Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se do të mbajë një konferencë për media.
Në njoftim thuhet se konferenca do të mbahet sot (e diele) në ora 13:00, në zyret e OVL UÇK-së.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se do të mbajë një konferencë për media.
Në njoftim thuhet se konferenca do të mbahet sot (e diele) në ora 13:00, në zyret e OVL UÇK-së.

Kosova dhe Turqia do të përballen të martën mbrëma, me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen më të rëndësishme në historinë e Kombëtares sonë.
Fituesi siguron kualifikimin në Botëror, ndërsa humbësi mbetet në shtëpi dhe duhet të presë edhe katër vite për një tjetër mundësi.
Trajneri i njohur turk, Hikmet Karaman, i cili ka përvojë të gjatë në drejtimin e skuadrave turke dhe aktualisht drejton Igdirin, ka analizuar këtë përballje për “Hürriyet”.
66-vjeçari ka lavdëruar Kosovën për ndeshjen ndaj Sllovakisë, por edhe për paraqitjet në grup, ku ishte së bashku me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
“Të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje të hapur dhe me ritëm të shpejtë, që rezultoi me shumë gola. Në atë takim, Kosova tregoi se kur e ka topin në zotërim, pason mirë, nis kundërsulme të shpejta dhe është efektive në krosime dhe tranzicione. Prandaj, taktikat për ndeshjen kundër Kosovës nuk do të jenë të njëjta. Trajneri i tyre, Franco Foda, është gjithashtu një menaxher shumë i mirë dhe me përvojë.
Në fakt, para kësaj ndeshjeje duhet të analizojmë jo vetëm takimin Sllovaki–Kosovë, por edhe atë që Kosova bëri në grupin kualifikues për Kupën e Botës. Zvicra, Sllovenia dhe Suedia janë ndër ekipet më të mira sa i përket mbrojtjes zonale, lojës në tranzicion, kundërsulmeve dhe goditjeve standarde. Dhe Kosova arriti të dalë nga ky grup. Kushtojini vëmendje: ata e mundën Suedinë në të dyja ndeshjet, fituan 2-0 ndaj Sllovenisë jashtë fushe dhe barazuan me Zvicrën, e cila përfundoi në krye të grupit. Pra, nuk na pret një ndeshje e lehtë.
Do të luajmë jashtë fushe dhe tifozët e Kosovës do t’i japin ekipit të tyre një mbështetje të jashtëzakonshme. Edhe njoftimi i kryeministrit për bonuse rekord do të jetë një motivim shtesë për ta. Nuk e di kur do të mbërrijë ekipi ynë atje, por është e rëndësishme ta përjetojnë atmosferën e stadiumit sa më herët. Kjo është një ndeshje e vetme: fituesi shkon në Kupën e Botës”, tha Karaman.
Karaman shtoi se për ta mposhtur Kosovën, Turqia duhet të luajë më mirë sesa ndaj Rumanisë dhe më mirë se në pjesën e dytë ndaj Spanjës.
“Kosova është një ekip i fortë. Ata luajnë me formacion 5-4-1, por gjatë ndeshjes mund të kalojnë në 3-4-2-1. Janë shumë të suksesshëm në rikthimin e topit, ndërsa mesfushorët e tyre janë të gjithanshëm dhe shumë krijues. Është një ekip që kalon shumë mirë në tranzicion dhe përballon presionin. Po, ne kemi yje të rëndësishëm si Arda Güler, Kenan Yıldız dhe liderin e ekipit, Hakan Çalhanoğlu. Por po përballemi me një ekip shumë efektiv në goditjet standarde dhe në sulm. Trajneri ynë patjetër do të përgatisë një taktikë të ndryshme”, përfundoi Karaman.

Integra dhe Admovere, dy organizatat autore të ekspozitës me pasaktësi për masakrat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë, kanë kërkuar falje në një reagim sot në mëngjes.
Dy organizatat që drejtohen nga Shkëlzen Gashi fhe Kushtrim Koliqi, u kanë kërkusr falje familjarëve të viktimave civile, ndërsa bënë thirrje për “diskutim të hapur” për ta adresuar këtë çështje.
“Përmes këtij reagimi, dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me ndikimin dhe reagimet e shkaktuara nga ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.
Fillimisht, u kërkojmë falje të sinqertë të gjithë familjarëve të viktimave civile të luftës, të gjithë atyre që janë prekur drejtpërdrejt apo tërthorazi nga lufta në Kosovë, bashkëpunëtorëve tanë dhe opinionit të gjerë publik për situatën e krijuar”, thuhet në reagim.
Sipas autorëve, “qëllimi i ekspozitës sonë ka qenë i qartë dhe i pandryshueshëm: të nderojë viktimat civile të luftës dhe të kontribuojë në ruajtjen e kujtesës kolektive për krimet e kryera në Kosovë”.
“Në asnjë moment dhe në asnjë formë nuk kemi pasur synim të lëndojmë apo të ofendojmë askënd”, thuhet në reagim.
Integra dhe Admovere bënë thirrje për “diskutim të hapur” për “të adresuar” këtë çështje.
“Njëkohësisht, bëjmë thirrje për ndaljen e sulmeve, linçimeve dhe kërcënimeve individuale, si dhe për shmangien e çdo keqpërdorimi të situatës së krijuar. Besojmë se diskutimi i hapur, i qetë dhe i respektueshëm është mënyra e vetme për të adresuar çështje kaq të ndjeshme”, thuhet në reagim.
Ekspozita, e cila ngjalli indinjatë të gjerë në Kosovë, me Komunën e Prishtinës që e revokoi lejen për shfaqjen e saj, doli se ishte financuar edhe nga Kuvendi i Kosovës.
Shkëlzen Gashi tha dje se për të dhënat e masakrave janë mbështetur në listën e të vrarëve nga “Libër Kujtimi i Kosovës” i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (HLC) organizatë e udhëhequr nga Natasha Kandiq, aktivisttja serbe për të drejtat e njeriut.
Por Fondi për të Drejtën Humanitare tha në një reagim se të dhënat e paraqitura të ekspozitë në disa raste japin pasqyrë të pasaktë të krimeve dhe kjo nuk ka të bëjë me çështje interpretimi, por “me mungesë elementare të njohurive mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare, faktet e vërtetuara në gjykatë dhe mënyrën e leximit të të dhënave”.

Andrea Kimi Antonelli vazhdon të mahnisë botën e Formula 1, duke triumfuar edhe në Çmimin e Madh të Japonisë pas fitores në Kinë. Piloti italian i Mercedes-AMG Petronas Formula One Team hyn në histori si piloti i parë nën moshën 20 vjeç që fiton dy gara radhazi.
Antonelli e nisi garën nga pole position, por pati një start për t’u harruar, duke rënë deri në vendin e gjashtë. Në krye u vendos Oscar Piastri, i ndjekur nga Charles Leclerc dhe Lando Norris. Ndërkohë, për Mercedes filloi një punë e madhe për rikuperimin e pozicioneve, me të dyja makinat që shfaqën ritëm të lartë, por u penalizuan nga trafiku në pistë.
Parakalimet ndaj makinave Ferrari u realizuan me sukses, por George Russell mbeti pas Piastrit, ndërsa Norris mbante pas Antonellin. Lufta për vendin e dytë ishte e fortë, me parakalime dhe kundërparakalime, por australiani rezistoi mirë, ndërsa Leclerc ruante pozicionin ndaj Norris.
Në xhiron e 15-të, Antonelli bëri një paraqitje spektakolare, duke kaluar si Norris ashtu edhe Leclerc dhe duke u shndërruar në pilotin më të shpejtë në pistë. Momenti vendimtar erdhi pas aktivizimit të Safety Car për shkak të një incidenti të Oliver Bearman. Russell hyri në bokse, ndërsa Antonelli përfitoi dhe mori kryesimin.
Pas ristartit, italiani menaxhoi në mënyrë perfekte garën, duke rritur gradualisht diferencën me ndjekësit dhe duke kaluar i pari vijën e finishit. Pas tij u rendit Piastri, që rikthehet në podium pas dy garash të vështira, ndërsa vendi i tretë shkoi për Leclerc pas një dueli të fortë me Russell në fund të garës.
Në vendin e katërt u pozicionua Russell, i ndjekur nga Norris dhe Lewis Hamilton. Në zonën e pikëve u renditën gjithashtu Pierre Gasly, Max Verstappen, Liam Lawson dhe Esteban Ocon.
Pas Çmimit të Madh të Japonisë, ndryshon edhe renditja e përgjithshme. Antonelli kryeson me 72 pikë, duke vendosur një tjetër rekord si piloti më i ri në historinë e Formula 1 që merr kryesimin e kampionatit. Në vendin e dytë renditet Russell me 61 pikë, ndërsa Leclerc mban vendin e tretë me 49 pikë.

Në një kohë kur ëndrrat shpesh duken të largëta, Interex synon t’i sjellë ato më pranë përmes një prej kampanjave më të mëdha shpërblyese të këtij viti. Duke filluar nga 30 marsi, rrjeti i njohur i marketeve nis zyrtarisht “Vitin e Ëndrrave”, një lojë shpërblyese që ofron mundësi reale për fitime të mëdha për konsumatorët.
Kjo nismë vjen me një koncept të thjeshtë, por me shpërblime të konsiderueshme, duke i dhënë çdo klienti mundësinë që përmes blerjeve të përditshme të bëhet pjesë e një gare për çmime atraktive.
Në mesin e çmimeve që do të ndahen gjatë kësaj kampanje janë:
– Një banesë në Prishtinë, që përfaqëson një fillim të ri për një familje fituese.
– Tre vetura Renault Clio 2026, që ofrojnë komoditet dhe mobilitet modern.
– Pushime “all inclusive”, për një përvojë relaksuese larg rutinës së përditshme.
– Voucher në Darty në vlerë prej 10,000 euro.
– Voucher vjetor në Interex në vlerë prej 3,600 euro.
– Voucher vjetor në Shell në vlerë prej 1,600 euro.
– Si dhe qindra voucherë në vlerë 100, 200 dhe 300 euro, me një fond total prej 30,000 euro.
Sipas organizatorëve, pjesëmarrja në lojë është e thjeshtë. Konsumatorët që blejnë produkte nga brendet pjesëmarrëse pajisen me kuponë të lojës, ndërsa numri më i madh i kuponëve rrit mundësinë për të fituar.
Kampanja do të zgjasë nga 30 marsi deri më 15 qershor, duke u ofruar klientëve kohë të mjaftueshme për të marrë pjesë dhe për të provuar fatin e tyre.
Me “Vitin e Ëndrrave”, Interex synon të shpërblejë besnikërinë e konsumatorëve dhe njëkohësisht të krijojë një përvojë më të veçantë për blerësit, duke e kthyer çdo vizitë në market në një mundësi për fitim.

San Antonio Spurs vazhdojnë formën e shkëlqyer, duke triumfuar bindshëm ndaj Milwaukee Bucks me rezultatin 127:95 në Fiserv Forum. Kjo ishte fitorja e tetë radhazi për ekipin nga Teksasi, që po kalon një periudhë mbresëlënëse në sezon.
Që nga fillimi i ndeshjes, Spurs diktuan ritmin dhe kontrolluan lojën, duke rritur vazhdimisht epërsinë. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 67:45 në favor të mysafirëve.
Bucks reaguan vetëm në çerekun e tretë, por Spurs rikthyen dominimin në periodën e fundit, duke e thelluar diferencën deri në 32 pikë në fund të takimit.
Më i dalluari për Spurs ishte Victor Wembanyama me 23 pikë dhe 13 ribaunde, ndërsa Stephon Castle kontribuoi me 22 pikë dhe 10 ribaunde. Në anën tjetër, Gary Trent ishte lojtari më efikas për Milwaukee me 18 pikë.
San Antonio Spurs renditen të dytët në Konferencën Perëndimore me 56 fitore dhe 18 humbje, vetëm dy fitore larg liderit Oklahoma City Thunder. Ndërkohë, Milwaukee Bucks pozicionohen në vendin e 11-të në Konferencën Lindore.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar ekspozitën e Shkëlzen Gashit mbi luftën e Kosovës si “skandaloze” dhe një devijim nga e vërteta historike.
Partia kërkon përgjegjësi të qartë publike për financimin dhe promovimin e saj, si dhe kërkimfalje ndaj familjeve të viktimave, duke theksuar se mbrojtja e së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave është një detyrim shtetëror.
“Edhe më i rëndë është fakti se një përmbajtje e tillë është financuar dhe promovuar nga institucioni më i lartë i shtetit, nga Kuvendi i Kosovës. Ky nuk është thjesht një gabim në vlerësim; është një dështim serioz institucional. Shteti i Kosovës nuk mund të vendoset në rolin e sponsorizuesit të narrativave që bien ndesh me të vërtetën e luftës së tij dhe me dinjitetin e qytetarëve të vet.
Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh mbështetjen e plotë për angazhimin e Prokurorisë Speciale dhe pret që ky rast të trajtohet me seriozitet të plotë, paanshmëri dhe vendosmëri, deri në zbardhjen e çdo përgjegjësie të mundshme” thuhet në reagim.

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, njoftoi kontrolle intensive të tregut gjatë marsit 2026, me mbi 600 inspektime në derivate, markete dhe produkte.
Janë trajtuar 129 ankesa, janë shqiptuar 56 gjoba, mbyllur 10 lokale dhe sekuestruar mbi 41,500 lodra dhe pajisje të pasigurta.
Kusari-Lila paralajmëroi se abuzimet me çmime dhe sigurinë e produkteve nuk do të tolerohen.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar sqarime publike dhe përgjegjësi institucionale lidhur me financimin dhe promovimin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, duke e konsideruar atë të pasaktë dhe skandaloze.
Partia kërkon hetim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpërdorim të parasë publike dhe cenim të interesit publik, si dhe kërkimfalje publike ndaj familjeve të viktimave dhe qytetarëve.
“Çdo përpjekje për t’i relativizuar krimet e kryera në Kosovë, për t’i manipuluar faktet apo për ta deformuar të vërtetën, është jo vetëm e papranueshme, por edhe e rrezikshme për kujtesën kolektive dhe drejtësinë historike. Përderisa nga jashtë, veçanërisht në Hagë, po tentohet të rishkruhet historia jonë e lavdishme, nga brenda rishkrimi i saj po financohet me para të shtetit dhe po promovohet nga përfaqësuesit shtetërorë”.
“Kjo ngre dyshime serioze për përgjegjësinë institucionale dhe për standardet e verifikimit të përmbajtjeve që prekin çështje kaq të ndjeshme kombëtare”, thuhet në reagim.

Agjenti i Fisnik Asllanit, Ayman Dahmani, ka konfirmuar se interesi i Barcelonës për sulmuesin kosovar është i vlefshëm dhe ka pasur kontakte me klubin katalanas për një transferim të mundshëm gjatë verës. Sipas Dahmanit, Asllani do të largohet nga Hoffenheimi vetëm nëse aktivizohet klauzola e tij e lirimit, e cila vlerësohet rreth 25 deri në 29 milionë euro.
Kosovari 22-vjeçar ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Hoffenheimit këtë sezon, me 9 gola dhe 6 asistime në 28 ndeshje në të gjitha garat. Po ashtu, për ekipin kombëtar të Kosovës, ai ka shënuar 4 gola në 7 paraqitje të fundit, duke tërhequr interesin e disa klubeve evropiane.
Barcelona po kërkon një sulmues për sezonin e ardhshëm, dhe sipas gazetës Mundo Deportivo, objekti kryesor është Julián Álvarez. Megjithatë, Atletico Madrid nuk e lehtëson largimin e argjentinasit, dhe Asllani mund të jetë një alternativë më e lirë dhe më e re, megjithëse ende duhet të provojë veten në një klub të nivelit të lartë.