Një foshnjë dy muajshe ka vdekur në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit, ndërsa Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, foshnja ishte dërguar në spital për trajtim mjekësor, ku ekipi mjekësor më pas kishte konstatuar vdekjen e saj.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
