ATV

Blog

  • Në 27-vjetorin e rënies, përkujtohen dëshmorët e fshatit Baks të Skenderajt

    Në 27-vjetorin e rënies, përkujtohen dëshmorët e fshatit Baks të Skenderajt

    Me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të fshatit Baks të komunës së Skenderajt, Xhevat Osmani, Sejdi Osmani dhe Hysen Zeqiri, sot do të organizohen homazhe dhe përkujtim pranë shtatores së dëshmorëve në Baks dhe Marinë.

    Sipas njoftimit të familjareve, homazhet do të organizohen me fillim nga ora 12:00.

    Pjesëmarrës do jenë familjarët e dëshmorëve, institucione lokale dhe qytetarë.

    “Kujtimi për dëshmoret e fshatit Baks mbetet i gjallë dhe do të jetojë gjithmonë në zemrat e familjarëve dhe në historinë e popullit shqiptar! Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!”.

  • Kapet shqiptari në Peru, konsiderohet koka e rrjetit të kokainës drejt Evropës

    Kapet shqiptari në Peru, konsiderohet koka e rrjetit të kokainës drejt Evropës

    Autoritetet peruane kanë arrestuar shtetasin shqiptar Maglent Dybeli në kuadër të një operacioni kundër trafikut të drogës.

    Ai dyshohet si financues dhe drejtues i një bande kriminale që merrej me grumbullimin dhe eksportin e kokainës drejt Evropës. Sipas hetimeve, Dybeli përdorte identitet të rremë me shtetësi italiane për të fshehur aktivitetin e tij.

    Gjatë operacionit në Callao, policia arrestoi edhe disa bashkëpunëtorë dhe sekuestroi 98 pako me kokainë. Hetimet zbuluan një rrjet të organizuar që përfshinte transportin e drogës nga zona të ndryshme, si dhe koordinimin me grupe në Kolumbi për të siguruar eksportin nga portet kryesore.

    Sipas raporteve ndërkombëtare, rrjetet kriminale shqiptare dhe ballkanike janë aktive në Amerikën Latine që nga fundi i viteve ’90, duke bashkëpunuar me prodhues dhe kartele lokale. Këto grupe luajnë një rol të rëndësishëm në furnizimin e tregut evropian me kokainë, ndërsa hetimet për këtë rast vijojnë. /OraNews

  • Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, Policia shqiptoi 807 dënime

    Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, Policia shqiptoi 807 dënime

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar edhe me persona të lënduar.

    Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në këtë periudhë janë regjistruar gjithsej 42 aksidente trafiku. Prej tyre, 20 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 22 të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale. Ndërkohë, nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.

    Autoritetet policore bëjnë të ditur se krahas menaxhimit të aksidenteve, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 807 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

    Policia e Kosovës vazhdimisht u bën thirrje pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të shmangin veprimet që mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

  • Dhjetë ditë deri në afatin e Kushtetueses për Dekretin e Osmanit, vazhdimësi e Kuvendit apo zgjedhje të reja?

    Dhjetë ditë deri në afatin e Kushtetueses për Dekretin e Osmanit, vazhdimësi e Kuvendit apo zgjedhje të reja?

    Masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që ka ndaluar ndërmarrjen e çfarëdo veprimi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Presidenca do të skadojë brenda dhjetë dite.

    Kushtetuesja deri me datën 31 mars do të dalë me vendimin e saj për të sqaruar nëse Dekreti i Presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka qenë i drejtë dhe kushtetues.

    Gjykatë në të njëjtën kohë është duke shqyrtuar edhe një kërkesë të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket seancës së nisur për zgjedhjen e presidentit në të cilën janë propozuar Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha Kollçaku.

    Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Gjykata që të obligojë deputetët e partive opozitare që të marrin pjesë në seancën e votimit të presidentit, duke qenë se asnjëra parti s’ka marrë pjesë në seancën e parë dhe kryekuvendarja Albulena Haxhiu është detyruar të ndërprejë seancën në mungesë kuorumi.

    Ky vendim i Gjykatës pritet të sqarojë nëse do ta vazhdohet me Kuvendin aktual apo nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

    Negociatat mes LVV’së dhe partive opozitare për gjetjen e një emri për president nuk kanë rezultuar me sukses pavarësisht takimeve të shumta.

    Kurti ndërkohë nuk ka pranuar që ta kandidojë edhe për një mandat, Vjosa Osmanin, gjë që ka çuar në një përplasje në mes të kabinetit të Vjosa Osmanit dhe kabinetit të Kurtit.

    Nga LVV e kanë cilësuar si antikushtetues Dekretin e Vjosa Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe Kurti në disa deklarime të tij ka folur sikur ai dekret të mos ekzistonte.

    Kurti ka folur për atë se si duhet përsëri të ketë negociata me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje për presidentin dhe për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.

  • Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

    Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

    Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve të çmimeve apo situatave sikurse ajo në Iran, thotë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari – Lila, prandaj vendosja e marzhës së fitimit për produkte të naftës, sipas saj, i ka parandaluar manipulimit me çmime.

    Në podkastin e Radios Evropa e Lirë, ministrja tregoi, gjithashtu, pse ndryshuan çmimet në disa pika të karburanteve edhe pas marrjes së këtij vendimi.

    “Ka ndryshim të çmimit sepse marzha është e përcaktuar mbi çmimin e importit dhe nuk është fikse, që të themi çmimi është statik”.

    Sipas saj çmimi i naftës dhe derivateve të tjera në pika të karburanteve ndryshon varësisht si është çmimi i importit, por ky ndryshim i çmimit për konsumatorët nuk mund të jetë më i lartë se 12 centë për litër për blerësit me pakicë dhe 2 centë për litër për blerësit me shumicë.

    Sa u përket rezervave të produkteve të naftës ajo theksoi se Kosova qëndron në situatën e njëjtë siç ishte para se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli t’i nisin sulmet në Iran dhe nuk ka nevojë për panik nga qytetarët.

    Lidhur me mundësinë e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, Kusari-Lila tha se situata është e menaxhueshme teksa po punohet në Ligjin për vendosjen e çmimeve tavan në produktet esenciale.

    Ajo thotë se ky ligj është “masa e parë dhe shumë e nevojshme për t’i mbrojtur qytetarët që janë me pagë minimale apo pjesë të skemave sociale”.

    Produktet të cilave mund t’iu vendoset çmimi tavan janë: mielli, qumështi, vaji, vezët, ushqimet për fëmijë e tjera.

    Megjithatë, ministrja thekson se mbetet për t’u parë se a do të ketë kuvend funksional për ta miratuar këtë ligj.

    Nëse Ligji për çmimet tavan mbetet pa u miratuar Kusari-Lila tha se Inspektorati i tregut do të vazhdojë monitorimin e çmimeve nëse ka abuzime nga tregtarët, dhe që Qeveri do të punojë për të përkrahur prodhimin vendor që të mos reflektohet rritja e çmimeve nga jashtë./REL/

  • Kosova U21 bën publike listën për ndeshjet kundër Rumanisë dhe Spanjës

    Kosova U21 bën publike listën për ndeshjet kundër Rumanisë dhe Spanjës

    Kombëtarja e Kosovës U21 ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit mars, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027. Përzgjedhësi Hekuran Kryeziu ka bërë përzgjedhjen e tij duke u bazuar në formën aktuale të lojtarëve, me qëllimin për të arritur rezultate pozitive në dy përballjet e rëndësishme që priten për ekipin.

     

    “Dardanët” U21 do të ndeshet fillimisht me Rumaninë më 27 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku pritet mbështetje e madhe nga tifozët kosovarë. Kjo ndeshje është tepër e rëndësishme për ecurinë e Kosovës në Grupin A, pasi një rezultat pozitiv do të rrisë ndjeshëm shanset për një renditje më të mirë në tabelë.

     

    Pas kësaj sfide, Kosova U21 do të udhëtojë për t’u përballur me Spanjën më 31 mars, në një ndeshje shumë të vështirë si mysafirë, ndaj njërit prej kundërshtarëve më të fortë në grup. Stafi teknik dhe lojtarët janë të vetëdijshëm për sfidën që i pret, por mbeten të motivuar për të dhënë maksimumin dhe për të përfaqësuar me dinjitet vendin tonë në arenën ndërkombëtare.

     

    Në këtë listë, përzgjedhësi Kryeziu ka ftuar shumë futbollistë nga Superliga e Kosovës, ku bien në sy emrat si Altin Gjokaj, Fuad Ajvazi, Luan Lleshi, Arjol Bllaca, Dren Zeqiri, Dardan Morina, Arianit Hasani, Erion Sadriu, Laurent Xhylani, Elvir Gashijani, Igball Jashari dhe Hekuran Berisha.

  • Trajneri i Real Madrid Alvaro Arbeloa ka folur para ndeshjes derbi të fundajvës në La Liga kundër Atletico Madrid-it të dielën. Në konferencën e mbajtur për shtyp Arbeloa ka deklaruar se kjo është një ndeshje e fortë,dhe se 3 pikët ndaj rivalëve lokal janë mjaft të rëndësishme. “E përjetojmë me shumë dëshirë dhe entuziazëm këtë ndeshje. E dimë që këto 3 pikë janë shumë të rëndësishme, për tifozët dhe emocionet që krijohen. Është nga ndeshjet më të mira për ta jetuar si lojtar, trajner dhe tifoz” Përndryshe tekniku i “Los Blancos”foli edhe për dëmtimin e Thibaut Courtois duke thënë se e zëvendësoi menjëherë në ndeshjen kundër City-it,kurse për dy yjet e tjerë Kylian Mbappe dhe Bellingham ku tha se të dy janë të gatshëm të luajnë 100%. Kujtojmë që ndeshja Real Madrid-Atletico Madrid pritet të zhvillohet të dielën në Santiago Bernabeu me fillim nga ora 21:00

    Trajneri i Real Madrid Alvaro Arbeloa ka folur para ndeshjes derbi të fundajvës në La Liga kundër Atletico Madrid-it të dielën. Në konferencën e mbajtur për shtyp Arbeloa ka deklaruar se kjo është një ndeshje e fortë,dhe se 3 pikët ndaj rivalëve lokal janë mjaft të rëndësishme. “E përjetojmë me shumë dëshirë dhe entuziazëm këtë ndeshje. E dimë që këto 3 pikë janë shumë të rëndësishme, për tifozët dhe emocionet që krijohen. Është nga ndeshjet më të mira për ta jetuar si lojtar, trajner dhe tifoz” Përndryshe tekniku i “Los Blancos”foli edhe për dëmtimin e Thibaut Courtois duke thënë se e zëvendësoi menjëherë në ndeshjen kundër City-it,kurse për dy yjet e tjerë Kylian Mbappe dhe Bellingham ku tha se të dy janë të gatshëm të luajnë 100%. Kujtojmë që ndeshja Real Madrid-Atletico Madrid pritet të zhvillohet të dielën në Santiago Bernabeu me fillim nga ora 21:00

    Trajneri i Real Madrid Alvaro Arbeloa ka folur para ndeshjes derbi të fundajvës në La Liga kundër Atletico Madrid-it të dielën.

    Në konferencën e mbajtur për shtyp Arbeloa ka deklaruar se kjo është një ndeshje e fortë,dhe se 3 pikët ndaj rivalëve lokal janë mjaft të rëndësishme.

    “E përjetojmë me shumë dëshirë dhe entuziazëm këtë ndeshje. E dimë që këto 3 pikë janë shumë të rëndësishme, për tifozët dhe emocionet që krijohen. Është nga ndeshjet më të mira për ta jetuar si lojtar, trajner dhe tifoz”

    Përndryshe tekniku i “Los Blancos”foli edhe për dëmtimin e Thibaut Courtois duke thënë se e zëvendësoi menjëherë në ndeshjen kundër City-it,kurse për dy yjet e tjerë Kylian Mbappe dhe Bellingham ku tha se të dy janë të gatshëm të luajnë 100%.

    Kujtojmë që ndeshja Real Madrid-Atletico Madrid pritet të zhvillohet të dielën në Santiago Bernabeu me fillim nga ora 21:00

  • Kosova në kërkim të përmbysjes ndaj Bosnjë e Hercegovinës

    Kosova në kërkim të përmbysjes ndaj Bosnjë e Hercegovinës

    Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e kthimit kundër Bosnjë e Hercegovinës, në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2027.

     

    “Dardanët” u mposhtën në ndeshjen e parë të zhvilluar në Tuzëll me një diferencë prej 13 golash, duke e vështirësuar ndjeshëm rrugën drejt kualifikimit. Megjithatë, skuadra ka mbetur optimiste dhe e fokusuar për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet të dielën në Prishtinë, me fillim nga ora 17:00.

     

    Për rreth 40 minuta në ndeshjen e parë, Kosova ishte në nivel të barabartë me kundërshtarin, por rënia në lojë dhe gabimet në 20 minutat e fundit i kushtuan shtrenjtë, duke i dhënë mundësi boshnjakëve të krijojnë epërsi të thellë.

     

    Gjatë përgatitjeve, përzgjedhësi Jesper Östlund dhe stafi i tij janë fokusuar pikërisht në eliminimin e gabimeve dhe ruajtjen e ritmit gjatë gjithë ndeshjes. Gjithashtu, pritet që Leonard Gegaj dhe Olsi Mulaj të jenë të gatshëm për këtë përballje, pasi mungesa e tyre u ndie në takimin e parë.

     

    Edhe pse përmbysja mbetet një sfidë shumë e vështirë, Kombëtarja e Kosovës synon të japë maksimumin dhe të arrijë një rezultat pozitiv para tifozëve vendas në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

  • Manchester City synon transferimin e Enzo Fernandez nga Chelsea

    Manchester City synon transferimin e Enzo Fernandez nga Chelsea

    Manchester City po del si kandidati më serioz për të siguruar shërbimet e Enzo Fernández, mesfushorit argjentinas që duket i vendosur të kërkojë një sfidë të re në karrierë.

     

    Situata e tij te Chelsea nuk është aspak e qëndrueshme. Që prej transferimit nga Benfica në vitin 2023, ai është shndërruar në një nga figurat kryesore të skuadrës, por pakënaqësia me drejtimin sportiv të klubit londinez e ka shtyrë të mendojë seriozisht për largimin.

     

    Sipas raportimeve, ish-lojtari i River Plate preferon të largohet nga Premier League për t’iu bashkuar një ekipi që ofron më shumë garanci për sukses të menjëhershëm. Përveç City-t, interes për të kanë shfaqur edhe gjigantë si Real Madrid dhe Paris Saint-Germain, si dhe disa klube me fuqi të madhe financiare nga Arabia Saudite.

     

    Nga ana tjetër, trajneri Pep Guardiola dhe drejtuesit e City-t janë të vetëdijshëm se mesfusha ka nevojë për një rifreskim gradual. Në këtë kuadër, Enzo shihet si një zgjidhje ideale për të ruajtur dominimin në lojë dhe kontrollin e ritmit që karakterizon kampionët anglezë.

     

    Fleksibiliteti taktik i argjentinasit dhe vizioni i tij në shpërndarjen e topit përshtaten në mënyrë perfekte me stilin e lojës së Guardiolës, të bazuar te posedimi. Për më tepër, problemet e fundit me lëndimet e Rodri e bëjnë edhe më urgjente nevojën për një alternativë cilësore në mesfushë.

     

    Sa i përket aspektit financiar, Chelsea e vlerëson kartonin e lojtarit rreth 150 milionë euro, megjithëse një marrëveshje mund të arrihet për një shumë disi më të ulët. Megjithatë, konkurrenca nga klube si Real Madrid apo PSG pritet ta rrisë ndjeshëm çmimin përfundimtar të transferimit

  • Shqipëria publikon listën për ndeshjet vendimtare për botëror

    Shqipëria publikon listën për ndeshjet vendimtare për botëror

    Kombëtarja e  Shqipërisë ka shpallur listën me 26 futbollistët e grumbulluar për ndeshjen “play-off” ndaj Polonisw, në kuadër të kualifikimeve për Kupa e Botës 2026.

    Në listën e publikuar nga Sylvinho janë përfshirë gjithsej 26 futbollistw,ndërkohë, pas një mungese trevjeçare rikthehet edhe Anis Mehmeti,si dhe janw ftuar pwr herw tw parw edhe Stavro Pilo dhe Bujar Pllana.

    Grupi përfshin edhe emrat kryesorë të ekipit si Berat Gjimshiti, Mario Mitaj, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami dhe Armando Broja.

    Kombëtarja do të nisë përgatitjet të hënën në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të mërkurën do të udhëtojë drejt Varshavës për sfidën vendimtare.

    Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë më 26 mars në Varshavë, duke nisur nga ora 20:45 dhe në rast kualifikimi, Shqipëria do të luajë më 31 mars ndaj fituesit të çiftit Ukrainë–Suedi.