ATV

Blog

  • Lushtaku uron babanë për ditëlindje: Luftëtar i pathyeshëm, fitimtar i palëkundur – të paçim gjatë

    Lushtaku uron babanë për ditëlindje: Luftëtar i pathyeshëm, fitimtar i palëkundur – të paçim gjatë

    Deputeti Mergim Lushtaku, ka uruar ditëlindjen e babait të tij, kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

    Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku tha se babai i tij është një luftëtar i pathyeshëm e fitimtar i palëkundur.

    “I dashur babë, urime ditëlindjen! Luftëtar i pathyeshëm, fitimtar i palëkundur, të paçim gjatë me shëndet dhe me forcën që të karakterizon!”, ka shkruar Lushtaku.

  • Gruaja nga Maryland fiton dy herë lotarinë brenda tre muajsh

    Gruaja nga Maryland fiton dy herë lotarinë brenda tre muajsh

    Një grua nga Maryland ia atribuoi intuitës së saj fitimin e një çmimi të dytë prej 50,000 dollarësh në lotari vetëm në tre muaj.

    Ajo ka treguar se herë pas here ndjen një intuitë të fortë për një kombinim të caktuar numrash dhe blen bileta që përmbajnë ato shifra.

    Sipas saj, edhe këtë herë ndoqi të njëjtën ndjesi, duke blerë një biletë që rezultoi fituese e shumës prej 50,000 dollarësh.

    “Unë shoh gjëra që shumë njerëz nuk mund t’i shohin”, u shpreh ajo.

    Ky ishte çmimi i saj i dytë i madh brenda një periudhe prej tre muajsh.

  • Genc Nimoni emërohet zëvendësministër i Drejtësisë

    Genc Nimoni emërohet zëvendësministër i Drejtësisë

    Kryeministri Albin Kurti, ka emëruar Genc Nimonin në pozitën e zëvendësministrit të parë të Drejtësisë.

    Gjatë mandatit të kaluar, Nimoni ka shërbyer si Shefi i Kabinetit të ministres së Drejtësisë.

    Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti e uroi Nimonin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive e tij.

  • Osmani kujton grevën e minatorëve të Trepçës: Sakrifica e tyre dridhi themelet e regjimit serb

    Osmani kujton grevën e minatorëve të Trepçës: Sakrifica e tyre dridhi themelet e regjimit serb

    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar grevën historike të urisë të minatorëve të Trepçës, të nisur më 20 shkurt 1989 nga rreth 1,350 minatorë, të cilët u ngritën kundër politikave shtypëse të regjimit hegjemonist serb.

    Lidhur me këtë përvjetor, e para e shtetit tha se sakrifica e këtyre minatorëve dridhi themelet e një pushteti që promovonte diferencim e pabarazi.

    “Të barrikaduar në thellësitë e minierës së Stan Tërgut për tetë ditë radhazi, ata u shndërruan në simbol të guximit dhe dinjitetit. Me rezistencën e tyre, minatorët krijuan solidaritet e unitet popullor në mbarë Kosovën. Sakrifica e tyre u kthye në kushtrim lirie dhe dëshmoi se rruga drejt lirisë hapet nga guximi i atyre që nuk dorëzohen”, ka shkruar presidentja.

  • Lautaro Martinez pritet të humbasë derbin kundër Milanit

    Lautaro Martinez pritet të humbasë derbin kundër Milanit

    Ylli argjentinas Lautaro Martinez pritet të mungojë gjigantit italian Inter në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

    Në një komunikatë të lëshuar në faqen zyrtare të Inter-it Martinez pësoi         tërheqje muskulore në soleusin e këmbës së majtë,dhe pritet që të mungoj rreth 1 muaj larg fushave duke përfshirë këtu edhe derbin kundër Milanit.

    Përndryshe tek Inter mbajnë gjallë shpresat se do të kthehet në derbi ,teksa në anën tjetër Lautaro do të humbas ndeshjet e rëndësishme  kundër Lecces dhe Genoas në Serie A, Bodo/Glimt në Ligën e Kampionëve dhe Como në Kupën e Italisë.

    Kujtojmë që Lautaro Martinez ka realizuar 18 gola e bër 4 asistime në 35 paraqitje këtë sezon për Interin në të gjitha garat.

  • 5 shenjat që tregojnë çrregullime hormonale

    5 shenjat që tregojnë çrregullime hormonale

    Problemet hormonale janë mjaft të zakonshme. Sipas statistikave, rreth 80% e grave përballen me çrregullime hormonale si pasojë e niveleve të ulëta të estrogjenit dhe progesteronit. Edhe meshkujt mund të preken nga ky problem për shkak të uljes së testosteronit ose rritjes së estrogjenit.

    Më poshtë janë pesë shenjat që nuk duhet t’i injoroni:

    Problemet me gjumin
    Pagjumësia ose cilësia e dobët e gjumit mund të lidhet me çrregullimet hormonale. Tek meshkujt, kjo shpesh shoqërohet me nivele të ulëta të testosteronit. Tek femrat, mungesa e progesteronit, veçanërisht para menstruacioneve, mund të shkaktojë vështirësi në gjumë.

    Djersitje gjatë natës
    Djersitjet e shpeshta gjatë natës janë një tjetër tregues. Tek femrat, nivelet e ulëta të progesteronit mund të çojnë në dominancë të estrogjenit, duke shkaktuar vapë dhe djersitje. Tek meshkujt, kjo lidhet me rënien e testosteronit, e cila zakonisht fillon pas moshës 40-vjeçare.

    Lodhje e vazhdueshme
    Gjumi i çrregullt dhe djersitja gjatë natës mund të rezultojnë në lodhje kronike. Nëse ndiheni të rraskapitur edhe pas disa orësh gjumë, kjo mund të jetë shenjë e një çekuilibri hormonal.

    Rënie e dëshirës seksuale
    Mungesa e interesit për marrëdhënie seksuale mund të lidhet me nivele të ulëta të estrogjenit tek femrat dhe testosteronit tek meshkujt. Tek gratë, kjo shpesh shfaqet gjatë periudhës së menopauzës.

    Akne të vazhdueshme në fytyrë
    Shfaqja e akneve para ciklit menstrual është normale, por nëse ato zgjasin për periudha të gjata, mund të jenë sinjal i çrregullimeve hormonale.

    Këto simptoma janë sinjale që trupi juaj mund të jetë jashtë ekuilibrit hormonal dhe kërkojnë vëmendje.

  • Gjykata Themelore në Pejë shpall aktgjykim lirues ndaj një të pandehuri për dhunë në familje

    Gjykata Themelore në Pejë shpall aktgjykim lirues ndaj një të pandehuri për dhunë në familje

    Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit A.Gj. për veprën penale “dhuna në familje”, e paraparë me nenin 248, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Pas shqyrtimit gjyqësor, gjykata e ka liruar të pandehurin nga aktakuza, në bazë të nenit 363, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

    Sipas vendimit, shpenzimet e procedurës penale do të mbulohen nga mjetet buxhetore të gjykatës, ndërsa e dëmtuara S.M. është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë kontestimore civile.

    Palët do ta pranojnë arsyetimin e aktgjykimit përmes vendimit të shkruar dhe kanë të drejtë ankese brenda afatit ligjor prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, duke e drejtuar ankesën në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Pejë.

  • Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për dy të dyshuar për fajde

    Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për dy të dyshuar për fajde

    Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurve F.B. dhe L.G., të cilët ndodhen në ndalim 48-orësh nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “fajdeja”.

    Sipas kërkesës së prokurorisë, nga data 13 dhjetor 2025 deri më 19 shkurt 2026, në Prizren, të pandehurit dyshohet se kanë vepruar në bashkëkryerje duke kontraktuar një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit të personit tjetër, duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe papërvojën e të dëmtuarit B.K.

    Prokuroria bën të ditur se i dëmtuari kishte marrë borxh nga i pandehuri F.B., ndërsa shuma ishte siguruar nga i pandehuri L.G., me kusht që të paguante kamatë mujore prej 100 për qind.

    Dy persona arrestohen në Prizren për fajde, dyshohen për kamatë mujore 100 për qind

    Pasi nuk kishte arritur ta kthente shumën, i dëmtuari kishte kërkuar shtyrje të afatit të pagesës deri në muajin korrik, por të pandehurit, sipas prokurorisë, e kanë shtyrë afatin vetëm për një muaj, duke e vënë atë në pamundësi të përmbushë obligimin financiar. Më pas, i dëmtuari e ka njoftuar policinë.

    Në kuadër të hetimeve, Prokuroria Themelore në Prizren ka sekuestruar para të gatshme, pajisje elektronike dhe prova të tjera materiale që lidhen me veprën penale të dyshuar.

    Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë personave që bien ndesh me ligjin.

  • Zelensky konfirmon lëshime në negociatat për paqe me Rusinë

    Zelensky konfirmon lëshime në negociatat për paqe me Rusinë

    Volodomyr Zelensky ka ndarë disa komente interesante në lidhje me negociatat me Rusinë mbi një zgjidhje të mundshme për t’i dhënë fund luftës.

    Ndërsa ekziston një skepticizëm i përhapur nëse Vladimir Putin ka ndonjë qëllim të vërtetë për të arritur një marrëveshje, presidenti ukrainas theksoi se vendi i tij ishte “gati për kompromise të vërteta”.

    Megjithatë, ai i tha gazetës japoneze Kyodo News se Kievi refuzoi të pranonte “ultimatume nga rusët vazhdimisht”, shkruan skynews.

    “Qëndroni aty ku qëndrojmë ne – ky është një kompromis i madh”, tha Zelensky, duke konfirmuar në thelb raportet se Ukraina është ofruar të ngrijë linjat aktuale të konfliktit si pjesë e çdo marrëveshjeje.

    “Ata morën pothuajse 20% të territorit tonë dhe ne jemi të gatshëm të flasim për paqen në këtë moment”, shtoi ai.

    “Ky është një kompromis i madh. Çfarë na ofron Rusia si kompromis? Çfarë janë të gatshëm të bëjnë? Ne jemi të gatshëm për kompromise të vërteta. Por jo kompromise me koston e pavarësisë dhe sovranitetit tonë. Ne jemi të gatshëm të flasim për kompromise me Shtetet e Bashkuara. Por jo për të marrë ultimatume nga rusët përsëri e përsëri. Ata janë agresorët. Të gjithë e kanë pranuar këtë”, vazhdoi Zelensky.

    “Ata thanë jemi të gatshëm të mos pushtojmë rajonet tuaja të tjera. Por është terrorizëm. Edhe ajo gjuhë, është terrorizëm. Jam gati të mos ju vras – na jepni gjithçka. Çfarë do të thotë kjo? Nuk është kompromis. Ky është ultimatum. Kjo është arsyeja pse thashë: Ne jemi të gatshëm për kompromise që respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ushtrinë tonë, popullin tonë dhe fëmijët tanë. Por ne nuk jemi të gatshëm për ultimatume”, përfundoi lideri ukrainas. /Telegrafi/

  • Vincent Kompany me kritika të ashpra për Jose Mourinhon për rastin Vinicius Jr-Prestianni

    Vincent Kompany me kritika të ashpra për Jose Mourinhon për rastin Vinicius Jr-Prestianni

    Trajneri i Bayern Munich Vincent Kompany ka dhënë disa deklarata për incidentin në ndeshjen Benfica-Real Madrid,ku në qendër të vëmendjes ishin Vinicius Jr-Prestianni në të cilën lojtari i Benficës u fye në baza racore.

    Kompany ka reaguar ndaj trajnerit Jose Mourinho për mëyrën sesi e trajtoi këtë rast,duke thënë se tekniku portugez nuk reagoi në mënyrë profesionale.

    “Për mua, ajo që ndodhi pas ndeshjes është edhe më e rëndë. Jose Mourinho praktikisht ka sulmuar karakterin e Vini Jr duke përmendur mënyrën e festimit të tij, për ta diskredituar atë që po bënte në atë moment. Ishte një gabim i madh në aspektin e lidershipit”

    Përndryshe Kompany shton se personalisht nuk ka dëgjuar diçka të keqe për Mourinhon,por shpreson që në të ardhmen tekniku portugez të mos përfshihet në këtë situatë.

    Kujtojmë që Vinicius Jr edhe në të kaluarën është përballur me sulme raciste në të kaluarën.