ATV

Blog

  • Oklahoma City Thunder shënon fitore ndaj New York Knikcs-Shai Gilgeous Alexander më efikasi tek kampionët

    Oklahoma City Thunder shënon fitore ndaj New York Knikcs-Shai Gilgeous Alexander më efikasi tek kampionët

    Shai Gilgeous-Alexander shënoi 30 pikë për të udhëhequr Oklahoma City Thunder drejt një fitoreje 111-100 në shtëpi ndaj New York Knicks të dielën në mbrëmje.

     

    Thunder (59-16) kanë fituar 14 nga 15 ndeshjet e tyre të fundit dhe janë zhvendosur 2 ndeshje e gjysmë përpara San Antonios për vendin e parë në Konferencën Perëndimore.

     

    Oklahoma City kryesonte me 11 pikë në fillim të çerekut të katërt pas një serie 10-3,por Knicks e shkurtuan diferencën në 92-91 me një seri 13-3 të tyren.

     

    Pas gjuajtjes me 3 pikë të Alex Caruso për Oklahoma City me 6:20 minuta të mbetura, Gilgeous-Alexander shënoi nëntë pikët e ardhshme të Thunder për t’i ndihmuar ata të zgjerojnë epërsinë.

     

    Gilgeous-Alexander tani ka shënuar 20 ose më shumë pikë në 135 ndeshje radhazi, duke zgjeruar rekordin e tij në NBA.

  • Shembja e rrugës në kryeqytet, rikthehet furnizimi me energji elektrike në zonat e prekura

    Shembja e rrugës në kryeqytet, rikthehet furnizimi me energji elektrike në zonat e prekura

    KOSTT sh.a njofton se pas ndërhyrjeve intensive në terren, furnizimi me energji elektrike është rikthyer në zonat e prekura nga shembja e dheut që ndodhi dje në orët e pasdites në rrugën “Don Shtjefën Kurti”.

    “Pas një angazhimi intensiv dhe pune të pandërprerë në terren, është rikthyer furnizimi me energji elektrike në zonat e prekura përmes një zgjidhjeje të përkohshme, ndërkohë që ekipet tona po vazhdojnë angazhimin për garantimin e sigurisë së furnizimit për NS Prishtina 6″, thuhet në njoftimin e KOSTT-it.

    Sipas operatorit, dëmet nga shembja e dheut kanë kërkuar masa sigurie, dhe punimet në fazën fillestare kanë qenë të kufizuara dhe të zhvilluara në mënyrë të kontrolluar.

    “Dëmet e konsiderueshme nga shembja e dheut e ndodhur dje kanë kërkuar masa sigurie, në fazën fillestare punimet kanë qenë të kufizuara dhe janë zhvilluar në mënyrë të kontrolluar, në përputhje me standardet dhe kërkesat përkatëse”, shton KOSTT.

    Operatori gjithashtu shpreh mirënjohje për punën e ekipeve dhe mirëkuptimin e qytetarëve.

    “KOSTT shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe punën e palodhshme të ekipeve tona, si dhe falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar”, ka njoftuar KOSTT.

  • Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe para hyrjes së Kuvendit

    Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe para hyrjes së Kuvendit

    Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe para hyrjes së Kuvenditt ë Kosovës, si dhe kanë shkruajtur me sprej kanë shkruar “Jashtë tradhtarët, poshtë tradhtarët”.

    Protesta kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë e organizuar nga ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, ishte organizuar nga organizatat e dala nga lufta. Protesta ka përfunduar e qetë.

    Veteranët tentojnë të hyjnë me forcë në hyrje të Kuvendit

     

  • Pranvera Selimi sfidon kufijtë me garën epike në Mont Blanc

    Pranvera Selimi sfidon kufijtë me garën epike në Mont Blanc

    Influencerja Pranvera Selimi, ka dëshmuar se pasioni dhe përkushtimi mund të tejkalojnë çdo sfidë, duke përfunduar me sukses një nga garat më të vështira të vrapimit malor në botë.

    Selimi në emisionin “LIBERO” rrëfeu momentin kur mori pjesë në një garë ekstreme prej 100 kilometrash në masivin e Mont Blanc, e cila përfshin rreth 6000 metra ngjitje dhe kalon nëpër tri shtete. Kjo garë njihet për terrenin e saj teknik dhe kushtet e vështira malore, ku pjesëmarrësit kalojnë pjesë të konsiderueshme të rrugës në lartësi mbi 2000 metra.

    “…Është shumë e vështirë sepse ka shumë ngjitje dhe terreni është shumë teknik. Por njëkohësisht është ndër garat më të famshme në botë, edhe për shkak të historisë së Mont Blanc, që njihet si vendi ku ka filluar alpinizmi…”, u shpreh Selimi.

    Përtej sfidës fizike, gara ishte edhe një përvojë emocionale për të. Ajo rrëfeu se gjatë rrugës përjetoi momente të forta emocionale.

    “…Kam mendu që do të qaja në fund kur të arrija, por kam qarë edhe gjatë rrugës tri herë, por kur e pashë mamin që po qante, fillova edhe unë”, tha ajo.

    Çfarë e shtyn një njeri të sfidojë kufijtë fizikë dhe emocionalë?

    Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Pranvera Selimit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Rama merr vendim: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet

    Rama merr vendim: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka marr vendim të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet.

    Rama ka thënë se këtë vendim e ka marrë për shkak të shqetësimit me gjendjen aktuale në terren dhe me qëllim të rritjes së sigurisë publike.

    Nga shembja e dheut që ndodhi ditën e djeshme një pjesë e madhe e kryeqytetit mbeti pa energji elektrike për 22 orë rresht.

  • “UÇK, poshtë tradhtarët”, bëhen shkrime para Kuvendit në protestën kundër ekspozitës me pasaktësi për masakrat

    “UÇK, poshtë tradhtarët”, bëhen shkrime para Kuvendit në protestën kundër ekspozitës me pasaktësi për masakrat

    Qindra qytetarë janë mbledhur për të protestuar para Kuvendit të Kosovës kundër ekspozitës me pasaktësi “Masakrat e në Kosovë 1998–1999” e cila u vendos dy ditë më parë në sheshin e Prishtinës.

    Protestuesit kaluan me forcë edhe Policinë e Kosovës për të kaluar tek objekti i Kuvendit.

    “UÇK – Poshtë tradhtarët”,ishte një nga shkrimet e shkruara para Kuvendit.

    Ekspozita mori kritika të shumta për pasaktësitë e detajeve të masakrave që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në konferencë për media të dielën, tha se kjo ekspozitë ishte fyerje për këtë organizatë dhe jo vetëm.

  • Protesta para Kuvendit, Dërguti: Nuk do të lejojmë të poshtërohen e nëpërkëmben viktimat

    Protesta para Kuvendit, Dërguti: Nuk do të lejojmë të poshtërohen e nëpërkëmben viktimat

    Opinionistja, Aida Dërguti ka marrë pjesën në protestën e sotme të organizuar nga veteranët e UÇK-së, kundër ekspozitës, duke thënë se nuk do të lejojnë të poshtërohen e nëpërkëmben viktimat civile.

    Sipas saj, autorët e kësaj siç e ka quajtur ajo shfrenim duhet të mbajnë përgjegjësi direkte.

    “Veteranë, ndihemi jashtëzakonisht keq që gjatë luftës nuk patëm kapacitete të mjaftueshme të mbrojmë gjithë popullatën civile. Mirëpo, sot nuk do të lejojmë të poshtërohen e nëpërkëmben viktimat civile nga kushdo që në kohën e luftës ishte larg ngjarjeve të luftës e masakrave, ndërsa sot përdor referenca nga Serbia. Autorët e këtij shfrenimi mbajnë përgjegjësi direkte bashkë me aktorët politikë që e mundësuan atë. Barabartë, njësoj mbi çdo zyrtar që përdori fonde publike për të financuar një përmbajtje të tillë. Dhe kjo përbën një skandal të vërtetë. Institucionet shtetërore kanë detyrim të mbrojnë historinë e jo të subvencionojnë poshtërimin e saj”, ka thënë Durguti, raporton EO

    Ajo, ka kërkuar llogaridhënie institucionale nga të gjithë për siç ka thënë zyrtarët që financuan ose miratuan këtë ekspozitë.

    “Prandaj, kërkojmë llogaridhënie institucionale nga të gjithë zyrtarët që financuan ose miratuan këtë ekspozitë. Institucionet e drejtësisë do të shqyrtojnë pa vonesë veprimet e iniciatorëve. Po ashtu kërkojmë urgjentisht tërheqjen e botimeve të autorëve nga hapësirat publike dhe pikat e shitjes deri në përfundimin e procesit të llogaridhënies.

    Gjithashtu e tutje, çdo libër apo ngjarje që ka të bëjë me luftën nuk guxon të sponsorizohet e as të shpërndahet nga institucionet e vendit pa kaluar nëpër filtrat e Institutit të Historisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Asnjë organ shtetëror nuk ka të drejtë të ofendojë luftën nga e kjo lindi Republika e Kosovës. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve, gjaku i të cilëve u bë vulë e lirisë”, ka thënë ajo.

  • Prokuroria hapë rast ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës për shembjen e dheut: Do të verifikohet a ka vepër penale

    Prokuroria hapë rast ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës për shembjen e dheut: Do të verifikohet a ka vepër penale

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka iniciuar hetime lidhur me shembjen e dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Komunën e Prishtinës.

    Departamenti për Krime të Rënda, Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka autorizuar grumbullimin e të gjitha informatave dhe provave shtesë për të verifikuar nëse veprimet ose mosveprimet e zyrtarëve të komunës përbëjnë shkelje të nenit 414 të Kodit Penal për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda- Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin publik se më datë 30.03.2026, në kuadër të detyrës së tij zyrtare, ka inicuar një rast ndaj zyrtarëve përgjegjës të Komunës së Prishtinës, me qëllim të verifikimit nëse veprimet apo mosveprimet e tyre përbëjnë elemente të përgjegjësisë penale për kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

  • Ekspozita për masakrat, Çitaku kërkon hetim të veçantë për mënyrën si është proceduar kërkesa

    Ekspozita për masakrat, Çitaku kërkon hetim të veçantë për mënyrën si është proceduar kërkesa

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Vlora Çitaku, ka deklaruar se kërkim-falja nuk mjafton për rastin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, duke kërkuar hetim të veçantë për mënyrën se si është proceduar kërkesa

    Ajo tha se në kërkesn që ju është ardhur në kryesi nuk ka pasur emrin e Shkelzen Gashit. Sipas saj pasaktësitë e evidentuara prekin drejtpërdrejt familjarët e viktimave dhe dëmtojnë të vërtetën historike.

    “Nga pasaktësitë që u pa në ekspozitë, në raste të tilla kërkim falja nuk mjafton. Unë vetëm mund ta marr me mend se si janë ndjerë familjarët e viktimave të masakrës famëkeqe të Dubravës, nëna ime e ka një të vrarë aty. Ka pasur pasaktësi edhe të tjera por kjo ndikon në narracionin dhe të vërtetën historike. Këtu nuk duhet të përfundojë hetimi. Kërkesa ka ardhur nga organizata Integra, kërkesa i është drejtuar kryetares së Kuvendit pastaj ajo e ka ndarë më ne. Çfarë thuhet në kërkesë është që synohet që të publikohen fotografi të masakrave që kanë ndodhur në Kosovë gjatë vitit 1998-99. Se besoj që do të kishte njeri që nuk do ta pranonte mirëpo në kërkesën është nënshkruar nga Kushtrim Koliqi, askund nuk figuron emri i Shkëlzen Gashit dhe as që ekspozita do të bëhet bazuar në librin. Përtej pasaktësive këtu ka një manipulim të qëllimshëm dhe këtu duhet të ketë një hetim të veçantë, si ka ardhur kjo kërkesë, pse është mashtruar kryesia e Kuvendit. Këtu nuk ka asnjë emër të ndonjë organizate tjetër. Shoqata e Shkëlzen Gashit nuk është këtu, unë kurrë me dorën time nuk do të kisha nënshkruar atë që ka emrin e Shkëlzen Gashit, ai është një kontrovers. Kjo është një njollë që do të mbetet. Kam kërkuar rikthimin e mjeteve”, tha ajo.

    Çitaku tha gjithashtu se deri më tani nuk kanë pranuar ftesë për takim nga kryeministri për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

    “Nuk kemi pranuar asnjë ftesë, do ta shohim formën dhe përmbajtjen dhe pastaj e shohim. Është shumë e rëndësishme që qytetarët e Kosovës ta kenë të qartë se ku është burimi i situatës”, tha ajo.

  • Barcelona po eksploron alternativa për pozitën e krahut të majtë përpara sezonit të ardhshem

    Barcelona po eksploron alternativa për pozitën e krahut të majtë përpara sezonit të ardhshem

    Barcelona po shqyrton mundësi të ndryshme për të forcuar repartin e saj ofensiv dhe për të gjetur një zëvendësues për pozitat e krahut të majtë, pasi që ka shfaqur interes për Marcus Rashford. Megjithatë, transferimi i tij mbetet pa garanci dhe është në pikëpyetje për shkak të kufizimeve financiare të Fair Play-it Financiar.

    Sipas raportimeve të “Sport”, Barcelona është duke monitoruar disa opsione më të përballueshme, pasi kostoja prej 30 milionë eurosh për të blerë Rashford mund të jetë shumë e shtrenjtë për klubin. Rashford ka arritur paraqitje të mira gjatë huazimit, duke kontribuar me gola dhe asistime, por paga e tij e lartë dhe kostoja e përgjithshme e marrëveshjes janë shqetësime të mëdha.

    Ndër alternativat që po shqyrtohen janë Andreas Schjelderup nga Benfica, Víctor Munoz nga Osasuna dhe Jan Virgili nga Mallorca, edhe pse ky i fundit aktualisht nuk është prioritet për Barcelonën. Schjelderup ka bërë një përshtypje të madhe te Barcelona gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve, kur Benfica fitoi 5-4 ndaj tyre, dhe përfaqësohet nga Rafaela Pimenta, një agjente me lidhje të forta me presidentin Joan Laporta.

    Víctor Munoz është një tjetër opsion, megjithëse klauzola e tij prej 40 milionë eurosh dhe fakti që Real Madrid zotëron 50% të kartonit të tij e komplikon çdo lëvizje për transferimin e tij.

    Barcelona po ruan mundësi të ndryshme dhe do të marrë një vendim të përfundimtar në bazë të paraqitjeve të Rashford gjatë pjesës së mbetur të sezonit dhe situatës financiare të klubit. Lëndimi i fundit i Raphinhas ka rritur urgjencën për të siguruar një alternativë të besueshme në repartin ofensiv.