ATV

Blog

  • Tragjedia në Majac të Podujevës, vdes njëra nga gratë e plagosura

    Tragjedia në Majac të Podujevës, vdes njëra nga gratë e plagosura

    Njëra nga gratë që mbeti e plagosur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Majac ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

    Rastin e ka konfirmuar Mirlinda Qyalla, zëdhënëse e QKUK-së. “Po njëra nga nga të plagosurat ka vdekur në orën 03:00 në mëngjes”, tha shkurt ajo për Express

    Viktima, e identifikuar si M.G, kishte pësuar lëndime të rënda, kryesisht në pjesën e kokës, dhe po trajtohej në gjendje kritike në Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Podujevë, ku një 42-vjeçar, Ilaz Brahimi, dyshohet se është vrarë nga Ardita Gashi, 31-vjeçare, me të cilën raportohet se kishte qenë në lidhje.

    Sipas burimeve, viktima ishte ftuar për takim nga e dyshuara në shtëpinë e saj, ku më pas dyshohet se ajo ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të tij, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

    Në këtë rast mbeti e plagosur rëndë edhe një grua 73-vjeçare, e cila dyshohet të ketë lidhje familjare me të dyshuarën. Ajo po vazhdon trajtimin në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Pas ngjarjes, e dyshuara thuhet se është mbyllur në shtëpi dhe ka kërcënuar persona të tjerë që tentonin t’i afroheshin, ndërsa më pas është raportuar se edhe ajo vetë ka mbetur e plagosur.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar rastin e vrasjes, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

  • Tri vrasje brenda javës në Kosovë

    Tri vrasje brenda javës në Kosovë

    Kosova është tronditur nga tri raste të rënda vrasjesh që kanë ndodhur brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë publike dhe rendin në vend.

    Fillimisht të hënën e kaluar qyteti i Gjakovës u tronditën në orët e para të mëngjesit ku një person i moshës 38 vjeçare, humbi jetën pas plagosjes me armë zjarri.

    Autori i ngjarjes ishte në arrati për disa orë por që më vonë u paraqit te organet e rendit. Në këtë rast mbeti i plagosur edhe një 29 vjeçar.

    Rasti i dytë ndodhi të shtunën ku si pasojë e përleshjes midis dy vëllezërve, njëri nga ta humbi jetën.

    Lidhur me këtë rast është arrestuar një person. Ndërsa rasti i tretë ndodhi natën e mbrëmshme në fshatin Majac të Podujevës kur një grua plagosi për vdekje një burrë. Në këtë rast mbeti i plagosur edhe një person.

  • Deputetët marrin paga pa punuar, kosto mbi 200 mijë euro në mars

    Deputetët marrin paga pa punuar, kosto mbi 200 mijë euro në mars

    Derisa po pritet vendimi i Kushtetueses, deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të marrin paga pa punuar. Pavarësisht mosangazhimit të tyre, në fund të muajit mars buxhetit të Kosovës do t`i kushtojnë rreth 200 mijë euro. Shuma totale e pagave të deputetëve gjatë muajit shkurt ka arritur shifrën e 182.000 eurove, ndërsa janë shtuar zërat që kërkojnë rishikimin e ligjit që rregullon përfitimet e deputetëve.

    120 deputetët e legjislaturës së 10-të u betuan më 11 shkurt, në seancën konstituive, duke u zotuar në përmbushjen e detyrave me nder dhe përkushtim.

    Ky akt solemn i hapi rrugën angazhimit të deputetëve për të quar përpara agjendën legjislative, që ishte në pauzë prej më shumë se një viti.

    Shuma totale e pagave të deputetëve gjatë muajit shkurt ka arritur shifrën e 182.067,06 eurove. Ndërsa 26 zyrtarë të lartë personalë të deputetëve gjatë muajit shkurt u paguan 14.634,61 euro. Gjatë muajit mars deputetët do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës rreth 200 mijë euro, ani pse ata nuk janë angazhuar fare prej datës 9 të këtij muaji, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që ndaloi çdo veprim të presidentes Osmani në lidhje me dekretin e 6 marsit, si dhe çdo veprim të Kuvendit të Kosovës derisa masa e përkohshme është në fuqi.

    Pra, më 31 mars deputetët e Kuvendit, do të marrin pagën e plotë e shumë prej tyre edhe shtesën për shkak të viteve të përvojës. Buxheti i shtetit, gjithashtu, mbulon pagat e asistentëve personalë të deputetëve, të cilët konsiderohen staf mbështetës politik.

    Monitoruesit e punës së Kuvendit e shohin këtë situatë të paprecedentë. Për ta, marrja e pagës së plotë pa asnjë angazhim ngre pyetje serioze mbi përgjegjësinë dhe moralin e përfaqësuesve të qytetarëve.

    Ngjarjet e njëpasnjëshme që kanë quar në bllokadë të punës së të zgjedhurve të popullit e dëmtojnë legjitimitetin e qytetarëve dhe besimin në institucione.

    Paga bazë e një deputeti është 1 mijë e 914 euro. Vetëm vitin e kaluar, janë shpenzuar mbi 1 milion euro nga buxheti i shtetit për pagat e 120 deputetëve pa ndonjë rezultat konkret nga puna e tyre, pas ngërçit të stërzgjatur në Kuvend.

  • Mërgimtarët në hall, deri në 6 orë pritje në kufirin Serbi-Kroaci

    Mërgimtarët në hall, deri në 6 orë pritje në kufirin Serbi-Kroaci

    Me përfundimit e Fitër Bajramit, shumë nga mërgimtarët që kishin ardhur për ta kaluar festën në gjirin e tyre familjar kanë nisur të kthehen, në vendet ku punojnë.

    Disa kanë shprehur shqetësimin e tyre se po duhet të presin goxha gjatë në kufirin Serbi-Kroaci.

    Madje ato shkojnë edhe deri në 6 orë.

    Ata i thanit redaksisë se po hasin edhe në maltretime nga policia.

  • Ambasada amerikane në Jerusalem ofron autobusë me qira për qytetarët amerikanë që të largohen nga Izraeli

    Ambasada amerikane në Jerusalem ofron autobusë me qira për qytetarët amerikanë që të largohen nga Izraeli

    Ambasada e SHBA-së në Jerusalem po ofron autobusë të çertifikuar për në Aman, Jordani, duke filluar nga e hëna, ka raportuar BBC.

    Ambasada thotë se shërbimi i autobusëve do t’u ofrohet qytetarëve amerikanë që kërkojnë të largohen nga Izraeli. Autobusët do të udhëtojnë për në Aeroportin Ndërkombëtar të Jordanisë, thuhet në të.

    “Nisjet janë aktualisht të disponueshme nga zona e Jerusalemit dhe zona e Tel Avivit. Udhëtarët janë përgjegjës për rezervimin e udhëtimit të tyre të mëtejshëm, duke përfshirë fluturimet nga aeroporti i Amanit”, thotë ambasada.

  • Ambasada e SHBA-së thirrje amerikanëve për situatën e luftës: Tregoni kujdes, objektet diplomatike janë shënjestruar

    Ambasada e SHBA-së thirrje amerikanëve për situatën e luftës: Tregoni kujdes, objektet diplomatike janë shënjestruar

    Për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një reagim të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku u kërkon amerikanëve në gjithë botën të tregojnë kujdes të shtuar.

    DASH i kërkon qytetarëve të saj të ndjekin udhëzimet në njoftimet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara.

    “Objektet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, përfshirë ato jashtë Lindjes së Mesme, janë shënjestruar”-thuhet në reagim.

    “Departamenti i Shtetit u këshillon amerikanëve në mbarë botën, dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, të tregojnë kujdes të shtuar. Amerikanët jashtë vendit duhet të ndjekin udhëzimet në njoftimet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara.

    Mbylljet periodike të hapësirës ajrore mund të shkaktojnë ndërprerje të udhëtimeve. Objektet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, përfshirë ato jashtë Lindjes së Mesme, janë shënjestruar. Grupet mbështetëse të Iranit mund të shënjestrojnë interesa të tjera të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit ose vende të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe/ose amerikanët në të gjithë botën.

    Regjistrohuni në step.state.gov për të marrë njoftimet më të fundit të sigurisë dhe ndiqni kanalin “U.S. Department of State – Security Updates for U.S. Citizens” në WhatsApp (hapet në një faqe të re) ose @TravelGov në X. Kur planifikoni udhëtimin, lexoni me kujdes Njoftimet e Udhëtimit (Travel Advisory) dhe informacionin e detajuar për destinacionin tuaj, si dhe çdo njoftim të fundit në travel.state.gov/destination”, thuhet në njoftim.

  • Ymeri: Lëshimi pe i Kurtit ndaj Serbisë dhe BE-së për Ligjin për të Huajt “është e paligjshme”

    Ymeri: Lëshimi pe i Kurtit ndaj Serbisë dhe BE-së për Ligjin për të Huajt “është e paligjshme”

    Analisti Visar Ymeri e ka cilësuar të paligjshme marrëveshjen mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së për zbatimin e Ligjit për të Huajt.

    Reagimi i tij vjen pas njoftimit për lehtësira të përkohshme, përfshirë njohjen e dokumenteve dhe leje qëndrimi për komunitetin serb.

    “Ndryshimet në ligj mund të bëhen vetëm nga Kuvendi”, theksoi Ymeri, duke kundërshtuar vendimin e ekzekutivit.

    Ai shtoi se asnjë institucion nuk ka të drejtë të pezullojë zbatimin e një ligji.

    “Ky është vendim i paligjshëm dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare”, deklaroi ai.

    Sipas Ymerit, zbatimi selektiv i ligjit cenon rendin juridik dhe nuk është çështje etnike.

    Ai theksoi se çdo paqartësi duhet të trajtohet përmes amendamenteve në Kuvend, jo marrëveshjeve politike.

  • Trump kërcënon Iranin pas ultimatumit: Do të shkatërrohet totalisht

    Trump kërcënon Iranin pas ultimatumit: Do të shkatërrohet totalisht

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani do të përballet me një “shkatërrim total”, duke iu referuar ultimatumit mbi centralet elektrike.

    Në një intervistë për televizionin izraelit Canale 13, Trump tha se rezultati i këtij ultimatum do të jetë “shumë pozitiv” dhe se plani do të “funksionojë në mënyrë të shkëlqyer”. Ai shtoi se së shpejti do të zbulohet se çfarë do të ndodhë me masat e propozuara ndaj Iranit.

    Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një periudhë tensioni mes SHBA dhe Iranit, ku marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar për shkak të luftës së nisur në Lindjen e Mesme.

  • Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`

    Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`

    Komuna e Deçanit ka organizuar disa aktivitete për të shënuar 28-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”, e zhvilluar më 24 mars 1998, kur luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i bënë ballë rrethimit nga forcat policore serbe në fshatin Gllogjan të Deçanit.

    “Epopeja e Dukagjinit” konsiderohet si fillimi i përballjeve frontale mes UÇK-së dhe forcave serbe në Zonën Operative të Dukagjinit, në prag të përshkallëzimit të luftës në Kosovë.

    Në përkujtim të kësaj date, Komuna e Deçanit ka organizuar disa aktivitete:

    12:00 – Ekspozitë nga nxënësit e shkollave fillore

    15:00 – Ekspozitë kushtuar “Epopesë së Dukagjinit”

    19:00 – Koncert klasik nga Universiteti “Haxhi Zeka”

    Kjo datë lidhet gjithashtu me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, e cila pati ndikim të rëndësishëm në përfundimin e luftës.

  • Inspektimi në 62 shkollat e Prishtinës, 50 përqind e objekteve të pasigurta për nxënësit

    Inspektimi në 62 shkollat e Prishtinës, 50 përqind e objekteve të pasigurta për nxënësit

    Për shkak të mungesës së shkronjave emri vështirë i lexohet.

    Fasadat e rrethojat e dëmtuara s’janë i gjithë problemi që ka gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë.

    E këto u theksuan në raportin Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca për sigurinë në shkolla.

    Kësisoj 50% e objekteve shkollore në kryeqendrën kosovare nuk janë të sigurta për nxënësit.

    Mungesa e ajrit e ventilimit, panele elektrike të ekspozuar janë disa prej gjetjeve në këtë raport të siguruar nga televizioni.

    Detaje më shumë dha drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica.

    “Ka rezultu se 50% e shkollave kanë nevojë për intervenim emergjent sa i përketë aspektit të sigurisë gjetjet kryesore kanë të bëjnë me mungesat në aspektin e rrjetit elektrik, vjetërsisë së ndërtesave, mos funksionimit të kamerave”, ka deklaruar Lulzim Fushtica, Drejtor për Siguri dhe Emergjenca për RTV Dukagjini.

    Fushtica tha se sanimet veçse kanë filluar.

    “Vetëm se kemi fillu sepse shkollat e kanë pranu raportin më herët, raportet individuale dhe kanë fillu që t’i përmirësojnë të gjeturat dhe sa po flasim ekipet janë në terren duke rivlerësuar”, ka theksuar ai.

    Këtë nismë të Komunës së Prishtinës e mirëpret por njohësi i arsimit, Jonuz Salihaj thotë se ndërhyrjet s’duhet të jenë vetëm teknike.

    “Kjo iniciativë nuk duhet të jetë vetëm teknike që mbështetën vetëm në këto çështje teknike me instalim të kamerave dhe përshtatjen e ambienteve por duhet të shkojmë më thellë”, ka deklaruar Jonuz Salihaj, Njohës i fushës së arsimit.

    Salihaj vlerëson që rëndësi pos sigurisë fizike duhet t’i kushtohet edhe gjendjes psikologjike.

    “Ka probleme të shumta për shembull bullizimi i cili edhe pse nuk raportohet kemi të dhëna të vitit 2022 ku të dhënat janë shqetësuese por që nuk raportohen”, ka deklaruar Salihaj.

    Raportin me gjendjen e shkollave e kanë pranuar edhe nga Këshilli i Prindërve, veçse të njëjtit nuk ishin të qasshëm të enjten për t’u deklaruar rreth tij.