ATV

Blog

  • Haxhiu sot pret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

    Haxhiu sot pret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, sot do të pres në takim kryetarët e komisioneve parlamentare.

    Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku është shtuar se takimi do të nis nga ora 14:00.

    Po ashtu, bëhet e ditur edhe se, vendi është Salla C 301.

  • Fjetja vonë rrit me 79% rrezikun për sëmundjet e zemrës

    Fjetja vonë rrit me 79% rrezikun për sëmundjet e zemrës

    Sy të rinj për robotët dhe mjetet me lëvizje autonome. Një grup pune kërkimor ka krijuar një sistem shikimi artificial që është në gjendje të regjistrojë, përpunojë e drejtojë lëvizjen në mënyrë më të shpejtë dhe efikase sesa syri i njeriut, dhe gjithashtu edhe 4 herë më shumë në krahasim me sistemet operative aktualisht.

    Sistemi i krijuar ka imituar atë që bën syri dhe shikimi i njeriut dhe, si rrjedhojë, identifikon falë ndryshimeve të dritës zonat ku ndodh lëvizja, duke kursyer fuqi kalkulimi dhe energjie për objektet që janë të ndaluara dhe nuk përbëjnë interes për veprimet.

    Gjatë provave, teknologjia e re ka rezultuar shumë e saktë, më e shpejtë në regjistrimin e veprimit dhe madje shumë më e shpejtë edhe se shikimi human.

    Do duhen verifikime të mëtejshme për të arritur më pas tek faza e implementimit në teknologjitë, kryesisht ato të drejtimit të automjeteve me lëvizje autonome, por edhe robotëve humanoidë.

    Studimi është publikuar në revistën shkencore Nature Communications.

  • Hoqi 95% te fillerave ilegal! – Cardi B tregon planet për një reduktim tjetër të të pasmeve

    Hoqi 95% te fillerave ilegal! – Cardi B tregon planet për një reduktim tjetër të të pasmeve

    Superylli i hip-hopit Cardi B është sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për transformimin e saj trupor.

    Reperja fituese e Grammy-t së fundmi ka zbuluar se pas përfundimit të turneut të saj, planifikon t’i nënshtrohet një tjetër procedure për zvogëlimin e të pasmeve. Cardi ka folur hapur në të kaluarën për injeksionet ilegale me biopolimer që kishte bërë në moshë të re, një vendim për të cilin më vonë u pendua për shkak të rreziqeve shëndetësore. Me kalimin e viteve, ajo ka hequr pjesën më të madhe të tyre dhe tani thotë se dëshiron ta çojë procesin edhe më tej.

    Sipas Cardi-t, ky vendim nuk ka të bëjë me trende apo presion publik por me rehatinë dhe mirëqenien personale. Ajo ka theksuar se ky hap i radhës është për veten e saj, jo për kritikët apo industrinë.

    Artistja ka qenë gjithmonë e sinqertë për ndërhyrjet estetike, duke paralajmëruar fansat për rreziqet e procedurave të pasigurta dhe duke inkurajuar vetëbesimin dhe vendime të informuara.

    Ndërsa rrjetet sociale vazhdojnë të ziejnë nga reagimet, Cardi B vazhdon ta kontrollojë narrativën e saj, pa kërkuar falje dhe sipas kushteve të veta.

  • UEFA nis hetimet për për fyerje raciste në ndeshjen Benfica – Real Madrid pas reagimit të Vinícius Jr

    UEFA nis hetimet për për fyerje raciste në ndeshjen Benfica – Real Madrid pas reagimit të Vinícius Jr

    UEFA ka nisur procedurat zyrtare për të hetuar incidentin e ndodhur të martën mbrëma gjatë përballjes së SL Benfica dhe Real Madrid CF në kuadër të UEFA Champions League, pas dyshimeve për fyerje me përmbajtje raciste.

    Sipas raportimeve të Sky Sports, incidenti ndodhi në stadiumin Estádio da Luz, kur sulmuesi i Real Madridit, Vinícius Júnior, raportoi te gjyqtari i ndeshjes, François Letexier, një fyerje të dyshuar raciste nga lojtari i Benficës, Gianluca Prestianni.

    Ngjarja ndodhi në minutën e 49-të, menjëherë pasi Vinícius realizoi golin për 0-1 dhe gjatë festimit të tij. Pas ankesës së brazilianit, u aktivizua protokolli kundër racizmit i UEFA-s, duke sjellë një ndërprerje të përkohshme të ndeshjes për rreth tetë minuta, kohë gjatë së cilës u analizuan pamjet dhe u vlerësua situata në fushë.

    Në një deklaratë zyrtare, UEFA konfirmoi se raportet e delegatëve dhe zyrtarëve të ndeshjes janë në shqyrtim.

    “Raportet zyrtare nga ndeshjet e mbrëmshme janë duke u shqyrtuar aktualisht. Kur raportohen incidente, iniciohen procedurat dhe, nëse këto çojnë në sanksione disiplinore, ato publikohen në faqen zyrtare disiplinore të UEFA-s. Për momentin nuk kemi informacione të mëtejshme për të ndarë”, thuhet në reagimin e organit qeverisës të futbollit evropian.

    Nga ana tjetër, mediat portugeze raportojnë se Benfica ka paraqitur prova për të mbrojtur Prestiannin dhe për të vënë në pikëpyetje versionin e paraqitur nga lojtarët e Real Madridit.

    Hetimet pritet të sqarojnë plotësisht rrethanat e incidentit dhe, nëse konstatohen shkelje, UEFA mund të ndërmarrë masa disiplinore ndaj palëve të përfshira.

  • 6 dobitë shëndetësore nga konsumimi i kosit

    6 dobitë shëndetësore nga konsumimi i kosit

    Shkenca tregon se edhe një sasi e vogël kosi në frigorifer përbën një “arsenal” të vërtetë të mbrojtjes shëndetësore. Më poshtë janë 6 dobitë kryesore që ofron kosi:

    1. Ju mbron nga diabeti
      Hulumtuesit në Harvard T.H. Chan School of Public Health analizuan të dhënat e rreth 200,000 profesionistëve të kujdesit shëndetësor që nuk vuanin nga sëmundjet e zemrës, diabeti apo kanceri. Rezultatet treguan se konsumimi i produkteve të qumështit, dhe sidomos i kosit, nuk lidhet me rrezik më të madh për zhvillimin e diabetit të tipit 2.

    2. Probiotikët luftojnë metalet
      Kosi me përmbajtje probiotike mund të zvogëlojë absorbimin e disa metaleve të rënda dhe toksinave mjedisore deri në 78% te gratë shtatzëna. Një studim nga Lawson Health Research Institute ofron provën klinike se sasia e kosit probiotik mund të reduktojë rreziqet shëndetësore të lidhura me merkurin dhe arsenikun.

    3. Kundër depresionit
      Studimet te minjtë treguan se substanca probiotike e kosit i bën ata më të qetë pas sjelljeve depresive. Edhe pse studimet te njerëzit janë ende të pakta, rezultatet fillestare sugjerojnë një ndikim pozitiv të kosit në mirëqenien mendore.

    4. Më pak diarre nga antibiotikët
      Një meta-analizë e botuar në JAMA në 2012 tregoi se konsumimi i probiotikëve lidhet me një rrezik 42% më të ulët për zhvillimin e diarresë te përdoruesit e antibiotikëve.

    5. Një ndihmës i madh i djegies së yndyrave
      Nëse ndiqni një dietë për humbje peshe, përfshirja e kosit pa yndyrë mund të ndihmojë. Një studim i University of Tennessee tregoi se personat që konsumonin kos pa yndyrë humbnin më shumë kile sesa ata që reduktonin vetëm kaloritë.

    6. Humbje peshe
      Pjesëmarrësit e studimit humbën 22% më shumë peshë, 61% më shumë yndyrë të trupit dhe 81% më shumë yndyrë të barkut gjatë 12 javëve. Kosi përmban proteina dhe elemente fermentues që ndihmojnë tretjen, duke qenë përbërës të domosdoshëm gjatë dietave.

  • Kafja dhe çaji ulin rrezikun nga demenca

    Kafja dhe çaji ulin rrezikun nga demenca

    Dy ose tre filxhanë kafeje ose çaji në ditë mund të mbrojnë nga demenca, duke ulur rrezikun për t’u prekur me rreth 18% dhe duke ruajtur funksionet kognitive të trurit.

    Sipas një studimi të gjerë të Harvard University dhe Mass General Brigham Hospital, publikuar në revistën shkencore JAMA, kafeja dhe çaji përmbajnë komponime bioaktive  polifenolë dhe kafeinë që veprojnë si faktorë neuro-mbrojtës, duke ulur inflamacionin dhe dëmet qelizore në tru.

    Epidemiologët analizuan të dhënat e rreth 132,000 individëve, të ndjekur për rreth 40 vjet, duke krahasuar konsumatorët e kafes dhe çajit me ata që nuk konsumonin aspak kafe ose përdornin variante dekafeinuese. Rezultatet treguan se konsumatorët e rregullt të kafeinës ose teinës ruanin më mirë funksionet kognitive, ndërsa ata që nuk konsumonin kafe ose përdornin dekafeinuese nuk shihnin të njëjtin efekt mbrojtës.

    Ky studim nënvizon rëndësinë e kafeinës si përbërës kyç dhe përfitimet e kafes për organizmin, duke përfshirë një rol të dukshëm në mbrojtjen e trurit dhe reduktimin e rrezikut nga demenca.

  • Dy meshkuj bashkë në kinema, shtohen dyshimet se aktori i njohur është në një lidhje të re

    Dy meshkuj bashkë në kinema, shtohen dyshimet se aktori i njohur është në një lidhje të re

    Aktori Pedro Pascal tërhoqi vëmendjen e publikut pasi u filmua në shoqërinë e Rafael Olarra. Ata shijuan së bashku filmin e ri “Wuthering Heights” në New York, me protagonistë Margot Robbie dhe Jacob Elordi.

    Pascal dhe Olarra u ulën pranë njëri-tjetrit në kinema dhe dëshmitarët thanë se atmosfera mes tyre ishte e këndshme. Fotografitë e dalura tregojnë biseda të shkurtra me buzëqeshje dhe afeksion të lehtë midis tyre.

    Përpara se të shkonin në kinema, aktori dhe drejtori artistik dolën për drekë pasi vizituan Lower East Side, duke shkaktuar thashetheme rreth natyrës së marrëdhënies së tyre. Fotot e rrjetit social tregojnë Rafaelin duke i vënë krahun Pedros rreth shpatullës, një shenjë afërsie që nuk kaloi pa u vënë re.

    Pasi fotot u përhapën, shumë fansa nisën të spekulojnë nëse të dy janë një çift i ri. Pascal dhe Olarra nuk kanë komentuar lidhjen e tyre publikisht. Rafael ishte më parë i lidhur me aktorin Luke Evans, dhe ish-çifti konfirmoi ndarjen në vitin 2021, pas pak më shumë se një viti lidhjeje.

  • Zhduket investimi i Justin Bieber në NFT – nga 1.3 milion dollarë në asgjë

    Zhduket investimi i Justin Bieber në NFT – nga 1.3 milion dollarë në asgjë

    Investimi i yllit të muzikës Justin Bieber në artin digjital rezultoi një dështim i madh financiar.

    NFT‑ja e tij nga koleksioni i famshëm “Bored Ape Yacht Club” (BAYC), për të cilën ai pagoi rreth 1.3 milion dollarë në fillim të vitit 2022, sot vlerësohet vetëm rreth 12 mijë dollarë, një rënie më shumë se 99 për qind të vlerës së saj origjinale.

    Kur Bieber bleu këtë NFT (#3001) duke shpenzuar 500 ETH (njësi kriptomonedhe), tregu për NFT‑të ishte në kulmin e tij dhe shumë investitorë e shihnin këtë si një aset të vlefshëm.

    Por, gjatë viteve të fundit, çmimet e këtij lloji të koleksioneve digjitale ranë drastikisht, ndërsa interesimi dhe kërkesa për to u tkurrën ndjeshëm.

    Kjo rënie dramatike është pjesë e asaj që shumë analistë e quajnë “dimri i NFT‑ve” – një periudhë ku tregu për “tokenet jo‑fungjibile” humbi pothuajse gjithë vlerën dhe shumë koleksionistë mbetën me humbje të mëdha.

    Megjithëse Bieber ende është pronar i NFT‑së, ajo tani është shndërruar në një shembull paralajmërues për rreziqet e investimeve spekulative në artin digjital dhe asetet kriptovalutave.

  • Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me katër përballje të zjarrta

    Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me katër përballje të zjarrta

    Emocione, tension dhe përballje me peshë të madhe zhvillohen edhe sonte në fazën play-off të UEFA Champions League, aty ku çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë dhe çdo gol mund të përcaktojë fatin e kualifikimit.

    Në orën 18:45, Qarabağ FK pret në shtëpi Neëcastle United, në një duel ku vendasit synojnë të shfrytëzojnë maksimalisht përkrahjen e publikut dhe terrenin e njohur. Nga ana tjetër, anglezët kërkojnë të konfirmojnë ambiciet e tyre evropiane me një rezultat pozitiv në transfertë, duke hedhur hap të sigurt drejt fazës tjetër.

    Një tjetër përballje intriguese zhvillohet mes FK Bodø/Glimt dhe Inter. Entuziazmi dhe ritmi i lartë i norvegjezëve do të sfidojnë përvojën dhe cilësinë e “Nerazzurrëve”, të cilët në letër konsiderohen favoritë, por që janë të vetëdijshëm se çdo nënvlerësim mund të ndëshkohet.

    Në Belgjikë, Club Brugge KV përballet me Atlético Madrid në një ndeshje që pritet të dominohet nga disiplina taktike dhe lufta fizike. Spanjollët njihen për organizimin dhe pragmatizmin e tyre, ndërsa Brugge do të tentojë të imponojë ritmin dhe energjinë e publikut vendas për të ndërtuar një avantazh para sfidës së kthimit.

    Spektakël pritet edhe në Greqi, ku Olympiacos F.C. mirëpret Bayer Leverkusen. Gjermanët vijnë me ambicie të mëdha dhe dëshirë për të dëshmuar pjekurinë e tyre në arenën evropiane, ndërsa vendasit synojnë të hedhin themelet e kualifikimit që në ndeshjen e parë.

    Me rivalitet të fortë dhe diferenca minimale mes skuadrave, mbrëmja e sotme premton spektakël dhe dramë deri në minutën e fundit.

  • Von Cramon ‘kapet’ me Martens: Para se të flasim për veto duhet të ndodhin shumë gjëra, Serbia është shumë larg BE’së

    Von Cramon ‘kapet’ me Martens: Para se të flasim për veto duhet të ndodhin shumë gjëra, Serbia është shumë larg BE’së

    Ish raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’, ka vlerësuar se Serbia është ‘’shumë larg’’ anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Von Cramon, ka shtuar edhe se, me përjashtim të Bjellorusisë e Azerbajxhanit, asnjë vend tjetër vend tjetër s’është më larg anëtarësimit në BE se sa Serbia, përcjell Express.

    ‘’ Para se të flasim aktualisht, në rastin e Serbisë, për anëtarësim apo për opsion vetoje, duhet të ndodhin ende shumë, shumë gjëra. Vendi aktualisht është po aq larg nga një anëtarësim real sa pothuajse asnjë tjetër (me përjashtim të Bjellorusisë dhe Azerbajxhanit). Nuk kam shkruar se ata janë “kandidatë”. Thjesht kam vënë në dukje se nuk mund të jesh shumë më larg anëtarësimit në BE sesa Serbia. (Nëse i lëmë mënjanë shtetet e përmendura.)’’, ka shkruar ajo.

    Këto komente, von Cramon i ka bërë në një replikë që ajo i ka bërë gazetarit të gazetës gjermane “FAZ” Michael Martens, i cili ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë ‘’mesazh’’ se Serbia do të ishte e gatshme që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian edhe pa të drejtën e vetos.