ATV

Lëndohet një ushtar i FSK-së pas shpërthimit të municionit brenda armës në Babaj të Bokës

Written by

in

Ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili u lëndua nga shpërthimi i municionit brenda armës në Babaj të Bokës, është në gjendje stabile.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla.

Ai ka bërë të ditur se ushtari është sjellë në QKUK nga Spitali i Gjakovës, ku fillimisht kishte marrë trajtimin mjekësor.

“Një ushtar i plagosur, e kanë sjellë nga Spitali i Gjakovës. Gjendja stabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm”, ka deklaruar Syla.