ATV

Blog

  • U refuzuan 21 amandemente të LDK-së, reagon Abdixhiku

    U refuzuan 21 amandemente të LDK-së, reagon Abdixhiku

    Me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka votuar buxhetin për vitin 2026

    E pas kësaj ka reaguar lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku,  pasi që janë refuzuar 21 amendamentet të cilat partia që ai udhëheq i ka propozuar.

    Abdixhiku ka thënë se me refuzimin e këtyre amendamenteve u refuzua zhvillimi e ardhmja dhe  interesi publik.

    Reagimi i plotë i Abdixhikut:

    21 amendamente të LDK-së për Buxhetin e Kosovës u refuzuan. Me to u refuzua zhvillimi. U refuzua e ardhmja. U refuzua interesi publik. Fundja nuk ishin të LDK-së, ishin të vetë Kosovës.

    Ndër amendamentet më të rëndësishme që shumica vendosi t’i bllokojë ishin projekte jetike për qytetarët dhe shtetin. Refuzuan:

    – Unazën e kryeqytetit

    – Mësimin tërëditor në Kosovë

    – Digjitalizimin e shëndetësisë

    – Spitalin e Prishtinës

    – Digjitalizimin e të gjitha shkollave

    – Memorialin e Kosharës e Muzeun e Lubeniqit.

    Ky nuk ishte refuzim teknik. Ishte refuzim politik i vizionit, i zhvillimit dhe i përgjegjësisë shtetërore. Dhe për këtë ndjejmë vetëm keqardhje.

    Keqardhje që fëmijëve u mohohet mësimi tërëditor si çdo fëmije tjetër në Evropë. Keqardhje që pacientëve u mohohet shërbimi dinjitoz e modern me shekullin e sotëm. Keqardhje që kryeqytetit i mohohet zhvillimi; i mbahet kaosi e ngufatja. Keqardhje që historia trajtohet pa ndjeshmëri; Kosharen e Lubeniqin e përdorin vetëm për vizita fotografike.

    LDK-ja do të vazhdojë të avokojë dhe të shtyjë përpara projekte të jetës reale, të ekonomisë reale dhe të vizionit zhvillimor të vendit tonë.

  • Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

    Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

    Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë –Gjilan.

    Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:40.

    “Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.

  • Kuvendi voton buxhetin për vitin 2026

    Kuvendi voton buxhetin për vitin 2026

    Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2026, pa përkrahjen e opozitës.

    Projektligji u miratua në shqyrtim të dytë me votat e 62 deputetëve, teksa 36 ishin kundër.

    Vlera e buxhetit është rreth 4 miliardë euro.

    Kryeministri Albin Kurti kur ka prezantuar projektligjin, ka bërë me dije se ky ligj përfshin edhe pagën e 13’të në sektorin publik.

  • Mehmetaj rrëfen përjetimet në burgjet serbe, si u planifikua eliminimi i tij

    Mehmetaj rrëfen përjetimet në burgjet serbe, si u planifikua eliminimi i tij

    Janari i vitit 2020 ishte i rëndë për Nezir Mehmetajn, i cili, teksa po kalonte nëpër territorin e Serbisë, si territor transit, u ndalua nga policia serbe dhe u dërgua në burg.

    Neziri u arrestua me pretekstin se kishte kryer krime lufte, ndërkaq në momentin që u nis drejt Beogradit, nuk e dinte se kur do ta shihte më Kosovën.

    Në një intervistë ekskluzive për IndeksOnline, Mehmetaj ka rrëfyer përjetimet e tij në burgjet serbe.

    Madje ai ka rrëfyer se si ishte planifikuar edhe eleminimi i tij nga të burgosurit në Serbi.

    ”Kur mkan futuar në dhomë kanë qenë 5-6 serbë, ju thanë atyne qe ju prunem një terrorist.Nja tre muaj as në shëtitje nuk kam guxuar të dal, ata njëri-tjetrit i thonin qysh mundesh me qëndru me një njeri që ka vra fëmijë” ka thënë Mehmetaj.

    ”Nja gjashtë muaj nuk kam fjetur fare, nashta kam fjetur max 1 orë gjumë mas shumti, bojin plane si mem eleminu”, shton ai më tutje

  • LA Clippers dhe Boston Celtics shënojnë fitore të rëndësishme në NBA

    LA Clippers dhe Boston Celtics shënojnë fitore të rëndësishme në NBA

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në Ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Clippers ka mposhtur Denver Nuggets në udhëtim,dhe atë me rezultat të ngushtë 115:114.

    Bennedict Mathurin me 38 pikë ishte basketbollisti më i mirë tek Clippers,si dhe John Collins me 12 kërcime,teksa në anën tjetër Nikola Jokic me 22 pikë e 17 kërcime dhe Jamal Murray me 20 pikë ishin më efikasët për Nuggets.

    Në anën tjetër Boston Celtics mundi në udhëtim skuadrën e Golden State Ëarriors me rezultat 121:110.

    Payton Pritchard me 26 pikë ishte më i miri tek Celtics teksa kontribut dha dhe Jaylen Broën me 23 pikë e 15 kërcime e 13 asistime,kurse në anën tjetër De’Anthony Melton me 18 pikë dhe Gui Santos dhe Will Richard kontribuan me 17 pikë secili.

  • Toney i “BBVK” zbulon se çfarë i tha babai i Elijonës babait të tij

    Toney i “BBVK” zbulon se çfarë i tha babai i Elijonës babait të tij

    Ish-banori i “BBVK”, Toney, u dallua në shtëpi për afrimitetin me disa prej banoreve, përfshirë Bia Khalifen, Benitën dhe Elijonën.

    Pas daljes nga formati, ai ka folur për disa detaje që nuk ishin bërë publike gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

    Në emisionin “The Elite Way”në ATV, përballë Elita Rudit, Toney tregoi se gjatë kohës sa ishte në “BBVK”, babai i tij dhe babai i Elijonës kishin zhvilluar një bisedë. Sipas tij, babai i Elijonës ishte shprehur i hapur ndaj mundësisë së një lidhjeje mes tyre.

    Deklarata ka hedhur dritë mbi një aspekt familjar të raportit që u krijua brenda shtëpisë.

    Megjithatë, Toney nuk dha detaje të tjera mbi zhvillimet e mëvonshme mes tij dhe Elijonës.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

     

  • “Linja e Jetës” mbështet vajzat dhe gratë përballë shpërndarjes pa leje të përmbajtjes intime

    “Linja e Jetës” mbështet vajzat dhe gratë përballë shpërndarjes pa leje të përmbajtjes intime

    Liridona Sijarina, aktiviste për të drejtat e grave kanë ngritur shqetësimin në lidhje me një grup të organizuar burrash që po shpërndajnë pa leje video dhe fotografi të vajzave e grave. Për këtë ajo ka theksuar mbështetjen Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist për të ndjekur rrugën për drejtësi.

    “Së fundmi kanë dalë informacione që grupe të organizuara burrash po shpërndajnë pa leje fotografi dhe video të vajzave dhe grave në Kosovë. Kjo formë e abuzimit virtual po shndërrohet në një nga krimet më të shpeshta që po ju bëhet vajzave dhe grave aktualisht.Teksa qëndrojmë në solidaritet të gjitha, ne ua risjellim në vëmendje se përtej solidaritetit simbolik, ne jemi të gatshme për t’iu ndihmuar në rrugën tuaj për drejtësi. Garda jonë është në dispozicionin e kujtdo që është target i dhunës me bazë gjinore. Jemi këtu për të luftuar krah jush për çlirim prej abuzimit. Na shkruani, ose ndajeni me këdo që mund të ketë nevojë për ndihmë në procesin e raportimit në polici”, ka shkruar Sijarina.

    Po ashtu edhe “Linja e Jetës”  kanë thënë se qëndrojnë me vazjat dhe gratë që po preken nga shpërndraja e fotografive dhe videove intime të tyre.

    “Linja e Jetës qëndron me vajzat dhe gratë që po preken nga shpërndarja e fotove dhe videove intime pa pëlqimin e tyre. Kjo është shkelje ligjore dhe një formë e dhunës digjitale. Mbi të gjitha, ajo mund të ketë efekte të rënda në gjendjen emocionale të personave të prekur, duke shkaktuar ankth, frikë, turp dhe izolim. Linja e Jetës është këtu për të ofruar mbështetje. Nuk je vetëm. Nuk është faji yt. Nëse je e prekur nga kjo situatë, Linja e Jetës mund të jetë hapësira jote e sigurt, ku do të dëgjohesh dhe do të mbështetesh”, shkruan “Linja e Jetës”.

  • Hidhet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë përballjet

    Hidhet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë përballjet

    Kupa e Kosovës hyn në fazën vendimtare, me katër përballje interesante që premtojnë rivalitet, emocione dhe luftë për gjysmëfinale.

    Federata e Futbollit të Kosovës ka zyrtarizuar çiftet e çerekfinaleve të Kupës së Kosovës, duke sjellë përballje të forta mes skuadrave të Superligës dhe atyre që kërkojnë befasi në këtë fazë të garës.

    Vëmendja kryesore pritet të jetë në Suharekë, ku Ballkani përballet me Gjilani. Një duel mes dy emrave të mëdhenj të futbollit kosovar, që premton intensitet, cilësi dhe emocione deri në vërshëllimën e fundit.

    Në Podujevë, Llapi pret Malishevën. Vendasit synojnë të shfrytëzojnë përvojën dhe terrenin e tyre, ndërsa mysafirët vijnë me ambicie të qarta për të vazhduar rrugëtimin në Kupë.

    Në Klinë, Dukagjini do të përballet me Feronikelin ‘74 në një duel ku të dy ekipet synojnë historinë. Një ndeshje e hapur, ku detajet pritet të bëjnë diferencën dhe ku kualifikimi mbetet i paparashikueshëm.

    Një tjetër përballje interesante zhvillohet mes Ferizajt dhe Vushtrrisë, ku përballen dy skuadra me objektiva të ndryshme, por me të njëjtin synim: kalimin në gjysmëfinale.

    Me këto çifte, Kupa e Kosovës konfirmon edhe një herë se është gara e befasive. Çdo ndeshje është finale më vete, ndërsa katër skuadrat fituese do të sigurojnë një vend në gjysmëfinale dhe një hap më afër trofeut.

    Çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës

    Dukagjini – Feronikeli 74

    Llapi – Malisheva

    Ferizaj – Vushtrria

    Ballkani – Gjilani

  • Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e marrëveshjes

    Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e marrëveshjes

    Organi që menaxhon pasurinë e autorit të dënuar të krimit seksual, Jeffrey Epstein, ka rënë dakord të paguajë 35 milionë dollarë për të zgjidhur një padi kolektive që akuzon gjithashtu dy nga ish-këshilltarët e tij për ndihmë në trafikimin e grave të reja dhe vajzave adoleshente për shfrytëzim seksual.

    Padia e vitit 2024 u ngrit kundër ish-avokatit personal Darren Indike dhe ish-kontabilistit Richard Kahn, të cilët prokurorët pretendojnë se e ndihmuan Epsteinin të fshihte abuzimin e tij përmes një rrjeti kompleks korporatash dhe llogarish bankare, raportoi Reuters.

    Firma ligjore “Boys Schiller Flexner” përfaqëson viktimat.

    Duke pranuar marrëveshjen e pranimit të fajësisë, Indika dhe Khan nuk e pranojnë fajin, tha avokati i tyre, Daniel H. Weiner.

    Epstein vdiq në një burg të Nju Jorkut në gusht 2019 dhe vdekja u cilësua si vetëvrasje.

    Organi që menaxhon pasurinë e Epsteinit më parë pagoi 121 milionë dollarë përmes një fondi për dëmshpërblimin e viktimave dhe 49 milionë dollarë shtesë në marrëveshje të tjera, shkruan Euronews.al.

    Zgjidhja pritet të ofrojë lehtësim shtesë për viktimat që ende nuk kanë marrë kompensim dhe mbyll një tjetër mosmarrëveshje ligjore që përfshin pasurinë e financierit kontrovers.

  • Vitamina A, sekreti për sytë e shëndetshëm dhe shikim të mirë

    Vitamina A, sekreti për sytë e shëndetshëm dhe shikim të mirë

    Shëndeti i syve është jetik, dhe kujdesi i duhur mund të parandalojë probleme si degjenerimi makular dhe katarakti. Faktorë si pirja e duhanit, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe mungesa e mbrojtjes nga dielli rrisin rrezikun për sytë.

    Një rol të veçantë në mbrojtjen e shikimit ka vitamina A, e cila jo vetëm përmirëson shëndetin e përgjithshëm, por edhe mban sipërfaqen e syrit (kornean) të lubrifikuar dhe ngadalëson zhvillimin e sëmundjeve serioze të syrit.

    Përveç syve, vitamina A ndihmon në rritjen e eshtrave, shëndetin e lëkurës dhe forcimin e sistemit imunitar. Për fat të mirë, mund të merret lehtë përmes ushqimeve të pasura me të:

    • Mëlçia e kafshëve

    • Të verdhët e vezës

    • Gjalpi

    • Patatet e ëmbla

    • Karrota

    • Spinaqi

    • Djathi zviceran

    Një dietë e pasur me vitaminë A ndihmon sytë të qëndrojnë të shëndetshëm dhe shikimin të mprehtë për vite me radhë.