ATV

Blog

  • I gjeneruan reklamë me AI, shpërthen Shkurte Fejza: Zoti i vraftë!

    I gjeneruan reklamë me AI, shpërthen Shkurte Fejza: Zoti i vraftë!

    Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza ka bërë një reagim të ashpër publik, lidhur me një reklamë të gjeneruar me inteligjencë artificiale, por që u bë me fytyrë të saj.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shkurta ka thënë se reklama është gënjeshtër, duke i mallkuar personat që e kanë gjeneruar të njëjtën.

    “Zoti i vraftë!”, ka shkruar ajo, teksa ka bërë thirrje për hetime nga institucionet përkatëse.

  • Mbrëmje surprizash në NBA-fitore historike për Timberëolves dhe New York Knicks

    Mbrëmje surprizash në NBA-fitore historike për Timberëolves dhe New York Knicks

    Një natë plot rezultate të papritura dhe paraqitje individuale mbresëlënëse u zhvillua në NBA. Minnesota Timberëolves arritën një fitore historike 102-92 ndaj Boston Celtics në “TD Garden”, duke i dhënë fund një serie prej 18 humbjesh radhazi në këtë arenë që nga viti 2005. Heroi i ndeshjes ishte Bones Hyland me 23 pikë, ndërsa Ayo Dosunmu kontribuoi me 17 pikë, 8 rebound dhe 6 asistime. Për Celtics, 29 pikët e Jaylen Broën nuk mjaftuan, me diferencën që u krijua në çerekun e katërt (26-15).

     

    Fitore bindëse edhe për Denver Nuggets, që mposhtën 128-112 Portland Trail Blazers. Nikola Jokić shkëlqeu me triple-double-in e 28-të të sezonit dhe të 192-in në karrierë, duke vendosur fatin e ndeshjes që në çerekun e tretë. Rikthimi i Peyton Ëatson solli edhe 14 pikë nga stoli.

     

    Ndërkohë, New York Knicks vazhdojnë formën e shkëlqyer, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi pas suksesit 145-113 ndaj Ëashington Ëizards. Karl-Anthony Towns udhëhoqi me 26 pikë dhe 16 rebound, ndërsa Knicks dominuan plotësisht pjesën e dytë.

     

    Pas pesë humbjesh radhazi, Phoenix Suns u rikthyen te fitorja duke mposhtur 120-98 Toronto Raptors. Devin Booker realizoi 25 pikë në një ndeshje të kontrolluar nga fillimi deri në fund.

  • E rrahu dhe e largoi gruan nga shtëpia, arrestohet pejani

    E rrahu dhe e largoi gruan nga shtëpia, arrestohet pejani

    Një burrë është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua.

    Bazuar në njoftimin zyrtar, i dyshuari edhe e kishte larguar nga shtëpia viktimën.

    “Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe e kishte larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Nis aplikimi për dokumente personale të Kosovës për serbët që jetojnë ose punojnë në Kosovë

    Nis aplikimi për dokumente personale të Kosovës për serbët që jetojnë ose punojnë në Kosovë

    Serbët që nuk kanë dokumente të Republikës së Kosovës, por jetojnë në Kosovë, nga sot do të mund të aplikojnë për të marrë dokumente kosovare në bazë të dokumenteve serbe si letërnjoftimi, certifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes.

    Kryetarët serbë të komunave, së bashku me ekipet e tyre në komunat me shumicë serbe, do të përpiqen që ky proces të zhvillohet pa probleme dhe që deri më 16 qershor të gjithë qytetarët të realizojnë të drejtën e tyre

    Nga Lista Serbe më herët kanë sqaruar se personat që punojnë në institucionet shëndetësore dhe arsimore të të gjitha niveleve, por që nuk jetojnë në Kosovë, do t’i dorëzojnë të dhënat përmes institucioneve të tyre dhe në këtë mënyrë do të fitojnë të drejtën e qëndrimit për 12 muaj, me të drejtë vazhdimi.

    E njëjta gjë vlen edhe për studentët që nuk jetojnë në Kosovë, por studiojnë në universitetin serb të ashtuquajtur “Universitet i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës”.

    Ambasadori në largim i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, në një intervistë lamtumire për një grup mediash në gjuhën serbe, më herët kishte vlerësuar se 14 marsi mund të hyjë në histori si një datë e rëndësishme në marrëdhëniet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe BE-së, por kishte paralajmëruar se sfida kryesore mbetet zbatimi i marrëveshjes.

  • Versioni i plotë për ngjarjen e rëndë në Majac, burri u gjet i vdekur në veturë, të plagosurat brenda shtëpisë, policia jep detaje

    Versioni i plotë për ngjarjen e rëndë në Majac, burri u gjet i vdekur në veturë, të plagosurat brenda shtëpisë, policia jep detaje

    Policia e Kosovës ka dhënë më shumë informacione lidhur me ngjarjen tragjike të një vrasjeje të dyfishtë që ndodhi mbrëmë në fshatin Majac të Podujevës.

    Sipas njoftimit zyrtar, një burrë është gjetur pa shenja jete brenda një veture të parkuar jashtë një shtëpie. Ndërkohë, brenda shtëpisë janë gjetur dy gra të plagosura me armë zjarri, njëra prej të cilave ka ndërruar jetë disa orë më vonë në QKUK, ku ishte duke marrë trajtim mjekësor.

    Policia bën të ditur se fillimisht ka pranuar informacion për një person të pajetë në një veturë në këtë fshat. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse, hetuesit dhe forenzika, si dhe janë njoftuar prokurori kompetent dhe ekipet mjekësore.

    “Sipas të dhënave fillestare, vetura (VW) me ngjyrë të bardhë dhe targa lokale (01) rezulton të jetë në pronësi të një mashkulli nga Obiliqi, i cili është identifikuar si viktima e gjetur pa shenja jete në automjet”.

    Gjatë hetimeve, policia ka siguruar informacione se brenda shtëpisë ndodhej një person i gjinisë femërore i armatosur, i cili refuzonte komunikimin dhe paraqiste rrezik për veten dhe të tjerët.

    “Për shkak të situatës, janë angazhuar Njësia Speciale Intervenuese dhe ekipet për ndërmjetësim. Pas ndërhyrjes së tyre, situata është vënë nën kontroll dhe brenda shtëpisë janë gjetur dy gra me plagë të rënda, por ende me shenja jete. Ato kanë marrë ndihmën e parë dhe më pas janë transportuar në spital nën përcjellje mjekësore dhe policore”.

    Trupi i pajetë i burrit është tërhequr nga vendi i ngjarjes nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

    Më vonë, në orët e hershme të së hënës, është konfirmuar se njëra nga gratë e plagosura ka ndërruar jetë në QKUK, gjë që është konstatuar nga mjeku kujdestar.

    Lidhur me rastin, prokurori nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është rikualifikuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

  • Griezmann drejt MLS: fundi i një epoke te Atletico Madridi

    Griezmann drejt MLS: fundi i një epoke te Atletico Madridi

    Sulmuesi francez Antoine Griezmann pritet të mbyllë kapitullin e tij te Atletico Madridi, duke u larguar nga klubi pas shumë sezonesh të suksesshme në La Liga.

    Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, marrëveshja tashmë është arritur për kalimin e Griezmann te Orlando City. Transferimi pritet të realizohet në verën e vitit 2026, menjëherë pas përfundimit të kontratës së tij me “Los Colchoneros”.

    Raportohet gjithashtu se francezi do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara gjatë pauzës ndërkombëtare, një lëvizje që lidhet me finalizimin e transferimit dhe përshtatjen me klubin e ri.

    Griezmann iu bashkua Atletico Madridit më 29 korrik 2014 dhe shumë shpejt u shndërrua në figurën kryesore të sulmit, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë moderne të klubit.

    Në vitin 2019 ai u transferua te Barcelona, por pas dy sezonesh u rikthye sërish në Madrid, ku vazhdoi të ishte një nga liderët e skuadrës.

    Tani, pas një karriere të gjatë në futbollin evropian, Griezmann duket gati për një aventurë të re në MLS me Orlando City.

  • Tragjedia në Majac, QKUK jep detaje: Njëra nga gratë humbi jetën, tjetra në gjendje kritike

    Tragjedia në Majac, QKUK jep detaje: Njëra nga gratë humbi jetën, tjetra në gjendje kritike

    Një ngjarje tragjike ndodhi në majac të Podujevës, ku dy gra u plagosën nga arma e zjarrit. Megjithatë, njëra nga të plagosurat nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton se pacienteja e lindur në vitin 1953 ndërroi jetë në orën 03:00 pas mesnate, ndërsa gjendja e pacientes tjetër mbetet shumë e rëndë dhe po trajtohet intensivisht.

    “Në orët e vona të mbrëmjes, Qendra Emergjente e QKUK-së pranoi dy paciente femra, njëra e lindur në vitin 1953 dhe tjetra në vitin 1995, të sjella me autoambulancë nga Podujeva pas plagëve nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftim.

    Të dyja pacientet u pranuan në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile, duke u intubuar me frymëmarrje të asistuar dhe duke iu nënshtruar ekzaminimeve emergjente.

    Njëra paciente u dërgua në sallën operative, ku ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit vazhdojnë trajtimin intensiv.

    “Megjithë përpjekjet maksimale të stafit mjekësor, pacienteja e lindur në vitin 1953 ndërroi jetë në orën 03:00 pas mesnate”, njofton QKUK.

    Gjendja e pacientes së dytë mbetet kritike, dhe ajo po trajtohet intensivisht nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

  • 37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

    37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

    Janë bërë 37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës.

    Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974 dhe u suprimua autonomia e Kosovës në kuadër të ish-Federatës jugosllave, duke e lënë atë nën administrimin e Serbisë.

    Parlamenti i Kosovës ishte i rrethuar me tanke dhe forca ushtarake, dhe nën një shtetrrethim të ashpër, Serbia dhunshëm ia hoqi Kosovës autonominë.

    Nga 190 delegatët e pranishëm në Kuvend, disa prej tyre, edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, votuan kundër këtij suprimimi, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.

    Para 23 marsit 1989, muaji shkurt i po atij viti u karakterizua nga greva e minatorëve të gjigantit “Trepça”, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.

    Në demonstratat kundër suprimimit të autonomisë, me kërkesa për krijimin e Republikës së Kosovës, ranë rreth 30 dëshmorë, qindra u plagosën dhe qindra të tjerë u arrestuan e u dënuan me burg.

    E gjithë fushata kundër Kosovës kishte nisur më herët, në vitin 1987, nga qarqet politike serbe në Fushë Kosovë. Kjo periudhë njihet edhe si fillimi i lëvizjes serbe antishqiptare dhe shënon ngritjen në pushtet të Sllobodan Millosheviqit.

  • Zbulim i ri: Molekula e pitonëve mund të ndihmojë në humbjen e peshës pa efekte anësore

    Zbulim i ri: Molekula e pitonëve mund të ndihmojë në humbjen e peshës pa efekte anësore

    Një zbulim i ri shkencor mbi metabolizmin e jashtëzakonshëm të pitonëve mund të hapë perspektiva të reja për humbje të shëndetshme në peshë dhe për luftimin e humbjes së muskujve që lidhet me moshën.

    Studiuesit në Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar një molekulë të panjohur më parë në gjakun e pitonëve, e cila i sinjalizon trurit kur organizmi ka marrë mjaftueshëm ushqim. Këta gjarpërinj janë të njohur për aftësinë e tyre për të konsumuar vakte shumë të mëdha dhe më pas për të qëndruar pa ushqim për muaj apo edhe vite, pa dëmtime afatgjata në zemër apo muskuj.

    Molekula, e quajtur para-tiraminë-O-sulfat (pTOS), u zbulua nga ekipi i drejtuar nga profesoresha Leslie Leinwand në Universitetin e Kolorados Boulder, në bashkëpunim me studiues nga Stanford Medicine dhe Baylor University. Studimi është publikuar në revistën shkencore “Nature Metabolism”.

    Sipas kërkimit, menjëherë pas ushqimit, metabolizmi i pitonit përshpejtohet ndjeshëm, ndërsa niveli i pTOS në gjak rritet mbi 1,000 herë. Edhe te njerëzit kjo molekulë rritet pas vakteve, por në nivele shumë më të ulëta. (pTOS) prodhohet përmes një procesi që përfshin bakteret e zorrëve dhe më pas dërgon sinjale në tru për të frenuar oreksin.

    Ndryshe nga hormoni GLP-1, i përdorur në ilaçe për humbje peshe si Ozempic apo Wegovy, që shpesh shoqërohen me efekte anësore si të përziera dhe probleme tretjeje, (pTOS) ka treguar rezultate premtuese në studimet me kafshë, duke ulur marrjen e ushqimit dhe peshën trupore pa efekte të theksuara anësore.

    Megjithatë, studiuesit theksojnë se kërkimi është ende në faza të hershme. (pTOS) është testuar vetëm te minjtë dhe efektet e tij te njerëzit mbeten për t’u studiuar. Gjithashtu, tek personat me prediabet ose diabet të tipit 2, ky mekanizëm mund të mos funksionojë në të njëjtën mënyrë.

    Ky zbulim nënvizon rolin e rëndësishëm të baktereve të zorrëve në rregullimin e metabolizmit dhe mund të çojë në zhvillimin e trajtimeve të reja që ndihmojnë në kontrollin natyror të oreksit.

  • Rriten çmimet e biletave të autobusit për linjën Kosovë – Austri

    Rriten çmimet e biletave të autobusit për linjën Kosovë – Austri

    Udhëtarët që frekuentojnë linjën Kosovë – Austri do të përballen me çmime të reja të biletave, si pasojë e rritjes së kostove të operimit.

    Sipas një njoftimi zyrtar nga operatorët ekonomikë që veprojnë në këtë linjë, vendimi për përditësimin e çmimeve vjen si rezultat i rritjes së çmimeve të karburanteve dhe situatës aktuale ekonomike.

    Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga data 23 mars 2026 dhe do të aplikohen nga të gjithë operatorët që operojnë në këtë itinerar ndërkombëtar.