ATV

Blog

  • Spanja i thotë ‘Jo’ SHBA-së: Hapësira ajrore e mbyllur për luftën ndaj Iranit

    Spanja i thotë ‘Jo’ SHBA-së: Hapësira ajrore e mbyllur për luftën ndaj Iranit

    Spanja ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në sulmet ndaj Iranit, tha të hënën ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles.

    “Ne nuk autorizojmë përdorimin e bazave ushtarake apo të hapësirës ajrore për veprime që lidhen me luftën në Iran,” tha ajo për gazetarët në Madrid. Ky vendim detyron avionët ushtarakë të shmangin Spanjën, një anëtare e NATO-s, gjatë udhëtimit drejt Lindjes së Mesme, por nuk përfshin situata emergjente, raportoi El País.

    Ministri i Ekonomisë, Carlos Cuerpo, tha se ky vendim pasqyron qëndrimin e qeverisë spanjolle për të mos marrë pjesë në një luftë që, sipas tyre, është nisur në mënyrë të njëanshme dhe kundër së drejtës ndërkombëtare.

    Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka qenë një prej kritikëve më të ashpër të sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, duke i cilësuar ato të pakujdesshme dhe të paligjshme. Ndërkaq, Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar të ndërpresë tregtinë me Madridin për refuzimin e përdorimit të bazave spanjolle, raporton Reuters.

  • Elsa Lila bën deklaratën e fortë: “Jam maskiliste, djemtë janë më shumë për njëri-tjetrin se vajzat”

    Elsa Lila bën deklaratën e fortë: “Jam maskiliste, djemtë janë më shumë për njëri-tjetrin se vajzat”

    Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila ka ngjallur reagime me deklaratat e saj të fundit në një intervistë, ku foli hapur për raportet mes gjinive dhe qëndrimin e saj personal.

    Ajo u shpreh se nuk e sheh veten si feministe, madje duke e cilësuar veten si “maskiliste”. Sipas saj, meshkujt tregojnë më shumë solidaritet dhe mbështetje ndaj njëri-tjetrit krahasuar me vajzat.

    “Djemtë janë shumë më për njëri-tjetrin sesa vajzat”, u shpreh këngëtarja, duke shtuar se shpeshherë mungon uniteti dhe përkrahja mes grave.

    Deklarata e saj ka hapur debat në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë reaguar pro dhe kundër këtij qëndrimi, duke e cilësuar si një mendim të guximshëm, por edhe të diskutueshëm.

    Intervista e Elsa Lilës vjen në një kohë kur temat mbi barazinë gjinore dhe raportet mes grave dhe burrave janë gjithnjë e më të pranishme në diskursin publik.

  • FSK-ja drejt misionit në Gazë, Maqedonci e quan vendimin historik për Kosovën

    FSK-ja drejt misionit në Gazë, Maqedonci e quan vendimin historik për Kosovën

    Sot, në mbledhjen e shtatë të Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua propozim – vendimi për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare për Gazën.

    Nëpërmjet këtij propozim – vendimi, Republika e Kosovës po merr rol aktiv në sigurinë ndërkombëtare dhe po dëshmon gatishmëri për ta ruajtur stabilitetin rajonal.Në vijim gjeni postimin e plotë të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci:

    “Sot, në mbledhjen e Qeverisë, miratuam propozim-vendimin për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si pjesë e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare për Gazën.

  • AAK kërkon tryezë diskutimi për presidentin, refuzon formatin ‘një me një’

    AAK kërkon tryezë diskutimi për presidentin, refuzon formatin ‘një me një’

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se nuk do të marrin pjesë në takimet për presidentin në formatin “një me një” fare ka mbajtur Kurti me Hamzën e Abdixhiku.

    Ai ka thënë për çështjen e presidentit duhet të organizohet tryezë ku do të diskutohet për profilin e presidentit.

    “Për me u ba presidenti i Kosovës, duhesh me i pas 80 vota. Për me i pas 80 vota, duhesh me arrit nji marrëveshje. Këtë marrëveshje nuk e ka dashtë për shkak se i ka dashtë dy njerëz të partisë t’vet. Qaq asht kjo punë e thjeshtë. Nuk ka kurrfarë, po mundohemi me nji farë konspiracioni ‘u takuen kta, u takuen kta’. S’ka dashtë! Me pas dashtë, ishte u nis procesi i konsultimit n’fillim, nji tryezë, kisht diskutu çfarë profili, çfarë kriteri, çfarë potenciali duhet me pas. Nuk ka dashtë. A për me hy në nji spektakël publik për qëllime politike?”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku është vendosur që seanca e rregullt do të mbahet të enjten.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se do të dërgojë ftesat për liderët opozitarë për të diskutuar çështjen e presidentit.

    Por, ai tha se do të ketë edhe konsultime të brendshme paraprakisht./teve1.info/

  • Selena Gomez dhe Hailey Bieber thyejnë heshtjen: Thirrje për paqe dhe fund të urrejtjes mes grave

    Selena Gomez dhe Hailey Bieber thyejnë heshtjen: Thirrje për paqe dhe fund të urrejtjes mes grave

    Këngëtarja e njohur Selena Gomez dhe modelja Hailey Bieber kanë reaguar sërish ndaj spekulimeve të vazhdueshme për një konflikt mes tyre, duke dërguar një mesazh të qartë: më shumë paqe dhe më pak urrejtje.

    Në një deklaratë publike, Selena Gomez u shpreh se nuk mbështet aspak përçarjen mes grave, duke iu drejtuar edhe fansave të saj që të ndalojnë sulmet në rrjetet sociale.
    “Jam për paqe, nuk ka nevojë për urrejtje mes grave”, theksoi ajo.

    Nga ana tjetër, Hailey Bieber ka folur hapur për thashethemet që e lidhin me një rivalitet ndaj këngëtares, duke mohuar çdo konflikt mes tyre. Ajo u shpreh se situata është krijuar dhe ekzagjeruar nga publiku dhe rrjetet sociale, ndërsa shtoi se “nuk e kam kërkuar këtë”.

    Spekulimet për një përçarje mes dy figurave publike kanë qarkulluar prej vitesh, kryesisht për shkak të lidhjes së kaluar të Selena Gomez me Justin Bieber, i cili sot është bashkëshorti i Hailey.

    Megjithatë, të dyja kanë theksuar se nuk ka asnjë armiqësi reale mes tyre dhe se narrativa e krijuar online është e dëmshme. Deklaratat e fundit vijnë si një përpjekje për të qetësuar situatën dhe për të promovuar një mesazh pozitiv, sidomos në një kohë kur urrejtja në rrjetet sociale është në rritje.

  • Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë, Garda Revolucionare: Nuk ndalemi deri sa të shkatërrojmë armikun

    Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë, Garda Revolucionare: Nuk ndalemi deri sa të shkatërrojmë armikun

    Garda Revolucionare e Iranit, konfirmoi zyrtarisht vrasjen e Alireza Tangsiri komandantit të marinës së pasdaranëve, 4 ditë pasi Izraeli kishte njoftuar shenjestrimin e tij.

    Në një deklaratë të publikuar nga media e lidhur me Gardën Revolucionare, Tasnim thuhet se Tangsiri po organizonte forcat dhe fuqizimin e mburojës mbrojtëse në ishuj dhe bregdet, dhe se kishte vdekur për shkak të plagëve të rënda.

    Në deklaratë shtohet më tej, se pavarësisht mungesës së Tangsirit, forcat e Marinës së Gardës Revolucionare i kishin dhënë goditje shkatërruese kundërshtarëve dhe se kishin vijuar të ruanin kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit.

    Garda u zotua se nuk do të ndalej deri sa armiku të shkatërrohej plotësisht. Tangsiri, një prej komandantëve më të lartë të forcave Pasdaran, ishte i përfshirë në mbikqyrjen e anijeve përmes ngushticës strategjike të Hormuzit.

    Në llogarinë e tij në rrjetin social X, ai thoshte se asnjë mjet lundrues i lidhur me agresorët e Iranit, nuk kishte të drejtën të kalonte.

    Një komandant i zëshëm kishte bërë disa deklarata kundër SHBA-ve dhe Izraelit në të kaluarën. Tangsiri ishte i sanksionuar nga thesari amerikan, bashkë më komandantë të tjerë të Gardës Revolucionare në 2019, pasi Teherani rrëzoi një dron të survejimit të SHBA-ve pranë ngushticës.

  • Çfarë vendimi pret për ish-krerët e UÇK-së? Gërvalla: S’më takon t’i tregojë gjykatës së votuar nga Kuvendi i Kosovës se çfarë të bëjë

    Çfarë vendimi pret për ish-krerët e UÇK-së? Gërvalla: S’më takon t’i tregojë gjykatës së votuar nga Kuvendi i Kosovës se çfarë të bëjë

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla tha se nuk ka “asnjë mendim dhe asnjë pritje” kur u pyet në një konferencë për media se çfarë vendimi pret nga Gjykata Speciale për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Gërvalla tha se “tepër gjatë janë mbajtur të akuzuarit në paraburgim”, por shtoi se për vendimin, nuk i takon asaj t’i tregojë gjykatës se “çfarë duhet të bëjë”.

    “Nuk kam asnjë mendim dhe asnjë pritje nga gjykata. Ajo do ta përfundojë procesin. Tepër gjatë janë mbajtur të akuzuarit në paraburgim. Shtrohet pyetja pse kaq gjatë? Mirëpo nuk më takon mua në këtë fazë t’i japë as rekomandime, as udhëzime, gjykatës së votuar nga Kuvendi i Kosovës se çfarë duhet të bëjë në këtë fazë”, tha ajo në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti.

  • Ish-banori i BBVA-s në nevojë, Shaqir Palushi ndan 10 mijë euro për Stenaldon

    Ish-banori i BBVA-s në nevojë, Shaqir Palushi ndan 10 mijë euro për Stenaldon

    Ish banori i Big Brother VIP Albania, Stenaldo, po përballet me një sfidë të madhe në jetën e tij, pasi aktualisht ka nevojë për një shtëpi.

    Historia e tij ka prekur shumë njerëz, duke rikthyer vëmendjen e publikut ndaj vështirësive që ai po kalon.

    Fondacioni “Frutex” dhe “Golden Eagle” i afaristit kosovar, Shaqir Palushi, ka ndarë 10 mijë euro për Stenaldon duke theksuar se është një shembull force dhe këmbënguljeje, duke mos u dorëzuar pavarësisht sfidave të shumta.

    Megjithatë, nevoja mbetet e madhe dhe kërkon përfshirjen e të gjithëve. Apeli është i qartë: “Të bashkohemi për t’i ardhur në ndihmë Stenaldos, pasi çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e tij”.

  • Kjo është agjenda e Kosovës para ndeshjes së madhe me Turqinë

    Kjo është agjenda e Kosovës para ndeshjes së madhe me Turqinë

    Kosova do të përballet të martën me Turqinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

    Një ndeshje i ndan Dardanët nga ëndrra e madhe për kualifikim në garën më të madhe për klube në futboll.

    Tashmë është bërë e ditur edhe agjenda e kombëtares së Kosovës, si dhe e asaj të Turqisë, për ditën e hënë – ngjarje këto që do të mbahen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Në orën 10:30 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës

    Në orën 11:00 – Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës

    Në orën 18:00 – Ecje e ekipit turk në fushë

    Në orën 18:15 – Konferenca për media e Kombëtares së Turqisë

  • Kosova mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë

    Kosova mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë

    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes ndaj Kombëtarës së Turqisë, e vlefshme për fazën e play-offit për Kupën e Botës.

    Atmosfera në kampin e Dardanëve duket të jetë pozitive, ndërsa nuk vërehet ndonjë mungesë e lojëtarëve.

    Kujtojmë që ndeshja e madhe pritet të zhvillohet nesër në stadiumin Fadil Vokrri, nga ora 20:45.