ATV

Blog

  • Kujt i takon rroga e 13-të? Flet ministri Murati

    Kujt i takon rroga e 13-të? Flet ministri Murati

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar se cilët përfitojnë nga paga e 13-të, pas miratimit të vendimit për zbatimin e saj.

    Në mbledhjen e qeverisë, ai fillimisht ritheksoi se rroga e 13-të u takon punonjësve të sektorit publik që marrin pagë nga Buxheti i Kosovës.

    Ai bëri të ditur se të gjithë ata persona që tashmë kanë 12 muaj të plotë në sektorin publik, marrin pagën e 13-të plotë, ndërsa atyre që nuk i kanë përmbushur, do t’u jepet pjesa e pjesshme, pra për aq muaj sa kanë qenë të angazhuar, u takon edhe një pjesë e pagës së 13-të.

    “Të gjithë ata persona që tashmë kanë 12 muaj të plotë në sektorin publik, marrin pagën e 13-të të plotë, e cila është e barabartë me vlerën e koeficientit të shumëzuar me njësinë e koeficientit që ka pozita përkatëse për personin që është në listën e pagave në muajin mars. Kemi hasur edhe në raste kur ka situata që nuk i kanë përmbushur 12 muaj. Për të qenë të drejtë dhe korrektë, jemi dakorduar me Thesarin që për këta persona të jepet pjesa e pjesshme, pra për aq muaj sa kanë qenë të angazhuar, u takon edhe një pjesë e pagës së 13-të”.

    “Ngjashëm veprohet edhe me ata që punojnë me orar të shkurtuar, jo të plotë. Edhe në këto raste merret mesatarja e peshuar e pagës së marrë në 12 muajt e fundit, e cila pjesëtohet me 12 dhe kështu rezulton paga e 13-të e pjesshme”, deklaroi Murati.

    Ministri po ashtu sqaroi se gratë të cilat janë në pushim të lehonisë ose kanë qenë në pushim të lehonisë, muajt e kaluar në këtë pushim të njihen sikur të kenë punuar me orar të plotë.

    “Jemi përkujdesur që për gratë lehona që janë në pushim të lehonisë ose kanë qenë në pushim të lehonisë, muajt e kaluar në këtë pushim të njihen sikur të kenë punuar me orar të plotë, në mënyrë që ta marrin pagën e 13-të të plotë”, shpjegoi ministri.

    Në fund, Murati pati një njoftim edhe për personat e suspenduar.

    “Ndërsa personat që janë të suspenduar në këtë muaj, pra aktualisht apo kanë qenë të suspenduar më herët, nuk përfshihen në listën e pagës së 13-të”, tha ai.

  • Me përbërës të thjeshtë nga shtëpia, mund t’i hiqni lehtësisht aromat e pakëndshme nga këpucët

    Me përbërës të thjeshtë nga shtëpia, mund t’i hiqni lehtësisht aromat e pakëndshme nga këpucët

    A doni të hiqni qafe aromat e pakëndshme nga këpucët pa produkte të shtrenjta ose kimikate agresive? Ka metoda të thjeshta dhe natyrale që mund t’ju ndihmojnë me këtë problem.

    Një erë e pakëndshme zakonisht shkaktohet nga lagështia dhe bakteret brenda këpucëve. Një mjedis i ngrohtë dhe i errët është ideal për rritjen e tyre. Të gjitha këto metoda janë të thjeshta, miqësore me mjedisin dhe të përballueshme, dhe shumica e tyre nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa ato që keni tashmë në shtëpi.

    Këto truke të thjeshta përqendrohen në thithjen e lagështirës, neutralizimin e baktereve dhe lëshimin e një arome të freskët, pa spërkatje ose sprej komercialë.

    Qese çaji

    Një nga truket më të njohura është përdorimi i një qese çaji të thatë ose të përdorur, të tharë. Taninet dhe vetitë thithëse të çajit ndihmojnë në uljen e lagështisë dhe aromave. Duhet të vendosni nga një qese çaji në secilën palë dhe t’i lini ato gjatë natës.

    Sodë buke

    Një përbërës klasik i kuzhinës, soda e bukës thith lagështinë dhe neutralizon acidet që shkaktojnë erë. Spërkateni në këpucët tuaja dhe lëreni për disa orë ose gjatë natës, pastaj tundeni ose thithni mbetjet.

    Gazetë ose leckë e thatë

    Nëse nuk keni çaj ose sodë buke, gazeta e vjetër ose një leckë e pastër mund të shërbejë si një thithës i thjeshtë lagështie. Shtypini ato dhe futini brenda këpucëve, duke i lënë gjatë natës për të thithur lagështinë dhe për të lehtësuar avullimin.

    Drita e diellit dhe ajri

    Tharja natyrale në ajër të pastër dhe në rrezet e diellit të lehta bën mrekulli. Rrezet UV ndihmojnë në vrasjen e baktereve, dhe ajrosja largon lagështinë. Prandaj, lërini këpucët jashtë për disa orë në diell.

  • Shkencëtarët krijojnë çamçakëzin bimor që neutralizon viruset në gojë

    Shkencëtarët krijojnë çamçakëzin bimor që neutralizon viruset në gojë

    Një ekip shkencëtarësh nga Filadelfia, SHBA ka krijuar një çamçakëz eksperimental me bazë bimore që synon të ulë ngarkesën virale në gojë, duke kapur dhe neutralizuar viruset para se ato të përhapen, sipas “Science Daily”.

    Qëllimi i këtij produkti është reduktimi i transmetimit të viruseve respiratorë përmes pështymës, dhe nuk synon të zëvendësojë vaksinat apo trajtimet e aprovuar.

    Si funksionon çamçakëzi antiviral?

    Çamçakëzi përmban proteina antivirale të prodhuara nga bimët që veprojnë lokalisht në kavitetin oral.

    Një version i tij është i pasuruar me një proteinë të quajtur ACE2, e cila lidhet me proteinën “spike” të SARS‑CoV‑2 dhe “kap” viruset në pështymë.

    Kjo lidhje redukton aftësinë e virusit për t’u futur në qelizat njerëzore.

    Studime laboratorike kanë treguar se ky çamçakëz mund të ulë ngarkesën virale SARS‑CoV‑2 në mostrat e pështymës me më shumë se 95%, duke parandaluar futjen e virusit në qeliza në teste in vitro.

    Hulumtuesit gjithashtu po punojnë për një version tjetër të çamçakëzit që përfshin në formulë proteina të tjera bimore.

    Këto proteina lidhen me strukturat e jashtme të viruseve, duke kapur jo vetëm SARS‑CoV‑2, por edhe viruset e gripit dhe viruset e herpesit, në eksperimentet laboratorike që janë bërë deri më tani.

    Këto rezultate janë publikuar në revistën shkencore si “Molecular Therapy”, por deri tani janë bazuar kryesisht në teste in vitro, jo në studime të mëdha njerëzore.

    Pse është i rëndësishëm ky studim?

    Veprim lokal në gojë: Shumë viruse përhapen përmes pikave të pështymës, prandaj reduktimi i ngarkesës virale në pështymë mund të ulë transmetimin.

    Bio‑inxhineria bimore: Proteinat terapeutike mund të prodhohen te bimët, duke e bërë prodhimin më ekonomik dhe potencialisht më të zbatueshëm se metodologjitë tradicionale.

    Potencial për përdorim suplementar: Ky produkt është menduar si një shtesë për parandalimin e përhapjes, jo si zëvendësim për vaksinat dhe trajtimet e rekomanduara.

    Klinikat dhe provat njerëzore

    Një provë klinike e nisur nga Shkolla e Stomatologjisë në Universitetin e Pensilvanisë po vlerëson tani sigurinë dhe efektivitetin e çamçakëzit që neutralizon SARS‑CoV‑2 tek persona të infektuar.

    Studimet publike deri tani janë në fazë fillestare, dhe kërkojnë të dhëna të mëtejshme nga popullatat njerëzore para se të bëhen rekomandime zyrtare për përdorim të gjerë.

    Hulumtimi mbi çamçakëzin antiviral me bazë bimore është një prej hulumtimeve laboratorike në fazën e provave klinike, dhe tregon një qasje inovative për të reduktuar transmetimin e viruseve në pështymë.

  • Zvicra mbështet rregulla më të ashpra të mediave sociale për të miturit, zbulon një sondazh

    Zvicra mbështet rregulla më të ashpra të mediave sociale për të miturit, zbulon një sondazh

    Shumica dërrmuese e zviceranëve duan mbrojtje më të fortë për fëmijët dhe adoleshentët në mediat sociale, sipas një sondazhi të publikuar të dielën, ndërsa qeveritë dhe gjykatat në mbarë botën intensifikojnë shqyrtimin e kompanive të mëdha të teknologjisë për ndikimin e tyre tek përdoruesit e rinj.

    Të mërkurën, një juri në Los Angeles gjeti se Meta dhe Google e Alphabet ishin neglizhente në hartimin e platformave të mediave sociale që janë të dëmshme për të rinjtë, në një vendim që do të shërbejë si një tregues për raste të shumta të ngjashme.

    Studimi zviceran nga firma e sondazheve GfS Bern për Fondacionin Mercator zbuloi se 94% e të anketuarve mendonin se të miturit duhet të mbrohen më mirë nga efektet dëmtuese të mediave sociale, ndërsa 78% besonin se firmat e mëdha të teknologjisë kanë shumë ndikim mbi opinionin publik.

    Ministrja e Brendshme zvicerane Elisabeth Baume Schneider ka thënë se është e hapur për një ndalim të mundshëm të mediave sociale për të rinjtë.

    Qeveria e saj po harton legjislacion për të rregulluar platformat kryesore online, duke synuar t’i bëjë ato më transparente.

    Publikimi i sondazhit në gazetën SonntagsZeitung vjen pas një vendimi të Austrisë fqinje të premten për të ndaluar përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç.

    Sondazhi i GfS Bern anketoi rreth 1,000 banorë zviceranë të moshës 16 vjeç e lart midis 1 dhe 12 dhjetorit. Ai kishte një diferencë gabimi prej plus ose minus 3.2 pikë përqindjeje, tha gazeta.

  • Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

    Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

    Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi se ky projektligj përfaqëson hap vendimtar në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.

    “Krijon mekanizëm efektiv për të hetuar dhe konfiskuar pasurinë që s’mund të arsyetohet me burime të ligjshme duke synuar drejtpërdrejtë ata që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve. Përmes tij dërgojmë mesazhin e qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe se përgjegjësia do të jetë e paevitueshme. Zbatimi i plotë dhe i paanshëm i tij mbetet prioritet i qeverisë për drejtësi e barazi për të gjithë”, deklaroi Kurti.

    Pas kësaj, ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla deklaroi se ky projektligj për qytetarët është më shumë barazi e drejtësi e më shumë besim në institucione shtetërore.

    “Projektligji tashmë bazohet edhe në tre opinione të Komisionit të Venecias dhe dy aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese. Këto rekomandime janë reflektuar në tekstin e projektligjit, i cili është punuar në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë fushë, vendorë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues institucionalë dhe partnerë ndërkombëtarë, duke përfshirë konsultime teknike dhe analiza krahasimtare për të siguruar që dispozitat të jenë të zbatueshme, proporcionale dhe të mbrojtura me Kushtetutë”, tha Gërvalla.

    Pas hedhjes në votim, është arritur edhe të miratohet.

  • Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion euro të tjera për Kombëtaren

    Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion euro të tjera për Kombëtaren

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ritheksuar premtimin prej 1 milion eurosh në rast se djemtë e Kosovës fitojnë kundër Turqisë nesër dhe, me këtë fitore, kualifikohen për në Botëror.

    Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, pos kësaj shume, ai tha se nëse Kosova shkon tutje, do të ketë edhe shpërblime të tjera.

    “Po zotohemi sot se nëse shkojmë tutje dhe kualifikohemi do të ketë shpërblime që nuk ua merr mendja për sukseset që do të pasojmë në Kampionatin Botëror i cili do të mbahet në ShBA”, deklaroi shefi i qeverisë.

  • 34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1.800 tiketa të shqiptuara

    34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1.800 tiketa të shqiptuara

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.

    Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, 13 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 21 aksidente me dëme materiale.

    Në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, Policia ka shqiptuar gjithsej 1, 809 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave.

    Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 23 persona, ndërsa 11 persona janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor apo i personave në vuajtje të dënimit.

  • Dy orë diskutim, Kurti ndan detaje nga bisedat me presidentin francez Emmanuel Macron

    Dy orë diskutim, Kurti ndan detaje nga bisedat me presidentin francez Emmanuel Macron

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka dhënë detaje nga takimi i tij me presidentin francez, Emmanuel Macron, të premten pasdite në Pallatin Elysee.

    “Të premten isha musafir i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në një takim, drekë pune. Pritja e përzemërt u përcoll me një diskutim të thellë dhe të sinqertë për rreth dy orë, që u përqendrua në temat e bashkëpunimit, integrimit, sigurisë, mbrojtjes dhe ekonomisë e zhvillimit”, tha Kurti.

    Ai shtoi se gjatë takimit u bisedua për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe për rolin e rëndësishëm të NATO-s në Kosovë për bashkëpunimin me aleatët veriatlantikë dhe sigurinë rajonale në Ballkan.

    “Po ashtu, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe raportet me fqinjët veriorë të Kosovës ishin çështje që i diskutova me presidentin francez”, përfundoi Kurti.

    Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka statusin e vendit kandidat, pavarësisht se shteti ka aplikuar për anëtarësim në BE më 2022, por aplikimi ende nuk është shqyrtuar nga institucionet evropiane.

    Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, mbetet kusht i BE-së për të dyja vendet në rrugën e tyre evropiane.

  • Kurti: Jemi të gatshëm të marrim pjesë në Gaza si forcë stabilizuese ndërkombëtare

    Kurti: Jemi të gatshëm të marrim pjesë në Gaza si forcë stabilizuese ndërkombëtare

    Kryeministri i Albin Kurti ka deklaruar se vendi është i gatshëm të kontribuojë në misione ndërkombëtare në Gaza, si pjesë e një force stabilizuese me karakter ndërkombëtar.

    Ai rikujtoi se në fund të janarit 2025, qeveria ka ndarë 500 mijë euro për popullin palestinez në Gaza, si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje humanitare.

    Sipas tij, aktualisht është në rend dite një propozim-vendim i përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes, përmes të cilit kërkohet nga Kuvendi i Republikës miratimi për dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në këtë mision.

    Kryeministri theksoi se gjatë vitit të kaluar, ministri Maqedonci dhe komandanti Jashari kishin kërkuar leje për të marrë pjesë në një konferencë në Doha të Katarit, e cila kishte në fokus krijimin e një force ndërkombëtare stabilizuese për Gazën.

    Ai vlerësoi lart kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar se ajo ka ndërtuar një reputacion ndërkombëtar në fusha të rëndësishme si kërkim-shpëtimi dhe deminimi, si dhe në operacione të tjera të sigurisë.

    “Jemi të gatshëm të marrim pjesë në forcën stabilizuese ndërkombëtare për popullin e Gazës, edhe për faktin se ne vetë kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi përfitues të pranisë së forcave ndërkombëtare që nga viti 1999”, ka deklaruar Kurti.

  • Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

    Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

    Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik.

    Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e palodhshme e këtyre punëtorëve.

    Kryeministri Albin Kurti tha se paga e 13-të synon mbështetjen e qytetarëve dhe familjeve të tyre.

    Vendimin e ka arsyetuar ministri Hekuran Murati. Ai theksoi se punëtorët që nuk i kanë përmbushur 12 muaj punë, paga e 13-të do të iu jepet e përgjysmuar.