ATV

Blog

  • Konfirmohet interesimi për Fisnik Asllanin nga Barcelona

    Konfirmohet interesimi për Fisnik Asllanin nga Barcelona

    Agjenti i Fisnik Asllanit, Ayman Dahmani, ka konfirmuar se interesi i Barcelonës për sulmuesin kosovar është i vlefshëm dhe ka pasur kontakte me klubin katalanas për një transferim të mundshëm gjatë verës. Sipas Dahmanit, Asllani do të largohet nga Hoffenheimi vetëm nëse aktivizohet klauzola e tij e lirimit, e cila vlerësohet rreth 25 deri në 29 milionë euro.

    Kosovari 22-vjeçar ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Hoffenheimit këtë sezon, me 9 gola dhe 6 asistime në 28 ndeshje në të gjitha garat. Po ashtu, për ekipin kombëtar të Kosovës, ai ka shënuar 4 gola në 7 paraqitje të fundit, duke tërhequr interesin e disa klubeve evropiane.

    Barcelona po kërkon një sulmues për sezonin e ardhshëm, dhe sipas gazetës Mundo Deportivo, objekti kryesor është Julián Álvarez. Megjithatë, Atletico Madrid nuk e lehtëson largimin e argjentinasit, dhe Asllani mund të jetë një alternativë më e lirë dhe më e re, megjithëse ende duhet të provojë veten në një klub të nivelit të lartë.

  • Papa Leoni viziton Monako pas 5 shekujsh, apel për solidaritet dhe ndarje të pasurisë

    Papa Leoni viziton Monako pas 5 shekujsh, apel për solidaritet dhe ndarje të pasurisë

    Papa Leoni ka zhvilluar një vizitë historike njëditore në Monako, duke u bërë Papa i parë që shkel në këtë shtet pas gati pesë shekujsh.

    Gjatë qëndrimit, ai u takua me Princi Albert dhe u bëri thirrje qytetarëve që të ndajnë pasurinë me ata në nevojë.

    Papa theksoi se vendet e vogla mund të kenë ndikim të madh global, ndërsa vizita u shoqërua edhe me mesazhe të forta për solidaritet dhe ndihmë ndaj më pak të privilegjuarve.

  • Kancelari gjerman: Ndryshimi i regjimit në Iran duket i paarritshëm, as në Afganistan s’arritëm ta bëjmë për 20 vjet

    Kancelari gjerman: Ndryshimi i regjimit në Iran duket i paarritshëm, as në Afganistan s’arritëm ta bëjmë për 20 vjet

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka shprehur dyshime të forta mbi qëllimet e luftës kundër Iranit, duke theksuar se ndryshimi i regjimit në vend duket një objektiv jashtë mundësive reale.

    Deklaratat e tij vijnë në një periudhë tensioni të lartë ndërkombëtar, ndërsa disa vende perëndimore po shqyrtojnë opsione diplomatike dhe ushtarake për të frenuar ndikimin e Teheranit në rajon.

    “A është me të vërtetë ndryshimi i regjimit në Iran qëllimi i kësaj lufte? Nëse po, unë nuk besoj se do ta arrijnë atë,” tha Merz gjatë një interviste të fundit për mediat gjermane.

    Ai nënvizoi se përvoja e ndërhyrjes së NATO-s në Afganistan është një paralajmërim i qartë.

    “Në Afganistan mori 20 vjet që të ndodhte ndryshimi i regjimit, dhe në fund u kalua nga një regjim mullahësh te një tjetër, pa sjellë stabilitet real,” shtoi ai.

    Merz theksoi gjithashtu se sulmet ushtarake dhe presioni ndërkombëtar nuk garantojnë domosdoshmërisht sukses në ndryshimin e regjimeve, duke paralajmëruar se rezultatet mund të jenë të paparashikueshme dhe të kushtueshme për vendet perëndimore që ndërhyjnë.

  • Katari dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

    Katari dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

    Katari dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje mbrojtjeje, e cila do t’u mundësojë të dyja vendeve të ndajnë ekspertizën për të përballuar kërcënimet nga raketat dhe dronët.

    Kjo është pjesë e një serie marrëveshjesh dhe diskutimesh që Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar gjatë vizitës së tij të shpejtë në Gjirin këtë javë.

    Sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes e Katarit, të dyja palët diskutuan për zhvillimet e sigurisë në rajon dhe fushat ku mund të bashkëpunojnë. Marrëveshja u nënshkrua nga Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Andriy Hnatov, dhe Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Katarit, Jassim bin Mohammed Al-Mannai.

    Marrëveshja do të mundësojë bashkëpunim në teknologji, si dhe investime në fushën e mbrojtjes.

    Ukraina synon të ofrojë mbështetje për shtetet e Gjirit që kanë qenë nën sulme gjatë muajit të kaluar pas fillimit të luftës me Iranin (Ukraina njihet për ekspertizën e saj në dronë), por gjithashtu kërkon më shumë mbështetje nga aleatët që mund të ndihmojnë në luftën kundër Rusisë – aleatë me kapacitete financiare dhe teknike për të mbështetur Kievin, sidomos duke pasur parasysh se vëmendja e SHBA-së është e fokusuar diku tjetër në këtë moment.

  • Sonte ndërrohet ora, akrepat lëvizin 60 minuta përpara

    Sonte ndërrohet ora, akrepat lëvizin 60 minuta përpara

    Natën nga e shtuna në të diel, ora e verës fillon duke i zhvendosur akrepat e orës një orë përpara, nga ora 2 e mëngjesit në orën 3 të mëngjesi.

    Ora e verës përfundon këtë vit më 25 tetor në orën 3 të mëngjesit, kështu që duke u zhvendosur një orë prapa, ora në orën 3 të mëngjesit llogaritet si 2.

    Arsyeja është e thjeshtë dhe lidhet me një rregull të pandryshueshëm të Bashkimit Evropian: ora verore fillon gjithmonë të dielën e fundit të muajit mars, ndërsa ora dimërore rikthehet të dielën e fundit të tetorit.

    Meqenëse ditët e javës bien në data të ndryshme çdo vit, ndryshon edhe data konkrete e së dielës së fundit të marsit. Në vitin 2026, e diela e fundit e muajit të tretë bie më 29 mars, prandaj edhe ndryshimi i orës do të ndodhë më herët se një vit më parë.

    Në praktikë, në orën 02:00 pas mesnate, akrepat do të zhvendosen në 03:00, çka do të thotë se qytetarët do të humbasin një orë gjumë, por ditët do të zgjasin më shumë.

  • Prokuroria Speciale nis hetimet për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”

    Prokuroria Speciale nis hetimet për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka njoftuar se po ndjek me vëmendje zhvillimet rreth ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

    Sipas njoftimit, Prokuroria do t’i nënshtrojë çështjen një vlerësimi të detajuar për të përcaktuar nëse ekspozita përmban elemente që mund të sjellin përgjegjësi penale, në përputhje me kompetencat ligjore dhe mandatin e Prokurorit të Shtetit.

    Ky reagim vjen pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarë dhe figura publike lidhur me përmbajtjen e ekspozitës dhe ndikimin e saj mbi kujtesën historike dhe ndjeshmërinë kolektive.

    Prokuroria ka bërë të ditur se do të veprojë sipas ligjit dhe se çdo vendim për hapa të mëtejshëm do të njoftohet publikisht.

  • Kosova mban seancën e parë stërvitore para ndeshjes vendimtare kundër Turqisë

    Kosova mban seancën e parë stërvitore para ndeshjes vendimtare kundër Turqisë

    Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur seancën e parë stërvitore para ndeshjes vendimtare për kualifikimin në botërorin e vitit 2026 kundër Turqisë.

    Gjatë stërvitjes u vërejt një atmosferë tejet pozitive në kampin dardan,dhe se optimizimi për fitoren ndeshjen ndaj turqve është tejet i madh.

    Mesfushori Veldin Hoxha ka deklaruar se ekipi është i bashkuar,duke shtuar faktin se me përkrahjen e tifozëve Kosova do ta jap maksimumin për të shkuar në Kupën e Botës.

    “Ndjenja është shumë e mirë, por kjo ndeshje tashmë ka kaluar dhe tani fokusi ynë është te ndeshja e radhës kundër Turqisë. Ekipi do të jetë i përgatitur maksimalisht dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të arritur kualifikimin në Kupën e Botës”

    “Ndjenja është shumë e mirë, por kjo ndeshje tashmë ka kaluar dhe tani fokusi ynë është te ndeshja e radhës kundër Turqisë. Ekipi do të jetë i përgatitur maksimalisht dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të arritur kualifikimin në Kupën e Botës”

    “Mendoj se kemi një atmosferë shumë të mirë brenda skuadrës. Jemi një ekip shumë i mirë dhe luajmë si një ekip i bashkuar, gjë që është një nga pikat tona më të forta”.Kur i ke tifozët pas vetes në stadiumin tënd kjo të jep një shtysë shumë të madhe në ndeshje të tilla. Prandaj, do të japim maksimumin për të fituar këtë ndeshje – për veten tonë, për tifozët dhe për vendon tonë – me synimin që të arrijmë në Kupën e Botës”

    Në anën tjetër Dion Gallapeni thotë se ndeshja ndaj Turqisë është e vështirë,por do të luftojnë deri në fund dhe të dalin fitimtar nga kjo ndeshje.

    “Një ndeshje historike për ne, pavarësisht se e kemi ditur se do të jetë e vështirë. Por, me ndihmën e tifozëve dardanë gjithçka ishte e mundur dhe treguam një karakter shumë të fortë dhe dolëm fitimtar nga ndeshja”

    “Normalisht që është një ndeshje e vështirë duke marrë parasysh kualitetin që ka Turqia mirëpo këtë e kemi vërtetuar edhe në ndeshjen e parë që pavarësisht cilësisë së skuadrës së tyre, ne jemi shumë të bashkuar si grup, luftojmë për njëri-tjetrin dhe kjo ka shumë rëndësi”.

    “Normalisht si këtë ndeshje, por edhe në ndeshjet e tjera, ata [tifozët] kanë qenë forca jonë më e madhe, kështu që normalisht se i pres atë në një numër të madh, ta bëjnë atmosferën siç dinë ata dhe të dalim fitimtar nga ndeshja”, përfundoi mbrojtësi i majtë

    Kujtojmë që ndeshja Kosovë-Turqi pritet të zhvillohet të martën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

  • Detoksifikim nga sheqeri, humbni kilet e tepërta dhe bëjeni lëkurën rrezatuese

    Detoksifikim nga sheqeri, humbni kilet e tepërta dhe bëjeni lëkurën rrezatuese

    Nëse keni lexuar për tendencat e fundit të ushqimit të shëndetshëm, mund t’i keni lexuar dietat për detoksifikim.

    Por nëse e keni konsideruar konsumimin më të lartë të lëngjeve, agjërimin ose pastrimin në një përpjekje për të humbur peshë ose për të përmirësuar mirëqenien tuaj, ndoshta jeni të vetëdijshëm se shkurtimi në mënyrë drastike i ushqimeve nuk është efektiv si një qasje afatgjatë e jetesës për ushqim të shëndetshëm.

    Në fakt, detoksifikimi i rreptë mund të shkaktojë probleme duke përfshirë lodhjen, marramendjen dhe sheqerin e ulët të gjakut.

    Por ka një lloj detoksifikimi të qëndrueshëm që ia vlen, sipas disa ekspertëve.

    Zvogëlimi i sheqerit në dietën tuaj mund t’ju ndihmojë të hiqni kilet e tepërta, të përmirësoni shëndetin tuaj, madje edhe të keni lëkurë rrezatuese.

    “Ajo që ne kemi zbuluar në dy vitet e fundit është se sheqeri na mban mbipeshë, është gjithashtu një shkak kryesor i sëmundjeve të zemrës, ndikon negativisht në lëkurë dhe çon në plakjen e parakohshme” , tha Brooke Alpert, eksperte shëndetësore për dieta.

    Andaj mundohuni ta ulin konsumimin e sheqerit në dietën tuaj.

  • Arrestohet ish-kryeministri i Nepalit, akuzohet për vdekjen e dhjetëra njerëzve në protestat e shtatorit

    Arrestohet ish-kryeministri i Nepalit, akuzohet për vdekjen e dhjetëra njerëzve në protestat e shtatorit

    Ish-kryeministri i Nepalit, KP Sharma Oli është arrestuar për vdekjen e dhjetëra njerëzve gjatë protestave të dhunshme në shtator, që rrëzuan qeverinë dhe sollën zgjedhje të reja.

    Autoritetet vunë në pranga udhëheqësin e fuqishëm komunist në rezidencën e tij në periferi të kryeqytetit Katmandu. Ata arrestuan gjithashtu ish-ministrin e Brendshëm, i cili është akuzuar se ka urdhëruar autoritetet të qëllojnë mbi protestuesit. Për ish-kryeministrin e Nepalit kërkohet një dënim deri në 10 vite burg.

    Në protestat e udhëhequra nga të rinjtë kundër korrupsionit dhe qeverisjes së dobët humbën jetën 76 persona dhe më shumë se 2,300 mbetën të plagosur.

  • Raphinha pritet të mungojë për të paktën një muaj pas lëndimit me Brazilin

    Raphinha pritet të mungojë për të paktën një muaj pas lëndimit me Brazilin

    Barcelona mori sot lajmin më të keq nga Brazili. Një nga futbollistët më të spikatur të kampionëve aktualë të Spanjës, Raphinha, u lëndua gjatë ndeshjes miqësore midis Brazilit dhe Francës, e cila përfundoi me fitoren e evropianëve 2-1.

     

    Braziliani dëmtoi ligamentin e kryqëzuar të pasmë dhe, sipas informacioneve të fundit, pritet të mungojë të paktën një muaj.

     

    Kjo do të thotë që Raphinha do të humbasë ndeshjen e dyfishtë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, pastaj duelin e ligës kundër të njëjtës skuadër dhe takimet kundër Espanyol, Celta, Getafe dhe Osasuna. Ekziston gjithashtu mundësia që ai të mos luajë as në gjysmëfinalet e mundshme të Ligës së Kampionëve, nëse Barcelona kalon rivalët e saj.

     

    Mungesa e Raphinha-s do të jetë një humbje e madhe për klubin katalanas, pasi ai po shfaq një formë të shkëlqyer këtë sezon, me 11 gola të shënuar në kampionat.

     

    Barcelona vazhdon të kryesojë në La Liga me 73 pikë, katër më shumë se Real Madridi në vendin e dytë.