ATV

Blog

  • E hënë e vranët dhe me reshje shiu

    E hënë e vranët dhe me reshje shiu

    E hëna pritet të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu.

    Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të arrijnë nga 6 deri në 9 gradë celcius.

    Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë.

  • Lagja Ulpiana në terr, shkak shembja e dheut sot në Prishtinë

    Lagja Ulpiana në terr, shkak shembja e dheut sot në Prishtinë

    Lagja Ulpiana në Prishtinë është aktualisht pa energji elektrike.

    Kjo për shkak të shembjes së dheut që ngjau në Prishtinë.

    KOSTT-i më herët njoftoi se rrjeti transmetues në nivelin 110 kV është prekur nga ky rast i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin me energji për konsumatorët që varen nga nënstacioni NS Prishtina 6.

  • Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

    Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër për herë të parë pasi Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka efekt juridik.

    Shtatë pika kanë të bëjnë me projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare apo me amendamentimin e atyre marrëveshjeve.

    Njëra nga to është shqyrtimi i ratifikimit të marrëveshjes për qasje në Arsimin e Lartë dhe pranimin për studime në Ballkanin Perëndimor.

    Dy pika kanë të bëjnë me amendamentim të marrëveshjeve IPA 2018 dhe IPA 2017.

    Njoftimi i plotë:

    1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    3. Pyetjet parlamentare,

    4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-008 për Ratifikimin e Marrëveshjes për qasje në Arsimin e Lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor,

    5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-009 për Ratifikimin e Amendamentit “nr.3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2018“,

    6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-010 për Ratifikimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017“,

    7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-011 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale,

    8. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-012 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për Projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike,

    9. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-013 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë “ Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë – Mitrovicë” (Kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës,

    10. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”,

    11. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave,

    12. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë nga radhët e komunitetit shqiptar dhe për dy (2) anëtarë jo shumicë në Komisionin e Pavarura të Mediave,

    13. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për gjashtë (6) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) antar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,

    14. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e deputetit Branislav Nikoliq në komisione parlamentare.

  • Protesta për shkak të ekspozitës së Shkëlzen Gashit – këto janë pankartat që OVL do t’i përdorë nesër

    Protesta për shkak të ekspozitës së Shkëlzen Gashit – këto janë pankartat që OVL do t’i përdorë nesër

    Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka thirrur për 30 mars për të kundërshtuar ekspozitën e Shkelze Gashi.

    Ekspozita u kritikua për shkak të mënyrës siç u përshkrua masakra e Dubravës.

    Por, ka pasur edhe kritika edhe për numrin e dhënë të viktimave.

    Janë publikuar edhe pankaratat që do të mbahen nesër.

  • Shembja e dheut, Rama kërkon hetim të brendshëm për rastin dhe pezullimin e inspektorëve të përfshirë

    Shembja e dheut, Rama kërkon hetim të brendshëm për rastin dhe pezullimin e inspektorëve të përfshirë

    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se bashkë me ekipet e komunës dhe Policinë e Kryeqytetit po monitorojnë nga afër rrëshqitjen e dheut në rrugën “Malush Kosova”.

    Ai ka kërkuar nga Prokuroria nisjen e menjëhershme të procedurave hetimore dhe ka ofruar bashkëpunim të plotë institucional për zbardhjen e rastit.

    Ndërkohë, Rama ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të inspektorëve të përfshirë dhe fillimin e një hetimi të brendshëm për të verifikuar raportet dhe kontrollet e kryera në terren.

    Sipas tij, nëse konstatohet ndonjë shkelje apo neglizhencë, do të merren masa të menjëhershme, përfshirë largimin nga puna dhe ndjekjen penale.

    “Bashkë me ekipet e Kryeqytetit dhe Policinë jemi në terren dhe po e monitorojmë nga afër rrëshqitjen në rrugën “Malush Kosova”. Kërkoj nga Prokuroria që të nisë menjëherë procedurat hetimore! Ofroj bashkëpunim të plotë institucional dhe qasje në çdo informacion që është i nevojshëm për zbardhjen e rastit. Nga Drejtoria e Inspeksionit kam kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të inspektorëve të përfshirë dhe ndalimin e çdo përfshirjeje të tyre në këtë rast deri në përfundim të hetimeve”, ka shkruar Rama.

    “Gjithashtu kam kërkuar fillimin e një hetimi të brendshëm për të verifikuar raportet e inspektimit, frekuencën e kontrolleve në terren dhe për të identifikuar çdo lëshim, neglizhencë apo shkelje të mundshme të detyrës! Nëse konstatohen shkelje, do të ketë masa të menjëhershme nga largim nga puna deri në ndjekje penale! Gjithashtu, jemi në kordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kryeqytetit, nga të cilë jemi njoftuar që të gjitha njësitë do të kenë prioritet menaxhimin e situatës së sotme dhe ruajtja e rendit publik në këtë zonë! Lus qytetarët që të evitojnë lëvizjen në këtë zonë deri në stabilizimin e situatës”, ka thënë ai.

  • Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro

    Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro

    Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, kanë reaguar publikisht për herë të parë që nga kapja e tyre nga forcat amerikane.

    Çifti i cili është mbajtur për gati tre muaj në një burg federal në Brooklyn, deklaroi se janë mirë, të palëkundur dhe të qetë.

    “Jemi mirë, të palëkundur, të qetë dhe në lutje të vazhdueshme”, thuhej në një postim të shpërndarë në llogarinë e Maduros në rrjetin X.

    Maduro u arrestua pasi përballet me akuza të rënda, përfshirë narkoterrorizëm, komplot për të importuar kokainë në Shtetet e Bashkuara dhe përdorim ose posedim të armëve të rënda dhe pajisjeve shpërthyese.

  • “Më ke munguar babë”, Gjesti shfaqet me Gimbon

    “Më ke munguar babë”, Gjesti shfaqet me Gimbon

    Dy miqtë e ngushtë, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë bërë bashkë në ditën e sotme (e diel).

    Kjo pasi DJ nga Istogu ka qenë në Big Brother VIP Albania 5, ndonëse me këngëtarin ndodhën shumë gjëra jashtë.

    Ata kanë tejkaluar këto situata dhe tani janë rikthyer në shoqëri të njëri-tjetrit.

    Në videon e postuar në InstaStory, të dy shihen duke qeshur pa ndalë, e duke shijuar kohë të mirë.

    “Më ke munguar babë”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

  • 27 vjetori i Masakrës së Belegut, Osmani: 46 civilë u ekzekutuan brutalisht veç pse ishin shqiptarë

    27 vjetori i Masakrës së Belegut, Osmani: 46 civilë u ekzekutuan brutalisht veç pse ishin shqiptarë

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka kujtuar 46 civilët e Masakrës së Belegut.

    Osmani tha se ata u ekzekutuan dhe u masakruan brutalisht vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse kërkonin të jetonin të lirë në tokën e tyre.

    “Më 29 mars 1999, në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë ndanë burrat dhe të miturit nga gratë, një akt i paramenduar çnjerëzor që i parapriu krimit mizor. 46 civilë shqiptarë u ekzekutuan dhe u masakruan brutalisht, vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse kërkonin të jetonin të lirë në tokën e tyre”, deklaroi Osmani në 27 vjetorin e kësaj Masakre.

    Tutje, ajo tha se në këtë përvjetor, përulemi me nderim para jetëve të ndërprera padrejtësisht dhe ndaj dhimbjes së familjeve që ende mbajnë plagët e asaj dite.

    “Kujtimi për ta është zotim që këto krime të mos harrohen kurrë dhe që drejtësia të triumfojë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të rënët për liri!”, shtoi Osmani.

  • Kurti: Drejtësia për masakrën e Belegun mungon, pavarësisht identifikimit të përgjegjësve

    Kurti: Drejtësia për masakrën e Belegun mungon, pavarësisht identifikimit të përgjegjësve

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Belegut të kryera nga regjimi i Serbisë më 29 mars 1999.

    Kurti ka thënë se drejtësia për këtë masakër mungon pavarësisht identifikimit dhe faktimit të personave përgjegjegjës.

    Ai ka thënë se i kujtojnë me respekt burrat dhe djemtë shqiptarë të vrarë në masakrën e Belegut, dhe mbajmë gjallë të vërtetën e krimeve të Serbisë, që ajo të mos zbehet kurrë.

    “Deri më sot, askush nuk është gjykuar apo dënuar për këtë masakër. Pavarësisht dëshmive të të mbijetuarve dhe dokumentimit të mbledhur ndër vite, nuk ka pasur ndjekje penale që të çojnë në dënimin e drejtpërdrejtë të autorëve të këtij krimi. Dëshmia e profesorit Mehmet Mazrekaj, i cili dëshmoi edhe në Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, nënvizon se përgjegjësit janë identifikuar në nivel faktesh dhe dëshmish, por drejtësia mbetet e paplotësuar. Andaj, pritshmëritë ndaj institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës për të avancuar hetimet dhe për të ngritur aktakuza për krime lufte, mbeten thelbësore”, ka shkruar Kurti të dielën në Facebook.

  • Shembja e dheut në Prishtinë lë pa rrymë disa zona, KOSTT del me njoftim

    Shembja e dheut në Prishtinë lë pa rrymë disa zona, KOSTT del me njoftim

    Një pjesë e konsumatorëve në kryeqytet ka mbetur pa furnizim me energji elektrike si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, e cila ka shkaktuar dëmtime në infrastrukturën energjetike.

    Sipas njoftimit të KOSTT, rrjeti transmetues në nivelin 110 kV është prekur nga incidenti, duke ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin me energji për konsumatorët që varen nga nënstacioni NS Prishtina 6.

    Ekipet teknike të KOSTT-it, në bashkëpunim me KEDS, ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur.

    Policia bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në zonat e prekura dhe të ndjekin udhëzimet e ekipeve në vendngjarje.