ATV

Blog

  • SHBA godet rrjetin kibernetik iranian – Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

    SHBA godet rrjetin kibernetik iranian – Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

    Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një operacion të rëndësishëm kundër infrastrukturës kibernetike të lidhur me Iranin, duke sekuestruar katër faqe interneti të përdorura për sulme dhe operacione psikologjike.

    Caqe të këtyre sulmeve raportohet të kenë qenë edhe institucionet e Shqipërisë.

    Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se domenet e sekuestruara – Justicehomeland[.]org, Handala-Hack[.]to, Karmabelow80[.]org dhe Handala-Redwanted[.]to – ishin të lidhura me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS).

    Këto platforma janë përdorur për sulme kibernetike, shpërndarje të të dhënave të vjedhura dhe nxitje të dhunës ndaj kundërshtarëve të regjimit iranian.

    Sipas autoriteteve amerikane, këto faqe kanë shërbyer edhe si mjete për operacione psikologjike, duke përdorur të dhënat e vjedhura përmes hakerimit.

    “Shpërndarja e ideologjisë terroriste në hapësirën kibernetike është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë tonë kombëtare. Zyra e Prokurorit të SHBA-së është e përkushtuar të bashkëpunojë me partnerët tanë të zbatimit të ligjit për të identifikuar kërcënimet, për t’i çaktivizuar dhe për t’i ndëshkuar autorët e tyre”, tha Kelly O. Hayes, prokurore e SHBA-së për Distriktin e Merillendit.

    Hetimet e FBI-së zbuluan se rrjeti nuk kufizohej vetëm në publikime online.

    Një adresë emaili e lidhur me këtë grup dërgonte edhe kërcënime direkte me vdekje ndaj gazetarëve dhe disidentëve iranianë në SHBA dhe vende të tjera.

    Në një nga mesazhet, autorët pretendonin bashkëpunim me një kartel meksikan, duke ofruar shpërblime deri në 250 mijë dollarë për vrasjen e objektivave të tyre.

    Shqipëria në shënjestër për shkak të opozitës iraniane

    Autoritetet amerikane konfirmuan se dy nga domenet e sekuestruara – Justicehomeland[.]org dhe Karmabelow80[.]org – janë përdorur për të publikuar dokumente të vjedhura nga institucionet shtetërore shqiptare.

    Sulmet ndaj Shqipërisë besohet se lidhen drejtpërdrejt me qëndrimin e saj ndaj grupit opozitar iranian Mujahedeen e-Khalq (MEK), i cili është strehuar në territorin shqiptar dhe ka bërë thirrje për rrëzimin e regjimit në Teheran…/REL

  • Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Trumpit për festën e Fitër Bajramit

    Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Trumpit për festën e Fitër Bajramit

    Ambasada amerikane në Facebook ka ndarë urimin presidencial të Shtëpisë së Bardhë nga Donald e Melania Trump.

    “Unë dhe Zonja e Parë u dërgojmë urimet tona më të mira çdo amerikani që feston Fitër Bajramin. Fitër Bajrami, i njohur edhe si Festa e Çlirimit të Agjërimit, bashkon familjet, miqtë dhe komunitetet myslimane në nder të përkushtimit të tyre shpirtëror në përfundim të Ramazanit. Ai shërben gjithashtu si një kujtesë e parimit themelor amerikan të lirisë fetare, për të cilin Administrata ime po lufton çdo ditë. U përcjellim urimet tona më të ngrohta për një Fitër Bajram të bekuar të gjithë atyre që festojnë”, thuhet në këtë mesazh.

  • FIFA dënon Izraelin për diskriminim dhe racizëm

    FIFA dënon Izraelin për diskriminim dhe racizëm

    Shtëpia botërore e futbollit FIFA e ka dënuar Federatën Izraelite të Futbollit për shkak të akuzave të Federatës së Futbollit të Palestinës për racizëm dhe diskriminim.

    Sipas një ankese të federatës palestineze të bërë në Kongresin e FIFA në maj të vitit 2024 federata izraeliete ka shkelur për sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme” si dhe për “diskriminim dhe abuzimin racist”,dhe ka ardhur në përfundim që federata izraelite të marrë një dënim prej 150 mijë franga zvicrane.

    Përndryshe FIFA ka lëshuar një paralajmërim për Izraelin,dhe në ndeshjet e kombëtares izraelite të shfaqë një baner të dukshëm ku do të shkruhet “Futbolli bashkon botën – Jo Diskriminimit”.

    Kujtojmë që Izraeli dështoi të kualifikohej në botërorin e vitit 2026,teksa ka hapur debat në tërë ku Spanja kishte paralajmëruar bojkotimin e botërorit nëse izraelitët do e kishin siguruar kualifikimin.

  • Rama viziton BIK-un, përcjell mesazh paqeje dhe urime me rastin e Fitër Bajramit

    Rama viziton BIK-un, përcjell mesazh paqeje dhe urime me rastin e Fitër Bajramit

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit pas vizitës së tij në Bashkësia Islame e Kosovës.

    Gjatë takimit, Rama falënderoi Myftiun Naim Tërnava për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu shpresën që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

    Ai vlerësoi kontributin e Bashkësisë Islame për paqen dhe përmirësimin e shoqërisë në kryeqytet dhe gjithë Kosovën.

    “Sot pata kënaqësinë këtu me ardhë edhe me vizitu Myftiun Tërnava, me ju uru muajin e shenjtë të Ramazanit, me ia bë për hajër Bajramin. Me falënderu për punën mrekullueshme që bën Bashkësia Islame e Kosovës në kryeqytet edhe në gjithë Kosovën për shoqninë tonë, që gjithmonë punojnë për paqe, punojnë për bashkëpunim të mirëfilltë, punojnë për një të ardhme më të ndritshme të vendit tonë. Prandaj e falënderova nga zemra. Faleminderit shumë Myfti për bashkëpunimin e mrekullueshëm që e kemi së bashku me kryeqytetin e uroj që të vazhdojmë edhe tutje mirë e më mirë. Urime! Urime të gjithë besimtarëve muslimanë”, tha i pari i kryeqytetit.

  • Vinicius Jr me shifra të çmendura në Ligën e Kampionëve

    Vinicius Jr me shifra të çmendura në Ligën e Kampionëve

    Sulmuesi brazilian së fundmi bëri një arritje të jashtëzakonshme, duke u bërë lojtari më i ri që ka arritur 80 paraqitje në Ligën e Kampionëve. Ky moment historik u shënua me dy gola të bukur në fitoren ndaj Manchester City, që i siguroi Madridit kalimin në çerekfinale.

     

    Përpara se të mbushte 26 vjeç, Vinícius kishte tashmë 34 gola dhe 26 asistime në këtë kompeticion, një shifër më e madhe se ajo e Cristiano Ronaldos, i cili në të njëjtën moshë kishte 26 gola dhe 13 asistime. Kjo tregon ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në nivelin më të lartë evropian.

     

    Një tjetër aspekt i mahnitshëm i lojës së Vinícius është performanca e tij në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Ai ka kontribuar me 26 gola dhe 13 asistime në këtë fazë, duke e kaluar edhe Ronaldo dhe duke treguar se ka aftësinë për të shkëlqyer në ndeshjet më të mëdha, ato që vendosin fatin e titujve.

     

    Me 29 përfshirje në gola në 39 ndeshje të fazës nokaut, Vinícius tani është pas vetëm Lionel Messit për këtë grupmoshë, ndërsa ka lënë pas brazilianët e tjerë të shquar si Neymar dhe Kaka. Kjo është një dëshmi e forcës dhe qëndrueshmërisë së tij në skenën ndërkombëtare.

     

    Për momentin, Vinícius ka arritur gjithsej 60 asiste në gola, dhe tani është vetëm 13 larg rekordit të Neymarit prej 73, duke vazhduar të ndërtojë një trashëgimi të jashtëzakonshme në futbollin evropian dhe duke i dhënë një mundësi të artë Real Madridit për të arritur tituj të mëtejshëm.

  • Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovës

    Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovës

    Policia e Kosovës ka realizuar me sukses tri ekstradime dhe një transferim, të personave të dënuar dhe të kërkuar nga shtete të ndryshme drejt Kosovës, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore të drejtësisë.

    Sipas njoftimit zyrtar, më 16 mars është bërë transferimi nga Italia në Kosovë i shtetasit kosovar me inicialet S.S., i dënuar për vepra të rënda penale në fushën e narkotikëve.

    Pas kthimit, ai i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 16 vjet e 4 muaj burgim, pasi një pjesë të tij e kishte kryer në Itali.

    Ndërkaq, më 18 mars janë realizuar dy ekstradime. Nga Shqipëria është ekstraduar shtetasi kosovar L.V., i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe kishte qenë në arrati.

    Po të njëjtën ditë, nga Gjermania është ekstraduar edhe shtetasi F.G., i kërkuar për veprën penale “Grabitja” dhe i dënuar me një vit burgim efektiv.

    Pas kthimit në Kosovë, ai u është dorëzuar njësive përkatëse policore në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe të Prizrenit.

    Një tjetër ekstradim është realizuar më 19 mars nga Gjermania, ku shtetasi F.A. është kthyer në Kosovë. Ai kërkohej për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Pas ekstradimit, i dyshuari është dorëzuar tek njësitë përkatëse policore për procedura të mëtejshme.

  • Haradinaj për festën e Bajramit: Sa më shumë paqe e solidaritet

    Haradinaj për festën e Bajramit: Sa më shumë paqe e solidaritet

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar festën e Fitër Bajramit.

    Ai ka vizituar Myftiun Naim Tërnava, të cilin e falënderoi për punën e tij.

    Ndër të tjera, Haradinaj uroi për më shumë paqe dhe solidaritet.

    “Të dashur qytetarë të Kosovës, kisha nderin t’i drejtohem BIK me urimet më të përzemërta për festën e Fitër Bajramit”, tha ai.

  • Barcelona po planifikon të ofrojë një kontratë njëvjeçare për Robert Lewandowskin

    Barcelona po planifikon të ofrojë një kontratë njëvjeçare për Robert Lewandowskin

    Barcelona është duke u përgatitur të propozojë një zgjatje të kontratës për sulmuesin veteran Robert Lewandowski.

    Sipas raportimeve të Cadena SER kontrata aktuale e 37-vjeçarit polak skadon në fund të sezonit, por ai është i gatshëm të qëndrojë te klubi, përkundër interesimeve nga klube të tjera.

    Një nga rolet kyçe që pritet të luajë Lewandowski është t’i ndihmojw objektivitn kryesor të verës, Julian Alvarez, i cili pritet të bëhet pjesë e skuadrës. Lewandowski ka treguar se mund të performojë ende në nivelin më të lartë, me një nga performancat e tij më të fundit, duke realizuar dy gola në fitoren 4-1 ndaj Newcastle United.

    Raportimet sugjerojnë se palët janë afër arritjes së një marrëveshjeje dhe se zyrtarizimi mund të ndodhë në ditët e ardhshme. Nëse marrëveshja konfirmohet, Lewandowski do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës për një sezon tjetër, duke i afruar më shumë veteranin polak.

    Ky zhvillim do të mbajë Lewandowskin në “Camp Nou” edhe për një periudhë tjetër, duke siguruar që Barcelona të ruaj një nga sulmuesit më të njohur në futbollin botëror.

  • Xhamia Al-Aqsa në Jerusalem mbetet e mbyllur gjatë festës së Bajramit për herë të parë në 60 vjet

    Xhamia Al-Aqsa në Jerusalem mbetet e mbyllur gjatë festës së Bajramit për herë të parë në 60 vjet

    Xhamia Al-Aqsa në Jerusalem mbeti e mbyllur të premten, duke shënuar herën e parë që nga viti 1967 që kjo xhami qëndron e mbyllur gjatë festës së Bajramit.

    Autoritetet izraelite mbyllën xhaminë në fillim të luftës me Iranin për “arsye sigurie.”

    Portat mbetën të mbyllura të premten, duke detyruar besimtarët të luteshin sa më afër tokës së shenjtë të saj, raporton CNN.

    “ Ky kufizim i paprecedent ka penguar mijëra palestinezë të festojnë një nga ngjarjet t më të rëndësishme fetare të vitit në një nga vendet më të shenjta të islamit,” tha Komiteti i Lartë Presidencial për Çështjet e Kishave në Palestinë.

    Kompleksi i Xhamisë Al-Aqsa, i njohur nga hebrenjtë si Tempulli Mount, ka rëndësi fetare si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë.

    Ai është bërë një pikë e veçantë tensioni në dekadat e fundit, përfshirë kufizimet mbi qasjen e myslimanëve palestinezë në vend, projektet e gërmimeve izraelite në rrethinë dhe dëbimet e banorëve palestinezë në lagjet përreth.

  • Kryekuvendarja Haxhiu uron Bajramin: Kjo festë na mëson si ta ndajmë me të tjerët mirësinë

    Kryekuvendarja Haxhiu uron Bajramin: Kjo festë na mëson si ta ndajmë me të tjerët mirësinë

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka vizituar Myftiun Naim Tërnava, me ç’rast edhe ndau urimet e saja për festën e Fitër Bajramit.

    Ajo tha se kjo festë është shumë e rëndësishme dhe mëson se si të ndahen vlerat e mirësisë e durimit.

    “Në këtë ditë të Fitër Bajramit urova Myftiun Tërnava, sikurse edhe qytetarët e Kosovës të besimit islam, për festën që kurorëzon një muaj të sakrificës, përkushtimit dhe durimit. Festa e Fitër Bajramit është shumë e rëndësishme dhe shumë e vlefshme, muaji i Ramazanit na mëson mirësinë, ndërsa Fitër Bajrami na mëson se si ta ndajmë me të tjerët mirësinë”, tha Haxhiu.