ATV

Blog

  • Juventus synon transferimin e Theo Hernandez

    Juventus synon transferimin e Theo Hernandez

    Gjiganti italian Juventus po synon të bëjë goditje në afatin kalimtar të janarit.

    Sipas raportimeve të mediave Theo Hernandez është vënë në radarin e “Zonjës së Vjetër”,dhe francezi është i hapur që të rikthehet në elitën e futbollit evropian.

    Përndryshe edhe përkundër që Hernandez ka një ecuri të mirë tek skuadra e Al Hilal,megjithatë nuk është i kënaqur me pritshmëritë e tij këtë sezon në elitën e futbollit saudit teksa një prej arsyeje është mungesa e rritmit që është në Evropë.

    Ndërkohë Juve është duke avancuar në bisedimet për të siguruar shërbimet e francezit,dhe njëra prej avantazheve është edhe përvoja e tij në Serie A ku luajti për rivalin kryesor Milan ,kurse një kalim tek bianconerët mund të shkaktojë një pakënaqësi tek tifozët rossonerë.

    Kujtojmë që Theo Hernandez në 16 ndeshje për Al Hilal ka realizuar 7 gola deri më tani.

  • Rrahmani shënon, Gjimshiti vendimtar – dy shqiptarë në 11-shen e javës në Serie A

    Rrahmani shënon, Gjimshiti vendimtar – dy shqiptarë në 11-shen e javës në Serie A

    Futbollistët shqiptarë Amir Rrahmani dhe Berat Gjimshiti janë përfshirë në formacionin e javës në Serie A, pas paraqitjeve të shkëlqyera në fundjavë.

    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, luajti një ndeshje të jashtëzakonshme në fitoren e Napolit ndaj Lazios, duke shënuar edhe golin e dytë të ndeshjes në minutën e 32-të. Rrahmani u vlerësua me notën 8.0 për performancën e tij.

    Ndërkohë, kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ishte gjithashtu vendimtar në fitoren 1:0 të Atalantës ndaj Romës. Ai arriti notën më të lartë në formacionin e javës, 8.9, duke treguar stabilitet dhe siguri në mbrojtje.

    Këto paraqitje nënvizojnë ndikimin e shqiptarëve në futbollin italian dhe rolin e tyre kyç në skuadrat respektive. /ATVLIVE.TV

  • Cristiano Ronaldo mund të luaj ndeshje lamtumirëse në Santiago Bernabeu

    Cristiano Ronaldo mund të luaj ndeshje lamtumirëse në Santiago Bernabeu

    Ylli portugez Cristinao Ronaldo pritet të ketë një ndeshje lamtumirëse në Santiago Bernabeu.

    Sipas mediumit spanjoll Defenca Central kjo ndeshje mund të zhvillohet pasi Ronaldo ta përfundojë karrierën,dhe në anën tjetër nuk dihet se kur mund ta arranzohet.

    Përndryshe disa nga opsionet e mundshme është zhvillimi i miqësores në Chamartin,ku Real Madrid dhe Al Nassr do të ndesheshin në mes vete,teksa po përmendet edhe opsioni që të përfshihet edhe gjiganti portugez Sporting Lisbona ku në njërën pjesë do të luante për skuadrën ku e nisi karrierën si dhe njërën për ekipin ku theu rekorde.

    Kujtojmë që Cristiano Ronaldo shënoi 13 gola e bëri 2 asistime në 14 ndeshje për Al Nassr këtë sezon.

  • Genc Prelvukaj: E kam rritur votën, por s’e kam siguruar mandatin

    Genc Prelvukaj: E kam rritur votën, por s’e kam siguruar mandatin

    Pas përfundimit të procesit elektoral të dhjetorit, Genc Prelvukaj ka reaguar publikisht përmes një postimi, duke sqaruar pozicionin e tij politik dhe rezultatin zgjedhor.

    Prelvukaj bën të ditur se, ndonëse ka arritur të rrisë numrin e votave duke marrë rreth 16 mijë vota, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për t’u rreshtuar në ekipin fitues të Partisë Demokratike të Kosovës dhe për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, përcjell Indeksonline.

    Ai ka falënderuar të gjithë mbështetësit që i qëndruan pranë gjatë fushatës, duke theksuar se është i nderuar dhe mirënjohës për besimin e treguar. Njëkohësisht, Prelvukaj u ka uruar punë të mbarë deputetëve të zgjedhur, duke shprehur shpresën se ata do të angazhohen maksimalisht për shtetin, shoqërinë dhe elektoratin e tyre.

    Në reagimin e tij, ai thekson se vendimin e elektoratit të PDK-së e respekton dhe se këtë zhvillim duhet ta lexojnë racionalisht edhe ata që nuk fituan mandat. Megjithatë, Prelvukaj konfirmon se do të vazhdojë të jetë pjesë e PDK-së, ashtu siç ka qenë për më shumë se dy dekada, pa kërkuar asgjë në këmbim.

    Në fund, ai i uron sukses partisë fituese, duke bërë thirrje për një qasje më racionale ndaj politikës vendore, aleatëve ndërkombëtarë dhe sfidave ekonomike, ndërsa nënvizon se interesi për Kosovën duhet të jetë mbi çdo dallim partiak.

  • Rrezik i lartë, ndeshja Real Madrid – Maccabi Tel Aviv me rregulla strikte

    Rrezik i lartë, ndeshja Real Madrid – Maccabi Tel Aviv me rregulla strikte

    Ekipi i Real Madridit me anë të një komunikate zyrtare ka teguar se ndeshja e EuroLeague ndaj Maccabi Rapyd Tel Aviv do të luhet pa tifozë.

    Njoftimi i klubit:

    Real Madrid C.F. konfirmon se ndeshja e EuroLeague ndërmjet Real Madrid dhe Maccabi Rapyd Tel Aviv, e caktuar për të enjten, më 8 janar, do të zhvillohet pa praninë e publikut.

    Pas një takimi të Komisionit Shtetëror kundër Dhunës, Racizmit, Xhenofobisë dhe Intolerancës në Sport, i cili e ka shpallur ndeshjen si me rrezik të lartë, Real Madridi respekton rekomandimin e bërë nga Policia Kombëtare.

    Çmimi i çdo bilete të blerë për këtë ndeshje do të rimbursohet menjëherë dhe automatikisht, pa nevojën për ndonjë kërkesë nga blerësit. Për ata që janë pronarë të abonimeve sezonale, rimbursimi do të kreditohet automatikisht për rinovimin e abonimit për sezonin e ardhshëm.

  • Tarifat e ujit dhe kanalizimit, KRU “Prishtina” jep sqarime për qytetarët

    Tarifat e ujit dhe kanalizimit, KRU “Prishtina” jep sqarime për qytetarët

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka sqaruar procesin e përcaktimit të tarifave të ujësjellësit dhe kanalizimit, duke theksuar se ato miratohen nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), në përputhje me Ligjin Nr. 05/L–042.

    Në një njoftim të publikuar në Facebook, KRU “Prishtina” bën të ditur se ARRU përcakton tarifat me qëllim që ato të jenë të drejta, të arsyeshme dhe të garantojnë qëndrueshmërinë financiare të ofruesve të shërbimeve të ujit.

    “ARRU përcakton tarifat e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, duke siguruar që ato të jenë të drejta, të arsyeshme dhe të mbështesin qëndrueshmërinë financiare të ofruesve të shërbimeve”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

    Sipas KRU “Prishtina”, tarifat përfshijnë shërbimet e ujësjellësit dhe të ujërave të ndotura, furnizimin me ujë të patrajtuar me shumicë, si dhe ujin e trajtuar me shumicë. Tarifa, siç sqarohet, llogaritet duke pjesëtuar kërkesën për të ardhura me vëllimin e ujit të shitur, duke marrë parasysh edhe efikasitetin në arkëtimin e të ardhurave.

    “Kërkesa për të ardhura përbëhet nga tre komponentë kryesorë: shpenzimet operative, mirëmbajtja kapitale dhe kthimi në Bazën Rregullatore të Aseteve”, thekson kompania.

    Po ashtu, KRU “Prishtina” njofton se ka paraqitur kërkesat tarifore për periudhën 2026–2028, të cilat përfshijnë shpenzime operative për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me ujë dhe shërbime të kanalizimit, investime kapitale dhe mirëmbajtje të rrjetit ekzistues, si dhe projekte për modernizimin e aseteve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për konsumatorët.

    “Edhe me tarifat e aprovuara, KRU ‘Prishtina’ mbetet e përkushtuar të ofrojë shërbime të qëndrueshme, cilësore dhe pa ndërprerje për qytetarët”, thuhet në fund të njoftimit.

  • GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, lihet në paraburburgim

    GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, lihet në paraburburgim

    GJKKO ka rrëzuar sërish kërkesën e presidentit të PL-së, Ilir Meta për zbutje të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin me burg ndaj tij. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani duke folur për mediat tha se klienti i tij nuk mund të mbahet në paraburgim.

    Ai theksoi se çështja e Metës po zvarritet nga prokuroria ose gjykata. Cakrani shtoi se Meta nuk mund të lërë dot garanci pasurore për të dalë nga qelia sepse sipas tij ai nuk disponon pasuri.

    Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. Meta dhe Monika Kryemadhi dyshohen se duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private.

    Ata akuzohen gjithashtu për veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ./euronews

  • Lëndime nga mjetet piroteknike: Gjashtë pacientë të hospitalizuar, shumica fëmijë dhe adoleshentë

    Lëndime nga mjetet piroteknike: Gjashtë pacientë të hospitalizuar, shumica fëmijë dhe adoleshentë

    Gjashtë persona të cilët pësuan lëndime gjatë festave të fundvitit si shkak i mjeteve piroteknike janë hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kështu njofton Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, derisa bëjnë të ditur se gjatë festave të funditvitit kanë trajtuar një numër të konsiderueshëm pacientësh që u lënduan si shkak i mjeteve piroteknike.

    Ata bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e të lënduarve janë fëmijë dhe adoleshentë.

  • Përfundon afati kalimtar te femrat, me shumë lëvizje interesante

    Përfundon afati kalimtar te femrat, me shumë lëvizje interesante

    Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njoftuar se ka përfunduar afati kalimtar te femrat.

    Ky afat kalimtar ishte mjaft interesant me shumë lëvizje interesante, ku klubet kanë bërë përforcime, varësisht nga synimet.

    Kampioni Bashkimi ka rikthyer në radhët e saj Saranda Dacin dhe Diedona Halitaj.

    Trepça po ashtu ka rikthyer Blerta Mehana nga Peja 03.

    Te Penza është rikthyer Sara Vrasniqi, derisa skuadra pejane u përforcua me Skylar Treadwell nga Sllovakia, ndërsa fituesja e Superkupës, Peja 03, u përforcua me Charity Paige Powell.

    United Basketball ka qenë nga një skuadrat më aktive, ku u përforcua me Dona Bytyqin dhe Dea Pushkollin nga Prishtina, Arba Hashanin dhe Sinetra Jones nga Penza dhe Billups Eden Evans nga SHBA.

    Junior 06 është përforcuar me ish-basketbollistet e United Basketball, Viola dhe Alea Syla.

    Lëvizje kishte edhe në Ligën U21 të Femrave. Regio Basket u përforcua me Etna Rexhepin me licencë të dyfishtë dhe Molika Mujaj.

    Vëllaznimi ka rikthyer Viola Tanushin nga Prishtina, kurse Trepça u përforcua me Luenta Muzliukaj dhe Eliza Kadri. /ATVLIVE.TV

  • LA Lakers fiton ndaj Memphis Grizzlies-Luka Doncic dhe Lebron James më të mirët në parket

    LA Lakers fiton ndaj Memphis Grizzlies-Luka Doncic dhe Lebron James më të mirët në parket

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers ka shënuar fitore kundër Memphis Grizzlies,duke e mposhtur me rezultat 120:114.

    Luka Doncic me 36 pikë,8 kërcime e 9 asistime ishte basketbollisti më efikas tek Lakers,ndërkohë kontribut të rëndësishëm dha dhe Lebron James që realzoi 26 pikë,7 kërcime e 10 asistime,si dhe Jake LaRavia me që poashtu shënoi 26 pikë.

    Në anën tjetër tek Grizzlies më i miri ishte Jaylen Ëells me 23 pikë,teksa kontribut dha dhe Cedric Coëard me 16 pikë e 8 kërcime por të pajmjaftueshme për të shmangur humbjen.

    Kujtojmë që Los Angeles Lakers gjendet në pozitën e 3-të në konferencën perëndimore,teksa Memphis Grizzlies gjendet në pozitën e 10-të.