ATV

Category: ZGJEDHJET 2025

  • Dita e shtatë e fushatës, aktivitetet kryesore të kandidatëve të AAK-së

    Dita e shtatë e fushatës, aktivitetet kryesore të kandidatëve të AAK-së

    Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i cili kërkon edhe një mandat për të udhëhequr Gjakovën, në ditën e shtatë të fushatës mori pjesë në Garën ë Vrapimit të Gjeneratës sic e quajti ai të Pavarësisë.

    Ai tha se ky aktivitet gjallëron qytetin dhe dëshmon shpresën, energjinë dhe guximin e të rinjve për të ardhmen.

    Gjatë ditës, Gjini u takua edhe me Tankut Soykan, Zëvendës Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, dhe Sakibe Jashari, Zyrtare e Lartë e projektit “Forcimi i qeverisjes shumë nivelëshe dhe demokracisë pjesëmarrëse.”

    Aktiv gjatë ditës ishte edhe kryetari aktual i Suharekës, Bali Muharremaj. Gjatë parakalimit në Festivalin “Festari”, ai parakalimin e vlerësoi udhëtim krenarie, gëzimi dhe bashkimi për Suharekën. Mes tjerash, Muharremaj kërkoi besimin edhe për një mandat tjetër.

    Kandidati për Vushtrrinë nga kjo parti, Mensut Ademi thotë se në qeverisjen e tij fokusi do të jetë – përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimet publike.

    E, Nazim Gagica i cili synon postin e kryetarit të Gjilanit gjatë së premtes prezantoi kandidatin për asamble komunale, Muharrem Sadikun.

    Takim me qytetarët e Lipjanit nga ora 19:00 mbajti kandidati për kryetar, Qazim Nimani. Gjatë takimit u prezantuan edhe kandidatët për Asamblenë Komunale.
    Aktivitetet e Aleances për Ardhmërinë e Kosovës vazhduan edhe në mbrëmje.

  • Dita e shtatë e fushatës elektorale të LDK-së për zgjedhjet e 12 tetorit

    Dita e shtatë e fushatës elektorale të LDK-së për zgjedhjet e 12 tetorit

    Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon fushatën elektorale me intensitet të lartë me kandidatët e saj në disa komuna të vendit që kanë paraqitur projektet, premtimet dhe vizionin për katërvjeçarin e ardhshëm.

    Në Prishtinë, kandidati për mandat të dytë, Përparim Rama, rikujtoi transformimin në lagjen Dardania dhe tunelin nën Kurriz, të cilin e cilësoi simbol të ndryshimit urban.

    Në Fushë Kosovë, Besnik Osmani theksoi rëndësinë e investimeve në shëndetësi përmes karvanit informues “Përshëndetje”.

    Në Viti, Sokol Haliti, që po kërkon një mandat të ri, prezantoi investimet në infrastrukturë dhe siguri rrugore, duke i cilësuar si dëshmi të vizionit për një qytet më të sigurt dhe të zhvilluar.

    Në Ferizaj, Visar Azemi zhvilloi takime me qytetarë dhe vuri në pah nevojën për një model të ri qeverisës që i adreson sfidat reale të qytetit.

    Në Lipjan, Imri Ahmeti, që kërkon një mandat të ri, prezantoi projektin e rrugës “Pjetër Bogdani”, që pritet të lehtësojë qarkullimin dhe të lidhë qytetin me rrugë strategjike.

    Në Obiliq, Xhafer Gashi mori pjesë në fushatën “Dita Botërore e Pastrimit” ku bëri thirrje për kujdes ndaj ambientit.

    Në Pejë, Gazmend Muhaxhiri kujtoi investimin prej gati 20 milionë eurosh në sistemin modern të trajtimit të ujërave të zeza që garanton standarde evropiane në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.

    Në Gjilan, Arbër Ismajli kritikoi qeverisjen aktuale lokale si “pushtet i intrigës” dhe u zotua për mbështetje të bizneseve dhe të rinjve, në kuadër të konceptit “Gjilani i Ri”.

    Në ditën e shtatë, LDK-ja në Junik prezantoi listën e kandidatëve për Asamble, në krye me Ruzhdi Shehu.

  • PDK në ditën e shtatë të fushatës, fokus në zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare

    PDK në ditën e shtatë të fushatës, fokus në zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare

    Kandidatët e PDK-së nëpër komunat e vendit po vazhdojnë fushatën zgjedhore me premtime konkrete, duke vënë në qendër investimet në infrastrukturë, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien qytetare.

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismajli, ka prezantuar projektin për lagjen “Bregu i Diellit”, duke theksuar nevojën për jetë urbane dinamike dhe moderne.

    Në Mitrovicë, Arian Tahiri premton tregun e ri të qytetit dhe iniciativën “Made in Mitrovica”, që synon të mbështesë bizneset dhe prodhuesit lokalë.

    Në Istog, Ali Nimanaj e cilësoi “Banjën e Pejës” si pasuri të Istogut dhe u zotua për përkrahje për bizneset që sjellin zhvillim lokal.

    Shukri Buja në Lipjan prezantoi një program të plotë për bujqësi moderne, me subvencione, rrugë rurale, trajnime dhe grante për të rinjtë, për të kthyer bujqësinë në një sektor të qëndrueshëm e konkurrues.

    Në Pejë, Arta Nallabani premton mbështetje për fabrikat vendore, krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë për një ekonomi më të fortë.

    Në Podujevë, Isak Shabani kritikoi pushtetin lokal për mungesën e ndriçimit në lagjet e Podujevës duke kërkuar ndriçim të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, jo vetëm për fushata.

    Ndërsa në Vushtrri, Ferit Idrizi është zotuar për mbështetje më të madhe për tregun dhe për tregtarët, duke kërkuar një mandat të ri me synimin për zhvillim më të mirë lokal.

    Në Viti, kandidati Bekim Azizi u zotua për arsim cilësor, digjitalizim të shërbimeve komunale, bujqësi moderne dhe zhvillim ekonomik lokal me fokus te rinia dhe gratë si forcë ndryshimi.

  • Kandidatët e NISMËS prezantojnë prioritetet në Malishevë, Vushtrri dhe Prizren

    Kandidatët e NISMËS prezantojnë prioritetet në Malishevë, Vushtrri dhe Prizren

    Nga 13 shtatori ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale dhe kandidatët e Nismës Socialdemokrate tashmë kanë filluar prezantimin e prioriteteve dhe programeve të tyre në komunat ku garojnë për postin e kryetarit.

    Në Malishevë, kryetari aktual Ekrem Kastrati, i cili garon për një mandat të dytë ka ndarë foto nga takimet në Panorc dhe Rud, ku tha se përkrahja për Nismën dhe numrin 186 po rritet dita-ditës.

    Ndërkohë në Vushtrri, kandidatja e Nismës, Xhevahire Izmaku, ka vizituar objektin e Handikos-it, ku u njoh nga afër me kushtet e rënda në të cilat marrin shërbime personat me nevoja të veçanta. Izmaku u zotua se kushdo që do të udhëheqë komunën duhet ta ketë si prioritet përmirësimin e kushteve në këtë objekt.

    Në Prizren, kandidatja për kryetare, Albulena Balaj Halimaj, ka prezantuar një nga pikat kyçe të programit të saj – “Pakoja Punë & Praktikë”. Ajo premton krijimin e programeve për punësim dhe praktika profesionale, duke u dhënë përparësi të rinjve dhe grave të komunës.

  • Shahini, Kuçi dhe Kastrati paraqesin prioritetet e PSD-së për zgjedhjet lokale

    Shahini, Kuçi dhe Kastrati paraqesin prioritetet e PSD-së për zgjedhjet lokale

    Në ditën e shtatë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Partia Socialdemokrate (PSD) po paraqet propozime konkrete për qeverisje lokale përmes kandidateve të saj.

    Në Prishtinë, kandidatja e PSD-së, Besa Shahini, tha se në takimet me qytetarë po has mirëkuptim dhe mbështetje për idetë që po prezanton, por edhe hezitim për të votuar ndryshe.

    Në Deçan, kandidatja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka vënë theksin në zgjidhjen e problemit të mungesës së ujit të pijshëm.

    Kurse kandidati për kryetar të Kamenicës nga radhët e PSD-së, Qëndron Kastrati, theksoi rëndësinë e fuqizimit të grave në shoqëri dhe ekonomi. Ai tha se mbështetja për to nuk duhet të shihet si ndihmë, por si vlerësim dhe partneritet i barabartë për zhvillim të përbashkët.

  • Suma: Menaxhimi i dobët i kryetarit e ka futur komunën në borxhe

    Suma: Menaxhimi i dobët i kryetarit e ka futur komunën në borxhe

    Sipas kandidatit të pavarur Refki Sumes, menaxhimi i dobët i kryetarit Mehmet Ballazhi e ka futur komunën në borxhe të mëdha.

    “Është e vërtet se boxhe ka, kontrata kolektive i dëmton komunat, mirëpo kryetari me punën e vet me menaxhim të dobët ka arritur që të dëmtoj komunën edhe më tepër,” tha Suma

    Me ndërrimin e pushteti sipas Sumës, edhe pse mjetet për mëditje kanë qenë të ndara kryetari Ballazhi nuk i ka ndarë ato për personat që nuk janë pjesë e partisë së tij.

    “Nuk i kemi marrë pagesat për shujta sa që shumica e punëtorëve jemi detyruar procedura në gjykata.” thotë kandidati i pavarur.

    Suma ndër të tjera deklaroi se kryetari në mënyrë të paligjshem i detyrojnë të tërhiqen nga paditë.

    Për më shumë detaje klikoni në videon më poshtë.

  • Suma: Nuk ka nevojë për shkollë të re kur një rrezikon të mbyllet

    Suma: Nuk ka nevojë për shkollë të re kur një rrezikon të mbyllet

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Mehmet Ballazhi i cili aktualisht udhëheq me këtë komunë, tregoi se do të ndërtohet një shkollë e re në Han të Elezit.

    Por kundër kandidati, Refki Suma replikoi Ballazhin, duke thënë se si kërkoni shkollë të re, kur një tjetë rrezikon të mbyllet.

    “Zotriu e përmendi se nuk ka ndonjë numër të madhë të zvogëlimit, por unë po themë se ka dhe është shqetësuese për shkak se gati çdo vitë shuhet nga një klasë…” tha Suma.

    Sipas Sumës në Han të Elezit ka nevojë për çerdhe dhe nëse do të kenë kushte financiare do të ndërtoj një të tillë.

    Për më shumë detaje klikoni në videon më poshtë.

  • Kandidatët për kryetar të Hanit të Elezit tregojnë pse nuk janë aktiv në rrjetet sociale

    Kandidatët për kryetar të Hanit të Elezit tregojnë pse nuk janë aktiv në rrjetet sociale

    Në emisionin “Compass” në televizonin Atv, dy kandidatët për kryetar të komunës së Hanit të Elezit treguan pse nuk janë aktiv në platformat online.

    Mehmet Ballazhi kandidat nga Partia Demokratike e Kosovë tha se për shkak të kohës nuk është aktiv në rrjetet sociale.

    “Për shkak të obligimeve të cilat dalin nga detyra dhe përgjegjësit që i kam” tha Ballazhi.

    Edhe kandidati i pavarur Rufki Suma tregoi pse nuk është përdorues i platformave online.

    “Unë nuk kam dëshirë që të jemi shumë prezentë përshkak se Facebook-u po ju jep mundësi njerëzve me bë fyrje ose etiketime të ndryshme,” deklaroi Suma.

    Për më shumë detaje klikoni në videon më poshtë.

  • Kronika zgjedhore: Dita 6 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 6 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e gjashtë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • Ukë Balaj nga AAK prezanton programin për Istogun

    Ukë Balaj nga AAK prezanton programin për Istogun

    I shkurtër në prezantimin e programit të tij ishte kandidati për të parin e Istogut nga rradhët e Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ukë Balaj.

    Kandidati i AAK-së tha se me programin e tij ka paraparë që të siguroj ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët.

    “Të sigurojmë impiantet, kanalizimet, turizmin, zonat ekonomike për bizneset vendas, bujqësin.” tha Balaj.

    Ukë Balaj premtoi edhe zgjerim të infrastrukturës në gjithë komunën e Istogut në emisionin “Context”, në televizioni Atv.

    Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë.