

    “Ata janë shumë energjikë si në fazën sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse. Është një ekip që lëviz shumë, e pushton zonën shpejt me disa lojtarë dhe është shumë i përgatitur fizikisht. Kjo na detyron të jemi maksimalisht të organizuar”, theksoi trajneri i Rayo Vallecanos.

    Përballja pritet të jetë e luftuar, me të dyja skuadrat që kërkojnë një rezultat pozitiv për të vazhduar rrugëtimin evropian. /ATVLIVE.TV

  • Çitaku pas vizitës së Ramës te Hashim Thaçi: Falë jush, luftëtarët tanë në Hagë nuk janë pa atdhe

    Çitaku pas vizitës së Ramës te Hashim Thaçi: Falë jush, luftëtarët tanë në Hagë nuk janë pa atdhe

    Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka falënderuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për vizitën e tij te ish-Presidenti Hashim Thaçi në Hagë.

    Çitaku thtoë se falë tij luftëtarët në Hagë nuk janë pa atdhe

    “Faleminderit Edi, falë jush, luftëtarët tanë në Hagë nuk janë pa atdhe. Ju rritë nderi”, ka shkruar ajo.

    Rama përfundon vizitën te Thaçi: E gjeta të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt, folëm për Kosovën e për Shqipërinë