ATV

Komisioni për Komunitete miraton ndryshimet në ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Written by

in

Komisioni parlamentar për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar me shumicë votash ndryshimet e propozuara në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Projektligji është shqyrtuar nga aspekti i mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të komuniteteve, ndërsa kryetari i komisionit, Fahrush Rexhepi, bëri të ditur se raporti i pranuar nga Komisioni për Buxhet përmban 12 amendamente.

Në të njëjtën mbledhje, komisioni vendosi që shqyrtimin e fushëveprimtarisë dhe planit të punës për sesionin vjeshtor ta shtyjë për mbledhjen e radhës.