ATV

Blog

  • Inter synon transferimin e Guglielmo Vicario nga Tottenham-Në garë edhe rivali Juventus

    Inter synon transferimin e Guglielmo Vicario nga Tottenham-Në garë edhe rivali Juventus

    Gjiganti italian Inter synon transferimin e një portieri i cili pritet të jetë pasardhësi i Yann Sommer në portën e neuroazzurëve.

    E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”bënë të ditur se Gugliemo Vicario është vënë në radarin e gjigantit italian,dhe pritet që të përgatis një ofertë në drejtim të klubit londinez Tottenham Hotspur për shërbimet e gardianit italian.

    Përndryshe Vicario vetë ka shprehur dëshirën që të rikthehet në elitën e futbollit italian,edhe pse është tejet i kënaqur në Premierligën angleze tek Spurs.

    Në anën tjetër interesim për Vicarion ka shprehur edhe gjiganti tjetër italian Juventus,ndërkohë që Tottenham për ta lënë të lirë po kërkon rreth 25 milionë euro shumë kjo e përballueshme si për Interin ashtu edhe Juventusin.

    Kujtojmë që Gugliemo Vicario ka kontratë me Tottenhamin deri në qershor të vitit 2028.

  • Paralajmërojnë mjekët: Batanijet e rënda janë të rrezikshme për foshnjat

    Paralajmërojnë mjekët: Batanijet e rënda janë të rrezikshme për foshnjat

    Batanijet e rënda janë bërë të njohura nga të rriturit që vuajnë nga pagjumësia ose ankthi, të cilët thonë se presioni ngushëllues i produktit e bën gjumin më të lehtë. Kohët e fundit këto batanije kanë dalë në treg edhe për foshnjat.

    Kjo po ngre alarmin midis pediatrëve dhe shumë ekspertëve të sigurisë së produkteve, të cilët thonë se këto produkte po shiten pa standarde sigurie dhe pak ose aspak prova se ato janë të sigurta.

    Në qershor 2023, Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) tha në një letër drejtuar Komisionit të Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit (CPSC) se këto produkte të rënda nuk duhet të përdoren kurrë për foshnjat.

    “Nuk ka asnjë rregullim për këto”, thotë Rachel Moon, një profesore e pediatrisë në Universitetin e Virxhinias në Charlottesville dhe kryetare e grupit të punës të AAP për sindromën e vdekjes së papritur të foshnjave.

  • “Duam të shohim progres në dialogun Kosovë–Serbi”, zyrtari i NATO-s: Përgjegjësia e liderëve është kyçe për stabilitetin në Ballkan

    “Duam të shohim progres në dialogun Kosovë–Serbi”, zyrtari i NATO-s: Përgjegjësia e liderëve është kyçe për stabilitetin në Ballkan

    Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka rëndësi të madhe për Aleancën Veri-Atlantike (NATO-n). NATO ka misionin e saj më të madh ushtarak në Kosovë (KFOR) dhe është e pranishme edhe në vende të tjera të Ballkanit.

    Një zyrtar i NATO-s ka deklaruar se Aleanca po i kushton vëmendje të shtuar rajonit të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht duke marrë parasysh trendët shqetësues të viteve të fundit, duke theksuar se udhëheqësit lokalë mbajnë përgjegjësi të madhe për stabilitetin e rajonit.

    “Ne shohim disa trende shqetësuese në rajon, veçanërisht në vitet e fundit, të cilat kërkojnë monitorim të kujdesshëm të zhvillimeve”, tha një zyrtar gjatë një takimi me gazetarët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

    Dialogu Kosovë–Serbi dhe Ballkani Perëndimor

    Sipas zyrtarëve të NATO-s, qëndrimi i Aleancës është i qartë: angazhimi ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë dhe i palëkundur, dhe nuk do të lejohet krijimi i një boshllëku sigurie në rajon.

    “NATO dhe aleatët vazhdojnë të kërkojnë llogaridhënie të plotë për ata që janë përgjegjës për sulmet ndaj KFOR-it në maj 2023 dhe për autorët e dhunës në Banjskë në shtator të atij viti. NATO mbështet plotësisht BE-në në lehtësimin e dialogut dhe shpresojmë se do të shohim përparim në këtë proces, i cili është me rëndësi për paqen dhe sigurinë në rajon”, deklaroi zyrtari i NATO-s.

    Sipas tyre, Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike dhe NATO mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit afatgjatë në rajon, duke përmendur edhe trende të tjera shqetësuese, si fushatat e dezinformimit, kërcënimet hibride, tensionet politike, retorikën përçarëse dhe mungesën e përparimit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Politikanët dhe udhëheqësit vendas kanë përgjegjësi për të ruajtur stabilitetin në vendet e tyre. Për këtë arsye, ne i kemi bërë thirrje lidershipit në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Serbi dhe në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive, në interes të stabilitetit dhe të asaj që qytetarët e tyre duan të shohin: stabilitet, prosperitet, reforma progresive dhe përparim në proceset e integrimit”, u tha gazetarëve një përfaqësues përpara takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s më 12 shkurt.

     

    Sipas zyrtarëve të NATO-s është e qartë se zgjidhja “nuk është ushtarake, por përmes dialogut politik”.

    “NATO mbështet dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës nën udhëheqjen e BE-së dhe shpreson që së shpejti të ketë lëvizje dhe progres, pasi kjo është me rëndësi kyçe për stabilitetin afatgjatë në rajon. Nuk varet vetëm nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe nga akterët në rajon që të ndërmarrin hapat dhe kompromiset e nevojshme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme”, tha zyrtari.

    Zyrtarët folën edhe për rolin e misionit të KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon.

    Sipas tyre, pas vitit 2023, numri i anëtarëve të KFOR-it u rrit me 1,000 ushtarë, ndërsa aktualisht numri i trupave po zvogëlohet gradualisht drejt nivelit para vitit 2023.

    KFOR-i është i vendosur në Kosovë për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë, lirinë e lëvizjes, si dhe për të mbështetur praninë civile ndërkombëtare dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

     

    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës

    Afërsisht 4,636 trupa nga 33 vende kontribuojnë në përmbushjen e objektivave të misionit.

    Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria, Turqia dhe Polonia kanë numrin më të madh të personelit ushtarak në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë. /Telegrafi/

  • Hansi Flick i shqetësuar për problemet fizike të yjeve Të Barcelonës

    Hansi Flick i shqetësuar për problemet fizike të yjeve Të Barcelonës

    Trajneri i Barcelonës Hansi Flick ka dhënë deklarata për problemet me të cilat po përballet skuadra me lojtarët të cilët kanë probleme fizike.

    Në konferencën për shtyp para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Atletico Madrid-it ,Flick ka përmendur mungesat e Rashord dhe Raphinas por nuk përmendi se kush mund t’I zëvendësojë ata.

    “Duhet të kujdesemi për Rafinjan, sepse jep gjithmonë gjithçka. Nuk jam i lumtur me këtë situatë sepse na duhet, ashtu si na duhen Gavi dhe Markus… Megjithatë, këto gjëra ndodhin gjatë sezonit dhe ne po i menaxhojmë”

    Përndryshe Flick u përgjigj edhe në pyetjen se nëse ka të bëjë kjo edhe me anën psikologjike,duke thënë se lojtarët duhet të kenë kujdes për anën fizike.

    Kujtojmë që Barcelona do të takohet kundër Atletico Madrid-it të ejnten në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.

  • “Na lini të qetë!” – Dua Lipa dhe i fejuari i saj përballen me paparacët në Paris

    “Na lini të qetë!” – Dua Lipa dhe i fejuari i saj përballen me paparacët në Paris

    Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, nuk kanë kaluar një mbrëmje të qetë.

    Sipas raportimit të Paris Match, çifti është “sulmuar” dhe rrethuar nga paparacë, të cilët i kanë ndjekur nga shumë afër. Në videot e publikuara, shihet se situata i ka shqetësuar dukshëm të dy.

    Dua dhe Callum u kanë kërkuar paparacëve parizienë t’i linin të qetë, teksa po përndiqeshin vetëm pak metra larg banesës së tyre.

    Të shqetësuar se adresa e tyre mund të bëhej publike, këngëtarja dhe aktori janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mbuluar fytyrat për të shmangur.

  • Mbrojtja kundërshton pretendimin se Thaçi synonte marrjen nën kontroll të Kosovës

    Mbrojtja kundërshton pretendimin se Thaçi synonte marrjen nën kontroll të Kosovës

    Avokatja Tavakoli tha se Thaçi në cilësinë e kryeministrit në Qeverinë e përkoshme nuk kishte pushtet të vërtet.

    “Ai nuk mundte të nënshkruante asnjë angazhim domethënës për kosovarët në rolin e tij si kryeministër”, tha ajo, duke kujtuar dëshminë e ish-diplomatit britanik, John Stewart Duncan se Thaçi nuk mund ta nënshkruante marrëveshjen për çarmatosje e UÇK-së si kryeministër i Qeverisë së përkohshme.

    “Kryeministër ishte një titull, nuk ishte shtysë përmes së cilës Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale [term që ZPS-ja përdor në aktakuzë për t’iu referuar të akuzuarve dhe disa ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së] mund të jetësohej”, tha ajo.

    Tavakoli tha se fillimisht, në ditët e para të UNMIK-ut, Thaçi kishte konkurruar me këtë institucion për pushtet, por më pas e pranoi autoritetin e kësaj administrate dhe bashkëpunoi me të.

    Ajo ngriti pyetjen se si Thaçi synonte të merrte nën kontroll Kosovën, kur ai ishte pajtuar për çarmatosjen e UÇK-së, pranoi të bashkëpunonte me UNMIK-un, kishte pranuar humbjen në zgjedhje pasluftës deri më 2007, kur i fitoi ato.

    Aktualisht, seanca është në pushimin e drekës.

  • Lanika Rexhepi, talenti nga Prishtina që i solli shqipërisë medalje historike në Evropianin e Karatesë

    Lanika Rexhepi, talenti nga Prishtina që i solli shqipërisë medalje historike në Evropianin e Karatesë

    Pak ditë pas përfundimit të Kampionatit Evropian të Karatesë, emri i Lanika Rexhepit vazhdon të përmendet me krenari në të gjithë hapësirën shqiptare. Karateistja kadete nga Prishtina u shpall nënkampione e Evropës në kategorinë Cadet Female Kumite +61 kg, duke fituar medaljen e argjendtë dhe duke hyrë në histori si vajza e parë që siguron një medalje evropiane për Federatën Shqiptare të Karatesë.

    Por kush është Lanika Rexhepi? E rritur në Kosovë dhe e formuar si sportiste me disiplinë të lartë dhe përkushtim maksimal, ajo përfaqësoi Shqipërinë në arenën evropiane me një pjekuri që tejkalon moshën e saj.

    Rrugëtimi i saj drejt finales ishte mbresëlënës. Ajo dominoi Malin e Zi me rezultat 8–0, mposhti Gjeorgjinë po me shifrat 8–0, kaloi Francën 6–1 dhe Italinë 3–0, duke siguruar finalen e madhe pas katër fitoreve bindëse. Në përballjen për medaljen e artë, ajo u ndal nga Portugalia me rezultat minimal 0–1, duke e mbyllur garën me medaljen e argjendtë.

    Ky sukses nuk ka vetëm vlerë personale. Ai përbën një moment historik për sportin shqiptar, pasi është medalja e parë evropiane për vajzat në historinë e kësaj federate. Lanika Rexhepi, megjithëse nga Kosova, mbrojti me dinjitet flamurin kuqezi, duke dëshmuar se talenti dhe përkushtimi shqiptar nuk njohin kufij.

  • Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit

    Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit

    Rekord i ri në tregjet valutore, frangu zviceran forcohet ndjeshëm

    Frangu zviceran vijon forcimin e tij historik në tregjet valutore, duke shënuar nivele rekord si ndaj euros ashtu edhe ndaj dollarit amerikan, transmeton albinfo.ch.

    Pas arritjes së niveleve të reja në fund të janarit, kjo javë ka nisur me një tjetër dobësim të dollarit dhe me një rritje të mëtejshme të frangut. Të hënën, dollari amerikan u tregtua në nivelin 0.7659 franga, një nga vlerat më të ulëta historike.

    Ndërkohë, edhe euro ka pësuar rënie të ndjeshme kundrejt frangut zviceran. Kursi euro-frang u vendos në 0.9130, duke prekur madje një rekord të ri historik gjatë pasdites, kur zbriti në nivelin 0.9127.

    Forcimi i vazhdueshëm i frangut konfirmon rolin e tij si një nga monedhat më të sigurta në kohë pasigurie ekonomike globale.

  • Investim 5 milionësh, 43 ndërtesa publike në Prizren do të renovojë BE-ja

    Investim 5 milionësh, 43 ndërtesa publike në Prizren do të renovojë BE-ja

    Një total prej 43 ndërtesash publike në Prizren, përfshirë 25 qendra shëndetësore dhe 18 shkolla do të renovohen përmes Programit Rajonal të Efiçiencës së Energjisë të financuar nga Bashkimi Europian, nën kornizën WBIF – Western Balkans Investment Framework, ka bërë të ditur sot Zyra e BE-së në Kosovë.

    “Ky investim prej 5 milionë eurove, që kombinon një grant të BE-së me një hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), do të përmirësojë kushtet e kujdesit shëndetësor dhe të mësimdhënies, do të rrisë efiçiencën e energjisë, do të ulë ndotjen e ajrit dhe do të gjenerojë kursime afatgjata për buxhetet publike”.

    Hubert Perr, Shefi i seksonit të bashkëpunimit i BE-së në Kosovë, mori pjesë në nënshkrimin e kontratave për punët nga Komuna e Prizrenit.

    Në dhjetor 2025, kontrata të ngjashme të financuara nga BE-ja për 20 ndërtesa publike në Prishtinë u nënshkruan nën të njëjtin program.

    Me 3.7 miliardë euro të investuar që nga viti 1999, BE-ja tha se është partneri më i fuqishëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare.

  • Ushtrim dy minutësh i frymëmarrjes që rigjeneron mendjen tuaj

    Ushtrim dy minutësh i frymëmarrjes që rigjeneron mendjen tuaj

    Puna nga shtëpia gjatë pandemisë së COVID-19 jo vetëm që trazoi kufijtë midis orarit të shtëpisë dhe zyrës, por gjithashtu çoi në orare më të ngjeshura, me takime, telefonata dhe konferenca të njëpasnjëshme. Kjo e bëri jashtëzakonisht të rëndësishme të bëni pushime të shkurtra për të rikuperuar fokusin dhe për t’u relaksuar.

    Për ta ndihmuar këtë, terapistja indiane Sarla Totla sugjeron një ushtrim të thjeshtë frymëmarrjeje prej dy minutash, i cili mund të ndihmojë profesionistët e zënë të rrisin përqendrimin dhe produktivitetin.

    “Ju kaloni nga një takim në tjetrin pa asnjë pushim. Kjo ju lë të lodhur dhe të stresuar deri në fund të ditës. Ky është një ushtrim i thjeshtë frymëmarrjeje prej dy minutash që mund ta praktikoni ndërmjet takimeve. Ai do t’ju ndihmojë të rivendosni dhe riaktivizoni mendjen tuaj,” shpjegoi Totla.

    Hapat që duhet të ndiqni për këtë ushtrim:

    1. Merrni frymë thellë.

    2. Thithni ajrin, mbajeni për pak, pastaj nxirrni.

    3. Përsëriteni këtë proces 10 herë.

    Totla thekson se përfshirja e kësaj rutine dy minutëshe do t’ju ndihmojë të lehtësoni stresin, të përmirësoni përqendrimin dhe të rrisni produktivitetin e përgjithshëm.