Ka vdekur nëna e këngëtares së njohur shqiptare, Big Mama, Emine Kasami.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.
Postimi i plotë:


Ka vdekur nëna e këngëtares së njohur shqiptare, Big Mama, Emine Kasami.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.
Postimi i plotë:


Pecetat e lagura shpesh vetëm e përkeqësojnë situatën duke tërhequr pluhur të ri. Një përzierje e thjeshtë me zbutës rrobash krijon efekt antistatik që mban sipërfaqet të pastra për më gjatë
Pecetat e lagura zbrazin portofolin, ndërsa papastërtia rikthehet shumë shpejt. Me një zgjidhje të thjeshtë mund ta mbani shtëpinë të pastër për më gjatë.
Fshirja e sipërfaqeve shpesh nuk jep rezultat, sepse pecetat e lagura lënë një shtresë ngjitëse që tërheq pluhur të ri. Produktet e shtrenjta për pastrim shpesh janë të panevojshme.
Pecetat krijojnë një film që vepron si magnet për pluhurin, ndaj mobiliet duken sërish të papastra që të nesërmen. Problemi kryesor është elektriciteti statik, jo vetëm papastërtia.
Fshirja e zakonshme nuk mjafton, sepse nuk neutralizon sipërfaqen. Që pluhuri të mos ngjitet, duhet të eliminohet ngarkesa statike.
Pse fshirja e pluhurit me zbutës rrobash jep rezultate më të mira?
Zbutësi krijon një shtresë antistatike që largon grimcat nga ajri. Sipërfaqja mbetet e lëmuar dhe e pastër për disa ditë.
Arsyeja “shkencore” pas rafteve me pluhur
Ajri i thatë nga ngrohja shkakton elektricitet statik, i cili tërheq pluhurin. Prandaj, edhe pas pastrimit, pluhuri rikthehet shpejt.
Zgjidhja është e thjeshtë: zbutësi i rrobave neutralizon këtë efekt dhe vepron si mbrojtje kundër pluhurit.
Pecetat pastrojnë përkohësisht, ndërsa zbutësi mban sipërfaqet më gjatë të pastra dhe me shkëlqim.
Sprej natyral antistatik për shtëpinë
Përzieni 1 kapak zbutës me 1 litër ujë. Mos e teproni, që të mos krijohen njolla.
Vendoseni në një shishe me spërkatës dhe përziejeni mirë. Do të merrni një zgjidhje të lirë dhe efektive.
Mos e spërkatni direkt mbi mobilie. Lagni lehtë një leckë mikrofibre dhe pastroni sipërfaqet.
E vërteta për pecetat e lagura: Elektronika qëndron më e pastër
Televizorët dhe monitorët grumbullojnë më shumë pluhur për shkak të elektricitetit statik.
Kjo përzierje funksionon edhe për plastikë dhe xham, duke pastruar shpejt dhe pa gjurmë.
Pastrimi bëhet më i thjeshtë dhe rezultati shihet menjëherë.
Mirëmbajtja e shtëpisë nuk kërkon shpenzime të mëdha. Me këtë metodë të thjeshtë, hapësira mbetet e pastër për më gjatë.

Ekspertët e shëndetit kanë ngritur shqetësimin se zgjatjet e qerpikëve – një trajtim shumë i përhapur estetik për zgjatjen dhe trashjen e qerpikëve natyralë – mund të çojnë në probleme serioze të syve.
Ky trajtim, i ofruar zakonisht në sallonet e bukurisë, përfshin vendosjen e fijeve artificiale (sintetike, mëndafshi apo lesh minku) mbi qerpikët natyralë, duke përdorur ngjitës të fortë dhe rezistent ndaj ujit.
Një set i plotë zakonisht kushton nga 60 deri në 150 paund dhe kërkon mirëmbajtje çdo dy deri në tre javë. Edhe pse zgjatjet mund të zgjasin deri në 6–8 javë, qerpikët natyralë bien gradualisht si pjesë e ciklit të tyre, duke bërë që efekti të zbehet me kalimin e kohës.
Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se ky trajtim nuk është pa rrezik.
Një rast i fundit i publikuar nga rrjeti profesional mjekësor Medscape Professional Network përshkruan një grua 38-vjeçare, e cila kishte përdorur zgjatje qerpikësh për pesë vite. Ajo përjetoi dhimbje të forta në sy pas një operacioni cezarian nën anestezi të përgjithshme.
Gjatë ndërhyrjes, zgjatjet e qerpikëve penguan mbylljen e plotë të qepallave, duke e bërë të pamundur përdorimin e mbrojtjes standarde për sytë. Në vend të kësaj, mjekët u detyruan t’i mbulonin sytë me garza të lagura me solucion fiziologjik.
Pas operacionit, pacientja zhvilloi një dëmtim të lehtë të kornesë, blefarit (inflamacion të qepallave) dhe tharje të syve. Edhe pse shikimi i saj mbeti normal, ajo deklaroi se 48 orët e para pas lindjes ishin më të dhimbshme sesa vetë operacioni.
Irritime dhe infeksione të mundshme
Disa persona përjetojnë gjithashtu enjtje dhe kruarje të qepallave pas aplikimit të zgjatjeve. Inflamacioni mund të shkaktojë skuqje, irritim dhe formim të koreve të vogla përgjatë vijës së qerpikëve.
Ekspertët theksojnë se problemi përkeqësohet kur përdoruesit shmangin larjen e qerpikëve për të zgjatur efektin estetik, duke lejuar grumbullimin e baktereve dhe papastërtive.
Inflamacioni kronik i qepallave lidhet shpesh me dëmtimin e gjëndrave meibomiane – gjëndra të vogla që prodhojnë vaj dhe ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë së syrit. Kur këto gjëndra dëmtohen, rritet rreziku për tharje të syve dhe probleme më serioze si ulçera, keratit apo dëmtime të përhershme të kornesë.
Gjithashtu, qerpikët artificialë shumë të gjatë ose të rëndë mund të pengojnë mbylljen e plotë të syve, duke rritur rrezikun e irritimit dhe dëmtimit të sipërfaqes së syrit.
Në disa raste, mund të ndodhin edhe reaksione alergjike ndaj ngjitësit, duke shkaktuar skuqje, enjtje dhe parehati. Po ashtu, mund të dëmtohen folikulat e qerpikëve, çka mund të çojë në rënien e qerpikëve natyralë.
Rrezik edhe nga serumet për qerpikë
Për ata që shmangin koston dhe mirëmbajtjen e zgjatjeve, serumet për qerpikë duken si një alternativë më e sigurt. Por edhe këto produkte nuk janë pa rrezik.
Ekspertët paralajmërojnë se shumë prej tyre përmbajnë përbërës të fuqishëm që mund të shkaktojnë djegie, irritim, madje edhe ndryshim të përhershëm të ngjyrës së syve.
Këta përbërës lidhen me substanca si bimatoprosti – një medikament që përdoret për trajtimin e glaukomës, i cili u zbulua se stimulon rritjen e qerpikëve.
Megjithatë, përdorimi i përbërësve të ngjashëm në produkte kozmetike mund të sjellë efekte anësore serioze, si humbje të yndyrës rreth syve, rënie të qepallave, rritje të padëshiruar të qimeve dhe errësim të lëkurës.
Studimet tregojnë se rreth një në katër serume për qerpikë të shitura në Mbretërinë e Bashkuar mund të përmbajnë këta përbërës potencialisht të rrezikshëm, shpesh pa dijeninë e konsumatorëve.

Ethet na pushtojnë herë pas here në momente krejt të papritura. Ato mund të shfaqen edhe kur njeriu ka temperaturë por jo gjithmonë ndodh kështu.
Ethet mund të shfaqen për arsye nga më të ndryshmet por edhe si simptomë e disa sëmundjeve.
I tillë është rasti i hipotiroidizmit që shkakton ndjeshmëri të lartë ndaj të ftohurës. Në këtë artikull do të mësoni për shkaqet e etheve dhe si mund t’i mbani ato nën kontroll.
I ftohti
Kur bën ftohtë, njeriu mund të ketë ethe pa patur temperaturë. Nëse jeni lagur nga shiu keni ethe sepse trupi prodhon më shumë energji që të përshpejtojë avullimin e ujit nga rrobat. Njeriu ka ethe edhe kur fryn erë sepse kjo e fundit largon ngrohtësinë në lëkurën e njeriut dhe në rroba.
Hipotiroidizmi
Problemet me prodhimin e pamjaftueshëm të hormoneve të tiroides i bëjnë njerëzit më të ndjeshëm ndaj të ftohtit dhe më të prirur të kenë ethe. Në rastin e hipotiroidizmit, ethet shoqërohen me shtim në peshë, plogështi, konstipacion, dhimbje muskujsh e të tjerë.
Infeksionet
Ethet janë shenjë e një infeksioni të mundshëm në organizëm. Në këto raste, ethet janë të parat që shfaqen dhe më pas ndiqen nga temperatura.
Aktiviteti intensiv fizik në të ftohtë
Njerëzit që kryejnë aktivitete intensive fizike në të ftohtë vuajnë më shumë nga ethet. Kjo ndodh sepse kur njeriu kryen aktivitet fizik, organizmi prodhon më shumë nxehtësi. Në momentin që njeriu mbaron aktivitetin fizik do të ketë shumë ftohtë.
Anemia
Ethet dhe ndjesia e vazhdueshme e të ftohtit është një nga simptomat e anemisë. Kjo sëmundje shfaqet si pasojë e ushqyerjes së keqe, sëmundjeve, medikamenteve dhe moshës. Anemia prek më shumë gratë se meshkujt.
Kur duhet të shkoni te mjeku?
Nëse ethet ju pushtojnë pas ekspozimit në të ftohtë ose shfaqen përpara temperaturës, atëherë nuk është e nevojshme të shkoni tek mjeku. Nga ana tjetër, nëse keni ftohtë kur temperaturat janë të larta apo edhe pse jeni veshur trashë, atëherë kemi të bëjmë me një problem të fshehur mjekësor i cili mund të diagnostikohet nga mjeku.

Një shtetas i Serbisë është ndaluar të enjten në fshatin Qirkoviq të Leposaviqit, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Republikës së Kosovës.
Rasti është iniciuar nga forcat e rendit si “kalim ilegal i kufirit”.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) kanë njoftuar të premten se sulmet SHBA-Izrael kanë vrarë zëdhënësin e tyre Ali Mohammad Naini.
IRGC tha në një deklaratë në faqen e tyre Sepah News se Naini “u martirizua në sulmin kriminal, frikacak dhe terrorist”.
Para vdekjes së tij, Naini kishte lëshuar një deklaratë duke këmbëngulur se Teherani ende ishte në gjendje të ndërtonte raketa, pavarësisht sulmeve që po vinin nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.
Naini, i cili shërbeu si zëdhënës i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, e kishte marrë atë rol në vitin 2024 dhe ishte gjithashtu profesor i shkencave shoqërore.
Ky është një tjetër zyrtar i lartë midis zyrtarëve më të lartë të regjimit iranian që ka humbur jetën, mes konfliktit në rritje që ka shpërthyer pas sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite ndaj Iranit.

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një vajzë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar.
Rasti në fjalë ka shkuar në procedurë të rregullt.

Nga ankesa në OSHP te përjashtimi për mashtrim, kështu u zbuluan dokumentet false në një nga tenderët më të mëdhenj të universitetit “Ukshin Hoti”.
Një tender me vlerë rreth 650 mijë euro në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren është shndërruar në një rast tipik të dështimit të integritetit në prokurimin publik, pasi një kompani u kap duke aplikuar me dokumente të falsifikuara, ndërsa më pas dështoi edhe në përpjekjen për ta rrëzuar vendimin e autoriteteve.
Bëhet fjalë për kompaninë “SCHAFBERGER JR. GMBH-Dega Kosovë”, e cila kishte synuar të fitojë kontratën për shërbimet e pastrimit dhe mirëmbajtjes së objekteve të universitetit, duke dorëzuar dokumente të pavlefshme, shkruan Demokracia.com.

Më 3 mars 2026, Universiteti “Ukshin Hoti” mori vendim për pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të prokurimit “Ofrimi i shërbimeve të pastrimit dhe mirëmbajtjes së objekteve të Universitetit”, pasi grupi i operatorëve ekonomikë “SCHAFBERGER JR. GMBH” dhe “ERIK” SH.P.K. kishte paraqitur ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Sipas vendimit të nënshkruar nga udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit, Egzon Kryeziu, procedura u ndal deri në shqyrtimin e plotë të pretendimeve ankimore.

Por, gjatë vlerësimit të dokumentacionit, autoriteti kontraktues zbuloi shkeljen kryesore.
Universiteti konstatoi se kompania “SCHAFBERGER JR. GMBH – Dega Kosovë” kishte dorëzuar certifikatën ISO 45001 dhe dëshmi për trajnim të punëtorëve për rrezik në punë në formë të falsifikuar.
Sipas njoftimit zyrtar, këto dokumente nuk ishin të lëshuara nga autoritetet përkatëse dhe nuk kishin vlefshmëri ligjore. Verifikimet u bënë edhe përmes burimeve zyrtare të kompanisë, duke konfirmuar se ato nuk ishin autentike.
Si pasojë, kompania u përjashtua nga gara. Pas përjashtimit, kompania tentoi të rikthehej në garë.
Më 18 shkurt 2026, “SCHAFBERGER JR. GMBH – Dega Kosovë” paraqiti kërkesë për rishqyrtim, duke pretenduar shkelje të disa dispozitave të Ligjit për Prokurimin Publik dhe Rregullores Nr.001/2022, përfshirë nenet 7, 52, 59, 60, 72 dhe 108/A.

Megjithatë, kjo përpjekje nuk pati sukses.
Autoriteti kontraktues refuzoi kërkesën për rishqyrtim dhe vërtetoi njoftimin B58 të datës 13 shkurt 2026, duke lënë në fuqi përjashtimin e kompanisë dhe duke hapur rrugën për vazhdimin e tenderit.
Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është publikuar në platformën zyrtare të e-prokurimit.
Tenderi me numër 208/91900-25-10811-2-1-1, parashikon shërbime të pastrimit dhe mirëmbajtjes për të gjitha objektet e universitetit, përfshirë:
Fakultetin Ekonomik
Fakultetin Juridik dhe të Shkencave
Fakultetin e Edukimit
Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit
Rektoratin dhe amfiteatrin
Hapësirat e brendshme dhe objektet përcjellëse
Oborret dhe zonat e gjelbra
Sipas njoftimit zyrtar të universitetit, ky veprim i kompanisë përbën shkelje të rregullave të tenderimit publik dhe cenon integritetin e procesit të prokurimit.
Universiteti ka verifikuar gjithashtu informacionin përmes linkut zyrtar të kompanisë, duke konfirmuar se dokumentet e dorëzuara nuk ishin origjinale. /Demokracia.com/.


Sot, në ditën e festës së Bajramit, mijëra besimtarë myslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur në Xhamia e Madhe në Mekë për të kryer faljen e Bajramit, duke shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Atmosfera në qytetin e shenjtë të Meka është karakterizuar nga përkushtimi dhe lutjet e besimtarëve, të cilët u bashkuan në një nga vendet më të shenjta të islamit për këtë moment të rëndësishëm fetar.
Bajrami, një nga festat më të rëndësishme për myslimanët, shënon fundin e agjërimit njëmujor dhe nisjen e një periudhe reflektimi, solidariteti dhe bashkimi familjar.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, në ditën e parë, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, sipas traditës, po organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
Në vizitë, pos presidentes Vjosa Osmani, Myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij i shkoi edhe Ipeshkvi Dodë Gjergji.
Nga atje, u përcollën mesazhet e urimeve për festën e Bajramit.
“Urime të gjithëve. Lutem që ne të gjithë kemi paqe në radhë të parë në zemrat tona”, tha imzot Gjergji.
Ndër të tjera ai bëri thirrje që njerëzit të luten për më shumë paqe në botë.