ATV

Kandidatët e NISMËS prezantojnë prioritetet në Malishevë, Vushtrri dhe Prizren

Written by

in

Nga 13 shtatori ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale dhe kandidatët e Nismës Socialdemokrate tashmë kanë filluar prezantimin e prioriteteve dhe programeve të tyre në komunat ku garojnë për postin e kryetarit.

Në Malishevë, kryetari aktual Ekrem Kastrati, i cili garon për një mandat të dytë ka ndarë foto nga takimet në Panorc dhe Rud, ku tha se përkrahja për Nismën dhe numrin 186 po rritet dita-ditës.

Ndërkohë në Vushtrri, kandidatja e Nismës, Xhevahire Izmaku, ka vizituar objektin e Handikos-it, ku u njoh nga afër me kushtet e rënda në të cilat marrin shërbime personat me nevoja të veçanta. Izmaku u zotua se kushdo që do të udhëheqë komunën duhet ta ketë si prioritet përmirësimin e kushteve në këtë objekt.

Në Prizren, kandidatja për kryetare, Albulena Balaj Halimaj, ka prezantuar një nga pikat kyçe të programit të saj – “Pakoja Punë & Praktikë”. Ajo premton krijimin e programeve për punësim dhe praktika profesionale, duke u dhënë përparësi të rinjve dhe grave të komunës.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *