ATV

Blog

  • Prishtina fiton derbin kundër Ballkanit falë golit të Rin Ahmetit-Ferizaj shënon fitoren e rradhës ndaj Drenicës

    Prishtina fiton derbin kundër Ballkanit falë golit të Rin Ahmetit-Ferizaj shënon fitoren e rradhës ndaj Drenicës

    Janë zhvilluar dy ndeshje të xhiros së 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

    Prishtina fitoi derbin kundër Ballkanit në debutimin e Alban Dragushës si trajner,duke e mposhtur nënkampionin me rezultat minimal 1:0.

    Rin Ahmeti ishte heroi i kryeqytetasve në këtë ndeshje,ku në minutën e 84-të shënoi për 1:0 që ishte edhe rezultati që solli 3 pikë tejet të rëndësishme.

    Prishtina tani grumbullon 41 pikë pas kësaj xhiroje,teksa Ballkani mbetet në kuotën e 45 pikëve.

    Në anën tjetër Ferizaj shënoi fitoren e rradhës,ku kësaj rradhe mposhtën Drenicën me rezultat 1:0.

    Ade Oguns ishte autori i vetëm i golit për Ferizajn në minutën e 72-të,që në fund doli të jetë i fitores për këtë skuadër.

    Ferizaj tani grumbullon 32 pikë,teksa Drenica është e parafundit me 28 pikë.

  • Houston Rocekts dhe Boston Celtics shënojnë fitore mjaft të rëndësishme

    Houston Rocekts dhe Boston Celtics shënojnë fitore mjaft të rëndësishme

    Janë zhvilluar ndeshje mjaft interesante në ligën më të fortë të basketbollit në NBA.

    Hosuton Rockets shënoi fitore të thellë përballë Atlanta Haëks me rezultat 117:95,ku për Rockets më i miri ishte Kevin Durant me 25 pikë dhe Jabari Smith Jr me 23 pikë dhe Alperen Sengun me 10 kërcime,kurse për Haëks më i miri në parket ishte Nickeil Alexander-Ëalker me 21 pikë si dhe McCollum me 17 pikë të tjera.

    Houston Rockets gjendet në pozitën e 4-të në konferencën perëndimore,kurse Atlanta Haëks në pozitën e 7-të në atë lindore.

    Në anën tjetër Boston Celtics arriti të mposhtë skuadrën e Memphis Grizzlies 117-112,ku Jaylen Broën me 30 pikë ishte më efikasi si dhe Luka Garza me 22 pikë të tjera,teksa për Boston Celtics më i miri ishte Tyler Burton me 23 pikë të shënuara.

    Boston Celtics gjendet në pozitën e dytë në konferencën lindore,teksa Memphis Grizzlies në pozitën e 12-të në konferencën perëndimore.

  • Tahiri paralajmëron kolaps ekonomik, kërkon ulje të TVSH-së dhe heqje të akcizës

    Tahiri paralajmëron kolaps ekonomik, kërkon ulje të TVSH-së dhe heqje të akcizës

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka ngritur alarmin për gjendjen ekonomike në vend, duke paralajmëruar se bizneset janë në prag kolapsi për shkak të rritjes së çmimeve dhe barrës fiskale.

    Sipas tij, çmimi i lartë i naftës dhe obligimet tatimore janë bërë të papërballueshme për punëdhënësit, duke rrezikuar mbylljen e ndërmarrjeve dhe humbjen e mijëra vendeve të punës.

    Tahiri kritikon qasjen e qeverisë, duke thënë se ndërhyrjet aktuale po i detyrojnë bizneset të operojnë me humbje.

    Ai thekson se shtetet serioze ndërmarrin masa si ulja e përkohshme e akcizës dhe TVSH-së, subvencionimi i sektorëve kritikë dhe krijimi i rezervave strategjike, duke përmendur përvoja ndërkombëtare si ato të Ukraina dhe Japonia.

    Tahiri kërkon masa urgjente nga institucionet, përfshirë lirimin e menjëhershëm të një pjese të TVSH-së dhe heqjen e akcizës për naftën deri në stabilizimin e tregut.

    Ai e konsideron situatën aktuale si një rrezik serioz për ekonominë e vendit, duke shtuar se, pa ndërhyrje të shpejtë, pasojat do të jenë të rënda për qytetarët dhe sektorin privat.

  • Nga sot fillon stina e pranverës

    Nga sot fillon stina e pranverës

    Sot, më 21 mars është dita zyrtare e stinës së pranverës, e cila kalon sipas kalendarit gregorian.

    Dita e parë e pranverës njohët si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë, ku nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të Diellit, kalojnë 12 orë.

    Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur fillon stina e verës. Sipas fenologjisë pranvera fillon me lulëzimin e disa llojeve të bimëve pranverore, specifike këto për vende të ndryshme.

    Me fillimin astronomik të verës më 21 qershor pranvera përfundon gjithnjë në të njëjtën ditë.

    Gjithashtu, data 21 mars lidhet gjithmonë me ekuinoksin që u përcaktua në Këshillin e Nices në vitin 325 për të përllogaritur Pashkët e krishtera. Ai ishte çasti që u zhvilluan edhe sistemimet e fundit në kalendarin gregorian, që përdorim edhe sot.

    Por këto rregullime nuk ishin perfekte. Kalendari përllogarit 365 ditë për një vit, rreth një çerek dite më pak nga sa i duhen Tokës për të kompletuar xhiron rreth Diellit (365 ditë, 5 orë, 48 minuta dhe 49 sekonda). Kjo do të thotë që mbledhim vonesa për tre vite dhe rekuperojmë gjithçka duke shtuar një ditë çdo katër vite.

  • Një pikë gjaku që shpëton jetë – Dy foshnja të diagnostikuara me fibrozë cistike në QKUK

    Një pikë gjaku që shpëton jetë – Dy foshnja të diagnostikuara me fibrozë cistike në QKUK

    Një pikë gjaku që merret nga thembra mund të ndryshojë jetën e një të porsalinduri. Nga tetori i vitit të kaluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka nisur ‘screeningu neonatal’ që nënkupton testime të hershme për pesë sëmundje të rënda që shpesh nuk manifestohen menjëherë pas lindjes.

    Deri më sot kur janë testuar më shumë se 2 mijë foshnje kanë rezultuar 2 të porsalindur me fibrozën cistike, por mjekët në Klinikën e Neonatologjisë përmes kësaj metode mund të identifikojnë edhe tri sëmundje tjera siç janë fenilketonurinë, galaktozeminë, hipotiroidizmin kongjenital, ndërsa për atrofinë spinale muskulare, analizat së shpejti pritet të bëhen në Klinikën e Mikrobiologjisë.

    Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Luan Morina për KosovaPress, potencon se në periudhën janar-mars 2026, në laboratorin citogjenetik dhe të biokimisë, janë kryer 1 mijë e 234 testime.

    “ Është një metodë e sofistikuar ku një pikë gjaku e bën diferencën mes një foshnje të shëndoshë dhe një të ardhme ose një foshnje të sëmurë. Pra, është një metodë e sofistikuar ku përmes një pike gjaku, ne i detektojmë pesë sëmundje, të cilat janë sëmundje që nuk manifestohen qysh në ditët e para pas lindjes. Janë sëmundje që kanë një potencial tejet të rëndë klinik kur fillojnë me shfaq shenjat. Prandaj, ne e kemi detektimin e hershëm.

    Pra, e zbulojmë sëmundjen atëherë kur nuk manifestohet … Kemi detektimin e hershëm të sëmundjes, parandalimin e pasojave të sëmundjes, fillimi i trajtimit të hershëm dhe rezultatet janë shumë të mira, dhe sigurisht, kualiteti i jetës së asaj foshnje është shumë, shumë më i mirë sesa kur diagnostikohet sëmundja”, deklaroi ai.

    Neonatologu Morina tregon se në këtë klinik bëhen testimet për katër sëmundje, ndërsa për të pestën pritet të nis së shpejti në Klinikën e Mikrobiologjisë.

    Sipas tij, atrofia spinale muskulare për shkak të natyrës e teknologjisë që i takon mikrobiologjisë, do të bëhet tek klinika përkatëse.

    “Domethënë i kemi bërë dy vende të testimit për katër sëmundje bëhet këtu te ne, një sëmundje bëhet në një klinikë tjetër, pra në Klinikën e Mikrobiologjisë….po edhe në Klinikën e Mikrobiologjisë do të fillojnë, veç janë në përgatitje, janë të gatshëm që të testojmë edhe për sëmundjen e pestë, këtë atrofinë spinale muskulare”, deklaroi ai.

    Morina thotë se ‘screeningu neonatal’ zbulon pesë sëmundje të rënda para se të shfaqen simptomat, duke mundësuar trajtim të hershëm dhe parandalim të komplikimeve.

    “ E kemi fibrozën cistike, fenilketonurinë, galaktozeminë, hipotiroidizmin kongjenital dhe atrofinë spinale muskulare. Pra, këto janë pesë sëmundje të cilat ne i konsiderojmë si sëmundje tejet të rënda, por që kanë manifestim më të vonshëm, nuk detektohen në 24-orëshin e parë.

    Përmes kësaj analize, ne i detektojmë dhe kemi si të themi një pasqyrë të qartë të gjendjes shëndetësore të asaj foshnje…. Tashmë, në momentin kur ne e themi është pozitive, foshnja është e shëndoshë nuk ka asnjë simptomë. Por, ne e dimë që kjo foshnje në një moment të caktuar gjatë periudhës do ta manifestojë sëmundjen. Në rast se ne e kishim lënë që ta presim deri kur ta manifeston sëmundjen, atëherë tashmë pasojat, sëmundja, zhvillimi, të gjitha ato komplikimet veç ishin zhvilluar”, deklaroi ai.

    Nga gjithsej 14 rastet e dyshimta tashmë fal kësaj metode mjekësore, dy foshnje janë identifikuar se vuajnë nga fibroza cistike dhe po marrin trajtimin e hershëm mjekësor.

    “ Prej këtyre 2,107 rasteve, 14 raste i kemi pasur si të dyshimta, dhe kur janë raste të dyshimta, ne i thërrasim prapë foshnjat dhe e bëjmë ripërsëritjen e analizës. Dhe pastaj, nga këto përsëritje, e shohim nëse eventualisht del prapë pozitive, atëherë e konsiderojmë si rast pozitiv që duhet të hulumtohet më tej.

    Por, nga këto raste, fatmirësisht, vetëm i kemi përsëritur dhe kanë dalë pastaj jo me sinjifikancë klinike. Ndërsa, dy raste i kemi të vërtetuara që janë pozitive. Pra, dy foshnje me fibrozë cistike kjo është një e arritur e madhe të themi. ….tashmë me identifikimin përmes kësaj analize, me kontrolle të vazhdueshme, pra me pediatrin pulmolog, pediatrin gastroenterolog, ky fëmijë nuk do të manifeston sëmundje, sepse ne do ta bëjmë mjekimin e hershëm, do t’i parandalojmë simptomat, klinikën e rëndë dhe fëmija do të ketë një kualitet shumë, shumë më të mirë sesa një foshnje që fatkeqësisht është diagnostikuar më vonë”, deklaroi ai.

    Neonatologu, Luan Morina thotë se testimi me një pikë gjaku është i thjeshtë dhe i sigurt, dhe prindërit nuk kanë refuzuar asnjëherë realizimin e tij.

    Sipas tij, këto testimet që aktualisht bëhen vetëm në Klinikën e Neonatologjisë pranë QKUK, së shpejti do të nisin të bëhen edhe nëpër spitalet regjionale, por nuk e përjashton mundësinë që ato të bëhen edhe në institucionet shëndetësore private.

    Morina tregon se në këto spitale do të merret vetëm mostra, ndërsa testimet do të kryhen në laboratorin që është funksional brenda kësaj klinike.

    “Tashmë jemi në fazën finale që veç do të fillojmë me i shpërndarë materialet. Regjionet, stafi i spitalit regjional janë të trajnuar për marrjen e gjakut, sepse ata veç do ta marrin gjakun, do ta vendosin pikën e gjakut në atë letrën filtër, do t’i vendosin në zarf dhe do t’i sjellin në laborator. Kaq është puna nëpër spitalet regjionale. Kështu që ata janë të trajnuar, janë të përgatitur dhe besoj që do të fillojmë shumë shpejt….

    Në trajnimet që ne i kemi bërë për gjithë stafin, e kemi përfshirë edhe stafin e spitaleve private. Dhe ato janë të trajnuara dhe atje do t’i shpërndajmë të gjitha materialet e nevojshme, si letrat filtër, lancetat, materialet që duhen për futjen e të dhënave, domethënë për marrjen e të dhënave të pacientit. Dhe normalisht që është me rëndësi të theksohet se kjo është falas. Pra, nuk paguajnë kundrejt këtij testimi, asnjë qytetar nuk paguan”, deklaroi ai.

    Drejtori i Klinikës së Neonataologjisë, Luan Morina thotë se Laboratori Citogjenetik ka kapacitete të mjaftueshme mjekësore dhe aparaturën e nevojshme për trajtimin e të gjitha rasteve. /KP/

  • Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

    Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

    Pajtim Bajrami dhe Asllan Musliu, dy nga tre shtetasit e Kosovës që vdiqën tragjikisht në vendin e tyre të punës në Vjenë të Austrisë më 17 mars, do të varrosen sot në vendlindje.

    Familjarët kanë njoftuar se Pajtim Bajrami do të varroset në ora 16:00 në varrezat e familjes Bajrami.

    Ndërsa bëhet e ditur se Asllan Musliu do të varroset në varrezat e qytetit të Prizrenit.

    Bashkë me ta vdiq edhe Istref Zekaj nga Istogu, mirëpo familjarët nuk e kanë bërë të ditur kohën e varrimit të të ndjerit.

    Ambasada e Kosovës në Austri kishte njoftuar të premten se dje trupat e tyre ishin nisur për në Kosovë.

    Nga kjo tragjedi vdiq edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është konfirmuar.

  • Në 27-vjetorin e rënies, përkujtohen dëshmorët e fshatit Baks të Skenderajt

    Në 27-vjetorin e rënies, përkujtohen dëshmorët e fshatit Baks të Skenderajt

    Me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të fshatit Baks të komunës së Skenderajt, Xhevat Osmani, Sejdi Osmani dhe Hysen Zeqiri, sot do të organizohen homazhe dhe përkujtim pranë shtatores së dëshmorëve në Baks dhe Marinë.

    Sipas njoftimit të familjareve, homazhet do të organizohen me fillim nga ora 12:00.

    Pjesëmarrës do jenë familjarët e dëshmorëve, institucione lokale dhe qytetarë.

    “Kujtimi për dëshmoret e fshatit Baks mbetet i gjallë dhe do të jetojë gjithmonë në zemrat e familjarëve dhe në historinë e popullit shqiptar! Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!”.

  • Kapet shqiptari në Peru, konsiderohet koka e rrjetit të kokainës drejt Evropës

    Kapet shqiptari në Peru, konsiderohet koka e rrjetit të kokainës drejt Evropës

    Autoritetet peruane kanë arrestuar shtetasin shqiptar Maglent Dybeli në kuadër të një operacioni kundër trafikut të drogës.

    Ai dyshohet si financues dhe drejtues i një bande kriminale që merrej me grumbullimin dhe eksportin e kokainës drejt Evropës. Sipas hetimeve, Dybeli përdorte identitet të rremë me shtetësi italiane për të fshehur aktivitetin e tij.

    Gjatë operacionit në Callao, policia arrestoi edhe disa bashkëpunëtorë dhe sekuestroi 98 pako me kokainë. Hetimet zbuluan një rrjet të organizuar që përfshinte transportin e drogës nga zona të ndryshme, si dhe koordinimin me grupe në Kolumbi për të siguruar eksportin nga portet kryesore.

    Sipas raporteve ndërkombëtare, rrjetet kriminale shqiptare dhe ballkanike janë aktive në Amerikën Latine që nga fundi i viteve ’90, duke bashkëpunuar me prodhues dhe kartele lokale. Këto grupe luajnë një rol të rëndësishëm në furnizimin e tregut evropian me kokainë, ndërsa hetimet për këtë rast vijojnë. /OraNews

  • Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, Policia shqiptoi 807 dënime

    Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, Policia shqiptoi 807 dënime

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar edhe me persona të lënduar.

    Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në këtë periudhë janë regjistruar gjithsej 42 aksidente trafiku. Prej tyre, 20 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 22 të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale. Ndërkohë, nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.

    Autoritetet policore bëjnë të ditur se krahas menaxhimit të aksidenteve, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 807 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

    Policia e Kosovës vazhdimisht u bën thirrje pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të shmangin veprimet që mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

  • Dhjetë ditë deri në afatin e Kushtetueses për Dekretin e Osmanit, vazhdimësi e Kuvendit apo zgjedhje të reja?

    Dhjetë ditë deri në afatin e Kushtetueses për Dekretin e Osmanit, vazhdimësi e Kuvendit apo zgjedhje të reja?

    Masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që ka ndaluar ndërmarrjen e çfarëdo veprimi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Presidenca do të skadojë brenda dhjetë dite.

    Kushtetuesja deri me datën 31 mars do të dalë me vendimin e saj për të sqaruar nëse Dekreti i Presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka qenë i drejtë dhe kushtetues.

    Gjykatë në të njëjtën kohë është duke shqyrtuar edhe një kërkesë të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket seancës së nisur për zgjedhjen e presidentit në të cilën janë propozuar Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha Kollçaku.

    Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Gjykata që të obligojë deputetët e partive opozitare që të marrin pjesë në seancën e votimit të presidentit, duke qenë se asnjëra parti s’ka marrë pjesë në seancën e parë dhe kryekuvendarja Albulena Haxhiu është detyruar të ndërprejë seancën në mungesë kuorumi.

    Ky vendim i Gjykatës pritet të sqarojë nëse do ta vazhdohet me Kuvendin aktual apo nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

    Negociatat mes LVV’së dhe partive opozitare për gjetjen e një emri për president nuk kanë rezultuar me sukses pavarësisht takimeve të shumta.

    Kurti ndërkohë nuk ka pranuar që ta kandidojë edhe për një mandat, Vjosa Osmanin, gjë që ka çuar në një përplasje në mes të kabinetit të Vjosa Osmanit dhe kabinetit të Kurtit.

    Nga LVV e kanë cilësuar si antikushtetues Dekretin e Vjosa Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe Kurti në disa deklarime të tij ka folur sikur ai dekret të mos ekzistonte.

    Kurti ka folur për atë se si duhet përsëri të ketë negociata me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje për presidentin dhe për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.