ATV

Blog

  • Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjëhershëm

    Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjëhershëm

    Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në Hagë ka hyrë në fazën përfundimtare, pas më shumë se 33 muajsh shqyrtim provash dhe dëgjim të qindra dëshmitarëve. Në dosjen përmbyllëse prej 304 faqesh, mbrojtja ka argumentuar se gjatë gjithë procesit nuk është paraqitur asnjë provë bindëse që do të vërtetonte përgjegjësinë e tij për akuzat e ngritura.

    Sipas saj, dëshmitë e 265 dëshmitarëve, përfshirë edhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, kanë konfirmuar se ai nuk ka pasur rol komandues apo kontroll efektiv mbi strukturat e UÇK-së dhe nuk ka qenë i përfshirë në ndalime apo veprime të paligjshme.

    Dhomat e Specializuara kanë publikuar dosjen gjyqësore përfundimtare të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

    Sipas dosjes prej 304 faqesh, mbrojtja ka theksuar se çdo provë e paraqitur përgjatë gjykimit 33-mujor dëshmon se Thaçi është i pafajshëm dhe se pretendimet e Dick Martyt ishin veçse produkt i një fushate dezinformimi rus.

    Madje, sipas mbrojtjes, asnjë nga dëshmitarët e prokurorisë nuk ka thënë se Thaçi ishte përgjegjës.

    “Trupit i janë paraqitur prova nga 265 dëshmitarë. Asnjëri prej tyre nuk ka dëshmuar se ka marrë një urdhër detyrues nga Thaçi dhe se ka vepruar në përputhje me të, apo se është penguar të veprojë ose është ndëshkuar prej tij, apo se e ka konsideruar veten nën kontrollin e tij efektiv. Ekziston një sasi e madhe provash që ngre dyshim të arsyeshëm mbi cilëndo nga këto pretendime. Paqartësia e çështjes së ZPS-së është e qëllimshme. Thaçi nuk mban përgjegjësi si epror dhe as vetë ZPS nuk ka mundur të argumentojë ndryshe, duke dobësuar që në fillim pretendimin e tyre për komandim”.

    Në këtë mënyrë, mbrojtja ka përsëritur kërkesën e saj ndaj trupit gjykues sa i përket Hashim Thaçit.

    “Panelit i kërkohet që të shpallë të pafajshëm Thaçin në të gjitha pikat e aktakuzës dhe të urdhërojë lirimin e tij të menjëhershëm”.

    Sa i përket dëshmitarëve të mbrojtjes, në dosjen përfundimtare theksohet se Thaçi është shfajësuar edhe në lidhje me të gjitha akuzat e ngritura kundër tij, gjë që është mbështetur edhe nga dëshmitarët ndërkombëtarë.

    “Paneli dëgjoi një sërë zyrtarësh të lartë ndërkombëtarë, Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, zëdhënës të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, diplomatë të lartë britanikë dhe amerikanë, si dhe zyrtarin e dytë më të lartë të OKB-së në terren. Të gjithë këta kanë bashkëvepruar me Hashim Thaçin dhe kanë pasur qasje në informacionet më të detajuara diplomatike dhe të inteligjencës në dispozicion. Të gjithë kanë arritur në përfundimin se Thaçi ishte një figurë politike pa ndonjë rol ushtarak brenda UÇK-së, pa komandë dhe kontroll mbi të, dhe pa ndonjë lidhje të njohur me ndalimet e civilëve, apo aftësi ose detyrim për të ndalur dhunën pas luftës”.

    Duke marrë parasysh të gjitha dëshmitë dhe dëshmitarët përgjatë këtij procesi të gjatë, mbrojtja thekson se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka paraqitur asnjë provë bindëse se UÇK-ja në përgjithësi, dhe Hashim Thaçi në veçanti, ka pasur ndonjëherë plan për të fituar apo ushtruar kontroll mbi tërë Kosovën.

    “Përpjekja e ZPS-së për të rishkruar këtë histori, për ta shndërruar një luftë çlirimtare të mbështetur nga demokracitë kryesore të botës në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, nuk mbështetet nga faktet. Jeta dhe karriera e Hashim Thaçit i janë kushtuar lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.

    Prandaj, përfundimisht sipas mbrojtjes, shpallja e Hashim Thaçit i pafajshëm do të ishte një përfundim i drejtë i këtij aktgjykimi të ndërtuar, sipas tyre, në mungesë të provave, raporton RTK.

    Pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe fjalëve përfundimtare nga të gjitha palët, procesi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit është tani në fazën e fundit: pritjen e shpalljes së vendimit final të shkallës së parë.

  • Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen për disa sekonda – Ja epiqendra dhe sa ishte magnituda

    Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen për disa sekonda – Ja epiqendra dhe sa ishte magnituda

    Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në territorin e Shqipëri, duke shkaktuar lëkundje në disa zona të vendit.

    Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë në një zonë midis Lushnjës dhe Elbasanit, rreth 10 kilometra larg Lushnjës dhe 28 kilometra nga Elbasani.

    Banorët raportojnë se lëkundjet janë ndjerë të forta për disa sekonda, duke shkaktuar shqetësim dhe panik, por deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

    Edhe disa kohë më parë, një tjetër tërmet është shënuar në të njëjtin rajon, konkretisht në zonën e fshatrave të Belsh.

  • Tragjedi në stadiumin ku do të luhen ndeshjet e Botërorit, ndërron jetë tifozi

    Tragjedi në stadiumin ku do të luhen ndeshjet e Botërorit, ndërron jetë tifozi

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në stadiumin “Azteca” në qytetin e Meksikos, ku një tifoz meksikan ka humbur jetën pasi ka rënë nga një kat i sipërm i stadiumit.

    Sipas raportimeve të policisë lokale, viktima ndodhej në gjendje të dehur dhe kishte tentuar të kalonte nga sektori i dytë në të parin duke lëvizur nga jashtë lozhave. Ai ka rënë në zonën e parkimit të lozhës VIP, duke pësuar plagë të rënda.

    Menjëherë pas incidentit, stafi mjekësor ndërhyri për t’i dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht tifozit nuk i mbijetoi plagëve.

    Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta, sidomos për faktin që ndeshja miqësore midis kombëtarës së Meksikës dhe Portugalisë u zhvillua normalisht pavarësisht tragjedisë.

    Po ashtu, kanë nisur dyshime serioze mbi sigurinë e stadiumit, i cili sapo ishte rihapur pas më shumë se 20 muajsh rikonstruksion, në prag të Kupës së Botës së kësaj vere. Kujtojmë se pikërisht në këtë stadium pritet të luhet edhe ndeshja hapëse e turneut.

  • Harta e Kosovës ku shenjohen masakrat që Serbia kreu në Kosovë

    Harta e Kosovës ku shenjohen masakrat që Serbia kreu në Kosovë

    Hartografi Sebastian Sokoli, një i mbijetuar i masakrës në Mejë, ka publikuar një hartë ku shënohen 103 masakra dhe krime të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998–1999 nga regjimi serb, shkruan Reporteri.net.

    Harta që ka publikuar Sokoli në profilin e tij në Facebook paraqet një listë të detajuar të vendeve ku ato kanë ndodhur.

    Në mesin e tyre përfshihen disa nga masakrat më të rënda në vend, në zona të ndryshme të Kosovës.

    Postimi i tij i plotë:

    A duhet patjeter një i mbijetuar nga masakra më e madhe në Kosovë nga ajo e Mejës që ti dokumentojë masakrat, numrin e të vrarëve dhe lokacionin e tyre pasi që institucionet kane fjetur për 27 vite!

    Lista e 103 masakrave më të mëdha dhe krimeve të ndodhura në Kosovë nga regjimi serb gjatë vitëve 1998-1999.

    MASAKRA E MEJËS

    MASAKRA E KRUSHËS SË MADHE

    MASAKRA E IZBICËS

    MASAKRA E BURGUT TË DUBRAVËS

    MASAKRA E STUDIMES

    MASAKRA E MAKOCIT

    MASAKRA E KRUSHËS SE VOGËL

    MASAKRA E PASTASELLËS

    MASAKRA E REZALLËS

    MASAKRA E KOLIQIT DHE DYZIT

    MASAKRA E KRALANIT

    MASAKRA E POLACIT

    MASAKRA E CELINËS

    MASAKRAT E QYTETIT TË GJAKOVËS

    MASAKRA E KORISHËS

    MASAKRA E LUBENIQIT 2

    MASAKRA E QYTETIT TE VUSHTRRISE

    MASAKRA E DYTË E BELLACËRKËS

    MASAKRA E PREKAZIT

    MASAKRA E PRROIT TE RAKOCIT

    MASAKRA E POKLEKUT

    MASAKRA E LUBIZHDËS SË HASIT

    MASAKRA E FAMILJËS BERISHA

    MASAKRA E BELEGUT

    MASAKRA E TËRNJËS

    MASAKRA E REÇAKUT

    MASAKRA E QUPEVËS

    MASAKRA E SLLOVISË

    MASAKRA E QYSHKUT

    MASAKRA E JOVIQIT-BURIMIT

    MASAKRA NE LAGJEN E PARË

    MASAKRA E NAGAVCIT

    MASAKRA A PODUJEVËS ME RRETHINË

    MASAKRA E SOPISË

    MASAKRA E LESHANIT

    MASAKRA E SKENDERAJT TE PISHAT

    MASAKRA E TUSUZIT

    MASAKRA E LLASHTICËS

    MASAKRA E LAGJES QENDRA TE MITROVICËS

    MASAKRA E RIBARIT TË VOGËL

    MASAKRA E BUKOSHIT

    MASAKRA LIKOSHANIT DHE QIREZIT

    MASAKRA E BEÇIQIT

    MASAKRA E KOTLINËS

    MASAKRA E ÇIKATOVËS SË VJETËR

    MASAKRA E ABRISE SE EPERME

    MASAKRA E LANDOVICËS

    MASAKRA E ROGOVËS SË HASIT

    MASAKRA E MATIÇANIT

    MASAKRA E PAVLANIT

    MASAKRA E FAMILJES VEJSA

    MASAKRA E GODENIT

    MASAKRA E HALLAÇIT TË VOGËL

    MASAKRA C2 E KUFIRIT NË KOSHARE

    MASAKRA E FAMILJES IMERAJ

    MASAKRA E FAMILJES BOGUJEVCI

    MASAKRA E MAMUSHËS

    MASAKRA E CARALLUKËS

    MASAKRA E OSHLANIT

    MASAKRA E REZNIKUT

    MASAKRA E ZAHAQIT

    MASAKRA E KATUNDIT TE RI

    MASAKRA E FAMILJES MIRENA

    MASAKRA E PJETËRQIT TE EPËRM

    MASAKRA E GULLUBOCIT

    MASAKRA E GALICËS

    MASAKRA E LAGJES SE III TE SKENDERAJT

    MASAKRA E LLABJANIT

    MASAKRA E STAGOVËS

    MASAKRA E FAMILJES GËRXHALIU

    MASAKRA E SHALES SE BAJGORES

    MASAKRA E PARË E BELLACËRKËS

    MASAKRA E RANCËS

    MASAKRA E FAMILJËS RAMA

    MASAKRA E FAMILJËS ÇERKEZI

    MASAKRA E POPOVËS

    MASAKRA E DRAGAÇINËS

    MASAKRA E ÇABIQIT

    MASAKRA E VOLLJAKËS

    MASAKRA E FAMILJËS ZEKA DHE HOXHA

    MASAKRA E LUBENIQIT 1

    MASAKRA E URËS SË GJAKUT

    MASAKRA E KLEÇKËS

    MASAKRA E FAMILJES SALIHAJ

    MASAKRA E RANDOBRAVËS

    MASAKRA E LLAPÇEVËS

    MASAKRA E LEPAJËS

    MASAKRA NE TREGUN E MITROVICES

    MASAKRA E KEÇEKOLLËS

    MASAKRA E DRAGODANIT

    MASAKRA E KOKAJ-LLOVCËS

    MASAKRA E BARDHANIQIT

    MASAKRA E FAMILJES BOBI

    MASAKRA E FAMILJES BALA

    MASAKRA E DUMNICËS SË EPËRME

    MASAKRA E FAMILJËS REXHA

    MASAKRA E SKIFTERAJ-GJYLEKAR

    MASAKRA E RESNIKUT

    MASAKRA E FAMILJES KASTRATI

    MASAKRA E RAKOVINËS

    MASAKRA E BRESALCIT

    MASAKRA E TËRRNAVËS

    MASAKRA E BAIRIT

  • Ekspozita për masakrat në Kosovë, OVL e UÇK-së proteston para Kuvendit

    Ekspozita për masakrat në Kosovë, OVL e UÇK-së proteston para Kuvendit

    Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar ashpër ndaj ekspozitës mbi masakrat e luftës së fundit në Kosovë, duke e cilësuar atë si përpjekje për relativizim të krimeve serbe.

    Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, theksoi se një qasje e tillë është e papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës, derisa njoftoi edhe mbajtjen e një proteste të hënën para Kuvendit.

    “Nuk pranojmë relativizimin e krimeve serbe, nuk heshtim përballë fyerjes së viktimave tona. Për këtë arsye, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë vendosur që të hënën, në ora 13:00, të organizojnë protestë para Kuvendit”, deklaroi Syla.

    Ai bëri të ditur se protesta do të mbahet te hyrja kryesore e Kuvendit dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’u bashkohen.

    “Kuvendi i ka dy-tri hyrje, ju e dini, bëhet fjalë për hyrjen kryesore këtu ku edhe parkohen makinat e deputetëve edhe atyre që funksionojnë, operojnë e veprojnë në Kuvend. Përmes kësaj konference, i ftojmë të gjithë qytetarët që kanë dinjitet, që e ndiejnë sakrificën dhe që nuk e pranojnë padrejtësinë të na bashkohen në orën 13:00. Kjo nuk është vetëm protesta jonë, kjo është mbrojtje e historisë sonë. Ju presim në orën 13:00 para Kuvendit të Kosovës. Ta ngremë zërin së bashku në mbrojtje të vlerave të luftës dhe ta nderojmë kujtimin për martirët tanë”, tha Syla.

    Kësaj proteste në mbështetje i kanë dalë edhe Partia Demokratike e Kosovës si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

  • Shembja e rrugës, KOSTT njofton se akoma nuk ka mundur ta kthejë furnizimin me rrymë në një pjesë të Prishtinës

    Shembja e rrugës, KOSTT njofton se akoma nuk ka mundur ta kthejë furnizimin me rrymë në një pjesë të Prishtinës

    Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu, ka njoftuar se përkundër punëve intensive akoma nuk është mundësuar kthimi i energjisë elektrike në një pjesë të Prishtinës.

    Si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë dhe dëmtimeve të shkaktuara në infrastrukturë, është prekur edhe rrjeti transmetues në nivelin 110 kV.

    Ekipet përgjegjëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, por akoma nuk është mundësuar kthimi i energjisë elektrike

    Njoftimi i plotë:

    KOSTT njofton qytetarët se, përkundër angazhimit intensiv dhe punës pa ndërprerje të ekipeve tona në terren, për shkak të dëmeve të konsiderueshme të shkaktuara në infrastrukturë, rikthimi i furnizimit me energji elektrike nuk ka mundur të realizohet gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa për arsye sigurie duhet fillimisht të sigurohet terreni, çka aktualisht kufizon ndërhyrjet dhe nuk lejon zbatimin e menjëhershëm të një zgjidhjeje alternative. Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, aktualisht nuk mund të konfirmojmë rikthimin e furnizimit gjatë kësaj nate.

    Bazuar në vlerësimet profesionale të specialistëve, situata kërkon ndërhyrje të kujdesshme dhe hapa shtesë teknikë, me qëllim stabilizimin e gjendjes dhe krijimin e kushteve për ndërhyrje të mëtejshme.

    Ekipet tona mbeten në terren dhe sapo të krijohen kushtet e nevojshme, do të ndërhyjnë për stabilizimin e situatës dhe përmirësimin gradual të gjendjes.

    KOSTT falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar në këtë situatë.

  • Shembja e rrugës në Prishtinë, krejt çka dihet deri më tash

    Shembja e rrugës në Prishtinë, krejt çka dihet deri më tash

    Shembja e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtina të dielën si pasojë e një rrëshqitjeje të dheut ka shkaktuar bllokim të plotë të qarkullimit dhe ndërprerje të shërbimeve bazike në disa zona përreth.

    Sipas njoftimit të komunës, ekipet emergjente, policia, inspektorati dhe ndërmarrjet publike kanë dalë menjëherë në vendngjarje për të siguruar zonën dhe për të parandaluar rrezikun për qytetarët. Rruga është rrethuar dhe mbetet e pakalueshme, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin këtë segment.

    Si pasojë e dëmtimit të infrastrukturës, disa lagje kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike. Nga KRU “Prishtina” është bërë e ditur se furnizimi me ujë është ndërprerë në disa rrugë, ndërsa KOSTT ka njoftuar për ndërprerje të rrymës për një pjesë të konsumatorëve.

    Shkaqet e incidentit ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Derisa disa vlerësime fillestare përmendin mundësinë e rrjedhjeve të ujit nën tokë, KRU “Prishtina” ka theksuar se dyshohet që gërmimet dhe ndërhyrjet në terren kanë ndikuar në destabilizimin e dheut dhe rrëshqitjen.

    Lidhur me rastin kanë nisur edhe hetimet. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka intervistuar pronarin e kompanisë përgjegjëse për punimet, ndërsa rasti është ende në fazën fillestare të mbledhjes së provave.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nisjen e menjëhershme të hetimeve dhe ka pezulluar disa inspektorë, duke paralajmëruar masa të rrepta në rast të konstatimit të shkeljeve.

    Ndërkohë, ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka deklaruar se rasti është pasojë e neglizhimit të standardeve të ndërtimit, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe vendosje të kritereve më të rrepta në të ardhmen.

    Autoritetet kanë bërë të ditur se punimet për sanimin e dëmeve dhe vlerësimet teknike në terren janë duke vazhduar, ndërsa rruga do të mbetet e mbyllur deri në një njoftim tjetër.

  • Qeveria pritet të miratojë sot shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

    Qeveria pritet të miratojë sot shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

    Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhje të rregull.

    Në këtë mbledhje e cila është paraparë të nis nga ora 09:00, në rend dite do të jetë miratimi i shpërblimit prej 500 mijë eurove për ekipin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll pas fitores së shënuar të enjten 4:3 në udhëtim ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026 në futboll.

    Poashtu në këtë mbledhje pritet edhe miratimi i vendimit për dhënien e pagës së 13-të.

  • E hënë e vranët dhe me reshje shiu

    E hënë e vranët dhe me reshje shiu

    E hëna pritet të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu.

    Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të arrijnë nga 6 deri në 9 gradë celcius.

    Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë.

  • Lagja Ulpiana në terr, shkak shembja e dheut sot në Prishtinë

    Lagja Ulpiana në terr, shkak shembja e dheut sot në Prishtinë

    Lagja Ulpiana në Prishtinë është aktualisht pa energji elektrike.

    Kjo për shkak të shembjes së dheut që ngjau në Prishtinë.

    KOSTT-i më herët njoftoi se rrjeti transmetues në nivelin 110 kV është prekur nga ky rast i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin me energji për konsumatorët që varen nga nënstacioni NS Prishtina 6.