ATV

Avokati flet pas dënimit të Apelit ndaj Murselit, Plavës e Kokallës: U qetësuan sadopak familjarët

Written by

in

Avokati i familjes Ademaj në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka folur pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ku ia vërteton dënimet e shqiptuara nga Gjykata Themelore Naim Murselit dhe Granit Plavës me burgim të përjetshëm e Kushtrim Kokallës me 30 vjet.

Ai në emisionin Compass me Ilir Berishën, tha se vendimi ndaj tyre ka qenë i merituar, derisa është dashur edhe Kokalla të dënohet me burgim të përjetshëm.

Po ashtu, ai tha se me këtë vendim të Apelit, ani pse Liridona nuk mund të kthehet, është sadopak lehtësim i shpirtrave të familjarëve të saj.

Syla tregoi dhe nëse do të apelojnë në Supreme për vendimin ndaj Kokallës.