Kuvendi i Kosovës po mban sot seancë plenare, në rendin e ditës të së cilës janë shtatë pika.
Deputetët pritet të përzgjedhin dy anëtarë joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe të formojnë një komision të posaçëm për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Në të njëjtën seancë është paraparë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Në rend dite është gjithashtu propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve të saj në komisionet parlamentare.
