ATV

Blog

  • Djersitja e tepërt? ja momenti ideal për të vendosur antidjersën

    Djersitja e tepërt? ja momenti ideal për të vendosur antidjersën

    Shumë njerëz e aplikojnë deodorantin menjëherë pasi zgjohen në mëngjes. Megjithatë, sipas ekspertëve, ky nuk është momenti më i përshtatshëm.

    Është një produkt që përdoret çdo ditë, pothuajse automatikisht. Por rezulton se një pjesë e madhe e njerëzve po e përdorin gabim antidjersën.

    Specialistët e International Hyperhidrosis Society theksojnë se koha më e mirë për ta aplikuar antidjersën nuk është në mëngjes, siç besohet zakonisht, por në mbrëmje, para gjumit.

    “Për rezultate optimale, përdoreni antidjersën në mbrëmje. Gjatë natës prodhimi i djersës është më i ulët. Aplikimi në këtë kohë u jep mundësi përbërësve aktivë të depërtojnë në poret e lëkurës dhe të bllokojnë djersitjen për ditën pasuese”, shpjegojnë ekspertët.

    Sipas tyre, kur vendoset në mëngjes, efekti mund të jetë më i dobët dhe madje mund të shkaktojë më shumë njolla në rroba.

    Ekspertët sqarojnë gjithashtu një ngatërresë të zakonshme: deodoranti dhe antidjersa nuk janë i njëjti produkt.

    Antidjersat përmbajnë përbërës me bazë alumini që bllokojnë përkohësisht poret e djersës, duke reduktuar sasinë e djersës që del në sipërfaqe. Ndërsa deodorantët kanë për qëllim të luftojnë erën, por jo djersën. Ata zakonisht përmbajnë alkool dhe parfume që neutralizojnë bakteret dhe aromën e pakëndshme.

    Sot në treg gjenden shumë produkte që kombinojnë të dyja funksionet, duke ndihmuar njëkohësisht kundër djersës dhe erës.

    Një tjetër gabim i shpeshtë është aplikimi i disa shtresave. Sipas ekspertëve, mjafton një shtresë e hollë.

    “Një lëvizje lart dhe një poshtë është e mjaftueshme. Nuk ka nevojë për më shumë, pasi teprica mund të përfundojë në rroba”, këshillojnë ata.

    Për personat që djersijnë më tepër, rekomandohet edhe heqja e qimeve në sqetull, në mënyrë që produkti të depërtojë më mirë në lëkurë dhe të mos mbeten djersa dhe yndyrnat në sipërfaqe, ku bakteret shumohen më lehtë.

    Në rastet kur djersitja është e tepërt dhe shkakton shqetësim serioz, mjekët mund të sugjerojnë trajtime të tjera. Megjithatë, ekspertët këshillojnë që fillimisht të identifikohet shkaku, pasi faktorë si stresi shpesh ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e djersitjes.

  • Real Madrid njofton tërheqjen nga Superliga Evropiane-UEFA e mirwpret vendimin

    Real Madrid njofton tërheqjen nga Superliga Evropiane-UEFA e mirwpret vendimin

    Klubi mbretëror spanjoll Real Madrid ka konfirmuar tërheqjen nga Superliga Evropiane,duke konfirmuar projektin kontravers si të “dështuar’.

    Klubi ka bërë të ditur se ky vendim u morr për të mirën e futbollit evropian,dhe se në vazhdim do të punojnë që futbolli të funksionojë në mënyrë të shëndetshme.

    Përndryshe UEFA e ka mirëpritur këtë vendim të Real Madridi-it,duke theksuar se është arritur marrëveshja për të përmirësuar gjërat që kanë të bëjnë me sportin më të popullarizuar në botë.

    “UEFA, Klubet Evropiane të Futbollit (EFC) dhe Real Madridi kanë arritur një marrëveshje për të mirën e futbollit evropian të klubeve”

     

    “Pas disa muajsh bisedimesh të zhvilluara në dobi të futbollit evropian, UEFA, Klubet Evropiane të Futbollit (EFC) dhe Real Madrid CF njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje në parim për të mirën e futbollit evropian të klubeve, duke respektuar parimin e meritës sportive dhe duke theksuar qëndrueshmërinë afatgjatë të klubeve dhe përmirësimin e përvojës së tifozëve përmes përdorimit të teknologjisë”.

     

    “Kjo marrëveshje parimore do të shërbejë gjithashtu për të zgjidhur mosmarrëveshjet ligjore që lidhen me Superligën Evropiane, sapo të zbatohet një marrëveshje përfundimtare”, thuhet në njoftimin zyrtare të Los Blancos

  • Cemre Baysel surprizon me urim romantik për Cem Bolukbasi në ditëlindjen e tij

    Cemre Baysel surprizon me urim romantik për Cem Bolukbasi në ditëlindjen e tij

    Aktorja e njohur turke, Cemre Baysel, e cila prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar si protagonistja e serialit “Lejla” që transmetohet në Tv Klan, ka bërë një urim publik për ditëlindjen e partnerit të saj, Cem Bolukbasi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Historia e dashurisë mes Cemre Baysel dhe Cem Bolukbasi po vazhdon fuqishëm. Së fundmi, aktorja udhëtoi drejt Dubait për të qenë pranë të dashurit të saj, pilot kombëtar i garave, duke e mbështetur dhe duke u siguruar që ai të mos e kalonte vetëm këtë periudhë të rëndësishme.

    Çifti nuk heziton të ndajë momente romantike me ndjekësit në rrjetet sociale, ndërsa postimi më i fundit erdhi pikërisht nga Cemre Baysel. Protagonistja e “Lejla” e uroi partnerin e saj me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen, sybukuri im.”

  • Çfarë ha Jennifer Aniston brenda një dite për të ruajtur trupin e saj në formë, teksa feston 57-vjetorin

    Çfarë ha Jennifer Aniston brenda një dite për të ruajtur trupin e saj në formë, teksa feston 57-vjetorin

    Jennifer Aniston njihet për trupin e saj të tonifikuar dhe, ndërsa feston 57-vjetorin, ajo vazhdon të ketë një nga format më të admirueshme në Hollywood.

    Aktorja ka treguar më herët se është e përkushtuar ndaj një stili jetese të shëndetshëm dhe holistik, duke ndjekur një dietë të pasur me proteina, me pak karbohidrate dhe me pak sheqer. Ajo është shumë e kujdesshme për çdo gjë që konsumon, si edhe për pushimin dhe gjumin e mjaftueshëm.

    Jennifer praktikon agjërimin me ndërprerje, duke qëndruar 16 orë pa ngrënë dhe duke konsumuar ushqimin brenda një periudhe tetë-orëshe, zakonisht nga ora 10:00 deri në 18:00. Çdo mëngjes e nis me një filxhan ujë të ngrohtë me limon, i ndjekur nga kafe me qumësht me pak yndyrë.

    Për mëngjes, ajo zgjedh mes tërshërës me të bardha veze, një shake me proteina ose vezë të përgatitura në mënyra të ndryshme. Ajo ka treguar se shton të bardhë veze në tërshërë pak para se të mbarojë gatimi, për t’i dhënë më shumë proteina dhe një teksturë më të butë.

    Sa i përket shake-ut me proteina, Jennifer ka zbuluar se përfshin banane, qershi, manaferra, pluhur zarzavatesh, kolagjen, pak kakao, stevia me shije çokollate dhe qumësht bajameje me çokollatë.

    Dreka e saj e preferuar është ton i freskët (ahi tuna) me sallatë kastraveci dhe thjerrëza, ndërsa përdor aminoacide Bragg’s në vend të salcës së sojës. Për mesvakte, zgjedh vezë të ziera, shkopinj djathi ose një filxhan supë.

    Në darkë, zakonisht konsumon pulë të pjekur me kungulleshka të prera në formë spirale dhe salcë pesto. Megjithatë, ajo pranon se çdo dy javë i lejon vetes një pjatë me makarona karbonara.

    Aktorja ka theksuar se herë pas here i jep vetes një “ditë shpërblimi”, pasi në të kaluarën kishte qenë tepër strikte me regjimin ushqimor.

  • E fejuara e Jake Paul, kush është Jutta Leerdam,  në Lojërat Olimpike Dimërore 2026?

    E fejuara e Jake Paul, kush është Jutta Leerdam, në Lojërat Olimpike Dimërore 2026?

    Nëse shihni Jake Paul në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano-Cortina, mos u habisni. Ish-ylli i YouTube-it, i kthyer në boksier profesionist, është i fejuar me Jutta Leerdam, patinatore shpejtësie nga Holanda, e cila fitoi medaljen e argjendtë në garën 1000 metra në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit në vitin 2022.

    Tashmë, Leerdam fitoi edhe medlje ari në Olimpiadë. Çifti e bëri publike lidhjen e tyre në Instagram në vitin 2023, ndërsa Jutta e ka mbështetur Paul në ndeshjet e tij të boksit, duke e përkrahur nga tribunat. Ata u fejuan në mars të vitit 2025.

    Jake Paul linked to speed skater Jutta Leerdam after Julia Rose split

    Ajo ka treguar mbështetje të madhe për kalimin e tij në boks, duke shkruar në Instagram: “Më frymëzon shumë me etikën tënde të punës, mënyrën si mendon madh dhe vendosmërinë tënde të çmendur. Je i veçantë @jakepaul. Kampioni im.”

    Nga ana tjetër, Jake Paul publikoi një mesazh në platformën X (ish-Twitter) përpara se ajo të niste garën e saj në Olimpiadë.

    Image

  • Gara globale për bateritë me elektrolit të ngurtë po hyn në fazë vendimtare

    Gara globale për bateritë me elektrolit të ngurtë po hyn në fazë vendimtare

    Në fillim të dekadës së ardhshme pritet që prodhuesit e parë të automjeteve të arrijnë prodhim në shkallë më të gjerë të baterive me elektrolit të ngurtë, duke shënuar një hap të rëndësishëm për industrinë e makinave elektrike.

    Dy kompani të mëdha kanë regjistruar zhvillime të rëndësishme në këtë drejtim. Më 4 shkurt, QuantumScape, kompani e mbështetur nga Volkswagen, inauguroi një fabrikë pilot në San Jose, Kaliforni. Vetëm një ditë më pas, Karma Automotive bëri të ditur bashkëpunimin me Factorial Energy për të realizuar prodhimin e parë amerikan të baterive të ngurta për automjete elektrike.

    Factorial Energy ka partneritete të rëndësishme me marka si Mercedes, Stellantis dhe Hyundai, ndërsa synon të nisë prodhimin masiv deri në vitin 2029.

    Njëkohësisht, prodhues të tjerë të mëdhenj si Toyota, BYD dhe Nissan kanë paralajmëruar se planifikojnë të lansojnë automjetet e para të pajisura me këto bateri në periudhën 2027–2030.

    Bateritë me elektrolit të ngurtë konsiderohen revolucionare, pasi ofrojnë densitet më të lartë energjie, nivel më të madh sigurie, menaxhim më efikas të nxehtësisë dhe kohë më të shpejtë karikimi.

    Megjithatë, sfidë mbetet kostoja e lartë e prodhimit, ndërsa kapacitetet fillestare do të jenë të kufizuara, çka nënkupton se në fazën e parë këto bateri do të përdoren kryesisht në segmentin premium të tregut.

  • Kinemaja si pasqyrë e shoqërisë moderne

    Kinemaja si pasqyrë e shoqërisë moderne

    Filmi ka qenë gjithmonë një reflektim i kohës në të cilën prodhohet. Nga dramat sociale tek filmat fantastiko-shkencorë, temat që dominojnë ekranin shpesh pasqyrojnë frikërat, shpresat dhe dilemat e shoqërisë.

    Në dekadën e fundit, temat si inteligjenca artificiale, ndryshimet klimatike dhe identiteti kulturor janë bërë gjithnjë e më të pranishme në prodhimet filmike. Kjo tregon se kinemaja nuk është vetëm argëtim, por edhe mjet diskutimi dhe ndërgjegjësimi.

    Përmes historive të fuqishme dhe personazheve kompleksë, filmi vazhdon të ndikojë mënyrën si mendojmë dhe ndjejmë. Dhe pikërisht kjo e bën atë një nga format më të rëndësishme të artit bashkëkohor.

  • Adaptimet letrare në ekran, sfida mes besnikërisë dhe kreativitetit

    Adaptimet letrare në ekran, sfida mes besnikërisë dhe kreativitetit

    Kur një roman i dashur përshtatet në film, pritshmëritë janë gjithmonë të larta. Lexuesit kërkojnë besnikëri ndaj materialit origjinal, ndërsa regjisorët shpesh kërkojnë liri krijuese.

    Balancimi mes këtyre dy elementeve është një sfidë e vazhdueshme. Disa adaptime kanë hyrë në histori si kryevepra, ndërsa të tjera janë kritikuar ashpër për devijime nga libri. Megjithatë, çdo adaptim sjell një interpretim të ri dhe i jep jetë tjetër historisë.

    Në fund, suksesi varet nga mënyra se si filmi arrin të qëndrojë si vepër më vete, pa humbur shpirtin e origjinalit. Kjo është arsyeja pse adaptimet vazhdojnë të jenë ndër projektet më të diskutuara në industrinë e filmit.

  • Margot Robbie rrëfen të kaluarën e saj “të egër” në Londër: E përjashtuan nga klubet dhe pati një striptist “Harry Potter” në festën e beqarisë

    Margot Robbie rrëfen të kaluarën e saj “të egër” në Londër: E përjashtuan nga klubet dhe pati një striptist “Harry Potter” në festën e beqarisë

    Margot Robbie ka zbuluar anën e saj të shfrenuar gjatë viteve kur jetonte në Londër, duke pranuar se është përjashtuar nga klubi i njohur Infernos dhe nga “shumica e klubeve në Clapham”.

    Aktorja 35-vjeçare tregoi në podcastin Table Manners se gjatë një fundjave me miqtë, u nxor nga Infernos vetëm 15 minuta pasi kishte hyrë, edhe pse i kishin thënë se “aty nuk të përjashtojnë kurrë”. Ajo nuk zbuloi arsyen e saktë, por pranoi se për një periudhë ishin ndaluar në disa lokale të zonës.

    Deri në vitin 2016, Robbie jetonte në Clapham me gjashtë miq në një apartament që e quanin “The Manor”, periudhë që ajo e përshkruan si “ditët më të mira të jetës”. Ajo rrëfeu gjithashtu se festa e saj e beqarisë ishte mjaft e çmendur, duke përfshirë edhe një striptist të veshur si Harry Potter.Margot later moved to Clapham and lived 'down the road' from Infernos with her roommates during her drink-fuelled party days

  • Festivalet e filmit, porta drejt suksesit ndërkombëtar

    Festivalet e filmit, porta drejt suksesit ndërkombëtar

    Festivalet si Cannes, Berlinale dhe Venecia vazhdojnë të jenë pika kyçe për industrinë e filmit. Për shumë regjisorë të rinj, një premierë në këto skena prestigjioze mund të ndryshojë rrjedhën e karrierës.

    Këto festivale nuk janë vetëm evente glamuroze me tapet të kuq. Ato janë hapësira ku zbulohen talente të reja, ku filma të pavarur fitojnë shpërndarje ndërkombëtare dhe ku kritikët vendosin trendet e sezonit.

    Në vitet e fundit, është vënë re një rritje e filmave që trajtojnë tema sociale dhe politike, duke reflektuar realitetin global. Kjo tregon se festivali nuk është vetëm festë arti, por edhe pasqyrë e shoqërisë.