Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në Stamboll të Turqisë.
Sipas mediave turke, reshjet e së mërkurës kanë përmbytur shtëpi e biznese, ndërsa në disa lagje është ndërprerë qarkullimi për shkak të rrugëve dhe nënkalimeve të mbuluara nga uji.
Në disa zona janë raportuar edhe rrëshqitje të dheut, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë ndërhyrjet për t’u ardhur në ndihmë personave të bllokuar.
Për shkak të situatës së krijuar, autoritetet kanë pezulluar edhe mësimin gjatë së enjtes në të gjitha shkollat e Stambollit.
