Qeveria ka miratuar vendimin.
Janë ndarë 500 mijë euro për lojtarët e kombëtares së Kosovës.
Kjo pas suksesit historik në Bratislavë.

Qeveria ka miratuar vendimin.
Janë ndarë 500 mijë euro për lojtarët e kombëtares së Kosovës.
Kjo pas suksesit historik në Bratislavë.

A pini edhe ju në mëngjes ujë me limon? Shikoni a bëni gabimin vijues…
Zgjoheni, shtrydhi limonin, shtoni një gotë ujë të ngrohtë apo të ftohtë dhe e pini. Ku është gabimi këtu?
Nuk e keni përdorur lëvoren e limonit!
Receta e vërtetë thotë që, pos lëngut të limonit, duhet të përdorni edhe lëvoren e limonit, të cilën do ta bluani në blender.
Pra, tani e dini si duhet të veproni: bluani korën e limonit, një pjesë të vogël, që të përftoni një apo dy lugë të vogla, pastaj shtrydhni limonin, shtoni ujë dhe doza juaj e vitaminave të mëngjesit është gati!
Kjo është një pije mjaft e mirë për organizmin dhe duhet të praktikohet çdo ditë nga ju. Ky lloj lëngu do t’ju ndihmojë të forconi imunitetin dhe metabolizmin.
Ai gjithashtu ndihmon në pastrimin e organizmit dhe në zvogëlimin e ndjenjës së urisë. E gjitha kjo pasi pija është e pasur me vitaminë C, mjaft e domosdoshme për forcimin e organizmit dhe luftën ndaj ftohjes.
Uji me lëngun e limonit ndihmon në procesin sa më të mirë të tretjes së ushqimit dhe ju ndihmon sidomos kur keni fryrje të stomakut. Mbi të gjitha kjo pije ju ndihmon dhe në freskimin e aromës së gojës.

Në dhjetor të vitit 2022, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 30 marsin si Ditën Ndërkombëtare të Zero Mbetjeve. Atë vit Kombet e Bashkuara u përqendruan tek ndotja prej plastikës. Ndërsa për 2025-ën, tema e kësaj dite është “Drejt zero mbetjeve në fushën e modës dhe tekstilit”.
Çdo vit, sektori i tekstilit prodhon 2-8 % të emetimeve globale të gazeve serrë dhe përdor 215 trilion litra ujë, ekuivalenti i 86 milionë pishinave të përmasave olimpike.
Ekspertët bëjnë thirrje që të dyfishohet numrit i herëve që veshim një veshje të caktuar, dhe kjo do të sillte një reduktim të gazeve serrë me 44%.
Është llogaritur se mbetjet e ngurta bashkiake të krijuara në një vit do të mbështillnin globin 25 herë. Pa veprime urgjente, prodhimi i mbetjeve të ngurta bashkiake do të arrijë në 3.8 miliardë tonë në vit, deri në 2050-ën.
Arritja e një bote me zero mbeturina kërkon përfshirjen e të gjithëve, përfshirë autoritetet kombëtare dhe të kompanitë, shoqëritë civile, komunitetin akademik, gratë dhe të rinjtë. Promovimi i iniciativave për zero mbeturina mund të ndihmojë në avancimin e të gjitha qëllimeve të Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
DHUNË NË FAMILJE
· Podujevë / 29.03.2026 – 01:30. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
· Prishtinë 29.03.2026, 11:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
· Podujevë 29.03.2026,17:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht dhe kanosur me një mjet te mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Fushë Kosovë 29.03.2026,18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 29.03.2026, 17:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Të dielën rreth orës 15:00 është shembur rruga “Malush Kosova”, në Prishtinë, duke e bërë të vështirë qarkullimin për qytetarët në atë zonë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se kjo ngjarje është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin në cilësin e të dyshuarit është intervistuar një i dyshuar.
“Prishtinë 29.03.2026, 15:00. Është raportuar për shembje të dheut, ku si pasojë rruga është bërë e pakalueshme. Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Qeveria e Kosovës pritet të miratojë sot vendimin për ekzekutimin e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik, ndërsa pagesa mund të realizohet që nesër. Kjo pagesë është paraparë në buxhetin e miratuar më 20 shkurt dhe të dekretuar nga Presidentja Vjosa Osmani.
Megjithatë, përfaqësuesit sindikalë theksojnë se, përtej kësaj pagese të njëhershme, kërkesa kryesore mbetet rritja e koeficientit të pagave, si zgjidhje më e qëndrueshme për përmirësimin e të ardhurave.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, deklaroi se nuk ka ende konfirmim zyrtar për ekzekutimin e pagës, ndërsa sindikata pret vendime institucionale dhe ka kërkuar takim me ministrin e Arsimit për të diskutuar rritjen e koeficientit.
Edhe përfaqësuesit e sektorëve të tjerë, përfshirë Policinë dhe Shëndetësinë, e konsiderojnë pagën e 13-të si një hap pozitiv, por jo të mjaftueshëm. Ata kërkojnë rritje lineare të pagave dhe ndryshim të koeficientit, duke argumentuar se inflacioni ka ulur fuqinë blerëse.
Sindikata e Administratës Publike shpreh pritje që pagesa të realizohet në fund të marsit, por ngre shqetësime për besueshmërinë e premtimeve. Sipas tyre, paga e 13-të do të ishte një lehtësim i përkohshëm, ndërsa zgjidhja afatgjatë mbetet rritja e koeficientit për të përballuar koston në rritje të jetesës./Front Online

Në fshatin Prelez të Zubin Potokut, Policia e Kosovës ka gjetur armë, uniforma, karikatorë, gëzhoja dhe dokumente.
Krejt këto u gjetën në një shtëpi të pabanuar atje, derisa të njëjtat janë konfiskuar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.
“Fsh. Prelez, Zubin Potok / 29.03.2026-15:50. Policia gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar ka gjetur dhe konfiskuar : një armë pistoletë, dy uniforma, një karikator të zbrazët të AK-së-47 , tri gëzhoja dhe disa dokumente tjera. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Ylli i Besiktas dhe përfaqësuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka folur për median turke SÖZCÜ në prag të ndeshjes vendimtare të playoff-it, duke e cilësuar atë si momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij dhe të ekipit kombëtar.
Ai pranoi se kundërshtari konsiderohet favorit, por theksoi se besimi dhe motivimi i Kosovës mbeten të larta.
“Kjo është ndeshja më e rëndësishme për Kombëtaren tonë dhe për karrierat tona. Jemi vetëm një hap larg nga të bërit histori”, u shpreh fillimisht Rashica.
Sipas tij, përvoja dhe cilësia individuale e kundërshtarit e bëjnë atë favorit në letër, por kjo nuk e zbeh aspak ambicien e Kosovës.
“Pavarësisht kësaj, ne jemi të uritur për sukses dhe krenarë që përfaqësojmë vendin tonë. Besojmë në cilësinë tonë dhe në mundësinë për të shkruar histori”.
Rashica nënvizoi se arma më e fortë e ekipit është fryma e grupit dhe uniteti.
“Forca jonë më e madhe është puna në ekip. Nuk ndiejmë presion, përkundrazi, po e shijojmë këtë rrugëtim dhe momentin që po jetojmë”, tha ai.
Duke qenë prej vitesh pjesë e futbollit turk, ai e cilësoi sfidën edhe si emocionale në aspekt personal.
“Turqia është një vend që e dua dhe ku ndihem si në shtëpi. Por kjo është një ndeshje futbolli dhe unë jam gati të jap gjithçka për vendin tim”, u shpreh Rashica.
Në fund, ai theksoi se pavarësisht krenarisë për arritjet deri tani, objektivi kryesor mbetet ende për t’u realizuar.
“Kemi bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe i kemi dhënë krenari një kombi të tërë. Por ende nuk e kemi arritur ëndrrën tone, dhe do të luftojmë deri në fund për ta bërë këtë realitet”, përfundoi Rashica.

Një incident u raportua më 29 mars 2026, rreth orës 16:30, në Rahovec, kur një mashkull kosovar duke punuar në fushën e tij hasi në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
Në vendin e ngjarjes u angazhua njësiti i EDO-së së FSK-së, i cili kryen shpërthimin e kontrolluar të mjetit për ta neutralizuar rrezikun.
Autoritetet paralajmërojnë qytetarët që të mos prekin asnjë objekt të dyshimtë në terren dhe të njoftojnë menjëherë Policinë apo FSK-në.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë ndërhyrje në disa lokacione në kryeqytet dhe rrethinë.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, punime do të realizohen në rrugët “Johan V. Han”, “Don Shtjefën Kurti”, “Kuvendi i Bujanit”, “Kongresi i Manastirit”, “Ludwig Van Beethoven” dhe “Prekazi”, si dhe në fshatrat Bërnicë dhe Bardhosh, përfshirë edhe zonën te Kisha Katolike.
Këto ndërhyrje vijnë në kohën kur një pjesë e infrastrukturës në kryeqytet është përballur me dëmtime, pas rrëshqitjes së dheut që ka ndodhur së fundmi në rrugën “Don Shtjefën Kurti”.
Si pasojë e këtij incidenti, përveç dëmtimit të rrugës, është prekur edhe rrjeti i ujësjellësit, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona përreth.
Autoritetet kanë bërë të ditur se ndërhyrjet në terren kanë për qëllim sanimin e defekteve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit të rregullt me ujë për banorët e prekur.
Nga KRU Prishtina u është bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të punimeve, deri në normalizimin e plotë të gjendjes.