ATV

Blog

  • Mario Ilievski shpallet “Ylli i Javës” pas paraqitjes brilante në fitoren e Prishtinës ndaj Llapit

    Mario Ilievski shpallet “Ylli i Javës” pas paraqitjes brilante në fitoren e Prishtinës ndaj Llapit

    Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka vazhduar me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të spikatur të javës në elitën e futbollit kosovar.

    Për javën e 20-të të këtij edicioni, ky vlerësim i ka takuar sulmuesit të FC Prishtina, Mario Ilievski, i cili ishte protagonisti kryesor në fitoren bindëse 4-1 ndaj FC Llapi.

    Ilievski shkëlqeu në këtë përballje duke realizuar dy gola dhe duke kontribuar me një asistim, paraqitje kjo që u vlerësua maksimalisht nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

    Pas pranimit të çmimit, Ilievski u shpreh i lumtur për vlerësimin e marrë, duke theksuar se ky sukses përbën një motivim shtesë për të dhe për skuadrën.

    “Është kënaqësi e veçantë të shpallesh lojtari më i mirë i javës. Ky çmim më motivon edhe më shumë, por njëkohësisht është meritë e gjithë ekipit. Pas ndeshjes me Ballkanin ishim të zhgënjyer, por penalltitë janë gjithmonë çështje fati”, deklaroi ai.

    Sulmuesi theksoi ambiciet e larta të klubit kryeqytetas për vazhdimin e sezonit, dukem thenë se do të luftojnë deri ën fund.

  • Dixon: Veseli s’mund të shpallet fajtor vetëm me thashetheme

    Dixon: Veseli s’mund të shpallet fajtor vetëm me thashetheme

    Avokati i ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, Rodney Dixon po i thotë fjalët përfundimtare në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

    Ai tha se Kadri Veseli nuk mund të shpallet fajtor në bazë të provave që nuk janë testuar dhe thashethemeve, transmeton Klankosova.tv.

    “ZPS-ja kur foli të hënën foli shumë pak për zotëri Veselin, deri në momentin kur nga fundi, zotëri Howling iu rikthye trillimit të ZPS-së, të ligjeve dhe fakteve për një përpjekje të fundit për të përfshirë zotëri Veselin. Sipas nesh, deri në këto momente nuk u tha asgjë,madje edhe kur thanë, thanë fjalë boshe. Asgjë deri në fund të fjalës së ZPS-së, sepse nuk kanë asnjë përgjigje për akuzat që ngritëm ne sa i takon argumenteve të tyre ndaj zotëri Veselit. Por sidoqoftë, ata pretendojnë se ne nuk kemi trajtuar themelësinë e akuzave të ZPS-së. Është akuzë e rëndë kjo. Sepse ajo që bëmë ne javën e kaluar, ishte trajtimi i të gjitha akuzave, një nga një, të paraqitura nga ZPS”, u shpreh Dixon.

    “Mbrojtja mbështetet në të drejtat më themelore që duhen të jenë në çdo gjykim penal, pra e thënë shkurt, të testohen provat ndaj të akuzuarve. ZPS-ja po përpiqet të shfrytëzojë pikërisht fillin e artë të të drejtës penale për të lidhur klientin tim. Ky parim ligjor është i padiskutueshëm, gjykata nuk mund të shpall fajësinë për një person, nëse kjo shpallje fajësie do të mbështetet vetëm mbi prova të patestuara dhe thashetheme”, u shpreh ai.

  • Avokati i Thaçit përfundon deklaratën përmbyllëse: Shpallni pafajësinë për të gjitha akuzat

    Avokati i Thaçit përfundon deklaratën përmbyllëse: Shpallni pafajësinë për të gjitha akuzat

    Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka përfunduar deklaratën përmbyllëse.

    Në seancën e sotme, të fundit të deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale në Hagë, Mishetiq tha se të akuzuarit duhet të shpallen të pafajshëm për të gjitha akuzat.

    “Ju lutem shpallni pafajësinë për të gjitha akuzat”, tha Mishetiq në fjalën e tij përmbyllës.

    Paraprakisht në fjalën e tij, Mishetiq ka thënë se ZPS-ja nuk ka arritur të ofrojë prova për akuzat me të cilat ngarkohet Thaçit. Ai u shpreh se ZPS-ja ka premtuar “spektakël”, por nuk nuk kanë arritur të paraqesin asgjë në mbështetje të pretendimeve të tyre.

    Me këtë, Mishetiq tha se ZPS-ja në këtë gjykim ka bërë “një mëkat të madh dhe të pafalshëm”.

    “Ata kanë premtuar fishekzjarre, spektakël, por nuk kanë paraqitur asgjë. Dhe kjo ka ndodhur të hënën. Ju e dëgjuat refrenin e tyre, ata thanë se do ta bënin këtë gjë, por nuk e bënë.

    Duket se ZPS-ja në fund do të jepte një shpjegim të asaj që Thaçi ka thënë po ka bërë, por a ju dhanë ata këtë argument. Nuk kishin përgjigje, vetëm premtime boshe të tepërta që nuk do të ndiqeshin me fakte”, tha Mishetiq në fjalën e tij.

  • 18 vjet më parë, ShBA-ja njohu pavarësinë e Kosovës

    18 vjet më parë, ShBA-ja njohu pavarësinë e Kosovës

    Më 18 shkurt 2008, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohën zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.

    Presidenti i asaj kohe, George Bush miratoi kërkesën e Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

    Në deklaratën e atij viti, Sekretarja e Shtetit Rice kishte theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë mik dhe partner i ngushtë i Kosovës në fillimin e jetës së saj si shtet i pavarur.

    “ Sot, 18 vite më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohën zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Presidenti Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona. Vendosja e këtyre marrëdhënieve rikonfirmon lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë bashkuar popujt e Shteteve të Bashkuara dhe të Kosovës.

    “…Ndërsa Kosova sot nis jetën e saj si shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohen se do të vazhdojnë të jenë mik dhe partner i ngushtë i saj.” – Deklaratë nga Sekretarja Rice, 18 shkurt 2008”, thuhet në një pjesë të deklaratës së Rice të cilën sot e ka publikuar Ambasada amerikane.

  • Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb

    Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb

    Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, në një lidhje direkte në A2CNN, deklaroi se nuk ka qenë personalisht dakord me Gjykatën Speciale, pasi, sipas tij, ajo u krijua me mbështetjen e shërbimeve sekrete serbe.

    “Kur isha ambasador, duhej ta mbështesja Gjykatën Speciale sepse ashtu më thonte qeveria ime, por personalisht nuk e mbështesja sepse ishte e bazuar te raporti i Dick Marty, që ishte me mbështetjen e shërbimeve sekrete serbe, dhe Marty vendosi ta vinte në përdorim dosjen. I gjithë procesi ishte i bazuar në akuza për trafikim organesh në të ashtuquajturën shtëpi e verdhë në veri të Shqipërisë. Unë nuk isha dakord, pasi EULEX-i dhe UNMIK-u kishin hetuar dhe kishin dalë në përfundim që nuk kishte asnjë vlerë, por Këshilli i Europës bëri presion për hetim të mëtejshëm. Nuk ka gjë të keqe sepse heton, por ajo që nuk shkon ishte se kur gjykatësi Ëilliamson vërejti se kjo ngjarje nuk ishte e vërtetë, duhet të ishte ndalur si proces”, tha Bosch.

    “Nuk qëndron që UÇK-ja ishte organizatë kriminale, pasi nuk ishte e organizuar. Edhe zoti Hill, që mbahet si pro-serb, tha që nuk është e vërtetë që UÇK-ja ishte e organizuar”, shtoi ish-ambasadori.

  • Në Kosovë, të enjten – Arabia Saudite njofton se muaji i Ramazanit do të fillojë të mërkurën

    Në Kosovë, të enjten – Arabia Saudite njofton se muaji i Ramazanit do të fillojë të mërkurën

    Arabia Saudite ka njoftuar se muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë të mërkurën.

    Oborri mbretëror saudit tha se hëna e re e muajit të shenjtë u pa të martën në mbrëmje dhe se agjërimi do të fillojë të mërkurën, më 18 shkurt, shkruajnë mediat e huaja.

    Pavarësisht kësaj, nga Bashkësia Islame e Kosovës kanë thënë për Telegrafin, se në Kosovë, muaji i Ramazanit fillon të enjten, më 19 shkurt.

    Kujtojmë se rreth 2 miliardë myslimanë në mbarë botën pritet të fillojnë agjërimin çdo ditë nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit.

    Ramazani bie në muajin e nëntë të kalendarit hënor islamik, i cili përbëhet nga 12 muaj në një vit që zgjasin 354 ose 355 ditë.

    Agjërimi gjatë Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe konsiderohet i detyrueshëm për myslimanët e shëndetshëm të rritur.

    Përjashtimet zakonisht vlejnë për fëmijët e vegjël, të sëmurët, udhëtarët dhe gratë që janë shtatzëna, ushqejnë me gji ose gjatë ciklit menstrual.

    Tradita e shikimit të hënës është përdorur prej kohësh për të përcaktuar fillimin e Ramazanit, si dhe festat kryesore islame të Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit.

  • Finlanda e uron Kosovën për Pavarësinë

    Finlanda e uron Kosovën për Pavarësinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë urimin për Ditën e Pavarësisë nga presidenti i Finlandës, Alexander Stubb.

    Homolugu i saj francez ka shprehur vlerësimin për vizitën e Osmanit në Helsinki gjatë vitit të kaluar, si dhe ka rikonfirmuar përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy paleshe ndërmjet Finlandës dhe Kosovës.

    “Presidenti i Republikës së Finlandës, Alexander Stubb, i ka përcjellë urime Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe qytetarëve të saj me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke shprehur urimet për prosperitet dhe mirëqenie të vazhdueshme për Republikën e Kosovës.Në mesazhin e tij, Presidenti Stubb ka shprehur vlerësimin për vizitën e Presidentes Osmani në Helsinki gjatë vitit të kaluar, si dhe ka rikonfirmuar përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Finlandës dhe Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

  • Eklipsi i parë diellor, spektakël në qiell

    Eklipsi i parë diellor, spektakël në qiell

    Eklipsi i parë diellor për këtë vit u verifikua të martën, më 17 shkurt. Një spektakël mes zjarrit dhe errësirës në qiejt më të largët të planetit tonë.

    Eklipsi ishte unazor, një ngjarje astronomike sugjestionuese që përkoi me Hënën e re, si dhe me ditën e Vitit të Ri Hënor në disa vende aziatike, me hyrjen e ciklit të Kalit të Zjarrtë  një kombinim që nuk ishte verifikuar prej 60 vitesh.

    Gjatë eklipsit unazor, Moon u vendos mes Earth dhe Sun, në pozicionin e saj më të largët nga ne. Ajo nuk e errësoi plotësisht Diellin me hijen e saj, duke lënë të dukshëm vetëm një rreth të ndritshëm  të ashtuquajturin “unazë zjarri”.

    Ky fenomen ishte i dukshëm vetëm nga disa zona të globit. Më të privilegjuarat ishin Antarctica, South Africa, Chile, Argentina dhe Madagascar.

    Eklipsi zgjati rreth dy minuta në zonat ku u admirua.

    Fenomeni i eklipseve diellore ndodh falë një koincidence të jashtëzakonshme astronomike: Hëna është rreth 400 herë më e vogël se Dielli, ndërsa ky i fundit ndodhet mesatarisht 400 herë më larg nga Toka krahasuar me satelitin tonë natyror  një përputhje që bën të mundur këtë spektakël unik në qiell.

  • Hënë e favorshme, parashikimi i yjeve për shenjat e horoskopit

    Hënë e favorshme, parashikimi i yjeve për shenjat e horoskopit

    Dashi
    Hëna do të jetë mjaft e favorshme dhe yjet do të kenë ndikim pozitiv. Edhe dashuria do të dhurojë emocione të bukura gjatë kësaj dite. Në punë duhet të bëni kujdes, por në të njëjtën kohë mundohuni që të ruani ritmin. Parashikohen debate gjatë gjithë ditës.

    Demi
    Ky është moment mjaft interesant sa i takon ndjenjave, ku do të ndiheni të sigurt lidhur me atë që ndjeni. Puna do të ketë tensione, ku ndoshta do ju duhet të merrni një vendim të vështirë ose të ndryshoni diçka.

    Binjakët
    Nëse jeni vetëm, tashmë do të keni mundësi që të gjeni dikë, por kujdes në zgjedhjen e njeriut të duhur. Në punë duhet durim, pasi pavarësisht sforcimit tuaj, mund të ketë debate ose probleme.

    Gaforrja
    Ju pret një periudhë ideale për dashurinë, ndaj organizoni diçka për ta kaluar këtë kohë me personin që dashuroni ose që ju intereson. Në punë duhet qetësi dhe durim, pasi dikush mund t’ju shqetësojë.

    Luani
    Bëni mirë që të sqaroheni, por mos e sulmoni tjetrin, pasi do të ushqeni polemika dhe rrezikoni ekuilibrin e raportit në çift. Edhe në punë rrezikoni që të përballeni me grindje, pasi dikush nuk do të jetë në anën tuaj.

    Virgjëresha
    Do të përballeni me shumë nervozizëm. Në dashuri, do ju duhet që të bëni zgjedhje vendimtare. Ndoshta keni nevojë që të shkëputeni një periudhë nga puna, për të kuptuar se çfarë dëshironi të bëni. Marsi e keni kundër, kështu që një periudhë pushimi do ju bënte mirë.

    Peshorja
    Venusi, Mërkuri dhe Hëna janë mjaft të favorshëm. Do të keni mundësi që ta shfrytëzoni këtë moment për të zgjidhur çështje që kanë të bëjnë me të kaluarën. I vetmi burim stresi mund të jetë puna.

    Akrepi
    Marsi do ju ndihmojë në dashuri, ndaj mundohuni që të shmangni debatet. Në punë, asgjë nuk do të ecë siç ju dëshironi, por do të keni mundësi që të zgjidhni disa probleme. Jeni natyrë mjaft pozitive dhe kjo gjë ju ndihmon.

    Shigjetari
    Në dashuri do të përballeni me tensione dhe nëse së fundmi keni pasur probleme, do e keni thuajse të pamundur që t’i shmangni ato. Në punë kërkohet vëmendje maksimale, ndaj duhet të gjeni një mënyrë për të kapërcyer problemet.

    Bricjapi
    Sfera sentimentale do të ecë më së miri, ku do të keni mundësi që të ndodhë diçka e rëndësishme. Në punë, ndjeni se e dini se çfarë dëshironi dhe do të jeni të vendosur për ta arritur.

    Ujori
    Prania e Hënës në shenjën tuaj do ju ndihmojë në dashuri, por bëni kujdes që të mos acaroheni, pasi mund të hasni në debate të kota. Mjaft mirë do të ecë sfera profesionale dhe projektet.

    Peshqit
    Nëse jeni vetëm, duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj zhvillimeve të reja, pasi jo çdo gjë është siç duket. Keni shumë energji, e cila do ju vijë në ndihmë. Në punë, ndoshta është momenti që të ndani prioritetet.

  • Misetic: Prokuroria e Hagës ka bërë mëkatin e madh dhe të pafalshëm në gjykim

    Misetic: Prokuroria e Hagës ka bërë mëkatin e madh dhe të pafalshëm në gjykim

    Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka thënë se Prokuroria Speciale e Hagës, ka bërë mëkatin, për të cilin një mësues i kishte folur shumë kohë më herët. Ai ka thënë se ky mëkat ka të bëjë me faktin se Prokuroria ka premtuar shumë më shumë sesa që mund të paraqitet, shkruan Express.

    Misetic në fjalën e tij sot ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka premtuar spektakël, por s’ka paraqitur asgjë.

    “Mentori im më mësoi para shumë kohësh, që mëkati më i madh në një gjykim, është që të premtohet më shumë se sa mund të paraqitet. ZPS ka bërë këtë mëkat të madh, të pafalshëm. Kanë premtuar spektakël, por kanë paraqitur asgjë.”, ka thënë Misetic.

    Avokati kroat ka thënë mes tjerash, se Prokuroria e Hagës ka kërkuar nga Gjykata të bëj rolin e prokurorisë, për të gjetur provat që ata s’i gjenin dot.