ATV

Blog

  • Zbatohet vendimi i Ramosajt, ekzekutohen 500 euro për pacientët me sëmundje malinje në Deçan

    Zbatohet vendimi i Ramosajt, ekzekutohen 500 euro për pacientët me sëmundje malinje në Deçan

    Janë ekzekutuar mjetet financiare nga Thesari i Shtetit për pacientët me sëmundje malinje, pas vendimit social të marrë më herët nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

    Sipas vendimit të komunës, personat që përballen me sëmundje malinje kanë të drejtë të përfitojnë 500 euro ndihmë financiare një herë në vit, e cila ka filluar të shpërndahet përmes sistemit të Thesarit të Republikës së Kosovës.

    Kjo pagesë synon të ofrojë mbështetje morale dhe financiare për pacientët dhe familjet e tyre gjatë trajtimeve dhe sfidave shëndetësore.

    Vendimi për përkrahje u mor në ditën e parë të punës së vitit të ri nga kryetari Ramosaj si pjesë e politikave sociale të komunës, që synojnë të mbështesin kategoritë në nevojë dhe të lehtësojnë barrën financiare për qytetarët.

    Ndërkohë, krahas mbështetjes për pacientët me sëmundje malinje, komuna kishte vendosur edhe një ndihmë prej 300 eurosh për çdo nënë lehonë, vendim që gjithashtu do të ekzekutohet.

  • Mohamed Salah mund të kalojë në Ligën e Arabisë Saudite gjatë verës

    Mohamed Salah mund të kalojë në Ligën e Arabisë Saudite gjatë verës

    Ylli egjiptian Mohamed Salah mund të largohet nga gjiganti anglez Liverpool gjatë verës.

    Mediumi “Financial Times”bën të ditur se Liga Profesioniste e Arabisë Saudite po bën presion për transferimin e Salah,teksa agjenti i egjiptianit ka nisur bisedime me Al Ittihad për një marrëveshje.

    Përndryshe Al Ittihad po synon që të transferojë një lojtar në repartin ofanziv,dhe Salah është një nga ata që mund të jetë pjesë e projektit për sezonin e ri.

    Në anën tjetër Liverpool gjendet para një situate që me një largim të Salah të përfitojë nga ana financiare,teksa rinovimi i kontratës nuk gjendet fare në horizont.

    Kujtojmë që Mohamed Salah ka kontratë me gjigantin anglez Liverpool deri në qershor të vitit 2027.

  • Rekord Guinness: Burri balancoi një karrige mbi mjekër për 1 orë e 20 minuta

    Rekord Guinness: Burri balancoi një karrige mbi mjekër për 1 orë e 20 minuta

    Një rekordthyes serik i rekordeve botërore Guinness arriti të balancojë një karrige mbi mjekër për 1 orë e 20 minuta, duke rimarrë një nga titujt e tij të mëparshëm.

    David Rush, i cili kohët e fundit kishte rikthyer një rekord të ngjashëm duke balancuar një shkallë mbi mjekër për 19 minuta e 11 sekonda, fillimisht kishte fituar titullin për kohëzgjatjen më të gjatë të mbajtjes së një karrige mbi mjekër, me 1 orë e 8 minuta.

    Më pas, ai e humbi rekordin ndaj një eksperti tjetër të ekuilibrit, i cili qëndroi 1 orë e 19 minuta, transmeton Telegrafi.

    “Gjatë muajve të fundit, unë jam stërvitur posaçërisht për të rindërtuar forcën dhe qëndrueshmërinë në qafën time,” shkroi Rush në internet.

    Ai tha se ndihej sikur mund të vazhdonte fizikisht përtej rekordit, por dhimbja nga mbajtja e pozicionit bëri që përpjekja e tij të përfundojë në dhjetor 2024 në 1 orë, 20 minuta e 30 sekonda.

    Libri i Rekordeve Botërore Guinness ka konfirmuar se kjo kohë ishte e mjaftueshme për të rimarrë titullin.

     

  • Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

    Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

    Parlamenti Evropian miratoi një propozim të Komisionit Evropian për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh, për të financuar shpenzimet ushtarake dhe buxhetore.

    Anëtarët e Parlamentit Evropian miratuan kredinë për Ukrainën për periudhën 2026-27 me 458 vota pro, me 140 ligjvënës që votuan kundër dhe 44 abstenime.

    Kredia për Ukrainën përbëhet nga 60 miliardë euro ndihmë ushtarake dhe 30 miliardë euro mbështetje buxhetore të financuara përmes huamarrjes së BE-së.

    Vota në Parlamentin Evropian ishte planifikuar më parë për një seancë të posaçme plenare të thirrur më 24 shkurt për të shënuar përvjetorin e katërt të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, por u shty për më 11 shkurt.

    Më 19 dhjetor, samiti i Bashkimit Evropian miratoi një vendim për një kredi të përbashkët për t’i siguruar Ukrainës 90 miliardë euro, të cilat mbulojnë dy të tretat e nevojave të Ukrainës në periudhën 2026-27 si në sektorin buxhetor ashtu edhe në atë të mbrojtjes.

    Më 4 shkurt, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper) ranë dakord mbi mekanizmat për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh në vitet 2026-27, duke përfshirë edhe lejimin e vendeve të treta për të marrë pjesë.

  • Horoskopi ditor – Një ditë e mbushur me mundësi dhe reflektim

    Horoskopi ditor – Një ditë e mbushur me mundësi dhe reflektim

    Dashi
    Kjo e martë do të nisë më së miri, duke ju dhënë dëshirën për të bërë mirë dhe për të dalë në pah. Ky ndikim do të jetë i dukshëm si në sferën profesionale, ashtu edhe në atë sentimentale. Ju do të ndiheni të motivuar për të ndërmarrë veprime që do t’ju japin kënaqësi dhe vlerësim nga të tjerët.

    Demi
    Sot do të shihni veten si protagonist absolut dhe është në dorën tuaj që ta shfrytëzoni këtë mundësi. Yjet janë në anën tuaj, duke ofruar mbështetje për vendimet që merrni. Dita ju premton sukses dhe mundësi për t’u dalluar në çdo sferë të jetës tuaj.

    Binjakët
    Hëna ka ndikim pozitiv tek të lindurit e kësaj shenje dhe kjo do t’ju ndihmojë të rikuperoni energjinë dhe humorin e mirë. Megjithatë, do të hasni situata të cilat nuk do të jenë aspak të lehta për t’u menaxhuar, duke kërkuar kujdes dhe qetësi në veprime.

    Gaforrja
    Kjo ditë pritet të jetë mjaft e lodhshme, por në fund do të arrini të siguroni një bilanc pozitiv. Ju pret një listë e gjatë angazhimesh, të cilat, pavarësisht sfidave, do të arrini t’i çoni deri në fund me sukses dhe përkushtim.

    Luani
    Hapet për ju një fazë e rëndësishme, veçanërisht në sferën profesionale. Prej jush kërkohet një angazhim i madh, por ashtu si zakonisht do të nxirrni në pah disa cilësi të tjera të veçanta dhe do të vlerësoheni për punën dhe përpjekjet tuaja.

    Virgjëresha
    Mes lajmeve të mira të kësaj jave është ndikimi pozitiv i Mërkurit. Do të arrini të merrni kënaqësi të mëdha nga rezultatet e punës suaj, pasi keni punuar shumë dhe tani është momenti për të korrur frytet e përpjekjeve të mëparshme.

    Peshorja
    Ditët në vijim do të jenë mjaft pozitive për të qartësuar jetën tuaj. Do të keni mundësi të largoni të gjithë ata persona që ju komplikojnë jetën dhe do të përqendroheni tek gjërat dhe njerëzit që ju bëjnë mirë.

    Akrepi
    Dita do të nisë me dyshime në sferën ekonomike. Bëni kujdes, veçanërisht nëse po planifikoni ndonjë projekt, pasi kërkohet vëmendje maksimale dhe analiza e hollësishme për të shmangur gabime të panevojshme.

    Shigjetari
    Kjo nuk është një periudhë negative, ndaj mund të guxoni dhe të ndërmerrni hapa të rëndësishëm. Do të keni mundësi të ecni përpara në sferën profesionale. Ndërsa sa i takon ndjenjave, mund të kërkojë pak përpjekje, por në fund do të merrni rezultatin e dëshiruar.

    Bricjapi
    Gjatë kësaj fillimjave do të jeni të përhumbur në mendime. Shumë ide do t’ju vijnë në kokë dhe do të keni dëshirë t’iu jepni formë, por ky nuk është momenti i duhur për veprime konkrete. Më mirë fokusohuni në organizimin dhe planifikimin e tyre për një moment më të përshtatshëm.

    Ujori
    Kjo ditë e re do të sjellë shumë lodhje. Në këtë periudhë keni ndjerë presion dhe kjo ndjesi stresi do të vazhdojë të ju shoqërojë edhe në ditët e ardhshme. Përpiquni të menaxhoni energjinë dhe të ruani qetësinë në situata të tensionuara.

    Peshqit
    Në këtë moment keni nevojë për një shtysë më shumë. Këshillohet që të flisni dhe të hapeni me ata që ju duan vërtet, pasi kjo do t’ju ndihmojë të sheshoni të gjitha dyshimet dhe të ndiheni më të qetë. Hapja emocionale do t’ju sjellë qartësi dhe mbështetje të vlefshme.

  • Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

    Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjete sociale, njofton se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia marrin një hap të rëndësishëm në kuadër të marrëveshjes trilaterale mes tre shteteve.

    Në postim, Vengu shkruan se shefat e shtabeve të tre vendeve zhvilluar një takim, ku u theksua bashkëpunimi ushtarak, ndërveprueshmëria dhe gatishmëria operacionale.

    “Një tjetër hap i rëndësishëm në kuadër të marrëveshjes trilaterale ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ku shefat e shtabeve të tre vendeve zhvilluan një takim të përbashkët.

    Më shumë bashkëpunim ushtarak

    Më shumë ndërveprueshmëri

    Më shumë gatishmëri operacionale

    Fokus në zhvillimin e stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta për përballimin e sfidave të sigurisë dhe kërcënimeve hibride.

    Viti 2026 do të presë stërvitjen e parë trilaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO dhe objektivat euroatlantike”, shkruan Vengu në rrjete sociale.

  • Biblioteka Kombëtare dhe ASHAK firmosin marrëveshje për shërbime bibliotekare

    Biblioteka Kombëtare dhe ASHAK firmosin marrëveshje për shërbime bibliotekare

    Biblioteka Kombëtare të Kosovës dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim forcimin e lidhjeve institucionale dhe avancimin e shërbimeve bibliotekare.

    Marrëveshja parasheh bashkëpunim në kuadër të rrjetit bibliotekar dhe shfrytëzimin e platformës KOHA për katalogimin, inventarizimin dhe përpunimin bibliografik të fondit të ASHAK-ut, si dhe azhurnimin e bibliografive të akademikëve.

    Gjithashtu, ajo përfshin trajnimin e stafit përkatës, shkëmbimin e materialeve bibliotekare, përvojës profesionale dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kulturore, edukative dhe shkencore.

    Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të qasjes në burime shkencore dhe akademike, si dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve për komunitetin hulumtues dhe publikun e gjerë.

  • Pas Georginës, edhe ish-partnerja e Ronaldos në Sanremo, supermodelja Irina Shayk konfirmohet si prezantuese

    Pas Georginës, edhe ish-partnerja e Ronaldos në Sanremo, supermodelja Irina Shayk konfirmohet si prezantuese

    Supermodelja me famë botërore, Irina Shayk, do të bashkëprezantojë natën e tretë të Festivalit të Sanremos 2026, krahas prezantuesit Carlo Conti dhe këngëtares së njohur Laura Pausini.

    Fansat e festivalit janë të emocionuar dhe kureshtarë për paraqitjen e Irina-s në Teatrin Ariston, si dhe për veshjet dhe stilin që do të sjellë në skenë.

    Si detaj intrigues për publikun: Georgina Rodriguez, partnerja aktuale e Cristiano Ronaldos, ka qenë më parë prezantuese e Sanremos, duke lënë gjurmë me stilin dhe elegancën e saj. Kjo e bën konkursin “në mes” të dy supermodeleve një temë interesante për fansat e modës dhe spektaklit: kush do të shkëlqejë më shumë në këtë rol?

  • Avokati i Thaçit: Prokuroria nuk ka prova që ai të ketë ditur për krime të qeverisë së përkohshme

    Avokati i Thaçit: Prokuroria nuk ka prova që ai të ketë ditur për krime të qeverisë së përkohshme

    Avokati Luka Mishetiq ka deklaruar se Zyrtari i Prokurorisë Speciale (ZPS) nuk ka arritur të provojë që i mbrojturi i tij, Hashim Thaçi, kishte dijeni për krimet e kryera nga ndonjë anëtar i Qeverisë së Përkohshme.

    Sipas Mishetiq, prokuroria pretendon se Thaçi e ka përdorur pozicionin si kryeministër për të emëruar bashkë të akuzuarit dhe anëtarët e tjerë të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale (NPK) në poste të larta. “Nuk ka prova përtej dyshimit të arsyeshëm që Thaçi të ketë caktuar bashkë të akuzuarit ose të ketë ditur për krime specifike të kryera nga anëtarët e Qeverisë së Përkohshme,” tha avokati, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Ai shtoi se Prokuroria nuk ka mundur të tregojë se KFOR-i ishte njoftuar nga udhëheqësit e UÇK-së për të hetuar këto krime, dhe nuk ka prova që Thaçi të ketë pasur njohuri për veprime kriminale të vartësve të tij që nuk ishin të njohura nga UNMIK-u dhe KFOR-i.

    Gjithashtu, Mishetiq theksoi se edhe në rastet e keqtrajtimit në Baicë, ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se Hashim Thaçi kishte udhëhequr apo ishte përgjegjës për ato ngjarje.

  • Tre llojet e dashurisë që çdokush i përjeton në jetë!

    Tre llojet e dashurisë që çdokush i përjeton në jetë!

    Dashuria nuk ka vetëm një formë, por shfaqet në jetën e secilit në mënyra të ndryshme dhe me kuptime të veçanta. Sipas psikologëve, tre janë format kryesore që shumica e njerëzve i përjetojnë gjatë jetës: epshi, pasioni dhe angazhimi.

    Epshi është forma e parë dhe më instinktive. Ai lidhet me tërheqjen fizike dhe dëshirën e menjëhershme ndaj një personi tjetër. Kjo ndjenjë është e fortë, intensive dhe shpesh e papritur, por zakonisht jetëshkurtër. Shumë herë ngatërrohet me dashurinë e vërtetë, megjithëse bazohet kryesisht në kimi fizike dhe jo në lidhje emocionale të thellë.

    Pasioni vjen si faza e dytë, e njohur ndryshe si periudha e “dashurisë së verbër”. Në këtë stad, gjithçka duket perfekte dhe emocionuese. Çiftet përjetojnë ekstazë, mall dhe dëshirë të vazhdueshme për të qenë pranë njëri-tjetrit. Kjo fazë ndihmon në krijimin e lidhjes emocionale, por shpesh shoqërohet edhe me zhgënjime apo thyerje zemre kur realiteti fillon të shfaqet.

    Angazhimi konsiderohet forma më e pjekur e dashurisë. Ai bazohet në përkushtim, mirëkuptim dhe pranimin e ndërsjellë, përfshirë edhe të metat. Kjo është dashuria që qëndron përballë sfidave të jetës, si vështirësitë financiare, sëmundjet apo humbjet. Në këtë nivel, partnerët zgjedhin të qëndrojnë bashkë jo vetëm për ndjenjën, por për vendimin e vetëdijshëm për të ndarë jetën me njëri-tjetrin.

    Secila prej këtyre formave ka rolin e vet në rrugëtimin emocional të njeriut.