ATV

Blog

  • Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovës

    Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovës

    Policia e Kosovës ka realizuar me sukses tri ekstradime dhe një transferim, të personave të dënuar dhe të kërkuar nga shtete të ndryshme drejt Kosovës, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore të drejtësisë.

    Sipas njoftimit zyrtar, më 16 mars është bërë transferimi nga Italia në Kosovë i shtetasit kosovar me inicialet S.S., i dënuar për vepra të rënda penale në fushën e narkotikëve.

    Pas kthimit, ai i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 16 vjet e 4 muaj burgim, pasi një pjesë të tij e kishte kryer në Itali.

    Ndërkaq, më 18 mars janë realizuar dy ekstradime. Nga Shqipëria është ekstraduar shtetasi kosovar L.V., i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe kishte qenë në arrati.

    Po të njëjtën ditë, nga Gjermania është ekstraduar edhe shtetasi F.G., i kërkuar për veprën penale “Grabitja” dhe i dënuar me një vit burgim efektiv.

    Pas kthimit në Kosovë, ai u është dorëzuar njësive përkatëse policore në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe të Prizrenit.

    Një tjetër ekstradim është realizuar më 19 mars nga Gjermania, ku shtetasi F.A. është kthyer në Kosovë. Ai kërkohej për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Pas ekstradimit, i dyshuari është dorëzuar tek njësitë përkatëse policore për procedura të mëtejshme.

  • Haradinaj për festën e Bajramit: Sa më shumë paqe e solidaritet

    Haradinaj për festën e Bajramit: Sa më shumë paqe e solidaritet

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar festën e Fitër Bajramit.

    Ai ka vizituar Myftiun Naim Tërnava, të cilin e falënderoi për punën e tij.

    Ndër të tjera, Haradinaj uroi për më shumë paqe dhe solidaritet.

    “Të dashur qytetarë të Kosovës, kisha nderin t’i drejtohem BIK me urimet më të përzemërta për festën e Fitër Bajramit”, tha ai.

  • Barcelona po planifikon të ofrojë një kontratë njëvjeçare për Robert Lewandowskin

    Barcelona po planifikon të ofrojë një kontratë njëvjeçare për Robert Lewandowskin

    Barcelona është duke u përgatitur të propozojë një zgjatje të kontratës për sulmuesin veteran Robert Lewandowski.

    Sipas raportimeve të Cadena SER kontrata aktuale e 37-vjeçarit polak skadon në fund të sezonit, por ai është i gatshëm të qëndrojë te klubi, përkundër interesimeve nga klube të tjera.

    Një nga rolet kyçe që pritet të luajë Lewandowski është t’i ndihmojw objektivitn kryesor të verës, Julian Alvarez, i cili pritet të bëhet pjesë e skuadrës. Lewandowski ka treguar se mund të performojë ende në nivelin më të lartë, me një nga performancat e tij më të fundit, duke realizuar dy gola në fitoren 4-1 ndaj Newcastle United.

    Raportimet sugjerojnë se palët janë afër arritjes së një marrëveshjeje dhe se zyrtarizimi mund të ndodhë në ditët e ardhshme. Nëse marrëveshja konfirmohet, Lewandowski do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës për një sezon tjetër, duke i afruar më shumë veteranin polak.

    Ky zhvillim do të mbajë Lewandowskin në “Camp Nou” edhe për një periudhë tjetër, duke siguruar që Barcelona të ruaj një nga sulmuesit më të njohur në futbollin botëror.

  • Xhamia Al-Aqsa në Jerusalem mbetet e mbyllur gjatë festës së Bajramit për herë të parë në 60 vjet

    Xhamia Al-Aqsa në Jerusalem mbetet e mbyllur gjatë festës së Bajramit për herë të parë në 60 vjet

    Xhamia Al-Aqsa në Jerusalem mbeti e mbyllur të premten, duke shënuar herën e parë që nga viti 1967 që kjo xhami qëndron e mbyllur gjatë festës së Bajramit.

    Autoritetet izraelite mbyllën xhaminë në fillim të luftës me Iranin për “arsye sigurie.”

    Portat mbetën të mbyllura të premten, duke detyruar besimtarët të luteshin sa më afër tokës së shenjtë të saj, raporton CNN.

    “ Ky kufizim i paprecedent ka penguar mijëra palestinezë të festojnë një nga ngjarjet t më të rëndësishme fetare të vitit në një nga vendet më të shenjta të islamit,” tha Komiteti i Lartë Presidencial për Çështjet e Kishave në Palestinë.

    Kompleksi i Xhamisë Al-Aqsa, i njohur nga hebrenjtë si Tempulli Mount, ka rëndësi fetare si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë.

    Ai është bërë një pikë e veçantë tensioni në dekadat e fundit, përfshirë kufizimet mbi qasjen e myslimanëve palestinezë në vend, projektet e gërmimeve izraelite në rrethinë dhe dëbimet e banorëve palestinezë në lagjet përreth.

  • Kryekuvendarja Haxhiu uron Bajramin: Kjo festë na mëson si ta ndajmë me të tjerët mirësinë

    Kryekuvendarja Haxhiu uron Bajramin: Kjo festë na mëson si ta ndajmë me të tjerët mirësinë

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka vizituar Myftiun Naim Tërnava, me ç’rast edhe ndau urimet e saja për festën e Fitër Bajramit.

    Ajo tha se kjo festë është shumë e rëndësishme dhe mëson se si të ndahen vlerat e mirësisë e durimit.

    “Në këtë ditë të Fitër Bajramit urova Myftiun Tërnava, sikurse edhe qytetarët e Kosovës të besimit islam, për festën që kurorëzon një muaj të sakrificës, përkushtimit dhe durimit. Festa e Fitër Bajramit është shumë e rëndësishme dhe shumë e vlefshme, muaji i Ramazanit na mëson mirësinë, ndërsa Fitër Bajrami na mëson se si ta ndajmë me të tjerët mirësinë”, tha Haxhiu.

  • Festa e Bajramit, Abdixhiku: Le të sjellë kjo ditë unitet, mirësi dhe shpresë për Kosovën tonë

    Festa e Bajramit, Abdixhiku: Le të sjellë kjo ditë unitet, mirësi dhe shpresë për Kosovën tonë

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar festën e Fitër Bajramit.

    Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se kjo festë rikujton vlerat që i bashkojnë: solidaritetin, faljen dhe kujdesin për njëri-tjetrin, sidomos për ata në nevojë.

    “Lutje dhe agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët që, me përkushtim, durim dhe besim në Krijuesin, përmbyllën këtë muaj të shenjtë. Uroj që kjo ditë e bekuar të sjellë paqe, shëndet e begati në çdo familje, si dhe më shumë unitet, mirësi dhe shpresë për Kosovën tonë. Me fat Fitër Bajramin! Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë”, ka shkruar ai.

  • Sigal-Prishtina-Bashkimi derbi i fundjavës në Procredit Superligë

    Sigal-Prishtina-Bashkimi derbi i fundjavës në Procredit Superligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 25-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

    Derbi i kësaj fundjave pritet të zhvillohet të hënën,ku Sigal Prishtina në Pallatin e Rinisë e pret skuadrën e Bashkimit.

    Prishtinasit rrezikojnë që të mos sigurojnë çerekfinalet e play-off-it,dhe fitorja do ta mbante në lojë.

    Ndërkohë prizrenasit synojnë që me fitore të përforcojnnë pozitën e dytë e cila siguron direkt pjesëmarrjen në gjysmëfinalet e play-off-it.

    Të shtunën pritet të zhvillohen dy takime tejet interesante në këtë fundjavë,ku GO+Peja do të luaj si mysafir kundër Rahovecit 029 ku synon fitore teksa Bora në shtëpi e pret skuadrën e Vëllaznimit.

    Të dielën do të zhvillohet vetëm një ndeshje ku kampioni aktual Trepca luan në udhëtim në Suharekë kundër Golden Eagle Yllit.

  • Prishtina-Ballkani dhe Gjilani-Drita kryendeshjet e fundjavës në Albi Mall Superligë

    Prishtina-Ballkani dhe Gjilani-Drita kryendeshjet e fundjavës në Albi Mall Superligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 26-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll,ku në program pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.

    Vëmendja pritet të jetë të shtunën në Kampin Nacional në Hajvali,ku Prishtina e pret nënkampionin Ballkanin në derbin e kësaj fundjave.

    Kryeqytetasit nuk dijnë për fitore në ndeshjet e fundit dhe janë shumë larg me pikë në garën për titullin e kampionit,dhe fitorja është tejet e domosdoshme për të mbajtur gjallë shpresat për pozitën e parë.

    Në anën tjetër suharekasit synojnë që me 3 pikët e rradhës të mbeten edhe më tutje lider në Albi Mall Superligë,dhe njëherësh të shpresojnë në një gabim eventual të Dritës kundër Gjilanit.

    Ndërkohë të dielën derbi tjetër që do të zgjoj vëmendjen e dashamirëve të futbollit vendor është derbi i Anamoravës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës,në të cilën të dyja skuadrat kanë synime krejtësisht të ndryshme ku skifterat synojnë një vend në garat evropiane në edicionet e ardhshme,teksa intelektualët mbrojtjen e titullit dhe shpresojnë në një gabim të Ballkanit ndaj Prishtinës për të rrëmbyer pozitën e liderit.

    Të shtunën pritet të zhvillohet një takim tjetër ku Ferizaj kërkon fitoren e rradhës kundër Drenicës,teksa të dielën zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera ku Malisheva e pret Llapin kurse Dukagjini i bën konak Prishtinës së Re.

    Kujtojmë që të gjitha ndeshjet pritet të nisin nga ora 13:00.

  • Ipeshkvi Dodë Gjergji thirrje për bashkim kombëtar dhe paqe në mesazhin e tij për Fitër Bajrami

    Ipeshkvi Dodë Gjergji thirrje për bashkim kombëtar dhe paqe në mesazhin e tij për Fitër Bajrami

    Ipeshkvi Dodë Gjergji, në mesazhin e tij për Fitër Bajram, ka bërë thirrje për bashkim sa më të madh të kombit, sidomos në kohën për të cilën ai ka thënë se bota asnjëherë s’ka qenë më e rrezikuar.

    Në vizitën në Bashkësinë Islame të Kosovës, Gjergji ka thënë se ky është moment i mirë për të festuar bashkë.

    “Është një moment i mirë që të gjithë bashkë të festojmë. Edhe ne sikur katolikë jemi në kohën e kreshmës, në kohën e agjërimit, në kohën e reflektimit, në kohën e lutjes, në kohën e përmirësimit të marrëdhënies sonë me Zotin dhe me njëri-tjetrin. Kështu që shfrytëzoj rastin t’ju uroj të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, pavarësisht besimit katolik apo mysliman, ortodoks apo diçka tjetër, ne të gjithë kemi paqen në radhë të parë në zemrat tona, harmoninë dhe lumturinë në familjet tona, mirëkuptimin, paqen dhe rendin e vlerave dhe rregullat në shoqërinë tonë. E mbi të gjitha, i ftoj të gjithë sa për t’u lutur për paqe në botë, sepse bota asnjëherë s’ka qenë më e rrezikuar sesa në këto momente kur ne edhe agjërojmë, edhe festojmë së bashku. Prandaj nuk më mbetet asgjë tjetër përveçse për ta thënë atë që e ka thënë i madhi Fishta: ‘Ne vërtet i festojmë Bajram e Pashkë secili sipas mënyrës së vet, por shqiptarinë e kemi bashkë dhe të ardhmen duhet ta ruajmë si të tillë”, ka thënë Gjergji para mediave.

  • 8 fakte interesante mbi festën e Fiter Bajramit

    8 fakte interesante mbi festën e Fiter Bajramit

    Përfundimi i agjërimit
    Gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndim për të përmbushur urdhrin e Zotit në Kuran. Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit është një ndër shtyllat e Islamit. Fitër Bajrami simbolizon fundin e muajit të Ramazanit dhe fundin e agjërimit.

    Përkthimi
    “Eid al-Fitr” është një përkthim mjaft fjalë për fjalë i ngjarjes që po festohet: “Festivali i Mbylljes së Agjërimit”, ose “Festa e Agjërimit”.

    Fiter Bajrami festohet kur shihet hëna e re
    Fitër Bajrami nuk fillon derisa hëna e re të shfaqet në qiell. Teknikisht, kjo do të thotë se në mbarë botën, Fitër Bajrami fillon në kohë të ndryshme dhe madje ditë të ndryshme, në varësi të vendndodhjes. Për ta bërë atë më uniforme, disa muslimanë festojnë Bajramin kur hëna e re shfaqet mbi Mekë në vend të vendndodhjeve të tyre.

    Datat e ndryshme
    Kalendari Islam bazohet në ciklet hënore, në krahasim me kalendarin gregorian, i cili bazohet në ciklin diellor. Muajt ​​e rinj fillojnë dhe mbarojnë me çdo hënë të re. Hëna e re mesatare shfaqet çdo 29,53 ditë, kështu që muajt hënor janë pak më të shkurtër në krahasim me muajt gregorian, të cilët zakonisht zgjasin 30 ose 31 ditë. Kështu, çdo vit, Ramazani mbahet rreth 10 ditë më herët se sa ishte një vit më parë – të paktën, domethënë në raport me kalendarin Gregorian, raporton abcnews.al.

    Fiter Bajrami zgjat tri ditë
    Fiter Bajrami tradicionalisht zgjat tri ditë, por në varësi të asaj se si bie në kalendar, festat dhe festat mund të zgjasin shumë më gjatë. Për shembull, nëse tre ditët bien në mes të javës, muslimanët ka të ngjarë të vazhdojnë të festojnë gjatë fundjavës.

    Falja e namazit të Fiter Bajramit
    Pasi vishen dhe përgatiten, muslimanët mblidhen për lutje në xhami ose sheshe. Më pas, ata mund të vizitojnë varret e njerëzve të dashur për t’u lutur dhe pastruar varrezat.

    Dhuratat
    Pas një muaji sakrifice, Fitër Bajrami është një kohë e bollëkut – dhe jo vetëm ushqimit të bollshëm. Shpesh jepen dhurata, veçanërisht për fëmijët.

    Ndryshimi me Kurban Bajramin
    Fitër Bajrami është një nga dy festat e rëndësishme në besimin Islam. Tjetra është Kurban Bajrami, Festa e Kurbanit. Kurban Bajrami përkujton sakrificën që profeti Ibrahim ishte i gatshëm t’i bënte Zotit. Ashtu si Fitër Bajrami, edhe Kurban Bajrami mbahet në një kohë të ndryshme në kalendarin Gregorian çdo vit.