ATV

Blog

  • Maduro dhe gruaja e tij transferohen me helikopter në Manhattan, pritet të dalin para Gjykatës

    Maduro dhe gruaja e tij transferohen me helikopter në Manhattan, pritet të dalin para Gjykatës

    Nicolas Maduro ka zbritur tani nga helikopteri në Manhattan, së bashku me një grua që duket se është bashkëshortja e tij.

    Ata po shoqërohen nga disa agjentë të Agjencisë për Zbatimin e Drogave (DEA).

    Ata janë veshur me atë që duket si uniforma të burgut, dhe Maduro duket se ecën me një gjymtyrë të dobësuar.

  • Zjarri përfshin një objekt pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, s’ka të lënduar

    Zjarri përfshin një objekt pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, s’ka të lënduar

    Një zjarr ka përfshirë një objekt në rrugën Enver Zymberi, afër stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, tha se në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë policia dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

    Ai theksoi se nuk ka të lënduar dhe se aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

    “Rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në rrugën Enver Zymberi në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, tha ai.

  • Asensio i dedikon golin e tij një djali të vogël me leukemi: “Elias, ky është për ty”

    Asensio i dedikon golin e tij një djali të vogël me leukemi: “Elias, ky është për ty”

    Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raul Asensio, ka treguar një moment të veçantë human pas golit të tij të fundit, duke i dedikuar atë një djali të vogël në tribunat e stadiumit.

    “Shënova këtë gol për një djalë të vogël që ishte në stadium sot. Emri i tij është Elias dhe ai vuan nga leukemia. Ky gol është për ty,” ka thënë 22 vjecari pas ndeshjes.

    Ky moment emocionues ka prekur jo vetëm tifozët e Real Madridit, por edhe komunitetin sportiv në përgjithësi. Dhurimi i këtij gëzimi për një fëmijë që po lufton me një sëmundje të rëndë tregon dimensionin human të futbollistëve, jashtë fushës.

    Klubi dhe tifozët e kanë përshkruar këtë gjest si inspirues dhe kanë shprehur mbështetje për vogëlushin Elias dhe familjen e tij. Momente të tilla rikujtojnë se futbolli nuk është vetëm sport, por edhe një mënyrë për të sjellë shpresë dhe lumturi tek ata që kanë më shumë nevojë. /ATVLIVE.TV

  • Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje, ia publikon foton

    Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje, ia publikon foton

    Policia në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për “Vjedhje”.

    “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.”

    Kushdo që ka informacione, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]

  • Arsenali ofron 50 milionë euro për Brahim Díaz, Real Madridi analizon ofertën

    Arsenali ofron 50 milionë euro për Brahim Díaz, Real Madridi analizon ofertën

    Real Madridi po përballet me një vendim të rëndësishëm në merkato, pasi ka marrë një ofertë të konsiderueshme nga Premierliga. Arsenali ka paraqitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për sulmuesin maroken, Brahim Díaz, duke besuar se ai mund të bëhet një pjesë kyçe e projektit të tyre afatshkurtër, raporton “Fichajes”.

    Oferta vjen në një moment të ndjeshëm për madrilenët, pasiqë në klub e vlerësojnë talentin dhe shumëfunksionalitetin e lojtarit, por konkurrenca e fortë në sulm ka kufizuar ndjeshëm minutat e tij në fushë.

    Brahim Díaz, 26 vjeç, ka kontratë me Realin deri në vitin 2027 dhe konsiderohet një lojtar me cilësi teknike të lartë, i aftë të ndikojë si titullar ose zëvendësues. Megjithatë, shuma prej 50 milionë eurosh shihet si e lartë për një lojtar që nuk është titullar i padiskutueshëm.

    Te “Valdebebas” debatohet nëse duhet të mbahet talenti ekzistues apo të shfrytëzohet kjo mundësi financiare për të forcuar pozicione të tjera në skuadër.

    Arsenali e sheh këtë situatë si një mundësi reale për të marrë një lojtar në kulmin e karrierës së tij. Brahim Díaz ka shkëlqyer në Kupën e Afrikës, ku ka treguar lidership dhe ka përforcuar vlerën e tij në treg, duke justifikuar kështu investimin e madh të londinezëve.

    Real Madridi po e analizon me kujdes ofertën dhe pritet të marrë një vendim gjatë javëve në vazhdim. /ATVLIVE.TV

  • Josko Gvardiol mund t’i mungojë Manchester City-it për një kohë

    Josko Gvardiol mund t’i mungojë Manchester City-it për një kohë

    Manchester City mund të mos llogarisë në një mbrojtësve kryesorë të kësaj skuadre.

    Josko Gvardiol pritet të mungojë për disa javë larg fushave të gjelbërta,dhe këtë e konfirmoi edhe trajneri i City-it Pep Guardiola.

    “Gvardiol nuk duket mirë, mendoj se do të duhet të pushojë për disa javë, por le të presim ekzaminimet zyrtare mjekësore”

    Përndryshe edhe lojtarët e tjerë të City-it si Ruben Dias pësoi lëndim në ndeshjen klundër Chelsea-it fundjavën e kaluar,teksa nuk dihet se nëse edhe yjet e tjerë si John Stones dhe Nathan Ake gjithashtu janë të lënduar.

    Kujtojmë që Man.City e nisi vitin 2026 me barazim 1:1 kundër Chelsea-it,në derbin e xhiros së 20-të në Premierligën angleze.

  • Vërshime edhe në disa fshatra të Klinës si pasojë e reshjeve të shiut

    Vërshime edhe në disa fshatra të Klinës si pasojë e reshjeve të shiut

    Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa rrugë dhe fshatra të komunës së Klinës.

    Sipas pamjeve të publikuara në mediat lokale, më të prekura nga vërshimet janë fshatrat Bokshiq dhe Qeskovë.

    Po ashtu, në Qeskovë raportohet se shiu i rrëmbyeshëm ka rrëzuar edhe disa pemë.

  • Drilon Islami zyrtarisht lojtar i ri i Shkëndijës së Tetovës

    Drilon Islami zyrtarisht lojtar i ri i Shkëndijës së Tetovës

    Mesfushori defensiv 25-vjeçar, Drilon Islami, është zyrtarisht lojtar i ri i Shkëndijës së Tetovës. Klubi kuqezi ka realizuar një nga transferimet më të spikatura të afatit kalimtar dimëror, duke siguruar shërbimet e futbollistit nga Cluji.

    Islami së fundmi luante në ekipin rumun Cluj, ndërsa më parë ishte shumë pranë një transferimi te kampioni i Kosovës, Ballkani. Megjithatë, marrëveshja nuk u finalizua për shkak të mungesës së një akordi përfundimtar. Pas dështimit të këtij transferimi, Shkëndija intensifikoi interesimin dhe hyri në bisedime konkrete me futbollistin.

    Lajmin për transferimin e Islamit e ka konfirmuar vetë klubi duke teguar se 25 vjecari ka firmosur kontratën që e lidh me Shkëndijën për 2.5 vitet e ardhshme.

    Gjithashtu klubi nga Tetova i ka dëshiruar mirëseardhje dhe shume suksese me fanellën kuqezi.

    Mesfushori defensiv pritet të rrisë ndjeshëm konkurrencën dhe cilësinë në repartin e mesfushës së kuqezinjve dhe konsiderohet një nga përforcimet më të rëndësishme të klubit në këtë afat kalimtar dimëror.

    Para se të luante në Rumani, Islami ka mbajtur fanellën e Prishtinës, Ferizajt dhe Dritës në kampionatin e Kosovës, duke fituar përvojë të konsiderueshme në mesfushë. /ATVLIVE.TV

  • Më 8 janar hapet mini-afati kalimtar dimëror

    Më 8 janar hapet mini-afati kalimtar dimëror

    Afati kalimtar dimëror është afër të filloj dhe më 8 janar hapet mini-afati kalimtar dimëror në hendbollin kosovar.

    Vendimin e mori Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

    Mini-afati kalimtar dimëror do të jetë i hapur deri më 15 janar.

    Të drejtë lëvizjeje në këtë afat kalimtar kanë lojtarët që janë pa kontrata, bazuar në rregulloren për regjistrimin e klubeve, lojtarëve, statusin dhe transferimin e tyre. /ATVLIVE.TV

  • Shenjat e hershme të një ataku në zemër që ndodhin shpesh në dimër

    Shenjat e hershme të një ataku në zemër që ndodhin shpesh në dimër

    Dimri sjell një atmosferë festive, por edhe një rrezik në rritje për probleme të caktuara shëndetësore, përfshirë atakun në zemër.

    Moti i ftohtë mund të ushtrojë një ngarkesë shtesë në zemër , prandaj është e rëndësishme të njihni shenjat e hershme paralajmëruese që mund t’ju shpëtojnë jetën.Ekzistojnë pesë simptoma kryesore ndaj të cilave duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë gjatë këtyre muajve të ftohtë, raporton Index.hr.

    Rëndim në gjoks në mëngjes

    Nëse zgjoheni me një ndjesi rëndese ose mbytjeje në gjoks, kjo nuk duhet injoruar. Një ndjesi e tillë menjëherë pas zgjimit mund të jetë një shenjë paralajmëruese serioze dhe kërkon kujdes.

    Gulçim me më pak përpjekje

    A ndiheni pa frymë edhe pas një ecjeje shumë të shkurtër dhe të lehtë? Një gulçim i pazakontë gjatë aktiviteteve që i bënit më parë pa probleme mund të tregojë se zemra po ka vështirësi të pompojë gjak.

    Dhimbje në shpatull, nofull ose shpinë

    Edhe pse dhimbja në gjoks shoqërohet më shpesh me një atak në zemër, simptomat mund të shfaqen edhe në pjesë të tjera të trupit. Kushtojini vëmendje dhimbjes së pashpjegueshme në shpatullën e majtë, nofullën ose shpinën, pasi ajo gjithashtu mund të sinjalizojë diçka alarmante.

    Djersitje e pashpjegueshme

    Djersitja pa ndonjë arsye të dukshme, siç është sforcimi fizik ose temperatura e lartë, është një tjetër shenjë për të cilën duhet të keni kujdes. Nëse papritmas ju kap djersa e ftohtë, kjo mund të jetë simptomë e një ataku në zemër.

    Lodhje e papritur dhe e vazhdueshme

    Lodhja e vazhdueshme ose ndjenja e rraskapitjes së plotë, edhe pasi të keni pushuar dhe fjetur mjaftueshëm, nuk duhet të merret lehtë. Një lodhje e tillë e pashpjegueshme mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme se diçka nuk shkon me zemrën tuaj.