ATV

Blog

  • Hasan Arat nderohet nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani për kontributin e dhënë në afirmimin e sportit kosovar

    Hasan Arat nderohet nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani për kontributin e dhënë në afirmimin e sportit kosovar

    Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka dekoruar një ndër personalitetet e sportit ndërkombëtar Hasan Arat,i cili ka dhënë një kontribut të madh në sportin ndërkombëtar e sidomos në rolin e tij në procesin e kandidimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

    Osmani theksoi se kontributi i Arat për sportin e Kosovës e sidomos në afirmimin e saj në arenën ndërkombëtare është tejet i jashtëzakonshëm,dhe angazhimi i tij ka bërë që vendi ynë të fitojë të drejtën për organizimin e lojërave mesdhetare që do të mbahet pas 4 viteve.

    Ndërkë Arat është shprehur tejet i nderuar me marrjen e medaljes presidenciale,dhe thotë se populli i Kosovës duhet të jetë tejet krenar me arritjet e jashtëzakonshme në sport,dhe shton se organizimi i lojërave mesdhetare ëshët një sukses i madh për Kosovën.

    Kujtojmë që Hasan Arat është anëtar i Komitetit Olimpik Evropian, ish-nënpresident i Komitetit Olimpik të Turqisë, kryetar i komisionit koordinues për Lojërat Evropiane Krakoë 2023, udhëheqës i kandidaturës së Stambollit për organizimin e LO 2020, ish-anëtar i komisioneve të ndryshme në IOC e ANOC, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Botërore të Atletikës,si dhe një kohë ka qenë president i klubit të mirënjohur turk Besiktas.

  • Pas reshjeve të fundit, rritet niveli i ujit në liqenet Batllavë dhe Badoc

    Pas reshjeve të fundit, rritet niveli i ujit në liqenet Batllavë dhe Badoc

    KRU “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët për gjendjen aktuale të nivelit të ujit në liqenet akumuluese Batllavë dhe Badoc.

    Sipas të dhënave zyrtare, niveli i ujit në liqenin e Badocit aktualisht është 645.65 metra mbi nivelin e detit, që paraqet 4.20 metra nën kuotën maksimale të mbushjes.

    Ndërkohë, në liqenin e Batllavës kuota e ujit ka arritur në 633.70 metra, përkatësisht 1.30 metra nën nivelin maksimal të mbushjes.

    Nga ndërmarrja bëhet e ditur se pas reshjeve të fundit është evidentuar rritje e nivelit të ujit në të dyja liqenet, në vlerë prej 2.5 deri në 3 metra, duke përmirësuar ndjeshëm gjendjen hidrike.

  • Pas vërshimeve, KRU “Mitrovica”: Uji i sigurt për pije

    Pas vërshimeve, KRU “Mitrovica”: Uji i sigurt për pije

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar se pas kryerjes së të gjitha analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit të pijshëm nga sistemi i furnizimit me ujë i Ujësjellësit Rajonal Mitrovicë, rezultatet e marra kanë treguar se të gjithë parametrat janë brenda kritereve të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi për ujin e pijshëm.

    Bazuar në këto rezultate, uji është i sigurt dhe mund të përdoret pa asnjë kufizim për pije dhe përdorim shtëpiak.

    “Ujësjellësi Rajonal Mitrovicë mbetet i përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit dhe në garantimin e shëndetit publik”, thuhet në njoftim.

  • Shqyrtohet ankesa e Pleskoviqit, Apeli propozon refuzimin

    Shqyrtohet ankesa e Pleskoviqit, Apeli propozon refuzimin

    Dënim i përjetshëm është kërkuar edhe sot për Millosh Pleskoviqin, i akuzuar për krime lufte në zonën e Prizrenit. Në seancën e sotme të Gjykatës së Apelit, është shqyrtuar ankesa e avokates së të akuzuarit ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku akuzohet për krime lufte në zonën e Prizrenit.

    Kjo seancë është kryesuar nga gjyqtari Mentor Bajraktari, ndërkaq ka munguar prokurori i Apelit.

    Gjyqtarja Albina Shabani Rama gjatë paraqitjes së pretendimeve të avokates së të akuzuarit, Jovana Filipoviq, ka thënë se Prokuroria e Apelit ka propozuar që të refuzohet si e pabazuar ankesa e saj.

    “Prokurori i çështjes ka parashtruar përgjigje në ankesën të cilën e ka dorëzuar mbrojtje, i cili i kundërshton të gjitha pretendimet e mbrojtjes dhe i propozon Gjykatës së Apelit që ankesa e mbrojtësit të pandehurit, Millosh Pleskoviq, avokates Jovana Filipoviq të refuzohet si e pabazuar, ndërsa aktgjykimi me numër 54 2024 të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë të vërtetohet. Po ashtu, edhe Prokuroria e Apelit ka propozuar që të refuzohet si e pabazuar ankesa e mbrojtëses së të akuzuarit Millosh Pleskoviq dhe të trajtohet si e bazuar përgjigja në ankesë e mbrojtësit të akuzuarit, Millosh Pleskoviq”, tha ajo.

    Gjatë seancës së sotme të Gjykatës së Apelit, nëna e dy djemve binjakë të vrarë në Prizren, Mihrije Daçaj kërkoi burgim të përjetshëm për Millosh Pleskoviqin.

    “Mi kanë mbytur, çfarë të bëjë, në mal kanë qenë, kanë shkuar për dru… Ne kërkojmë dënim për jetë”, ka thënë shkurt Mihrije Daçaj.

    Dënim kapital kërkoi edhe avokati mbrojtës, Blend Gjini, i cili tutje theksoi se ankesa e avokates është e pabazë.

    “Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me viktima civilë shqiptarë, të zonjës Mihrije këtu ja kanë djegur shpirtin sepse dy djemtë të rinj binjakë, kanë humbur jetën dhe janë ekzekutuar në mënyrë barbare, pasi që edhe vuajtjet dhe përjetimet janë riprodhuar në seancë, ne konsiderojmë se dënimi i shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë është i vogël, pasi qe ligji… Ne kërkojmë nga Gjykata e Departamentit Special të Apelit qe duke i marrë parasysh këto rrethana dhe fakte, të akuzuarit t’i shqiptohet një dënim kapital…. Andaj për fund, i propozojë kolegjit të Departamentit Special për Krime lufte që të refuzohet ankesa e avokates, pasi që një ankesë e tillë është e pabazë dhe nuk korrespondon me provat e shtjelluara”, tha ai.

    Avokatja e të akuzuarit, Jovana Filipoviq ka pretenduar se ky krim nuk është kryer nga i akuzuari Millosh Pleskoviq.

    “Milloshi atëherë i ka pasur 19 vjet, në momentin kur ka ndodhur kjo ka qenë në mbajtje të dënimit, nuk ka qenë as zyrtar i policisë. Ai ka ardhur dhe e ka vizituar Prizrenin deri tash dhe ka publikuar fotografi në facebook-un e tij, dhe kanë komentuar shumë shqiptarë nga Prizreni, deri në moment askush nuk ka folur për të”, ka thënë ajo.

    Aty nuk munguan as përplasjet. Në këtë rast dhe fjalës së avokates Jovana Filipoviq, kanë reaguar familjarët e viktimave.

    Pas përplasjes së tyre, ka reaguar gjyqtari Mentor Bajraktari.

    Ky i fundit ka thënë se vendimi do të merret përmes “shkallës së parë në një afat të arsyeshëm”.

    Millosh Pleskoviq është dënuar me 15 vjet burgim, më 31 korrik 2025, i njëjti akuzohet për vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe plagosjen e disa të tjerëve gjatë luftës në Kosovë.

  • Xabi Alonso:Superkupa Spanjolle trofeu më i parëndësishëm

    Xabi Alonso:Superkupa Spanjolle trofeu më i parëndësishëm

    Trajneri i Real Madrid-it Xabi Alonso ka folur pas humbjes kundër Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës.

    Alonso nuk u shfaq fare i mërzitur pas kësaj disfate,duke e konsideruar si të parëndësishëm trofeun e Superkupës por i uroj fitoren rivalit të përbetuar.

    “Humbja e finales? Ky kompeticioni është më i parëndësishmi i këtij sezoni. Duhet ta urojmë Barcelonën. Ka qenë lojë e ngushtë. Kishim dy shanse për ta barazuar lojën. Duhet të këndellemi sa më parë që është e mundur. Ky është kompeticoni më i parëndësishëm që kemi”

    Përndryshe Alonso ka shtuar se pas pësimit të golit të tretë skuadra e tij luajti më mirë dhe pati raste për të barazuar,por sipas teknikut të “Los Blancos” fati nuk ishte në anën e tyre.

    Kujtojmë që Barcelona fitoi trofeun e Superkupës së Spanjës,duke mundur me rezultat 3:2 rivalin e përbetuar Real Madrid.

  • Mbi 66 automjete të konfiskuara nga Prokuroria e Pejës

    Mbi 66 automjete të konfiskuara nga Prokuroria e Pejës

    Prokuroria e Pejës ka konfiskuar mbi 66 automjete me vendim të prerë e  që kanë vlera të larta, ndërsa ka sekuestruar 48 automjete për të cilat pritet përfundimi i çështjeve.

    Kryeprokurorja e Prokurorisë në Pejë, Lumturije Vuçetaj, në konferencën për media tregoi edhe për hetime financiare ku janë përfshi prona, e shtëpi e po ashtu përmendi edhe rastet e dhunës në familje.

    “Kemi arritur rezultat të jashtëzakonshëm si për herë të parë si kryeprokurore në bashkëpunim me Policinë e  Kosovës kemi identifikuar të gjitha ato automjete që kanë qëndruar me vitet e me vite tek agresioni për administrimin e pasurisë së  konfiskuar dhe tek stacionet policore. Të gjitha këto automjete të cilat kanë përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mirëpo nuk është vendosur në raport me objektin akuzës është vepruar dhe në një kohë rekord kemi arritur me i konfisku me vendim të formës së prerë mbi 66 automjete që kanë vlera të ndryshme dhe të larta që në shitjen dhe konfiskimin e përhershëm të tyre është arrit që këto të hyjnë në buxhetin e Republikës së Kosovës të cilat ndikojnë në zhvillimin  e shoqërisë dhe vendit tonë. 48 automjete janë sekuestruar që pritet që pas përfundimit të çështjeve të përfundojnë dhe këto varësisht prej rrjedhjes, me konfiskim apo edhe me procedurë tjetër. Ju njoftoj se veç këtyre procedurave Prokuroria në Pejë ka zbatuar dhe dispozitat ligjore të ligjit për kompetencat e zgjeruar të  konfiskimit, ku kem bërë hetim financiar për të gjitha rastet aty ku ka vend dhe kemi ngirë, kufizuar, patundshmëri mbi 5 prona të patundshme, po ashtu mbi 3 shtëpi dhe llogari bankare”, tregoi Vuçetaj.

    Ajo përmendi edhe rastet e dhunës në familje.

    “Kjo prokurori ka pranuar 353 lënë në kontekst të dhunës në familje dhe ka përfunduar 309 lëndë. Kjo tregon që rritja e numrit të lëndëve rezulton me ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe të raportojnë të gjitha rastet. Besimin që kanë treguar në polici dhe në prokuroi. Të gjitha këto raste janë hetuar dhe provuar para gjykatës ku kemi arritur në këtë  fazë të procedurës aktgjykime dënuese. 155 që i bijën 70 për qind të rasteve komplete. Si prokurori për të ngritur vetëdijen e qytetarëve dhe mos të mbetet dhuna në familje dhe të luftohet brenda katër mureve kemi pasë takime të shumta me Policinë e Kosovës duke avancuar hetimin dhe duke nxjerrë konkluzionin mbi bazën e të cilit duhet vepruar dhe në këtë drejtim takimet tona të shumta që janë bërë publike kanë rezultuar me ngritjen e rasteve të dhunës në familje”, tregoi Vuçetaj.

  • Dardan Berisha pritet të mungojë për GO+Pejën në ndeshjet e rradhës

    Dardan Berisha pritet të mungojë për GO+Pejën në ndeshjet e rradhës

    Basketbollisti dhe kapiteni i GO+Pejës Dardan Berisha nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë skuadrës pejane në ndeshjet e rradhës.

    Berisha nuk ishte present në ndeshjen kundër Vëllaznimit,dhe atë për shkak të incidentit në ndeshjen kundër Bashkimit ku pësoi një lëndim në kokë.

    Përndryshe edhe klubi pejan konfirmoi mungesën e Berishës në një postim në rrjetet sociale,duke uruar që Berisha të rikthehet sa më shpejtë në parket.

    “Kapiteni ynë, Dardan Berisha, ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë për një kohë të pacaktuar. I urojmë rikuperim të shpejtë dhe kthim të shpejtë në parket,”

    Kujtojmë që Dardan Berisha konsiderohet si një nga basketbollistët më të rëndësishëm tek GO+Peja.

  • Fabian Ruiz në radarin e gjigantit turk Galatasaray

    Fabian Ruiz në radarin e gjigantit turk Galatasaray

    Gjiganti turk Galatasaray po synon të përforcojë repartin e mesfushës me emra të mëdhenjë .

    Sipas raportimeve të mediave turke Fabian Ruiz është vënë në radarin e gjigantit turk,dhe janë të gatshëm të paraqesin një ofertë në drejtim të PSG për transferimin e mesfushorit spanjoll.

    Përndryshe tek PSG nuk synojnë që t’ia vazhdojnë kontratën spanjollit,ndërkohë që kampionët e Francës dhe Evropës do të pranonin një ofertë prej rreth 40 milionë euro.

    Në anën tjetër Galata mund të huazojë Ruiz deri në fund të sezonit,ndërkohë që gjatë afatit kalimtar veror të kompletojë blerjen e tij.

    Kujtojmë që Fabian Ruiz ka bërë 19 paraqitje për PSG-në në të gjitha garat,duke shënuar 2 gola e dhuroi 3 asistime.

  • Stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futsall nis më 1 mars

    Stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futsall nis më 1 mars

    Xhiroja e parë e stinorit pranveror të Superligës së Kosovës në futsal pritet të nis më 1 mars.

    Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet një njoftimi zyrtar,teksa në këtë datë do të nis edhe stinori pranveror në Ligën e Parë.

    Përndryshe afati kalimtar për transferime në elitën e futsallit vendor pritet të mbyllet më 10 shkurt,teksa klubet duhet t’i përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme për të përfunduar transferimet.

    Kujtojmë që lider në Superligën e Kosovës në futsal është Drenica,e cila pas 8 xhirove të stinorit vjeshtor ka grumbulluar 21 pikë.

  • Oklahoma City Thunder fiton ndaj Miami Heat-Houston Rockets pëson ndaj Sacramento Kings

    Oklahoma City Thunder fiton ndaj Miami Heat-Houston Rockets pëson ndaj Sacramento Kings

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Kampioni aktual Oklahoma City Thunder ka mundur skuadrën e Miami Heat,dhe atë me 12 pikë epërsi 124:112.

    Shai Gilgeuos Alexander me 29 pikë e 8 asistime ishte më efikasi tek Thunder,teksa kontribut dha dhe Chet Holmgren me 10 kërcime.

    Tek Heat më i miri ishte Andreë Ëiggins me 23 pikë,kurse kontribut dha dhe Bam Adebayo me 14 kërcime.

    Në anën tjetër Houston Rockets pësoi humbje ndaj Sacramento Kings me rezultat të thellë 111:98.

    31 pikët e Amen Thompson nuk mjaftuan që Rockets ta shmangin humbjen,teksa poashtu pikët e Kevin Durant e Alperen Sengun.

    Ndërkohë tek Kings më i miri ishte Demar De Rozan me 22 pikë e 6 kërcime,si dhe Zach Levine me 18 pikë të tjera.