ATV

Blog

  • ‘‘Si me jetu pa ty’’, i vrari në Klinë ishte i afërm i ish-deputetes: Lajm i hidhur, zot çoju forcën

    ‘‘Si me jetu pa ty’’, i vrari në Klinë ishte i afërm i ish-deputetes: Lajm i hidhur, zot çoju forcën

    Teuta Haxhiu, ish deputete e kuvendit të Kosovës, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Klinë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur Faruk Isufi.

    Përmes postimit të Haxhiut, është kuptuar që deputetja ka pasur lidhje familjare me viktimën.

    Këtë ngjarje, ish deputetja e ka cilësuar si ‘’lajm të hidhur’’.

    “Lajm i hidhur vdekja jote tezak.

    Si me jetu pa ty, vajzat e djalin që u gezuam të gjithë që 5- motrat u bënë me vlla. O zot qoju forcën🙏“, ka shkruar ajo.

  • Trump thotë se nuk dëshiron armëpushim me Iranin

    Trump thotë se nuk dëshiron armëpushim me Iranin

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur me gazetarët e pranishëm jashtë Shtëpisë së Bardhë.

    I pyetur nëse ka një plan për Kharg Island të Iranit, ai pohoi se “mund të kem një plan, mund të mos kem, por si mund t’ia them këtë një gazetari. Sigurisht që është një vend për të cilin njerëzit po flasin”.

    Lideri amerikan ka deklaruar se nuk dëshiron të ndalë luftën përkohësisht me iranianët “nuk dua të bëj armëpushim. Nuk bën armëpushim kur po e shkatërron plotësisht palën tjetër”, shkruan skynews.

    Ai thotë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për të lejuar transportet jetike të naftës dhe gazit “ne nuk e përdorim atë. Në një moment të caktuar, ajo do të hapet vetë”.

    Ai shton se “do të ishte mirë” nëse vendet që e përdorin këtë ngushticë, si Kina, do të “përfshiheshin”.

    Ndryshe, Izraeli dhe SHBA-ja kanë nisur sulmet ajrore tash e disa javë kundër Iranit, i cili dyshohet se është afër prodhimit të armës bërthamore.

  • Gara ndërkombëtare e vrapimit, nesër për dy orë bllokohet rruga nga Prishtina Mall – deri në Veternik

    Gara ndërkombëtare e vrapimit, nesër për dy orë bllokohet rruga nga Prishtina Mall – deri në Veternik

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën nga ora 09:00 deri në 11:00, rrugës nga Prishtina Mall – deri në Veternik dhe anasjelltas do të jetë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve.

    Kjo pasi Federata Atletike e Kosovës (FAK), do të organizojë garën ndërkombëtare të vrapimit rrugor “Kosova në Lëvizje”.

    “Duke u bazuar në procedurat e parapara FAK-u ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Infrastrukturës, që gara të zhvillohet në segmentin e rrugës nacionale N2 (Prishtina Mall – Veternik – QMI) nga ora 09:00 deri në 11:00. Policia e Kosovës duke asistuar FAK-un, do të bëjë bllokimin e rrugës nga Prishtina Mall – deri në Veternik dhe anasjelltas, nesër datë 22 mars 2026 nga ora 09:00 deri në 11:00. Andaj, Policia duke kërkuar mirëkuptim lut pjesëmarrësit në trafik, që në periudhën e lartcekur, të shmangin këtë segment rrugor dhe të përdorin rrugë alternative”, thuhet nga Policia e Kosovës.

  • Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

    Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

    Një grua në Gjakovë ka vdekur në spitalin e këtij qyteti pasi kishte rënë në ujë nga ura e “Ura e Moglicës”, në rrugën “Ymer Pula” në Gjakovë.

    Ajo ishte nxjerrë nga uji nga ekipet e emergjencës, ku pas ndihmës së parë është dërguar për trajtim në spital.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur se rreth orës 21:30 minuta të shtunën janë njoftuar nga spitali se gruaja kishte vdekur pas keqësimit të gjendjes shëndetësore

    Rreth orës 19:55 jemi njoftuar se një grua në moshë madhore kishte rënë në ujë nga e ashtuquajtura “Ura e Moglicës”, në rrugën “Ymer Pula” në Gjakovë. Patrullat policore, së bashku me njësinë e zjarrfikësve dhe ekipin e emergjencës, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku viktima ishte nxjerrë tashmë nga uji. Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas ajo është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Rreth orës 21:30 jemi njoftuar nga spitali se gjendja shëndetësore e viktimës ishte përkeqësuar dhe ajo ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezi.

    Ai njoftoi se aktualisht, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane

    Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane

    Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban.

    Kështu ka bërë të ditur një prej kompanive të udhëtimit – Mendi Tours.

    Kompania në fjalë operon në destinacionet Prishtinë-Prizren dhe anasjelltas, dhe rritjen e çmimeve e arsyeton me zhvillimet në bursë.

    “Të nderuar udhëtarë,

    Ju njoftojmë se nga nesër (22.03.2026) hyjnë në fuqi çmimet e reja për linjat ndërurbane. Ky ndryshim vjen si pasojë e rritjes së çmimit të naftës dhe kostove të tjera të transportit.

    Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe besimin tuaj” thuhet në njoftimin e kompanisë.

  • Rrahmani: Të hiqet akciza e TVSH’ja për derivatet, qeveria urgjentisht të marrë masa konkrete –  nesër mund të jetë vonë

    Rrahmani: Të hiqet akciza e TVSH’ja për derivatet, qeveria urgjentisht të marrë masa konkrete – nesër mund të jetë vonë

    Deputeti Eman Rrahman, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se akciza dhe tvsh’ja për derivatet duhet të hiqet, duke kërkuar nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, që të marrë masa konkrete për të përballuar rritjen e çmimeve.

    Rrahmani ka thënë edhe se, çmimet derivateve ka arritur nivele alarmante, ndërsa në të njëjtën kohë kemi rritje të çmimit të energjisë për qytetarët dhe një rritje shumëfish të kostos së energjisë për bizneset pas kalimit në treg të lirë.

    ‘’Kjo situatë po krijon një presion të madh ekonomik dhe po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e përgjithshme të çmimeve dhe në koston e jetesës’’, ka thënë mes tjerash ai.

    Postimi:

    Të hiqet akciza dhe TVSH-ja për derivatet.

    Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të marrë masa konkrete për të përballuar rritjen e papërballueshme të çmimeve që po godet qytetarët dhe bizneset. Çmimi i derivateve ka arritur nivele alarmante, ndërsa në të njëjtën kohë kemi rritje të çmimit të energjisë për qytetarët dhe një rritje shumëfish të kostos së energjisë për bizneset pas kalimit në treg të lirë. Kjo situatë po krijon një presion të madh ekonomik dhe po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e përgjithshme të çmimeve dhe në koston e jetesës.

    Në këtë kontekst, është e domosdoshme që Qeveria të shqyrtojë menjëherë pezullimin e akcizës për derivatet dhe të analizojë mundësinë e heqjes së përkohshme të TVSH-së. Një vendim i tillë do të sillte ulje të menjëhershme të çmimit për rreth 60 cent për litër, duke lehtësuar barrën për qytetarët dhe duke i dhënë frymëmarrje bizneseve në këtë periudhë të vështirë.

    Nëse nuk veprohet sot, nesër mund të jetë vonë. Pasojat do të jenë rritje e pakontrolluar e çmimeve, ulje e fuqisë blerëse dhe vështirësi serioze për funksionimin e bizneseve. Kosova ka nevojë për vendime të guximshme dhe të menjëhershme për të mbrojtur ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve.

  • Ish- deputetja i reagon Qumilit: Malisheva s’ka nevojë me dëshmu asgjë, dekada kulturë e art s’mund të mohohen

    Ish- deputetja i reagon Qumilit: Malisheva s’ka nevojë me dëshmu asgjë, dekada kulturë e art s’mund të mohohen

    Ish-deputetja e kuvendit, Arbëreshë Krasniqi, ka reaguar ndaj Sevdai Radogoshit, lidhur me disa deklarata nga ky i fundit për Malishevën.

    Krasniqi, nga ka thënë se Malisheva ka emra të mëdhenj të artit dhe kulturës si Nexhmija Pagarusha, Salih e Feriz Krasniqi.

    Ajo ka thënë edhe se Malisha nuk ka nevojë me dëshmu asgjë.

    Postimi:

    Malisheva ka emra të mëdhenj të artit dhe kulturës si Salih e Feriz Krasniqi, Nexhmije Pagarusha, Bijtë e Sef Mleqanit, Beqir Gashi, Avni Hoti, Zyle Krasniqi, Kumrije e Sheqerie Buqaj, Ismet Krasniqi e shumë të tjerë.

    Prandaj, Malisheva nuk ka nevojë me dëshmu asgjë

    Me dekada kulturë, art dhe sakrificë që nuk mund të mohohen.

  • Haradinaj për vrasjen në Klinë: Lajm i hidhur vdekja e bashkëluftëtarit Faruk Isufi, ishte aktivist i AAK’së, ngushëllime familjes

    Haradinaj për vrasjen në Klinë: Lajm i hidhur vdekja e bashkëluftëtarit Faruk Isufi, ishte aktivist i AAK’së, ngushëllime familjes

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Klinë, më saktësisht në fshatin Bokshiq, ku një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri. Viktima që mbeti i vdekur nga të shtënat është Faruk Isufi.

    Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë vdekjen e Isufi, e ka marrë si lajm të hidhur.

    Haradinaj ka njoftuar edhe se viktima, kishte qenë ‘’aktivist i hershëm’’ i AAK’së, dhe se, është i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri, ai u nda nga jeta në rrethana të trishta.

    Postimi:

    I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Faruk Isufi nga Klina. Edhe më i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri dhe angazhimit të tij në shtetndërtim, u nda nga jeta në rrethana të trishta.

    Faruku ishte aktivist i hershëm i Aleancës, i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën rastin ta njohin nga afër.

    Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve në Aleancë.

    Faruku u prehtë në paqe.

  • Rasti tragjik në Klinë: Dyshohet se ish-futbollisti i Dukagjinit vrau vëllain pas një mosmarrëveshjeje

    Rasti tragjik në Klinë: Dyshohet se ish-futbollisti i Dukagjinit vrau vëllain pas një mosmarrëveshjeje

    Faruk Isufi nga Klina ka ndërruar jetë pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Bokshiq.

    Për vrasjen dyshohet vëllai i tij, Jetmiri Isufi, ish-futbollist i KF Dukagjinit, pas një mosmarrëveshjeje verbale, raporton Sinjali

    Tanimë, lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria Themelore në Pejë, nga ku është njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe se i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

    ‘’ Viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, mirëpo si pasoje e plagëve të rënda viktima ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Spitali Rajonal i Pejës’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

    Nga prokuroria bëhet e ditur edhe se, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, Prokurori i Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, të cilët kanë sekuestruar armën e cila dyshohet që është përdorur në rast dhe prova të tjera relevante.

  • Fantastike:Erblin Osmani debuton në Bundesliga si 16-vjeçar për Bayern Munich kundër Union Berlin

    Fantastike:Erblin Osmani debuton në Bundesliga si 16-vjeçar për Bayern Munich kundër Union Berlin

    Mesfushori i talentuar nga Kosova, Erblin Osmani, ka bërë debutimin e tij në Bundesliga me Bayern Munich, duke hyrë në fushë si 16-vjeçar. Osmani u inkuadrua në minutën e 87-të për të zëvendësuar Leon Goretzkan në përballjen ndaj Union Berlin, ku Bayern po kryesonte 4-0.

    Ky ishte debuti i parë i Osmanit me ekipin e parë të Bayern Munich, pas disa javësh stërvitje me ta. Gjatë këtyre stërvitjeve, 16-vjeçari ka lënë një përshtypje pozitive, duke i hapur rrugë përfshirjes në këtë ndeshje, e cila mund të jetë një hap i rëndësishëm në karrierën e tij.

    Për momentin, mbetet të shihet nëse Osmani do të arrijë të sigurojë një vend të qëndrueshëm në formacionin e ekipit të parë të Bayernit në të ardhme