ATV

Blog

  • Osmani: Kosova synon forcimin e marrëdhënieve me Hondurasin

    Osmani: Kosova synon forcimin e marrëdhënieve me Hondurasin

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e zgjedhur të Hondurasit, Tito Asfura, me rastin e fitores së tij në zgjedhje.

    Përmes një postimi në platformën X, Osmani ka shprehur urimet më të përzemërta Asfurës, duke i dëshiruar suksese në marrjen e kësaj përgjegjësie të rëndësishme shtetërore.

    Ajo theksoi se Kosova pret me interes bashkëpunimin me presidentin e zgjedhur dhe administratën e tij, me synim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

  • I jepet lamtumira e fundit babit të Calit, varroset pa praninë e djalit

    I jepet lamtumira e fundit babit të Calit, varroset pa praninë e djalit

    Ceremonia e varrimit të Jahja Mustafës, babait të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa – Cali, ka nisur sot në një atmosferë të mbushur me emocion dhe nderime.

    Në këtë ngjarje po marrin pjesë shumë qytetarë dhe ish-ushtarë të UÇK-së, të cilët kanë ardhur për të nderuar jetën dhe kontributin e Jahja Mustafës.

    Ndërsa, një detaj i veçantë mbetet mungesa e të birit, Cali, i cili aktualisht është i dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Cali, i cili nuk pati mundësinë të vizitonte babain e tij gjatë periudhës së sëmundjes dhe as në momentet e fundit të jetës së tij, është lënë jashtë mundësisë për të qenë i pranishëm në këtë ceremoni për shkak të kufizimeve të vendosura nga autoritetet.

  • Pesë të vrarë, 21 të plagosur pas shpërthimit në një xhami të Sirisë

    Pesë të vrarë, 21 të plagosur pas shpërthimit në një xhami të Sirisë

    Pesë persona u vranë dhe 21 të tjerë u plagosën kur një shpërthim goditi një xhami në një lagje alevite në provincën siriane të Homsit të premten, tha një zyrtar lokal.

    Mediat shtetërore siriane thanë se forcat e sigurisë kishin vendosur një kordon rreth zonës dhe po hetonin rastin, transmeton Sinjali.

    Zyrtarët lokalë i thanë Reuters se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës ose nga eksplozivë të vendosur atje.

  • Ansu Fati mund të rikthehet në La Liga-Elche synon të siguroj shërbimet e tij

    Ansu Fati mund të rikthehet në La Liga-Elche synon të siguroj shërbimet e tij

    Aventura e Ansu Fatit tek klubi francez Monaco duket se do të marrë fund më shpejtë sesa pritej.

    Marrëveshja e huazimit mund të ndërpritet,dhe Fati pritet të rikthehet tek Barcelona gjatë janarit,por gjiganti katalunas synon që ta huazojë tek ndonjë skuadër tjetër.

    Përndryshe Elche është një prej opsioneve të mundshme për Fatin,dhe vetë 23 vjeçari e njeh trajnerin Eder Sarabia ku projekti i tij shihet si një mjedis i qetë për të vazhduar vazhdimësinë në karrierë.

    Kujtojmë që Ansu Fati në 14 ndeshje të zhvilluara për Monacon këtë sezon deri më tani ka shënuar 6 gola.

  • Man Utd ofron 200 milionë euro për Jude Bellingham

    Man Utd ofron 200 milionë euro për Jude Bellingham

    Gjiganti anglez Man United po synon që të shpenzojë në lojtarë të rinj,të cilët mund të jenë liderë të “Djajve të Kuq”në të ardhmen.

    Sipas raportimeve të mediave Jude Bellingham është vënë në radarin e Man United,ku drejtuesit janë të gatshëm që të ofrojnë rreth 200 milionë euro.

    Përndryshe ylli anglez konsiderohet i pashitshëm nga Real Madrid,edhe përkundër që shuma prej 200 milionë eurove mund të konsiderohet e përballueshme.

    Ndërkohë vetë Bellingham mendon që të mos largohet nga Santiago Bernabeu,teksa synon që të fitoj trofe me “Los Blancos” në fund të sezonit.

    Kujtojmë që Jude Bellingham në 20 ndeshje për Real Madridin në të gjitha garat ka realizuar 5 gola e dhuroi 4 asistime.

  • 100 prokurorë të angazhuar për ta mbrojtur votën në zgjedhjet e 28 dhjetorit

    100 prokurorë të angazhuar për ta mbrojtur votën në zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial janë angazhuar për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve dhe për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor me 28 dhjetor, kur edhe do të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

    “Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen të dielën më 28 dhjetor 2025, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor. Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje”, kanë njoftuar nga Prokuroria.

    Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.

  • Emrat e të VIP-ave që fshihen pas pseudonimeve

    Emrat e të VIP-ave që fshihen pas pseudonimeve

    Në Hollywood dhe botën e argëtimit, një emër i paharrueshëm mund të jetë po aq i rëndësishëm sa edhe talenti. Shumë yje zgjedhin emra artistikë që janë më të lehtë për t’u shqiptuar, më tërheqës për publikun ose thjesht më glamurozë se emrat me të cilët kanë lindur. Ja 10 personazhe të famshëm, emrat e vërtetë e të cilëve janë shumë ndryshe nga ata që njohim dhe që mund t’ju befasojnë.

    1. Lady Gaga

    Ylli botëror i pop-it ka lindur me emrin Stefani Joanne Angelina Germanotta, ndërsa emrin Lady Gaga e adoptoi herët në karrierën e saj muzikore, i frymëzuar nga kënga e Queen – “Radio Ga Ga”.

    2. Elton John

    Këngëtari legjendar quhet në të vërtetë Reginald Kenneth Dwight. Ai e ndryshoi emrin në Elton John si homazh për muzikantët Elton Dean dhe Long John Baldry.

    3. Whoopi Goldberg

    Whoopi Goldberg ka lindur si Caryn Elaine Johnson. Ajo ka treguar se emri artistik e ndihmoi të dallohej në fillimet e karrierës së saj.

    4. Bruno Mars

    Artisti fitues i disa çmimeve Grammy ka lindur si Peter Gene Hernandez. Ai mori emrin “Bruno” nga një nofkë fëmijërie dhe shtoi “Mars” për t’i dhënë imazhit të tij më shumë shkëlqim.

    5. Natalie Portman

    Aktorja fituese e çmimit Oscar në të vërtet quhet Neta-Lee Hershlag nga Jeruzalemi. Ajo zgjodhi mbiemrin Portman për të mbrojtur privatësinë e familjes së saj.

    6. Vin Diesel

    Ylli i filmave aksion quhet në të vërtetë Mark Sinclair. Emri “Vin Diesel” pasqyron imazhin e tij të fortë në ekran.

    7. Miley Cyrus

    E lindur si Destiny Hope Cyrus, ajo më vonë e ndryshoi ligjërisht emrin në Miley, një nofkë që vjen nga fjala “Smiley”, siç e thërriste familja kur ishte e vogël.

    8. Katy Perry

    Superylli i pop-it ka lindur si Katheryn Elizabeth Hudson. Ajo përdori mbiemrin e vajzërisë së nënës së saj për të shmangur ngatërrimin me një këngëtare tjetër të njohur.

    9. Joaquin Phoenix

    Aktori i vlerësuar me shumë çmime ligjërisht quhej Joaquin Rafael Bottom. Më vonë, familja e tij e ndryshoi mbiemrin në Phoenix, duke simbolizuar një fillim të ri.

    10. Rihanna

    Edhe pse njihet thjesht si Rihanna, emri i saj i plotë i lindjes është Robyn Rihanna Fenty, një detaj që shumë fansa nuk e dinë.

    Pse të famshmit i ndryshojnë emrat?

    Nga shmangia e ngatërrimeve me emra të ngjashëm deri te krijimi i një imazhi më të fortë publik, ndryshimi i emrit ka qenë gjithmonë pjesë e industrisë së argëtimit. Për shumë yje, një emër i ri ka ndihmuar në nisjen e karrierave që përndryshe mund të kishin kaluar pa u vënë re.

    Këta emra befasues na kujtojnë se pas çdo figure të famshme fshihet një person real, ndonjëherë me një emër që nuk do ta kishim imagjinuar kurrë.

  • Prezantohej rrejshëm si prokurore, mashtroi mbi 30 mijë euro – arrestohet në Prishtinë

    Prezantohej rrejshëm si prokurore, mashtroi mbi 30 mijë euro – arrestohet në Prishtinë

    Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është paraqitur rrejshëm si prokurore e shtetit dhe ka përfituar mbi 30 mijë euro nga një qytetare.

    Sipas informatave, rasti është raportuar më 23 dhjetor 2025 në NJHP–Prishtinë, ku viktima ka deklaruar se gjatë muajit dhjetor ka rënë pre e mashtrimit nga e dyshuara O.G. E njëjta dyshohet se ishte prezantuar si prokurore e shtetit dhe, duke shfrytëzuar këtë paraqitje të rreme, e kishte vënë viktimën në lajthitje.

    Hetimet kanë zbuluar se e dyshuara, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm pasuror, i kishte premtuar viktimës se do t’i “zgjidhte” një çështje që gjoja lidhej me ankesa në rrjete sociale, ndonëse ankesa të tilla nuk ishin raportuar asnjëherë në Polici. Nën këtë pretendim, ajo kishte kërkuar dhe marrë shuma të mëdha parash, duke pohuar se ato do t’u ndaheshin zyrtarëve të tjerë.

    Si rezultat i veprimeve hetimore dhe planifikimit taktik nga NJHP–Prishtinë, më 25 dhjetor 2025, e dyshuara është arrestuar në flagrancë. Pas intervistimit dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ndaj saj është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Rasti është duke u trajtuar për veprat penale “Mashtrim” dhe “Prezantim i rremë si person zyrtar”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë.

  • Zgjedhjet pas dy ditësh, Osmani organizon sot pritjen për mërgimtarët

    Zgjedhjet pas dy ditësh, Osmani organizon sot pritjen për mërgimtarët

    Vetëm dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare me shpresë “shkrirjen” e kësaj bllokade politike.

    Ndërkohë, e para e vendit, Vjosa Osmani do të takohet sot me mërgimtarët që tanimë kanë ardhur në Kosovë.

    Osmani vendosi që dy ditë para zgjedhjeve, t’i mirëpres ata e t’i gostisë me një pritje të organizuar nga ora 18:00 në Emerald.

    Sipas njoftimit të Presidencës, kjo pritje organizohet ‘në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e vazhdueshëm të mërgatës në zhvillimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës’.

  • Nesër, mbi 19 mijë kosovarë ushtrojnë të drejtën e votës në përfaqësitë diplomatike

    Nesër, mbi 19 mijë kosovarë ushtrojnë të drejtën e votës në përfaqësitë diplomatike

    Nesër, më 27 dhjetor, do të zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës.

    Procesi i votimit do të nisë në orën 07:00 të mëngjesit në Konsullatën e Kosovës në Stamboll, e cila do të jetë përfaqësia e parë diplomatike që hap dyert për votim, ku janë të regjistruar paraprakisht 116 votues.

    Pas Turqisë, votimi do të vazhdojë në 15 shtete të Evropës, ku janë të regjistruar gjithsej 17 mijë e 761 votues, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Belgjikën, Norvegjinë, Austrinë, Suedinë, Slloveninë, Danimarkën, Italinë, Kroacinë, Holandën, Republikën Çeke dhe Hungarinë.

    Në fund, procesi i votimit do të zhvillohet edhe në kontinentin amerikan, për 1 mijë e 310 votues të regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada. Për këtë qëllim, do të hapen përfaqësitë diplomatike në Uashington, Nju Jork, Otavë dhe Toronto.

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka deklaruar për KosovaPress se për votimin në përfaqësi diplomatike janë organizuar gjithsej 40 vendvotime.

    “Më 27 dhjetor, procesi i votimit në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës do të zhvillohet në 16 ambasada dhe 13 konsullata, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës. Nga 77,086 votuesit jashtë Kosovës, të drejtë vote në këto përfaqësi diplomatike kanë vetëm 19,187 shtetas të Kosovës, të cilët janë regjistruar paraprakisht dhe kanë përzgjedhur votimin fizik në këto 29 misione. Materialet zgjedhore janë dërguar në këto përfaqësi dhe ato janë gati për votuesit”, tha Elezi.

    Ai ka bërë të ditur se në të njëjtën kohë kur përfundon votimi në përfaqësi diplomatike, do të përmbyllet edhe procesi i votimit përmes postës, i cili ka nisur rreth dy javë më parë. Të gjitha votat e grumbulluara do të dërgohen në Kosovë për t’u numëruar.

    “Para ditës së zgjedhjeve në Kosovë do të përfundojë edhe votimi jashtë vendit për rreth 57 mijë e 899 votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës, proces i cili ka nisur më 16 dhjetor. Të gjithë këta votues, kanë pasur kohë 12 ditë që pakon me fletëvotim, të cilën e kanë pranuar nga KQZ, ta dërgojnë në ndonjërën nga kutitë postare të hapura në 23 shtete të ndryshme të botës, përfshirë dhe Kosovën. Fletëvotimet që i takojnë votimit në përfaqësi diplomatike dhe votimit me postë, do të tërhiqen dhe numërimi i tyre do të bëhet në Kosovë”, tha Elezi.

    Sipas tij, është detyrim ligjor i KQZ-së që të gjithë shtetasit e Kosovës të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit të largohen nga Lista e Votuesve brenda Kosovës, e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve.

    Ndërkaq, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, por që nuk janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, mbesin në Listën e Votuesve brenda Kosovës dhe mund të votojnë në vendvotimin e tyre, nëse ndodhen fizikisht në Kosovë në ditën e zgjedhjeve.