ATV

Blog

  • Manchester City triumfon ndaj Arsenalit dhe fiton trofeun e Carabao Cup

    Manchester City triumfon ndaj Arsenalit dhe fiton trofeun e Carabao Cup

    Manchester City ka siguruar trofeun për sezonin 2025/26,ku në finale të Carabao Cup mposhti Arsenalin me rezultat 2:0.

     

    Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku Arsenali u shfaq më kërkues në minutat e para. Kai Havertz pati një mundësi të artë në minutën e 7-të, por portieri James Trafford reagoi shkëlqyeshëm. Pak më vonë, edhe Bukayo Saka provoi nga afërsia, por Trafford ishte sërish në vendin e duhur.

     

    Nga ana tjetër, City reagoi me raste të rrezikshme, ku Erling Haaland u shfaq kërcënues pas një pasimi nga Antoine Semenyo, por tentativa e tij përfundoi mbi portë.

     

    Në pjesën e dytë, “Qytetarët” kaluan në avantazh në minutën e 60-të, kur një gabim i portierit Kepa Arrizabalaga u shfrytëzua në maksimum nga Nico O’Reilly, i cili shënoi për 0-1. Vetëm katër minuta më vonë, i njëjti lojtar realizoi golin e dytë pas një asistimi perfekt nga Matheus Nunes, duke vulosur rezultatin në 0-2.

     

    Arsenali u përpoq të rikthehej në lojë, me tentativa nga Riccardo Calafiori dhe Gabriel Jesus, por ose u ndalën nga pritjet e Trafford, ose nga mungesa e saktësisë në finalizim.

     

    Deri në fund, Manchester City kontrolloi lojën dhe nuk lejoi surpriza, duke siguruar një fitore të merituar,dhe arriti që të ftoj trofeun e parë për këtë sezon.

  • Kosova fiton ndaj Bosnjës, por eliminohet nga kualifikimet për Botërorin në hendboll

    Kosova fiton ndaj Bosnjës, por eliminohet nga kualifikimet për Botërorin në hendboll

    Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka shfaqur një lojë të fuqishme dhe bindëse në ndeshjen e kthimit, duke mposhtur Bosnjën dhe Hercegovinën me rezultat 33:29 (17:15). Megjithatë, humbja e thellë në ndeshjen e parë në Tuzëll me shifrat 34:21 rezultoi vendimtare, duke bërë që Kosova të eliminohet nga kualifikimet për Kampionatin Botëror.

    Takimi nisi më mirë për mysafirët, të cilët krijuan epërsi të hershme 1:4. Megjithatë, Kosova reagoi shpejt, duke barazuar rezultatin në 5:5 dhe më pas duke kaluar në avantazh 7:6 dhe 8:6. Loja vijoi e baraspeshuar, me rezultate të ngushta si 9:9, 13:13 dhe 14:14, ndërsa pjesa e parë u mbyll me epërsi prej dy golash për vendasit, 17:15.

    Në pjesën e dytë, Kosova rriti ritmin dhe epërsinë, duke arritur në 25:21 në minutën e 41-të. Një ndër më të dalluarit ishte Bujar Ramosaj, i cili me golat e tij i dha shtysë ekipit. Bosnja nuk u dorëzua dhe ngushtoi diferencën në 26:24 në minutën e 46-të, por Kastriot Jupa riktheu epërsinë në 27:24 dy minuta më vonë.

    Minutat e fundit sollën emocione të mëdha për rreth 700 shikuesit në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Në minutën e 56-të, Ramosaj realizoi për 30:26, duke i dhënë një goditje vendimtare kundërshtarit. Në fund, Kosova triumfoi me meritë 33:29.

    Bujar Ramosaj ishte lojtari më i spikatur me 7 gola, i ndihmuar nga Drilon Tahirukaj, Leonard Gegaj dhe Shaban Zogaj, të cilët shënuan nga 4 gola secili. Portieri Arti Luzha gjithashtu pati një paraqitje të mirë.

    Te Bosnja, më efikasit ishin Mislav Grgiç dhe Amer Shainoviq, të cilët realizuan nga 6 gola secili.

  • Barcelona mposht me vështirësi Rayo Vallecano falë golit të Ronald Araújo

    Barcelona mposht me vështirësi Rayo Vallecano falë golit të Ronald Araújo

    Barcelona ka arritur një fitore të vështirë në shtëpi ndaj Rayo Vallecanos, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0.

    Edhe pse konsideroheshin favoritë absolutë, katalunasit hasën në rezistencë të fortë nga mysafirët. Golin e vetëm të takimit e realizoi Ronald Araújo në minutën e 24-të, pas një asistimi nga João Cancelo.

    Rayo Vallecano zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke rrezikuar disa herë përmes Unai López dhe Álvaro García. Një rast të artë në fund të ndeshjes pati edhe Pacha Espino, por goditja e tij përfundoi mbi portë.

    Barcelona dominoi në posedim dhe krijoi raste të mira shënimi me Raphinha dhe Lamine Yamal, por pa arritur t’i konkretizojë.

    Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në kuotën e 73 pikëve, ndërsa Rayo Vallecano mbetet në vendin e 14-të me 32 pikë.

  • Fisnik Asllani:Do të jetë e vështirë kundër Sllovakisë por do të bëjmë përpjekje për kualifikim

    Fisnik Asllani:Do të jetë e vështirë kundër Sllovakisë por do të bëjmë përpjekje për kualifikim

    Ylli i Hoffenheimit Fisnik Asllani ka deklaruar se kualifikimi i Kosovës në botëror do të ishte dhurata më e mirë për të gjithë tifozët.

    Në një intervistë për SportBild Asllani ka folur për mundësitë e një klualifikimi,dhe se tifozët dardanë po e presin me padurim ndeshjen me Sllovakinë.

    Përndryshe Asllani thotë se ndeshja me sllovakët do të jetë jo e lehtë,kjo për faktin se e mposhtën Gjermaninë në shtëpi.

    “Sllovakia e ka mposhtur Gjermaninë në shtëpi, mendoj ka qenë 2-0, prandaj vlerësohet si brutalisht e vështirë. Nuk ka më ndeshje të lehta me kombëtaren, të gjithë e vendosin zemrën në lojë prandaj nuk do të jetë e lehtë për askënd”

    Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës do të luaj ndeshjen e fazës së play-off-it kundër Sllovakisë të ejnten në Bratisllavë,ndërkohë në rast kalimi do të takohet me fituesin nga ndeshja Turqi-Rumani

  • Drita fiton derbin e Anamoravës dhe ruan kreun e tabelës-Malisheva shënon fitore të pastër ndaj Llapit-Dukagjini dhe llapi ndahen në paqe

    Drita fiton derbin e Anamoravës dhe ruan kreun e tabelës-Malisheva shënon fitore të pastër ndaj Llapit-Dukagjini dhe llapi ndahen në paqe

    Janë zhvilluar tre ndeshje të së dielës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll,ku pati rezultate tejet interesante.

    Kampioni aktual Drita ka shënuar fitore kundër Gjilanit 1:0,në derbin e kësaj fundjave në Albi Mall Superligë.

    Veton Tusha ishte heroi i intelektualëve në këtë ndeshje,ku në fund të pjesës së parë shënoi golin e fitores e cila ishte e vlefshme për të siguruar 3 pikë.

    Drita tani rrëmben pozitën e parë në tabelë me 48 pikë 3 më shumë se Ballkani me 45 pikë në pozitën e dytë,kurse Gjilani gjendet në pozitën e 4-të me 39 pikë.

    Malisheva në anën tjetër mposhti në shtëpi Llapin me rezultat 2:0,ku të dy golat u realizuan në pjesën e dytë.

    Donart Vitija në minutën e 51-të shënoi për 1:0,kurse Mevlan Zeka vulosi fitoren e Mlaishevës në 2:0 që ishte edhe rezultati përfundimtar.

    Malisheva grumbullon 41 pikë pas 26 xhirove,kurse Llapi zbret në pozitën e 8-të me 29 pikë.

    Ndërkohë Dukagjini dhe Prishtina e Re kanë barazuar 1:1,ku të dyja skuadrat vemdosën që të ndanin pikët.

    Prishtina e Re pati mundësi që të shënonte nga penalltia,por ish lojtari i Liverpool-it Tony Gomes dështoi nga penalltia.

    Ibrahim Kargbo shënoi në minutën e 37-të për epërsinë e Prishtinës së Re në 1:0,por Dukagjini arriti në pjesën e dytë të barazoj përmes kapitenit Altin Merlaku me një gol të bukur,teksa klinasit mbeti me një lojtar më pak në fushë u ndëshkua me karton të kuq.

    Dukagjini  pozicionohet në vendin e 6-të me 33 pikë,kurse Prishtina e Re është e fundit me 23 pikë.

  • Barcelona përballet me një dilemë të artë: rasti Bernardo Silva

    Barcelona përballet me një dilemë të artë: rasti Bernardo Silva

    Barcelona ka në duar një mundësi të rrallë në tregun e transferimeve. Kapiteni i Manchester City, Bernardo Silva, raportohet se i është ofruar klubit katalunas në prag të vitit të fundit të kontratës së tij.

     

    Disponueshmëria e tij si lojtar i lirë e bën këtë lëvizje jashtëzakonisht tërheqëse. Mesfushori portugez dëshiron të largohet nga Liga Premier dhe po shqyrton disa opsione, ndër to oferta nga Arabia Saudite, Juventus dhe Benfica.

     

    Agjenti i tij, Jorge Mendes, ka lënë të kuptohet se lojtari është i gatshëm të pranojë edhe ulje page për ta bërë të mundur transferimin te Barcelona.

     

    Megjithatë, klubi katalunas përballet me një dilemë reale. Pozicionet ku aktivizohet zakonisht Silva janë tashmë të mbuluara mirë në skuadër, ndërsa prioritetet për merkaton e ardhshme janë të përqendruara diku tjetër.

     

    Për këtë arsye, vendimi nuk lidhet me cilësinë e padiskutueshme të lojtarit, por me nevojat konkrete të ekipit. Barcelona duhet të peshojë mes shfrytëzimit të një rasti unik në treg dhe ruajtjes së një strategjie të kujdesshme në ndërtimin e skuadrës.

     

    Ndërkohë, Silva mbetet i fokusuar te sezoni aktual me Manchester Cityn, duke synuar të fitojë trofe në vitin e fundit të kontratës. Të dielën, ai do të përballet me Arsenal në stadiumin Wembley Stadium, në kuadër të finales së EFL Cup.

  • Idrissa Gueye:Do t’ia kthej medajlet Marokut

    Idrissa Gueye:Do t’ia kthej medajlet Marokut

    Ylli i Evertonit Idrissa Gueye ka deklaruar se është i gatshëm që t’ia kthej të gjitha medaljet Marokut,kjo për faktin që Konfederata Afrikane e shpalli këtë të fundit si Kampion të Afrikës në tavolinë.

    Pas ndeshjes kundër Chelsea-it Gueye ka insistuar se Senegali është kampion i Afrikës,dhe se kjo po bëhet për të krijuar përcarje në kontinentin afrikan.

    Përndryshe Gueye ka komnetuar edhe vendimin e CAF-it,duke thënë se nëse i japim medajlet Marokut dhe se kjo do të ulte tensionet.

    “Personalisht zotohem t’i mbledh medaljet dhe t’ia kthej Marokut nëse kjo mund të ulë vërtet tensionet mes dy vendeve”.

    Kujtojmë që CAF ka vendosur që t’ia jap trofeun e Kupës së Afrikës kombëtares së Marokut duke regjistruar finalen me rezultat 3:0 në tavolinë,kurse Federata Senegaleze e Futbollit ka apeluar këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

  • Houston Rockets mund me vështirësi Miami Heat-San Antonio Spurs mund bindshëm Indiana Pacers

    Houston Rockets mund me vështirësi Miami Heat-San Antonio Spurs mund bindshëm Indiana Pacers

    Janë zhvilluar ndeshje mjaft interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Houston Rockets ka fituar me mjaft vështirësi skuadrën e Miami Heat me rezultat 123:122,ku Kevin Durant realizoi 27 pikë dhe Amen Thompson me 14 pikë e 18 kërcime dhe Reed Sheppard me 23 pikë,kurse Alperen Sengun kontribuoi me 12 kërcime.

    Tek Heat Bam Adebayo me 32 pikë e 21 kërcime dhe Tyler Herro me 25 pikë ishin më efikasët,kurse kontribut dha dhe Simonne Fontecchio që realizoi 21 pikë.

    Në anën tjetër San Antonio Spurs ka mposhtur bindshëm skuadrën e Indiana Pacers me rezultat 134:119.

    Dykan Harper dhe Keldon Johnson me 24 pikë secili ishin më efikasët në këtë ndeshje për Spurs,kurse Victor Ëembanyama me 20 pikë e 8 kërcime dha kontribut në këtë takim.

    Ndërkohë tek Pacers Andreë Nembahrd me 25 pikë e 7 asistime si dhe Jarace Ëalker me 21 pikë të tjera ishin më efiakasët në parket.

  • Lennart Karl:Kënaqësi të luash në një stadium si Santiago Bernabeu

    Lennart Karl:Kënaqësi të luash në një stadium si Santiago Bernabeu

    Ylli i Bayern Munichut, Lennart Karl, ka mbajtur një qëndrim më të kujdesshëm në prag të përballjes me Real Madridin në Ligën e Kampionëve, pas reagimeve të forta që shkaktoi më herët te tifozët bavarezë. Ai kishte deklaruar se nuk do ta kishte problem të luante një ditë për klubin spanjoll, gjë që u prit me pakënaqësi nga një pjesë e tifozëve.

     

    18-vjeçari e kuptoi shpejt jehonën e madhe që mori deklarata e tij dhe këtë herë zgjodhi një ton më të matur. I pyetur për ndeshjen ndaj Real Madridit, ai u shpreh:

     

    “Shumë, sigurisht. Është një stadium i mrekullueshëm. Jam thjesht shumë i etur të luaj kundër tyre”, tha ai për gazetarin e Sky Germany, Kerry Hau.

     

    Kësaj radhe, talenti i ri shmangu çdo koment që mund të rikthente polemikat, duke mos rënë në “kurthin” e pyetjeve provokuese.

     

    Ndërkohë, Real Madridi dhe Bayern Munichu do të përballen në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, me bavarezët që konsiderohen favoritë falë formës së shkëlqyer që po kalojnë.

  • Aro Muric:Isha i bindur që do e prisja penalltinë e Locatellit

    Aro Muric:Isha i bindur që do e prisja penalltinë e Locatellit

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, ka deklaruar se ishte plotësisht i bindur që do ta priste penalltinë e Manuel Locatelli, ndërsa e ka cilësuar si shumë më të vështirë ndërhyrjen ndaj goditjes së Arkadiusz Milik.

     

    “Gardiani” dardan ishte ndër më të dalluarit të dielën mbrëma, duke u shndërruar në hero për Sassuolo në përballjen ndaj Juventus.

     

    Përveç disa pritjeve vendimtare gjatë ndeshjes, Muric ndali edhe penalltinë e Locatellit në minutën e 86-të. Pas takimit, ai u shpreh se kishte besim të plotë në atë moment.

     

    “Mendoj se skuadra bëri një paraqitje shumë të mirë. Gjithçka lidhet me energjinë – krijuam shumë raste dhe e merituam të largoheshim me një pikë”, deklaroi Muric.

     

    “E ndjeva sapo ai goditi topin. Mendova se do ta prisja dhe kisha besim. Goditja me kokë e Milik ishte shumë më e vështirë, por arrita ta ndal edhe atë. Ishte një natë e mirë për mua”, shtoi ai.

     

    Muric tani do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, ku synon të ndihmojë kombëtaren drejt një kualifikimi historik në Kampionatin Botëror