ATV

Category: ZGJEDHJET

  • Kandidati i AAK-së për Kamenicën premton zhvillim ekonomik të komunës

    Kandidati i AAK-së për Kamenicën premton zhvillim ekonomik të komunës

    Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Kamenicës, Faton Jakupi ka shpalosur programin e tij për një Kamenicë të zhvilluar ekonomikisht.

    “zhvillimin ekonomik e bazojmë në bujqësi dhe në turizëm malor. Turizmi malor bëhet edhe me elektrifikimin e këtyre zonave…çfarë është kruciale për neve, siguria në shkolla”, tha Jakupi.

    Ndiqni debatin:

  • Kandidati i PSD-së për Kamenicën premton zhvillim të komunës përmes turizmit

    Kandidati i PSD-së për Kamenicën premton zhvillim të komunës përmes turizmit

    Kandidati i Partisë Socialdemokrate për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka premtuar që ta bëjë Kamenicën destiancion të rëndësishëm për turizëm.

    “Ne synojmë që në katër vitet e ardhshme komuna e Kamenicës të bëhet destiancion, me i pas 100 mijë vizitor, do të thotë me aktivitete kreative, interesante, qysh nga e gjithë Kosova kanë me e vizitu Kamenicën”, tha Kastrati.

    Kastrati ka qenë më parë kryetar i Kamenicës.

    Ndiqni debatin:

  • Kandidati i LVV-së për kryetar të Kamenicës premton shërbime shëndetësore pa pagesë për nxënësit

    Kandidati i LVV-së për kryetar të Kamenicës premton shërbime shëndetësore pa pagesë për nxënësit

    Kryetari aktual dhe pretendenti i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kamenicës, Kadri Rahimaj ka premtuar mbulim të shërbimeve shëndetësore për nxënësit.

    “Do të ketë mësim tërëditor, do të ketë kontrolla sistematike për fëmijët, por kësaj radhe ato probeleme shëndetësore që identifikohen do të mbulohen shpenzimet si detnare dhe optike”, tha Rahimaj.

    Ndiqni debatin:

  • Kronika zgjedhore: Dita 24 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 24 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e njëzetë e katërt të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • Fushata e NISMËS në javën e fundit para zgjedhjeve

    Fushata e NISMËS në javën e fundit para zgjedhjeve

    Kandidatja e NISMËS Socialdemokrate për kryetare të Prizrenit, Albulena Balaj Halimaj, ka premtuar biçikelta publike me pagesa të vogla për prizrenasit.

    Halimaj premton edhe bileta më të lira për nxënësit e shkollave të mesme.

    Ajo u zotua se nëse zgjidhet kryetare, do të ndërtojë edhe tregje moderne për tregatarët e komunës.

    Ndërakaq, Ekrem Kastrati që synon edhe një mandat katërvjeçar në krye të Malishevës, u shpreh i bindur në fitoren pa balotazh, pas takimit me banorët e fshatit Ngucat.

    “Ngucati i vlerave e traditës i mobilizuar për fitoren tonë pa balotazh”, shkroi ai.

    Xhevahire Izmaku, e cila garon për komunën e Vushtrrisë, ftoi qytetarët për pjesëmarrje në mbylljen e saj të fushatës.

    Ajo kumtoi se për mysafir do ta ketë edhe kryetarin e partisë, Fatmir Limajn.

    Kandidati i NISMËS për Podujevën Xhemajl Hasani, ka kritikuar pushtetin aktual për mosdixhitalim të shkollës në fshatin Gërdoc.

    Ndërsa, të dielën mbrëma, ai kërkoi votën e rinisë.

  • Kandidatët e AAK-së, premtojnë infrastrukturë, siguri dhe arsim

    Kandidatët e AAK-së, premtojnë infrastrukturë, siguri dhe arsim

    Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka vazhduar fushatën e tij me takime nëpër lagjet e kryeqytetit.

    Nga Taukbashqja kandidati i Aleancës premtoi angazhim të fortë, të pathyeshëm, për mbështetje të pakushtëzuar dhe zgjidhje reale për këtë pjesë të kryeqytetit.

    Berisha kërkoi votë edhe tek banorët e lagjes Kolovicë, për të cilën tha se ka shumë potencial.

    Ardian Gjini që mëton sërish Gjakovën, paraqiti disa grafika me investimet kapitale të bëra gjatë mandatit të fundit.

    Ndërkaq, kandidati i Aleancës për kryetar të komunës së Gjilanit, Nazim Gagica vizitoi një biznes gjatë ditës.

    Që aty ai u zotua që do ta lehtësoj biznesbërjen në Gjilan.

    “Do të angazhohem që të krijojmë kushte edhe më të favorshme për bizneset, duke lehtësuar procedurat administrative dhe eliminuar pengesat institucionale që shpesh i ngadalësojnë ato në rrugën e tyre të zhvillimit”, shkroi ai.

    Bekim Krasniqi, kandidati i partisë për Prizrenin, u zotua për arsim dhe siguri të fëmijëve.

    Ai shkroi se “ne duam që të gjithë fëmijët tan të ken arsim cilësor dhe një jetë të sigurt. Investimi te edukimi dhe mirëqenia e tyre është investim te e ardhmja e shoqërisë sonë”.

    Smajl Latifi që synon edhe katër vjet në krye të Rahovecit, u takua me gratë dhe rininë rahoveciane.

    Ai tha se “të rinjtë e gratë, janë dy kategori ku gjendet potencial i madh inovativ e transformues, të cilin duhet NDIHMUAR për t’u përfshirë në punë e shërbim.

    Votë nga gratë po kërkon edhe Bali Muharremaj, që iu adresohet atyre përmes një familjareje të tij.

    Ndërsa, Labinot Bislimi që garon për postin e kryetarit të Vitisë, premtoi investime infrastrukturore në fshatin Beguncë.

    Ai po ashtu u zotua se do të sigurojë ujë të bollshëm për banorët e komunës.

  • Kandidatët e LDK-së për kryetar, krahas premtimeve, mburren me sukseset e deritanishme

    Kandidatët e LDK-së për kryetar, krahas premtimeve, mburren me sukseset e deritanishme

    Ditën e 24 të fushatës zgjedhore, Përparim Rama që synon edhe një mandat si kryetar i komunës së Prishtinës, e zgjodhi të mburret për një punë që thotë se e kreu.

    Ai tha se arriti t’i prodhojw e t’i vendos 2500 kontejnerë në gjithë kryeqytetin.

    Madje bashkëngjiti edhe një vegzë e cila thotë se shërben për të parë punët që pritet të kryhen tutje.

    Me disa prej projekteve të realizuara, u mburr edhe Sokol Haliti, kryetar aktual i Vitisë, që synon edhe një mandatë tjetër.

    Investimet e listuara, kryesisht infrastrukturore, thotë se i realizoi në Letnicë dhe Stubëll të Epërme.

    Edhe Gazmend Muhaxheri në Pejë, e konsideroi sukses teksa tregoi se tw hënën u hap shkolla e re “Pjetër Budi” në fshatin Poçestë, siç tha me hapësira moderne për arsim cilësor dhe kushte më të mira mësimi.

    Krahas takimeve me qytetarë, Driton Selmanaj në Prizren, premtoi se për pensionistët dhe të moshuarit, udhëtimet me autobus do të jenë plotësisht falas.

    Dyqane të pajisjeve sportive, gjatë ditës ka vizituar kandidati për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, duke çmuar lartë vlerën e tyre në ekonominë e vendit.

    Ndërkaq, gra e vajza mitrovicase ka takuar Gëzim Plakolli, në takimin e organizuar nga kandidatja për asamble nga LDK, Xhylieta Morina.

    Atyre, Plakolli u premtoi mbështetje dhe ndryshime gjithnjë në të mirë të shoqërisë.

    Gjatë takimeve me banorë, Fatmir Ademaj në Malishevë, theksoi se prioritete kyçe ka investimet për sigurimin e ujit të pijes, pa lënë anash investimet në infrastrukturë.

    Në takim me banorët e Livocit të Epërm, kandidati për kryetar Arbër Ismajli tha se ky fshat do të jetë pjesë e projekteve të mëdha që do të prekin çdo familje në të gjitha sektorët.

    Votën për qeverisjen e Gjakovës po e kërkon Shefqet Shehu. Në takime me banorë të lagjeve e fshatrave thotë se premtimet do t’i realizojë.

  • Kandidatët e PDK-së për kryetar komune, fukus shëndetësinë e infrastrukturën

    Kandidatët e PDK-së për kryetar komune, fukus shëndetësinë e infrastrukturën

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, është zotuar se nëse nuk i përmbush 90% të premtimeve, nuk garon për mandat të dytë.

    Madje, këtë e thotë me bindje, duke potencuar se lidhi një kontratë me qytetarët, duke ftuar edhe të tjerët ta japin nënshkrimin.

    Më pas, pjesë të programit të tij, shpalosi edhe tek disa figura të rëndësishme të kulturës.

    Në Mitrovicë, Arian Tahiri fokusin e kishte tek shëndeti e pastërtia, duke dhënë një sërë premtimesh për secilën.

    Në mëngjes, Tahiri kishte vizituar muzeun e Shashivar Begut, ku ruhen mbi 600 artefakte të çmuara nga epoka të ndryshme.

    Ai tha se nëse zgjidhet si i pari i komunës, Mitrovica do të pasurohet edhe me muzeun e historisë së qytetit.

    Nëse edhe njëherë fiton postin e kryetarit në Vushtrri, Ferit Idrizi premtoi park modern, çerdhe dhe infrastrukturë e rregulluar në Stanoc të poshtëm.

    Në Pejë, Arta Nallbani, vizitoi disa biznese njëra pas tjetrës, bashkë me kandidatë për asamble komunale, duke u premtuar pronarëve mbështetje të vazhdueshme.

    Një të ardhme më të mirë për të gjithë e ka premtuar edhe Sabedin Vishi, që synon ta zë ulësen e kryetarit në Kaçanik.

    Edhe Petrit Hajdari në Drenas, qytetarëve u premtoi një kapitull të mbarë, nëse fiton në zgjedhjet e 12 tetorit.

    E kryetari i Prizrenit që po synon edhe një mandat tjetër, Shaqir Totaj thotë se do ta ngrisë ndërtesen e re modrene të kësaj komunë, e cila sipas tij parasheh edhe krijimin e hapësirave të gjelbra, sheshe për familjet dhe fëmijët, një auditorium me 800 ulëse, si dhe 500 vendparkime nëntokësore.

  • Zhvillim të zonave rurale, premtimet e kandidatëve të Vetëvendosjes

    Zhvillim të zonave rurale, premtimet e kandidatëve të Vetëvendosjes

    Për potencialin e fshatrave të Prishtinës, ka folur gjatë të hënës kandidati për kryetar të kryeqytetit nga Vetëvendosje, Hajrulla Ceku. Sipas tij përmes platformës “Prishtina 2035” do të ekzistojë lidhja fermer – përpunim – treg.

    Vec kësaj, Ceku po ashtu në kuadër të takimeve elektorale është shprehur se do të jetë krah i institucioneve që çdo ditë japin shembuj të kujdesit dhe humanitetit.

    Kryetari i Gjilanit pretendent edhe për një mandat tjetër, në ditën e 24 të fushatës zgjedhore takoi banorë të disa lagjeve të ndryshme të kësaj komunë e po ashtu edhe një afarist. Në të dy raste Alban Hyseni u shpreh se do të jetë krah për ta.

    Edhe kandidati për katër vjet më shumë në krye të komunës, Qemajl Aliu për Shtimen thotë se cdo votëbesimi do ta kthejë në punë, derisa të hënën ndau një projekt sic thotë ai të premtuar e të realizuar në mandatin e parë.

    Kandidati për Gjakovën Ardian Gola ka vazhduar takime me banorë të Zhabelit dhe Becit. Premtoi se me qeverisjen e tij do të zhvillohen edhe vendet rurale.

    Ndërkaq kandidati për Pejën, Taulant Kelmendi pas vizitës në një fabrikë për prodhimin e rrobave tha se nën qeverisjen e tij do të përkrahen bizneset që krijojnë vende të reja të punës

    Përfshirje sociale dhe kujdes ndaj cdo qytetari përmes mbështetjes për qëndrat sociale, premtoi kandidati për Ferizajn Enver Haliti gjatë vizitës në shoqatën Doën Syndrome Kosova.

    Perspektivë zhvillimore për Luginën e Ibrit si dhe zgjidhje të halleve të mitrovicasve u premtoi kandidati për Mitrovicën e jugut nga radhët e Vetëvendosjes, Faton Peci.

    Mbështetje shoqatave që punojnë për mirëqeninen dhe fuqizimin e grave, u premtoi kandidati për Fushë-Kosovën, Valon Prebreza gjatë vizitës në shoqatën “Zonja e Maleve”.

  • Kronika zgjedhore: Dita 23 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 23 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e njëzetë e tretë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.