ATV

Blog

  • Tusk: Pavarësia e Polonisë rrezikohet nëse Ukraina kapitullon

    Tusk: Pavarësia e Polonisë rrezikohet nëse Ukraina kapitullon

    Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar të enjten se pavarësia e vendit të tij do të ishte e rrezikuar nëse Ukraina do të detyrohej të kapitullonte.

    Gjatë një takimi të liderëve të BE-së në Bruksel mbi financimin e Ukrainës, Tusk tha se udhëheqësit po përballen “në një proces shumë të vështirë” për të arritur një marrëveshje, duke përfshirë disa vende më kritike, si Belgjika, që “teorikisht janë më të rrezikuara nga veprime hakmarrëse ose financiare nga Rusia”.

    Ai shtoi se po kërkohen mënyra për t’i bërë të gjitha vendet të ndihen të qeta me propozimet që po diskutohen.

    Megjithatë, Tusk theksoi se edhe Polonia do të rrezikohej në rast se Ukraina detyrohet të dorëzohet, për shkak të mosveprimeve nga Evropa.

    “Pavarësia polake do të ishte nën kërcënim nëse rezulton se si pasojë e vendimeve të dobëta ose mungesës së veprimit nga Evropa, Ukraina do të detyrohej të dorëzohet nga lufta”, ka deklaruar ai.

    Ai shtoi se mbështetja e Ukrainës përmes fondeve ruse është thelbësore për sigurinë e Polonisë:

    “Dua që kjo të kuptohet më në fund nga të gjithë – jo vetëm nga kolegët tanë këtu në Evropë, por edhe nga të gjithë në Poloni, se kur flasim për domosdoshmërinë e mbështetjes së Ukrainës duke përdorur këto fonde ruse, kjo ndodh sepse e dimë shumë mirë se pavarësia e Ukrainës e largon rrezikun e agresionit ose luftës nga kufijtë polakë. Anasjelltas, rënia e Ukrainës si rezultat i kësaj lufte do të nënkuptonte një kërcënim të drejtpërdrejtë për Poloninë”, ka theksuar Tusk.

  • Alessandro Bastoni:Nuk mendoj largimin nga Inter

    Alessandro Bastoni:Nuk mendoj largimin nga Inter

    Mbrojtësi i Inter-it Alessandro Bastoni ka deklaruar se është i tejet i lumtur tek nënkampioni i Italisë.

    Raportimet e fundit kanë bërë se shumë ekipe të ndryshme nga Premierliga dhe La Liga kanë ofruar oferta për Bastonin,por italiani në një intervistë për SportMediaset ka deklaruar se nuk ka asgjë konkrete.

    “Këto janë gjëra që më bëjnë krenar; do të thotë se po shkoj mirë. Lexoj edhe unë atë që lexoni ju. Nuk ka asgjë konkrete; jam i lumtur këtu dhe nuk kam probleme. Nuk mendoj për çështjet jashtë fushës”.

    Përndryshe në fund Bastoni ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që të qëndrojë tek Inter edhe në sezonet e ardhshme.

    Kujtojmë që Alessandro Bastoni ka shënuar 1 gol e bëri 3 asistime në të gjitha garat,dhe atë në 15 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

  • Ronaldo vendos rekord në Portugali me blerjen e vilës më të shtrenjtë

    Ronaldo vendos rekord në Portugali me blerjen e vilës më të shtrenjtë

    Cristiano Ronaldo ka bërë një tjetër lëvizje mbresëlënëse jashtë fushës së blertë, duke blerë shtëpinë më të shtrenjtë në Portugali, me një vlerë që kap shifrën rreth 25 milionë euro. Ylli portugez vazhdon të investojë në prona elitare, duke konfirmuar statusin e tij si një nga sportistët më të pasur dhe më të suksesshëm në botë.

    Rezidenca luksoze ndodhet në zonën prestigjioze Quinta da Marinha, një nga destinacionet më ekskluzive pranë Cascais, e njohur për privatësinë, sigurinë dhe pamjet spektakolare nga Oqeani Atlantik. Vila është ndërtuar në tre kate dhe shtrihet në një sipërfaqe prej mbi 2,700 metrash katrorë, duke ofruar komoditet maksimal dhe dizajn modern.

    Prona është e pajisur me çdo luks të mundshëm. Ajo përfshin dy pishina, një spa private, fushë tenisi, palestër të pajisur me teknologji moderne, si dhe kinema private për momente relaksi familjar. Një nga veçoritë më të spikatura është garazhi XXL, i cili ka kapacitet për rreth 20 automjete, ideal për koleksionin e makinave superluksoze të Ronaldos.

    Në brendësi, vila dallohet për detajet artistike dhe materialet e rralla. Murale ekskluzive të firmosura nga shtëpia e famshme e modës Louis Vuitton, si dhe çezma të punuara me ari të pastër, e bëjnë këtë rezidencë unike jo vetëm në Portugali, por edhe në Evropë.

    Kjo pronë pritet të shërbejë si një nga rezidencat kryesore të Cristiano Ronaldos dhe familjes së tij, duke kombinuar luksin, privatësinë dhe komoditetin në një nga zonat më të kërkuara të vendit. Blerja e fundit është një tjetër tregues i suksesit të tij të jashtëzakonshëm, si në fushën e futbollit, ashtu edhe në botën e investimeve. /ATVLIVE.TV

  • Fund i parakohshëm i aventurës së Thiago Silvas në Brazil

    Fund i parakohshëm i aventurës së Thiago Silvas në Brazil

    Aventura e Thiago Silvës në Brazil ka marrë fund më herët nga sa ishte parashikuar. Mbrojtësi 41-vjeçar dhe Fluminense kanë vendosur të ndajnë rrugët me marrëveshje të përbashkët, gjashtë muaj para përfundimit të kontratës. Vendimi u zyrtarizua të martën pasdite në qendrën stërvitore të klubit në Rio de Janeiro.

    Pavarësisht moshës, Thiago Silva nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli. Objektivi i tij është një rikthim në Evropë, ku synon të luajë në një kampionat konkurrues dhe të mbajë gjallë shpresat për një ftesë të mundshme në përfaqësuesen e Brazilit për Kupën e Botës së ardhshme.

    Në këtë kontekst, përmendet edhe emri i Milanit, klubi ku ai u afirmua si një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Megjithatë, një rikthim në “San Siro” shihet si i vështirë, për shkak të politikave aktuale të klubit.

    Fluminense i ka dhënë lamtumirën kapitenit të saj me mesazhe mirënjohjeje, duke vlerësuar kontributin e madh të tij. Në dy periudha me fanellën trengjyrëshe, Thiago Silva zhvilloi 212 ndeshje, shënoi 19 gola dhe fitoi Kupën e Brazilit, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e klubit. /ATVLIVE.TV

  • Franco Mastantuono dëshiron largimin nga Real Madrid

    Franco Mastantuono dëshiron largimin nga Real Madrid

    Mesfushori argjentinas Franco Mastantuono po synon të largohet nga Real Madrid në janar.

    Mastantuono mund të huazohet tek ndonjë skuadër në janar,në mënyrë që të gjej minutazhë më shumë dhe të jetë me Argjentinën në Kupën e Botës në SHBA,Kanada dhe Meksikë.

    Përndryshe huazimi i talentit argjentinas të “Los Blancos”po vlerësohet si një strategji,edhe pse nuk ndonjë ofertë konkrete nga ndonjë skuadër për Mastantounon.

    Kujtojmë që Franco Mastantuono ka bërë 13 paraqitje për Real Madridin qëkur i është bashkuar “Los Blancos”në verë,duke arritur që të shënoj vetëm 1 gol në të gjitha garat.

  • Kokë më kokë para meçit, Joshua dhe Jake Paul ndezin rivalitetin

    Kokë më kokë para meçit, Joshua dhe Jake Paul ndezin rivalitetin

    Të shtunën do të zhvillohet një meç interesant boksi mes Jake Paul dhe Anthony Joshua.

    Sot, dy boksierët u përballën “kokë më kokë” në konferencën për media para meçit që do të mbahet nesër, të premten.

    Joshua, ish-kampion bote në peshat e rënda, do të përballet me ish-youtuberin Jake Paul, i cili vitet e fundit është kthyer në boksier profesionist.

    Jake Paul deri më tani ka zhvilluar 13 meçe, me 12 fitore, prej tyre 7 me nokaut dhe vetëm një humbje.

    Ndërkohë, Anthony Joshua ka zhvilluar 32 meçe në karrierën e tij, ka regjistruar 28 fitore, përfshirë 25 me nokaut, si dhe 4 humbje, dy prej të cilave me nokaut. /ATVLIVE.TV

  • “Ju përshëndes, kaloni mirë”: Kurti hesht pasi komunat veriore u larguan nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

    “Ju përshëndes, kaloni mirë”: Kurti hesht pasi komunat veriore u larguan nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti nuk ka dashur të komentoj vendimin e komunave veriore për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).

    Derisa u pyet për këtë Kurti i shoëruar edhe nga Naim Tërnava ka vazhduar disponimin e tij duke u përshëndetur me mysafirët të cilët ishin në një ngjarje që ishte organizuar në Bashkësinë Islame të Kosovës.

    “Ju përshëndes, kaloni mirë”, ishte përshëndetje e Kurtit me të pranishmit aty, duke injoruar kështu pyetjen e gazetarëve.

    Gjatë ditës, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – kanë votuar për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës pasi duan të jenë pjesë e një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend.

    Ky vendim vjen pasi Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që mbështetet nga Serbia – e riktheu pushtetin në këto katër komuna pas zgjedhjeve lokale të tetorit.

    Kryetarët e rinj nga kjo parti kishin paralajmëruar në fillim të dhjetorit se do t’i rishikonin vendimet e marra nga kryetarët e deriatëhershëm shqiptarë.

  • Sulmi makabër në Sydney: Të dyshuarit për sulmin i thanë familjes se ishin për peshkim ditën e sulmit

    Sulmi makabër në Sydney: Të dyshuarit për sulmin i thanë familjes se ishin për peshkim ditën e sulmit

    Sajid dhe Naveed Akram, të cilët vranë 15 persona në plazhin Bondi në një sulm ndaj komunitetit hebre të dielën, u kishin thënë familjes së tyre se ishin për peshkim.

    Nëna e Naveed, Verena, i tha mediumit Sydney Morning Herald, se ndërsa policia rrethonte shtëpinë e familjes, ajo pati një bisedë me të birin të dielën – ditën e sulmit.

    Ajo thotë: “Ai më telefonoi dhe më tha: ‘Mami, sapo shkova për të notuar. Bëra zhytje, shkruan BBC.

    Do të shkojmë… për të ngrënë tani, dhe pastaj këtë mëngjes, dhe do të rrimë në shtëpi tani sepse është shumë vapë’.

    Sipas gazetës, burimet sugjerojnë se Naveed po tregon shenja se do t’u mbijetojë plagëve të marra.

    Si kujtesë, ai mbetet në spital në gjendje kritike pas sulmit.

  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit: KQZ tregon se si duhet të plotësohet fletëvotimi – video

    Zgjedhjet e 28 dhjetorit: KQZ tregon se si duhet të plotësohet fletëvotimi – video

    Qytetarët e Kosovës më 28 dhjetor do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një videoje të publikuar në Facebook ka treguar se si duhet të plotësohet saktë fletëvotimi, si zhvillohet procesi i votimit e deri te hedhja e fletëvotimit në kutinë e votimit.

    Më poshtë mund ta shikoni videon e KQZ-së:

  • Sonte ndizen dritat për festat e fundvitit në sheshin e Prishtinës

    Sonte ndizen dritat për festat e fundvitit në sheshin e Prishtinës

    Sot që nga ora 21:00 do të bëhet ceremonia festive e ndezjes së dritave dekorative në sheshin “Zahir Pajaziti” për nderë të atmosferës për festat e fundvitit.

    Në një komunikatë për media bëhet e ditur se merr pjesë kryetari Përparim Rama dhe Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    “Ngjarja mbahet sonte, më 18 dhjetor 2025, në ora 21:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, si dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku”, thuhet në komunikatë.