ATV

Blog

  • Inflacioni në Kosovë arrin 5.3%, shtrenjtimi i energjisë dhe ushqimit kryeson

    Inflacioni në Kosovë arrin 5.3%, shtrenjtimi i energjisë dhe ushqimit kryeson

    Sipas ASK-së, inflacioni vjetor ishte 5.3%, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike, ushqimit dhe shërbimeve, ndërsa karburantet

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin dhjetor 2025, duke treguar një rritje vjetore të inflacionit prej 5,3 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2024. Sipas ASK-së, inflacioni mujor në dhjetor 2025 ka qenë 0,7 për qind, ndërsa norma mesatare vjetore e inflacionit për gjithë vitin 2025 ka arritur 3,9 për qind.

    ASK thekson se gjatë vitit 2025 rritja e çmimeve është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i disa kategorive bazë të konsumit, përfshirë kafenë, çajin dhe kakaon (15,2%), energjinë elektrike (11,4%), mishin (11,0%), pemët (11,5%), si dhe shërbimet hoteliere dhe pushimet e organizuara. Rritje të ndjeshme janë vërejtur edhe te produktet ushqimore si qumështi, djathi dhe vezët, si dhe te shërbimet ambulantore dhe mirëmbajtja e mjeteve të transportit.

    Në krahasim vjetor, dhjetori 2025 ka shënuar rritje të forta të çmimeve sidomos te pemët (19,0%), energji elektrike (18,3%), shërbimet e lidhura me transportin personal (18,1%), mishi (14,4%) dhe lëndët djegëse të ngurta si druri dhe peleti (13,1%). Sipas ASK-së, këto kategori kanë pasur ndikimin kryesor në rritjen e përgjithshme të IHÇK-së.

    Ndërkohë, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal kanë shënuar rënie çmimesh, si në bazë vjetore ashtu edhe mujore, duke zbutur pjesërisht presionin inflacionist. Vetëm në dhjetor, çmimet e karburanteve kanë rënë me 1,3 për qind krahasuar me muajin nëntor.

    ASK sqaron se rritja mujore prej 0,7 për qind në dhjetor është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i energjisë elektrike, biletave të fluturimeve, perimeve, lëndëve djegëse për ngrohje dhe disa produkteve ushqimore bazë.

    Të dhënat e publikuara tregojnë se inflacioni mbetet i pranishëm në ekonomi, me ndikim të veçantë në shpenzimet bazë të familjeve, veçanërisht në ushqim dhe energji.

  • Zbuloni nëse jeni mes tyre! Shenjat më me fat të muajit, do të ndjejnë NDRYSHIMIN E MADH

    Zbuloni nëse jeni mes tyre! Shenjat më me fat të muajit, do të ndjejnë NDRYSHIMIN E MADH

    Janari 2026 duket se nis me një energji të fortë pozitive dhe yjet premtojnë mundësi të reja për disa prej shenjave të zodiakut.

    Planetët krijojnë një qiell të favorshëm, i cili ndihmon në marrjen e vendimeve të qarta, në rikthimin e motivimit dhe në hapjen e rrugëve të reja, sidomos për katër shenja që do ta ndiejnë ndryshimin më shumë se të tjerat.

    Gaforrja

    Një ndër të favorizuarit e muajit është Gaforrja. Për këtë shenjë, janari sjell një periudhë qetësimi dhe rikthimi në ekuilibër. Pas disa muajsh të lodhshëm emocionalisht, Gaforrja më në fund gjen qartësi dhe forca të reja. Vendimet për karrierë, shtëpinë apo marrëdhëniet duken më të thjeshta, ndërsa prioritetet bëhen të dukshme dhe të mençura.

    Peshorja

    Në linjë pozitive lëviz edhe Peshorja. Ata që i përkasin kësaj shenje do të ndihen më të vendosur se kurrë. Yjet i ndihmojnë të vendosin kufij, të gjejnë qëndrueshmëri dhe të përqendrohen te ajo që është vërtet thelbësore. Planet që kanë mbetur pezull rikthehen në vëmendje dhe marrin formë, ndërsa Peshorja ndjen rikthimin e harmonisë që e karakterizon natyrën e saj.

    Bricjapi

    Në këtë listë nuk mund të mungojë Bricjapi, një shenjë që gjithmonë përfiton nga fillimet. Janari për të është një trampolinë e vërtetë: sforcimet dhe sakrificat e vitit të kaluar fillojnë të shpërblehen. Në punë hapen mundësi të reja, projektet e nisura marrin hov dhe në përgjithësi, Bricjapi sheh rezultate të prekshme falë disiplinës të cilën e zotëron me natyrë.

    Ujori

    Dhe së fundi, Ujori hyn në vitin e ri me ide të freskëta dhe një frymëzim që s’ka kufij. Ky muaj i jep mundësinë të eksperimentojë, të dalë nga zona e rehatisë dhe të ndërmarrë hapa që më parë i ka menduar vetëm teorikisht. Kreativiteti është në kulm dhe Ujori është i thirrur t’i besojë instinkteve të veta.

     

  • Leard Sadriu mesazh tifozëve rumunë:Kosova ekziston,ka shtet dhe ka identitet

    Leard Sadriu mesazh tifozëve rumunë:Kosova ekziston,ka shtet dhe ka identitet

    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës Leard Sadriu ka folur për aventurën e tij në elitën e futbollit rumun tek skuadra e Arges Pitești.

    Në një intervistë për gazetën rumune Sporturilor Sadriu thotë se është pritur mirë nga drejtuesit e klubit,dhe shpresoj që në rrjedhën e sezonit të punojë sa më fortë për ekipin e Arges Pitesti.

    Përndryshe Sadriu ka deklaruar edhe për provokimet e disa tifozëve rumunë të cilët kanë shpalosur pankarta me mbishkrimin “Kosova është Serbi”,dhe mbrojtësi thotë se Kosova ekziston si shtet dhe se ka identitetin e saj pavarësisht se a e pranojnë apo jo disa njerëz.

     

    “Kjo është më shumë për politikë dhe nuk dua të futem në atë pjesë. Ne jemi shtet. Për këtë luajmë dhe prezantojmë vendin tonë. Nuk kemi emër tjetër. Ne jemi Kosova. Kemi flamurin tonë, historinë, identitetin tonë. Jemi vend i pranuar nga FIFA dhe UEFA. Nëse nuk jeni shtet, nuk mund të jeni pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s. Nëse vini në vendin tonë e shihni që kemi identitetin tonë. Që ekzistojmë. Unë e di se kush jemi, e di se kemi identitet. Ky është realiteti”

    Kujtojmë që Leard Sadriu ka bërë 22 paraqitje për Arges Piresti ku shënoi 3 gola në të gjitha garat.

     

     

  • LAJMI I FUNDIT:Shkarkohet Xabi Alonso nga posti i trajnerit të Real Madridit-Alvaro Arbeloa pritet të marrë drejtimin e “Los Blancos”

    LAJMI I FUNDIT:Shkarkohet Xabi Alonso nga posti i trajnerit të Real Madridit-Alvaro Arbeloa pritet të marrë drejtimin e “Los Blancos”

    Klubi mbretëror spanjoll Real Madrid ka njoftuar se ka shkarkuar Xabi Alonson nga posti i trajnerit të Real Madridit.

    Vendimi vije pas humbjes në finale të Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës,dhe atë me një marrëveshje të ndërsjellë në mes palëve.

    Përndryshe drejtimin e klubit e ka marrë ish-futbollisti i skuadrës Alvaro Arbeloa,i cili deri më tani ka drejtuar ekipin e të rinjve të “Los Blancos”.

    Ndërkohë në një komunikatë zyrtare Real Madrid e ka falenderuar Alonson për periudhën disamujore,dhe se Real Madrid sipas kësaj komunikate do të jetë shëtpia e tij.

    Kujtojmë që Xabi Alonso morri drejtimin e Real Madrid-it në verën e vitit 2025,dhe atë pas aventireës me klubin gjerman Bayer Leverkusen me të cilën fitoi titullin e Bundesligës.

  • LAJMI I FUNDIT:Shkarkohet Xabi Alonso nga posti i trajnerit të Real Madridit-Alvaro Arbeloa pritet të marrë drejtimin e “Los Blancos”

    LAJMI I FUNDIT:Shkarkohet Xabi Alonso nga posti i trajnerit të Real Madridit-Alvaro Arbeloa pritet të marrë drejtimin e “Los Blancos”

    Klubi mbretëror spanjoll Real Madrid ka njoftuar se ka shkarkuar Xabi Alonson nga posti i trajnerit të Real Madridit.

    Vendimi vije pas humbjes në finale të Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës,dhe atë me një marrëveshje të ndërsjellë në mes palëve.

    Përndryshe drejtimin e klubit e ka marrë ish-futbollisti i skuadrës Alvaro Arbeloa,i cili deri më tani ka drejtuar ekipin e të rinjve të “Los Blancos”.

    Ndërkohë në një komunikatë zyrtare Real Madrid e ka falenderuar Alonson për periudhën disamujore,dhe se Real Madrid sipas kësaj komunikate do të jetë shëtpia e tij.

    Kujtojmë që Xabi Alonso morri drejtimin e Real Madrid-it në verën e vitit 2025,dhe atë pas aventireës me klubin gjerman Bayer Leverkusen me të cilën fitoi titullin e Bundesligës.

  • Zbulohet arsyeja e mungesës së Mbappes në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës

    Zbulohet arsyeja e mungesës së Mbappes në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës

    Ylli francez Kylian Mbappe ishte një prej emrave që mungoi në finalen e Superkupës së Spanjës ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

    Arsyeja e mungesës së Mbappe për Realin në këtë ndeshje ishte se kërkoi nga bashkëlojtarët e tij që të mos duartrokasin lojtarët e Barcelonës gjatë marrjes së medaljeve dhe trofeut,teksa në anën tjetër iu kishte kërkuar që të largoheshin edhe nga zona e ceremonisë.

    Përndryshe mediat katalunase e kanë konsideruar këtë veprim si një sjellje të dobët të humbësit,dhe se kjo sipas tyre është një gjest i ukët dhe jo sportive që nuk frymon me nivelin e El Classicos.

    Në anën tjetër Real Madrid ka dalur me një sqarim lidhur me këtë situatë,duke përmendur se Federata Spanjole i kishte kërkuar Mbappes dhe lojtarëve të largoheshin nga pozicionet e kamerave që xhironin festën e katalunasve,dhe që sipas kësaj kjo nuk bënte fare të bënte me mungesë respekti.

    Por ajo çfarë tani dihet është se kjo ka hapur një debat të ashpër në Spanjë,dhe se do të ndezte edhe më shumë rivalietin mes Barcelonës dhe Real Madridit.

  • Xherdan Shaqiri paralajmëron largimin nga Baseli

    Xherdan Shaqiri paralajmëron largimin nga Baseli

    Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri mund të largohet nga kampioni aktual i Zvicrës Basel.

    Në një intervistë të bërë për Blick Shaqiri ka paralajmëruar një kalim tek ekipi i Rappersëil,dhe ka përmendur arsyet lidhur me këtë gjë.

    “Unë nuk jam përfshirë në Rappersëil pa arsye. Kemi plane të mëdha për klubin. Është një hap i mirë për të parë nga afër aspekte të ndryshme të drejtimit të një klubi, por gjithashtu përfshin shumë punë. Mundohem të përcjell çdo ndeshje në shtëpi, kur është e mundur”

    Përndryshe Shaqiri zotëron një pjesë të aksioneve te klubi i cili garon në kategorinë e dytë të futbollit zvicran,teksa Shaqa ka përmendur se në 100 vjetorin e klubit që do të shënohet në vitin 2028 do të synoj projekte të rëndësishme.

    Kujtojmë që Xherdan Shaqiri në 27 ndeshje ka shënuar 7 gola e dhuroi 10 asistime për Baselin në të gjitha garat.

  • Brandon Huffmann MVP i javës në Procredit Superligën e Kosovës

    Brandon Huffmann MVP i javës në Procredit Superligën e Kosovës

    Java e 14-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll ka sjellur ndeshje mjaft interesante.
    Basketbollisti i Golden Eagle Yllit Brandon Huffman është shpallur MVP i javës,ku shkëlqeu në ndeshjen kundër Rahovecit029 duke shënaur 25 pikë si dhe pati 10 kërcime.
    I dyti pas Huffman ishte Mustafa Amzil i Trepçës që realizoi 23 pikë,7 kërcime e 3 asistime,si dhe në anën tjetër edhe bashkëlojtari i tij tek mitrovicasit Dardan Kapiti.
    Top 5-shen e më të mirë të xhiros së 14-të e përmbyllin Alex Hunter i Boras,si dhe Jericole Hellems i Vëllaznimit që kontribuan për skuadrat e tyre respektive.

  • PZAP rrëzon ankesën edhe të Jakup Nurës për rinumërim të votave në Skenderaj

    PZAP rrëzon ankesën edhe të Jakup Nurës për rinumërim të votave në Skenderaj

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka refuzuar ankesën e bërë nga kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, duke e vlerësuar atë si të pasafatshme.

    Haxhiu ka garuar për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, ai kishte kërkuar që të anuloheshin votat me postë që ishin pranuar më 2 janar dhe 6 janar.

    Sipas tij, KQZ ka pranuar dhe numëruar mbi 23 mijë vota të ardhura pas afatit ligjor. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë vendit mund të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00. Mirëpo, KQZ-ja përmes një vendimi ka zgjatur afatet për pranimin dhe numërimin e votave nga mërgata.

    Krahas kësaj, PZAP ka refuzoi si të pasafatshme edhe një ankesë të subjektit politik të Nenad Rashiqit, Iniciativa Qytetarë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Ai kishte bërë ankesë lidhur me administrimin e procesit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit në Novobërdë dhe Leposaviq.

    Si e palejuar u hodh ankesa e kandidatit të PDK-së për deputet Jakup Nura, që kishte kërkuar më 10 janar të urdhërohet KQZ-ja t’i numërojë të gjitha vendvotimet në Komunën e Skenderajt.

    Ndërsa është konstatuar e tërhequr ankesa e subjektit politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) lidhur me parregullsitë gjatë votimit me postë. IRDK-ja kishte parashtruar ankesë kundër Partisë Liberale Egjiptiane lidhur me parregullsitë e votave me postë jashtë Kosovës. IRDK-ja para shqyrtimit ka njoftuar PZAP-në se për shkaqe subjektive ka vendosur ta tërheqë ankesën

  • BQK paralajmëron për mesazhe mashtruese në emër të bankave

    BQK paralajmëron për mesazhe mashtruese në emër të bankave

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët lidhur me një fushatë mashtruese që po qarkullon aktualisht përmes mesazheve SMS, e cila synon vjedhjen e të dhënave financiare.

    Sipas BQK-së, mesazhet mashtruese paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga banka komerciale dhe përmbajnë kërkesa urgjente për veprim, si dhe lidhje të dyshimta që mund të çojnë në keqpërdorim të të dhënave bankare.